Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Shqipëri: Largimi i trurit - shkak ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta

    Në Shqipëri ndodh që edhe raportin e invaliditetit ta marrësh me mik. Jo vetëm ekonomia, por sidomos korrupsioni e zhvillimi i ngadalshëm e shuajnë shpresën tek rinia. Pandalshëm ajo kërkon alternativa jashtë Shqipërisë.

    Deutschland Symbolbild Flüchtlinge (picture-alliance/dpa/J. Büttner)
    Orest Çipa, 29 vjeҫ, është shef i Sektorit të Koordinimit të 24 Njësive Administrative, që ka Bashkia e Tiranës, më e madhja në Shqipëri, me më shumë se 757 mijë banorë. Ai nuk e di nëse do të vazhdojë të punojë në Bashki apo jo në vitin që po vjen, 2018. Në ditët e para të janarit ai do të merret në intervistë nga Zyra për Çështjet Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë, pasi ka fituar aplikimin në Llotarinë Amerikane për të jetuar dhe punuar legalisht në SHBA.

    "Në Bashkinë e Tiranës ka hapësira të mëdha për t'u rritur profesionalisht, për të pasuruar përvojat. Puna në Bashki më jep mundësi të njoh mirë problemet që kanë qytetarët dhe parë nga afër sesi funksionojnë gjërat në realitet. Të punosh në Bashkinë e Tiranës është një mundësi e shkëlqyer”. thotë për DW, Orest Çipa.

    Por ai po përpiqet ta lërë këtë mundësi- edhe pse vetë e quan të shkëlqyer- për të shkuar drejt të panjohurës, ëndrrës amerikane. I arsimuar në universitetin e Tiranës për gazetari, ai ka kryer një master 3 vjeҫar për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Shangait, me përvoja të mira pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka krijuar familjen e tij, është prind i një vajze të vogël. Megjithatë ai nuk ndihet i plotësuar në Tiranë. Gotën e tij në Shqipëri e sheh gjysëm bosh.
    Emri:  41975443_303.jpg

Shikime: 322

Madhësia:  28.8 KB
    Albanien Orest Çipa in Tirana (DW/A. Ruci)
    Orest Çipa

    "Ka shumë faktorë që më bënë të aplikoj për të fituar Llotarinë Amerikane dhe u larguar nga Shqipëria. Janë faktorë ekonomikë por edhe të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ekonominë. Ka një zhvillim të ngadalshëm shoqëror, emancipues, demokratizues. Psh ndjej një rënie të peshës, fuqisë së qytetarëve që i kërkojnë llogari qeverisjes dhe duan një rol më të madh. Ende indeksi i korrupsionit është goxha i lartë, ndër më të lartët në Ballkanin Perëndimor. Këtu ndodh që edhe raportin e invaliditetit, kur je invalid, duhet ta marrësh me mik. Dihet që sa më i lartë korrupsioni, aq më e lartë përqindja e njerëzve të arsimuar që kërkojnë të largohen. Korrupsioni fiton terren në kurriz të ndertimit të një shoqërie të bazuar në merita. Ka edhe faktorë të tjerë që lidhen me jetën e përditshme”thotë Orest Çipa.

    Brain Drain- Ikja e "Trurit” nga Shqipëria me përmasa shqetësuese

    Faktorët e tjerë i identifikon vetë Qeveria Rama 2. Në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Migracionin, 2018-.2024 krahas faktorit ekonomik janë identifikuar edhe faktorë të tillë si: "niveli i ulët i sigurisë publike, mungesa e besimit të qytetarëve në përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore”. Në Strategjinë Kombëtare, e përmendur më lart, vihet në dukje se fenomeni i largimit të trurit, i njohur si Brain Drain, i shfaqur në vitin 1990, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, ka vazhduar edhe gjatë tranzicionit të vështirë post-komunist dhe nga viti në vit përmasat e tij janë bërë shqetësuese. Kjo pasi largimi i trurit nuk përfshin vetëm akademikët apo personat e kualifikuar të fushave të tjera. " Një numër i madh studentësh shqiptarë shkojnë në Itali dhe Greqi dhe më pas "truri” i vendit largohet drejt Gjermanisë, SHBA dhe Kanadasë” vihet në dukje në këtë dokument të Ministrisë së re të Diasporës.

    Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta zyrtare, lidhur me numrin e akademikëve, specialistëve, elitës intelektuale që është larguar për të jetuar dhe punuar në Perëndim. Dy destinacionet e preferuara SHBA dhe Kanadaja përtej Atlantikut e kanë futur në sistem marrjen e trurit përmes llotarive të përvitshme. Ndërsa në Gjermani po shkojnë të jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme mjekë dhe infermierë të kualifikuar, pasi për ta ka nevojë. Shifrat e përafërta bëjnë fjalë për largimin e 1/3 së popullsisë së Shqipërisë.

    Pasoja të rënda për Shqipërinë

    Largimi i ajkës së intelektualëve dhe sidomos e rinisë ka pasoja të rënda: Shqipërisë i ikën pjesa më e mire e kapitalit njerëzor, lokomotiva e zhvillimit të saj ekonomik dhe social. Ikja e rinisë po tkurr aktivitetin dhe efektivitetin prodhues në sektorin privat dhe po ngadalëson ritmet e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE, process i vlerësuar si katalizator i emancipimit shoqëror, zbatimit të ligjit dhe i kryerjes së refomave të mëdha.

    Albanien Land und Leute Kafe in Tirana (Mimoza Dhima)
    Mendo rininë që jeton në qytete të vogla... ku nuk ndodh asgjë dhe ku nuk ka punë, ҫfarë mund të bëjnë përveҫ se të kërkojnë të largohen?, thotë Orest Çipa.

    " E di që ikja e njerëzve të arsimuar nga Shqipëria do të ketë një kosto të jashtëzakonshme në progresin ekonomik dhe social të vendit. Por kur mungojnë kushtet për të zhvilluar karrierën dhe ndjekur vokacionin tënd, i ҫfarëdo lloji qoftë ai, nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të largohesh. Mendo rininë që jeton në qytete të vogla Kavajë, Tepelenë, Himarë, Laҫ, etj, ku nuk ndodh asgjë dhe ku nuk ka punë, ҫfarë mund të bëjnë përveҫ se të kërkojnë të largohen?” thotë Orest Çipa.

    Strategji për Brain Gain- për të fitur dhe mbajtur "trurin " në Shqipëri

    Që të kërkosh të realizohesh si individ, të aspirosh një jetë më të mirë, është një nga të drejtat themelore të njeriut, kur kjo ndodh pa thyer ligje dhe rregulla të vendet pritës. Qeveria Rama 2 në hartimin e Strategjisë Kombëtare për të ndalur fenomenin e Brain Drain dhe kthyer atë në Brain Gain ka vendosur nxitjen dhe promovimin e emigracionit të përkohshëm dhe atij qarkullues për individë të kualifikuar dhe talentuar. Këtij qëllimi do t'i shërbejnë marrëveshjet me SHBA dhe Kanadanë për nxitjen e kthimit vullnetar në Shqipëri të emigrantëve të kulifikuar. Atyre do t'iu jepet mundësia të vijnë në Shqipëri dhe qëndruar pak kohë për konsultime, dhënie leksionesh, treinime, gjë që do të bëjë të mundur njëherazi regjistrimin e gjithë kapaciteteve intelektuale jashtë vendit. Ndërsa të rinjve dhe të rejave të talentuar do t'u ofrohen bursa për të studiuar jashtë vendit dhe vende pune, kur të mbarojnë studimet.

    Burimi : http://m.dw.com/sq/shqipëri-largimi-...ëta/a-41975746

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Shqipëri: Largimi i trurit - shkak ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta

    Shqiperia ka nje problem moral qe ka sjellur sot dhe do sjelli edhe ne te ardhmen nje varferi shpirterore qe nuk ka sistem ekonomik a ekonomik politik qe te ndryshoje.

    Po nuk ndryshuam mentalitet qe kapitalizmi nuk eshte sistemi qe mundet te kalohet nga komunizmi ku spiunonim njeri-tjetrin ne ekonomine ku duhet te vjedhim njeri-tjetrin, çdo gje eshte e kote. Ishte nje kohe e arte qe kishim nje mundesi te hapim dosjet qe do te ishte hapja e qiejve,jo e qiellit por e qiejve qe atij vendi ti jepej mundesia te shikonte se çfare eshte drita. Nuk do kishim arritur ne kete pike te sotme qe jo e jo mungojne shembujt pozitiv por kemi arritur ne nje pike ku mungojne dhe shembujt negativ. Nuk ka asnje njeri qe jo te thote "keshtu duhet bere" por nuk kemi asnje qe te pakten te thote "keshtu nuk duhet bere". Nuk ndan dot nje sjellje te mire nga nje sjellje e keqe. Ka humbur çdo pike referimi morale dhe inteligjence ;"kur do te gjykosh nje hajdut akuza e pare qe i behet eshte se ka te tjere qe kane vjedhur me shume se ai. Akuze qe e mbron.

    Qe nuk eshte thjeshte nje problem ekonomik-politik mjafton te shikosh sot qe gjithe ajo para e madhe qe eshte futur me drogen nuk ka sjellur as rritje ekonomike dhe as ate te konsumit.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shqipëri: Largimi i trurit - shkak ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta

    Fiks. I ke thene te tera qe ne fjaline e pare. Nuk ka moral dhe pika referimi pozitive.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Shqipëri: Largimi i trurit - shkak ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta

    Fatkeqesisht, jane te pakte ata qe kane "tru" dhe edukim te persosur ne Shqiperi.
    Arsyet jane te shumta, por arsyeja kryesore eshte gjendja e mjerueshme e sistemit mesimor.
    Ka te pakten qe ne kohen e Xhaxhit qe provimet merreshin ose me thes miellli, kofshe qingji apo shishe rakie.
    Nder vite "pagesa" kundrejt marejes se provimit ndryshoi duke u bazuar ne valuta te ndryshme, leke, dollare, euro etj etj.

    Ne Shqiperi te gjithe kane Masters, dhe dihet skandali me Universitetet si Kristali etj....

    Shqiptaret shkelqejne kudo ne Bote, sepse sistemi mesimor eshte me i perparuar dhe me i perqendruar ne lenden ku mund te japesh me teper si individ.
    Ne Shqiperi, nese je gjeni Matematike duhet te kapesh nota te larta dhe ne subjekte te tjera qe ndoshta nuk ke interes apo mundesi te mesosh.

    Ne boten e civilizuar, pas shkolles tete apo nente Vjeçare mund te zgjedhesh lendet (3-4-5) te cilat mund te jene baze per ate profesion qe do te zgjedhesh ne te ardhmen.

    Keshtu qe ne Shqiperi, nese te pelqen dhe je i dhene pas nje subjekti, atehere duhet te paguash per 11 te tjere.

    Ne kohen time pedagoget e Instititit te Larte te Arteve kerkonin, Viça dhe 700.000 leksha (te vjetra).

    Keta pedagoge kane qene aktore (meshkuj dhe femra), dhe sot na hiqen si te varfer dhe kerkojne rrespekt.

    Jo se duhet te kesh "tru" per art, por talent.

    Ne shkollen e mesme paguanin leke per te kaluar provimet e fundit.
    Ne universitet paguanin leke per te kaluar provime.

    Sot jane Avokate dhe prokurore.


    Jane te rralle ata qe jane me te vertete gjeni ne Shqiperi, gjenite Shqiptare formohen jashte Shqiperise.

    Sistemi mesimor ne Shqiperi duhet te ndryshoje, perveç kesaj, duhet qe kushdo qe ka premisa te kontribuoje ne shoqeri athere duhet ti jepet mundesia qe te rrije ne Shqiperi.


    Ka dhe nje faktor negativ qe kontribuon ne emigrimin e intelektualeve, Nepotizmi.
    Nuk eshte çfare di, por ke njeh. Shumica e punonjesve shteterore jane injorante (sidomos ne profesionin qe mbrojne).
    Paaftesia i kthen ne arrogante.

    Shqiperia jeton ne Purgator, as siper dhe as poshte.

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Shqipëri: Largimi i trurit - shkak ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta

    Shqiperia esht shum e vogel per ate numer te larte krimineles/hajdutesh/trafikantesh etcM...

    Kjo nuk esht ikje, por genocid.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    Duke_Of_Arberia (16-01-2018)

  7. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëri: Largimi i trurit - shkak ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta

    Sikur te mbledhim numrin e shqiptareve qe kane emigruar neper bote pas viteve 90, druaj se do e kalojme popullsine aktuale te republikes se Shqiperise. Shto ketu edhe me shume se 50% te shqiptareve qe duan te largohen aktualisht nga vendi (sipas sondazhit te fundit), i bie qe ne Shqiperi te ngelin vetem horrat e hajdutet!!
    Kur e mendon kjo pakice kaq e vogel merr ne qafe nje komb te tere. Perderisa nuk ka reagim popullor them se fatkeqesisht e meritojme kete lloj qeverie...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shqipëri: Largimi i trurit - shkak ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta

    "MBI GJYSMA E POPULLSISË PLANIFIKON TË IKË"

    Forbes: Shqipëria, në rrezik për shkak të migrimit

    Largimi i shqiptarëve e ka renditur Shqipërinë dhe shqiptarët në krye të listës.

    Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30% të të lindurve në vend që tani jetojnë jashtë kufijve të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Forbes, pasi një situatë e tensionuar mes Shqipërisë, Evropës dhe Britanisë së Madhe vazhdon të ziejë për shkak të rritje të flukseve të azilit.

    Faqja e internetit renditi vendet sipas madhësisë së diasporës në raport me popullsinë, duke e vendosur Shqipërinë të tretën me rreth 1.2 milionë emigrantë. Kjo i vendos ata mbi vendet si Siria, Moldavia dhe Armenia.

    Dy vendet që e paraqesin Shqipërinë në këtë post ishin Bosnja dhe Hercegovina me 34% të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36.4%.

    Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet. Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka rezultuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia.

    Përveç kësaj, ka shqetësime se nuk do të paguajnë mjaft njerëz në sistemin e sigurimeve shoqërore, duke rezultuar në një deficit në të ardhmen e afërt dhe probleme me pagesën e pensioneve, mirëqenies dhe mbulimin e kostove të kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

    ..............


    Vijimi i shkrimit në linkun e mëposhtëm.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/11/forbes-mbi...ifikon-te-ike/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 19-11-2022 më 09:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •