Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë·17.01.2018
    - Sipas një dokumenti të kohës -
    Nga Dhimitër Beduli
    Mendojmë se çdo informatë që ka lidhje me jetën dhe periudhën e lavdishme të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, sado e thjeshtë që të jetë, vlen që të vihet në dukje e të studiohet, sepse ndihmon në plotësimin e kuadrit historik të asaj periudhe.
    Disa të dhëna lidhur me këtë periudhë, gjenden dhe në veprën agjiografike ortodokse “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, patrik i Konstandinopojës”, shkruar nga fillimi i shek. XVI. Pjesën që i takon vendit tonë, e kemi nxjerrë nga botimi i fundit i veprës në gjuhën rumune më 1937 nga Tit Simedrea. Pjesa ka këtë përmbajtje:
    “... Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjën pak kohë atje [në Ohri], deshnë të shkojnë në vendin e Askulunit; (këtu kuptohet Shqipëria) me ata u bashkuan dhe shumë të tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulunit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, e cila është rreth 6 mile larg nga Durrësi. Dhe vanë te Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe dhe pranoi me gëzim të madh e me dashuri, sepse ky edhe më përpara kish dëgjuar për jetën e tyre, që ta ketë [Zaharinë] at shpirtëror dhe mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit dhe organizator të shpëtimit të të gjithë-ve, ndërsa Nifonin, me bekimin e arhiereut të Krujës e bëri prift atje, duke e dorëzuar, si edhe vetë arhie-reun, i lumturi patrik Nikolla...
    Pas pak kohe u ngritën turqit nga Lindja dhe pushtuan të gjithë viset drejt Perëndimit, pikërisht gjer në detin e Oqeanit dhe gjer në Shqipëri dhe çdo gjë që gjenin e thernin, e plaçkisnin dhe i vinin zjarrin. Njerëzit, pra, iknin nga mundte secili. Dhe etërit e lumtur [Zaharia me Nifonin] lanë Shqipërinë dhe erdhën përsëri në qytetin e madh të Ohrisë.”
    Kjo është përmbajtja sipas variantit të botuar nga Tit Simendrea. Por edhe sipas një varianti tjetër që disponojmë, të botuar në mënyrë përmbledhëse nga N. A. Konstandinesku, e njëjta përmbajtje del. Ja ky varianti i dytë:
    “... Të dy miqtë lanë Artën për një udhëtim më të gjatë, duke u ndaluar pak kohë në Justinianë, ku ishte qendra e patrikut ortodoks, nga i cili vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët.
    Meqenëse qyteti ishte nën sundimin e turqve, të dy kallogjerët u drejtuan për në Shqipërinë e lirë të Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe: ata arrijnë në vendqëndrimin e tij, në qytetin Krujë, pasi kaluan Durrësin dhe pritnë shumë mirë në oborrin e tij: Zaharinë e bëri at shpirtëror dhe Nifonin e bëri prift...
    Por valët e luftës musulmane ua prishën edhe këtu qetësinë; bota ikte e tmerruar prej hordhive turke duke kërkuar shpëtim në det ose në shpellat e maleve. Nën mbrojtjen e rrobës së kallogjerit, ata u kthyen në Ohri...”
    Natyrisht kjo pjesë, në të dyja variantet e saj që njohim deri tani, nuk përmban ndonjë gjë të re dhe të rëndësishme për kohën dhe jetën e Skënderbeut. E reja qëndron, në radhë të parë, në atë që fondit të burimeve historike për këtë periudhë të shkëlqyer të historisë sonë kombëtare, i shtohet dhe një doku-ment tjetër me prejardhje nga arkivat e pagjurmuara akoma mirë të Ajonorosit, me të cilin familja e Kastriotëve ka pasur, siç dihet, lidhje të vazhdueshme.
    Megjithatë ne mendojmë se edhe në këtë pjesë ka disa elemente të reja, të konfirmuara edhe nga burime të tjera, rreth gjendjes kishtare të Krujës në kohën e Skënderbeut, të lidhjeve të asaj me patriarkinë e mobilizimin e masave në luftën kundër turqve.
    Në këtë pjesë përmenden emrat e dy klerikëve ortodoksë, Zaharisë dhe Nifonit, për jetën e të cilëve Skënderbeu kishte dëgjuar edhe më parë.
    Nga disa të dhëna biografike del se Nifoni ishte shqiptar nga gjaku, në mos edhe Zaharia, po të kemi parasysh se u ngarkua me misionin e atit shpirtëror gjatë qëndrimit të tij në Krujë, mision i cili kërkon që të dish gjuhën e popullit.
    Nga teksti nuk del e qartë as koha e ardhjes së tyre në Krujë, as koha e largimit nga Kruja.
    Për sa i përket ardhjes, ne mendojmë, duke marrë parasysh edhe moshën e Nifonit i cili ka lindur rreth vitit 1434, se ajo duhet të ketë ndodhur nga viti 1458-1460, gjatë apogjeut të fitoreve të popullit tonë, ndërsa për sa i përket largimit, ky duhet të ketë ndodhur gjatë vitit 1466, sepse këtë vit ata gjenden përsëri në Ohri, në manastirin e Shën Marisë, ku ishte dhe selia e patriarkisë. Kjo del dhe nga përmendja në tekst e ardhjes së turqve në Shqipëri, që duhet të jetë ajo e qershorit të vitit 1466, të cilën e kryesoi vetë Sulltan Mehmeti i II-të, që i shkaktoi vendit dëme të mëdha.
    Se ç’i ka shtyrë këta dy klerikë të vijnë në Krujë, madje “bashkë edhe me shumë të tjerë”, kjo, besojmë se del vetë nga ngjarjet e kohës.
    Pushtimi i Konstandinopojës në maj të vitit 1453, nga ana e Sulltan Mehmetit të II-të, që i dha fund perandorisë mijëvjeçare bizantine, kishte shkaktuar një panik dhe një dëshpërim të madh si në popujt e Ballkanit, ashtu dhe në të gjithë Evropën.
    E vetmja kala e pamposhtur në Ballkan, ku turqit thyenin vazhdimisht kokën, e vetmja shkëndijë e fortë që ndizte zjarrin e luftës kundër pushtuesit, për të shpëtuar lirinë dhe qytetërimin, ishte Shqipëria dhe populli i saj i vogël, por heroik, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit.
    Çdo fitore e popullit tonë kundër turqve pritej me padurim dhe përhapej me shpejtësi të rrufeshme, duke shkaktuar jehonë të madhe dhe admirim në popujt e shtypur, ngjallte shpresa dhe nxiste për luftë çdo njeri, të cilit i dhimbseshin liria, atdheu, traditat.
    Pikërisht nga këto shkaqe u nisën dhe Zaharia me Nifonin dhe erdhën në Shqipërinë e lirë të Gjergj Kastriotit, në Krujën kreshnike, për t’i shërbyer edhe ata sado pak kauzës së përbashkët. Mund të shtojmë se fenomene të tilla në këtë kohë janë të pakta. Një funksion të tillë si vatra që kishin mbetur të lira dhe ku kërkonin strehim dhe mundësinë për të vazhduar veprimtarinë e tyre shumë persona të ikur nga vendet e pushtuara, e loznin dhe principata e Vllahisë dhe ajo e Moldavisë. Edhe kthimi më 1466 nga Kruja në Ohër i dy personave në fjalë nuk mund të ketë qenë pa qëllim, pa ndonjë mision të posaçëm nga ana e Skënderbeut, i cili në këtë kohë për t’i bërë ballë gjendjes kritike në të cilën ndodhej vendi, po u bënte thirrje të fundit për luftë e bashkëpunim gjithë aleatëve dhe fqinjëve të tij.
    Nuk përjashtohet supozimi, mendojmë ne, që ata të jenë dërguar për t’u lidhur me krerët e Ohrisë nëpërmjet kryepiskopit për ndonjë kryengritje, e cila në fakt do të jetë organizuar, por ka dështuar, sepse siç mësojmë nga një kronikë e kohës në gjuhën sllave, Sulltan Mehmeti i II-të, kur po kthehej nga Shqipëria më 1466, dha urdhër që kryepiskopi i Ohrisë, Dhorotheu, bashkë me shumë krerë dhe klerikë të vendit, të internoheshin në Stamboll. Ndërmjet të internuarve kanë qenë dhe Zaharia me Nifonin.
    Nga pjesa që u përmend, del se Kruja në kohën e Skënderbeut ishte një nga të paktat qendra episkopale ortodokse në territore të lira, në mos e vetmja, e cila sigurisht luante edhe ajo një rol në mobilizimin e masave për luftën kundër turqve, pavarësisht nga përpjekjet që bënte Roma, duke përfituar nga rrethanat politike, për të tërhequr shqiptarët nën ndikimin e saj.
    Këtë aspekt kaq të rëndësishëm për atë periudhë ishte e pamundur të mos e shfrytëzonte Skënderbeu në favor të mbrojtjes së atdheut, duke përdorur klerikët me influencë në detyra dhe misione të ndryshme, siç ishte rasti i Zaharisë dhe i Nifonit ose i episkopit Stefan në nënshkrimin e traktatit të Gaetës, më 1451, e i të tjerëve për anën orthodhokse, apo i Pal Engjëllit e të tjerëve, kur ishte fjala për marrëdhëniet me Romën.
    * * *
    Sot është 550-vjetori i fjetjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Me këtë rast, ky vit është shpallur jubilar dhe i është kushtuar atij dhe do të jetë i mbushur me veprimtari shkencore e përkujtimore.
    Gjergj Kastrioti është krenaria jonë për rezistencën 25-vjeçare që bëri në kohët më të errëta kundër pushtimit otoman, që e shkëputi vendin nga familja evropiane. Në një kohë kur kërkojmë të bëhemi pjesë e BE, figura legjendare e tij vlerësohet gjithnjë e më shumë, jo vetëm për atë që simbolizoi në vitet e okupimit dhe për Rilindjen Kombëtare, por edhe për atë që duam përsëri të jemi në shekullin e XXI. Pjesë përbërëse, me shpirt dhe vepra, e Evropës së Bashkuar.
    Me këtë rast, do të botojmë shkrime e materiale, nga studiues, nga koleksionet e “Ngjallja”, “Kërkim” etj., burime dokumentare dhe risi që ky vit jubilar do të sjellë. E nisim me një shkrim të 25 viteve më parë, të z. Dhimitër Beduli.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    Mire bejne prifterinjte vetem se duhet theksuar e ritheksuar se Skenderbeu nuk ishte epiriot siç e quan Barleti. Nuk mundet ti prishim mardheniet me doganieret per nje pohim te tille.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mire bejne prifterinjte vetem se duhet theksuar e ritheksuar se Skenderbeu nuk ishte epiriot siç e quan Barleti. Nuk mundet ti prishim mardheniet me doganieret per nje pohim te tille.
    dilo eshte shkurtim per dilaver
    dhe dilaver eshte mbiemer turk.
    nuk duhen pyetur turqit per ceshtjet kombetare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    dilo eshte shkurtim per dilaver
    dhe dilaver eshte mbiemer turk.
    nuk duhen pyetur turqit per ceshtjet kombetare
    Po qe s'je keq ne onomastik. Me pak mundim,ka mundesi, mundet te kuptosh edhe disa gjera.

    Se duhet pyetur turku, apo jo, per Epirin nuk e di,por mendoj se po te na japin leje doganieret grek kemi te drejte te pyesim edhe Turqine.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po qe s'je keq ne onomastik. Me pak mundim,ka mundesi, mundet te kuptosh edhe disa gjera.

    Se duhet pyetur turku, apo jo, per Epirin nuk e di,por mendoj se po te na japin leje doganieret grek kemi te drejte te pyesim edhe Turqine.
    Nuk te ndahet zemra nga Sulltan Babai he, dashuri e perhershme kot nuk thone, ha buket e kaurit dhe mendjen e ka te turku...

    Nuk diskutohet qe greket kane bere krime spastrime ndaj popullates shqiptare, por kjo nuk eshte totalisht faji i tyre pasi shumica e shqiptareve myslymane
    identifikoheshin si turq (akoma dhe sot), jo vetem kaq por edhe shtypnin popoullaten e krishtere shqiptare edhe ate myslymane kur rrebeloheshin.

    normale qe greket duke qene me kompakt ne fene e tyre nuk kishin arsye qe "turkoshqiptarin" te mos e quanin turk.
    Ndersa per Kastriotin ben mire te mos flasesh pasi duket qe nuk ke lexuar as librin e Barletit, e jo me te japesh mendime pastaj...

    Skenderbeu ishte ortodoks, ska asgje ketu, mund te ishte katolik, bektashi apo myslyman. Nuk kemi pse te kemi komplekse te ketij lloji.
    fakti qe te krishteret ishin me te predispozuar te ishin kundra turkut duhet ta pranojme. Pasi perderisa kishte myslimane qe ishin kundra turqve
    mendo te krishteret pastaj, qe jo vetem nga ana fetare ishin kunder por edhe pasi ishin me te shtypur. nuk lejoheshin te kishin arme, nuk kishin ofiqe
    nuk shkonin nizame/ushtare (kjo ne fakt qe pozitive) paguanin me shume taksa, etj.
    por ne jemi te gjithe shqiptare, nje myslyman shqiptar pervec gjakut ka me te perbashketa me ne te krishtere shqiptar sesa me nje turk apo arab.
    e njejta gje me te krishteret shqiptare me afer eshte me nje mysliman shqiptar sesa me nje grek apo serb.

    Po la lexosh Barletin, se mesa duket vetem emrin i dike, thote tekstualisht, qe Skenderbeu e quante veten epirjot dhe pasardhes i Pirros.
    (kjo gje nuk duket ngaterruar me minoritetin grek...) pasi epirijot konsiderohet ciliodo qe banon ne zonen e epirit, njelloj sikur themi psh mallakastriot.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    Per disa gjera ke te drejte,prandaj ta thashe qe nuk je keq ne onomastik.

    Ke te drejte ne myslymanet zagoriot kemi pasur dashuri per Baba Sulltanin. Po e ham me tradheti buken e kaurrit.

    Barleti librin e ka shkruar latinisht prandaj nuk e kam lexuar,nuk e di se eshte perkthyer apo jo ne shqip nga prifti....Por te premtoj qe do ta lexoj kur te kem mundesine.

    Me te degjuar e kam se nuk e kam lexuar por shume shqiptar thone qe greku ka bere krime ne Shqiperi kan djegur dhe zhdukur dhe ndonje fshat qe nuk egziston me.. (Lèkurési 1878). Menella Totoni. E folmja e bregdetiti te poshtem.S T.I 1964 (f.129)

    Por kam degjuar edhe qe nje tjeter te ankohej :
    "zoti J.Vruho.
    Prej shume kohe qe sjemi pjekur,prandaj me gas mesova qe jeni shendosh e mire. Kete behar keshe vatur nde Kavalle per ca punera te veçanta. Nuke ju rrefej dot çmé punuan dinkardashet Greker. Shtepite mi vuadhne dhe nuk me linin as t''iki as te rri... Me kallézuane per spiun te Qeverise provizore (Qeveria e Ismail Qemalit) kundra Greqisé- Zot na ruaj ! Me nje fjale,gjersa ika fsheurazi dhe shpetova jeten... A . çako.(Heliopolis 12 qeshor 1914) Dh.Shuteriqi 1957. Vepra (f 333)

    Tani per tani keto me vijne nder mend. Eshte edhe muabeti i Frang Bardhit por ai e kishte me nje serb-boshnjak dhe fliste per Shkodren (f.40) qe flitej vetem shqip dhe turqisht,jo sllavisht... eshte jashte teme

    Por nejse por nje gje duhet te pranojme qe grekerit jane treguar me te zote,sidomos ne premtime dhe mashtrime.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    shume mire do besh, eshte nje nga librat themel dhe qe duhet lexuar. eshte nja 500 faqe por ja vlen. normale qe jane disa ekzagjerime tek tuk aty
    mesa di une prift barleti nuk e ka perkthyer ne shqip. por eshte perkthyer me vone

    tani edhe te hash buke edhe tradheti nuk shkon ky muhabet... shqiptari ka tradite qe me ate qe ulet ne sofer nuk e shkreh pushken

    problemi i ballkanit eshte ballkanizimi (ballkanizimi eshte term nderkombetar jurdik qe do te thote pak a shume copetim)
    dmth ballkani kryesisht u sundua nga perandoria romake, bizantine dhe otomane popujt jetonin mire dhe ne paqe midis tyre
    por ne fund fare u hengrem dhe vazhdojme te haemi me njeri tjetrin kur u ndane ngastrat

    shiko, greket duhet pare ne menyre objektive, ata arriten te krijojne shtet rreth 100 vite para nesh, dhe 100 vite i bie dyfishi i kohes sone
    qe do te thote qe fryma e tyre kombetare jo vetem qe u kultivua por u rrit me kalimin e kohes Tani nje pjese e mire e tyre ishin arvanitas ortodokse,
    nuk ka rendesi. armiku nuk ishte greku por turku. biles perpara fitores me 1821 ishte nje beteje e forte ne Mesolongji (po se pata gabim),
    e cila u shtyp nga pashai shqiptar i Egjiptit. Ishte nje masaker e vertete. Pashai shqiptar niset qe nga Egjipti me anijet e tij, dhe vret dhe
    masakron greket dhe shqiptaret ortodokse. me mijera vete. Aq me teper qe ishte pasha i pavarur nga sulltani ai, por nejse..

    (minus 1) shqiptaret pervec faktit qe ishin te percare me fete e tyre,
    (minus 2) ishin te prapambetur intelektualisht,
    (minus 3) luftonin me flamurin otoman,
    (minus 4) ne luftrat ballkanike kur gjithe ballkani (i krishtere) ishte kundra sulltanit, ne qeme pro dhe ne ngelem me gisht ne goje,
    historia komuniste thoshte qe ne gjasme iu bashkuam turqve qe te shpetonim copetimin, por ky eshte gomarllek me brire pasi nje pjese e madhe qe pro sulltanit,
    plus shume bejlere dhe udheheqes administrative qene shqiptare dhe donin te ruanin pozitat. po te ishin kaq patriote jo vetem qe do kishim
    luftuar turkun por thjesht mund te ndryshonim flamurin pa lufte fare. psh selaniku drejtohej nga nje shqiptar dhe ai ua dorezoi qytetin grekeve.
    (minus 5) vete austrohungaria na solli mbretin se mbase futeshim ne shinat e trenit. por rrebelimi panislamik i hoxhe haxhi qamilit e rrezoi.

    shume shtete evropiane nuk e donin krijimin e shqiperise pasi konsideroheshim turqi e vogel.

    por natyrisht duke qene disa hapa perpara te tjereve do zgjuarsohesh dhe propaganden do e kesh me te sofistikuar
    psh. komuniteti ortodoks eshte goditur shume nga greqia. pasi ne cdo ndarje qe ka, do kete konflikte
    biles kishin dhe lista me emra ne fshatrat ortodokse te atyre qe nuk ju bindeshin rrebeleve greke.
    pionieret e pare fatkeqesisht vriten. shume koka te medha Negovani, at Stathi, etj jane underrated per rendesine e tyre
    dhe nje kriminel gjakatar dhe tradheter si ali pashe tepelena behet hero. ky eshte mjerim
    vetem krimet ne hormove mjaftojne qe ta damkosesh kete gjakatar, se po ti zeme me radhe kushedi sa dalin.
    dhe ky eshte minusi me i madh mosnjohja e historise. (per cdo turk qe ka vrare aliu ka vrare dy shqiptare)
    po pate kohe shiko kete interviste

    ata libra po i ke ne pdf na i jep

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    Prifti Eshte Stefan I Prifti. Ne pdf sikur ta kuptoja se çfare eshte dhe perse perdoret nuk do ishte keq...


    Emri:  100_2909.jpg

Shikime: 1326

Madhësia:  28.9 KB
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut

    pdf eshte nje format libri dixhital
    psh kur e skanon nje liber, mund ta ruash ne kompjuter ne format .doc ose .pdf

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar aimilius për postimin:

    SERAFIM DILO (12-02-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •