Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Plumba studentes së juridikut në Tiranë

    Ariela Murati ka qenë duke ecur vetëm në rrugën pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Shiu i kësaj të diele rralloi lëvizjet në rrugë dhe askush nuk e vuri re përballjen e vajzës me Aldion Belulin.

    23 vjeçari i kërkonte të lidheshin bashkë thotë policia, por siç duket ishte refuzuar vazhdimisht nga vajza. Momentet e fundit mes të dyve janë të paqarta, por Aldisoni e ndaloi Arielën i armatosur.

    Refuzimi ka qenë i fundit. 23 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar vajzën në bark.

    Më pas vuri armën në kokë dhe tërhoqi këmbëzën.

    Të dy janë shtrirë në tokë. Në momentet e fundit Ariela qëndroi e shtrirë rrethuar nga të panjohur, ndërsa plaga në bark i rridhte gjak.

    Nuk është e qartë, nëse përndjekja e Aldison Belulit kishte krijuar shqetësime të forta tek 21 vjeçarja. Mbetet për t’u parë nëse vrasësi kishte precedentë penalë apo ishte denoncuar më herët në polici. Dy trupat e të rinjve qëndruan për rreth 30 minuta të shtrirë në tokë thanë dëshmitarë okularë për Lapsi.al.

    Kur mbërriti ambulanca të dy bashkë u dërguan në reanimacion. Vajza ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, ndërsa vrasësi me një plumb në kokë është në gjendje të rëndë.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Plumba studentes së juridikut në Tiranë

    Popull i vrazhde, mentalitet i humbur, edukate e manget, rritje e pakujdesshme. Shqiperia dhe shqiptaret e zhveshur nga cdo etike e moral human, qe nuk njohin kufij dhe te drejta, te semure psiqik ne nje shoqeri narciste!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Plumba studentes së juridikut në Tiranë

    Veshtire eshte te konstatohet se si paska ndodhur ngjarja ,po sidoqofte nje tragjedi e dhimbshme sidomos per familjen e studentes se ndjere.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Plumba studentes së juridikut në Tiranë

    Nje cope idiot.
    Nuk ekziston femer NE bote
    Qe Te japesh jeten per Te.
    I refuzoi ajo dhe pastaj?
    ai I jep fund jetes se asaj she atij
    Sepse ajo refuzoi.
    Ka miliona lule. NE bote.
    Te refuzoi harroje
    Hidhi syte Te ndonje lule tjeter,Jo
    Te martuar,Jo Te fejuar.
    Nje cope gomar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •