Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    VIDEO / “Zjarr dhe tërbim” / 13 zbulimet e librit, që ende pa dalë, po trondit Amerikën



    Bota.al sjell trembëdhjetë prej zbulimeve më tronditëse, që dalin nga libri i Michael Wolff “Zjarr dhe tërbim: Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit”, i cili do të dalë në librari javën e ardhshme…

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    “Zjarr dhe Tërbim”: “Blair sinjalizoi Trumpin, se spiunët britanikë po e përgjonin”

    Emri:  Screen-Shot-2018-01-04-at-14.11.28.jpg

Shikime: 2107

Madhësia:  26.1 KB

    Ish Kryeministri britanik, Tony Blair ka paralajmëruar bashkëpunëtorët e presidentit amerikan, Donald Trump, mbi faktin që agjentët e Londrës kanë spiunuar ekipin e ish-manjatit, gjatë zgjedhjeve presidenciale.

    Eshtë një nga pohimet që përmban libri i Michael Wolff, “Zjarr dhe tërbim: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit”.

    Sipas të përditshmes “Times”, Blair ishte në kërkim të një detyre si i dërguar i Trumpit në Lindjen e Mesme. Ish-udhëheqësi i Laburistëve britanikë i ka quajtur këto zbulime “tërësisht absurde” dhe “pa asnjë bazë”.

    Në libër flitet për një takim në Shtëpinë e Bardhë mes Blair, dhëndrrit të presidentit, Jared Kushner dhe një pjesëtari të stafit të Trumpit, i cili ka ndodhur në shkurt 2017, një muaj pasi Trumpi mori detyrën.

    Ishte pikërisht atëherë, shkruan Wolff, që ish kryeministri foli për faktin që agjentët britanikë kishin vendosur nën vëzhgim personelin e fushatës elektorale, duke kontrolluar telefonatat dhe komunikime të tjera, ndoshta edhe ato të Trumpit. /

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Steve Bannon i hap luftë. Trump: “Ai ka luajtur mendsh”

    Editorialist, biograf i Murdoch, ekspert i marrëdhënieve mes medias dhe politikës, Wolff ka intervistuar për vëllimin e tij 200 persona, përfshirë vetë presidentin. Ka rrëfyer për ambiciet presidenciale të Ivankës. Ka përshkruar anën “fëmijërore” të Trumpit, me cektësinë e tij sistematike. Por kanë qenë deklaratat e Bannon mbi “tradhëtinë e Donald Jr – botuar nga e përditshmja britanike The Guardian – që kanë bezdisur Trumpin. I cili dje ka kundërsulmuar menjëherë, duke hapur një duel politik. “Bannon nuk ka fare të bëjë me mua dhe presidencën time. Ka humbur jo vetëm vendin e punës, por edhe mendjen”

    Emri:  Screen-Shot-2018-01-04-at-13.46.59.jpg

Shikime: 1954

Madhësia:  59.7 KB

    Një tradhëti. “Një takim tradhëtar dhe antipatriotik. Një m… i shëmtuar”. Flet pa dorashka Steve Bannon, ish “Rasputini” i Donald Trump, që në gusht u dëbua nga Shtëpia e Bardhë. Bannon ka folur në lidhje me hetimin e famshëm të Russiagate. Më konkretisht, për takimin e qershorit 2016 të djalit të presidentit, Donald Jr, dhëndrrit Jared Kushner dhe bashkëpunëtorëve të presidentit të ardhshëm, me të dërguarit e Kremlinit, të cilët premtonin lajme njollosëse për Hillary Clintonin.

    Dhe Bannon ofron parashikime shumë të zymta mbi impaktin e hetimit, në lidhje me ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e fundit. “Do ta shtypin Donald Jr si një vezë”, thotë në lidhje me djalin e madh të presidentit. “Hetimi – shpjegon ai – po lëviz në binarët e riciklimit të parave të pista”. Dhe më tej, bën ironi për qasjen e butë të Shtëpisë së Bardhë: “Rrijnë ulur në plazh, duke shpresuar të ndalin një uragan të kategorisë 5”.

    Këto pohime-bombë të Bannon mbi Rusiagate gjenden në një libër mbi Shtëpinë e Bardhë të Trumpit, shkruajtur nga Michael Wolff, me titull “Zjarr dhe tërbim”. Libri del javën e ardhshme, por që tani ka shkaktuar një tërmet. Editorialist, biograf i Murdoch, ekspert i marrëdhënieve mes medias dhe politikës, Wolff ka intervistuar për vëllimin e tij 200 persona, përfshirë vetë presidentin.

    Ka rrëfyer për ambiciet presidenciale të Ivankës. Ka përshkruar anën “fëmijërore” të Trumpit, me cektësinë e tij sistematike. Por kanë qenë deklaratat e Bannon mbi “tradhëtinë e Donald Jr – botuar nga e përditshmja britanike The Guardian – që kanë bezdisur Trumpin. I cili dje ka kundërsulmuar menjëherë, duke hapur një duel politik. “Bannon nuk ka fare të bëjë me mua dhe presidencën time. Ka humbur jo vetëm vendin e punës, por edhe mendjen”, ka thënë ai në një deklaratë, duke akuzuar ish krahun e djathtë se përhap lajme të rreme si dhe për paudhësi të tjera, duke hapur me të një përplasje frontale, e cila mund të ketë pasoja politike.

    I lindur në vitin 1953, ish bankier i Goldman Sachs, gazetar, drejtues politik dhe nacionalist i thekur, Bannon kish qenë vendimtar për fitoren e Trumpit, edhe pse dje presidenti u përpoq të minimizonte rolin e tij. Në Shtëpinë e Bardhë ishte kurorëzuar Krye-Strateg, dhe shihej gjithmonë në Studion Ovale. Por më pas pozicionet e tij ekstreme, një rivalitet i hapur me Ivankan dhe Kushnerin dhe ardhja e gjeneralit John Kelly, e detyruan që të largohet.

    I rikthyer tek “Breitbart news”, portali i të djathtës që kishte drejtuar prej vitesh, vazhdoi të mbështesë grupet më nacionalistë. Ishte mbështetës i kandidaturës së pafat në Alabama të Roy Moore, gjykatësi republikan, racist dhe me një dobësi për vajzat e mitura.

    Pavarësisht figurës së keqe të bërë në Alabama, Bannon vazhdon të bëjë të flitet për të. Dhe në bisedën me Wolff sulmon enturazhin e Trumpit. Duke iu referuar gjithmonë takimit të qershorit 2016, thotë: “Po si? Mendonin vërtetë ata tre bashkëpunëtorët më të ngushtë të Trumpit (Donald Jr, Kushner dhe Manafort) që ishte ide e mirë, të takoje një qeveri të huaj në kullën Trump, pa patur as edhe një avokat? Duhej të lajmëronin menjëherë FBI-në dhe ta organizonin takimin në një motel në Neë Hampshire, si dhe të dërgonin përfaqësuesit ligjorë…”.

    Hetimi për ndërhyrjet ruse i është besuar prej muajit maj prokurorit special, Robert Mueller, që ka shtyrë tashmë gjykimin për katër bashkëpunëtorë të Trumpit.

    Libri i Wolff përmban edhe një seri komentesh për Trumpin, sigurisht jo lëvdues, të bërë nga personazhe me peshë, e madje edhe nga disa aleatë të tij. “Eshtë një idiot m…”, i kish thënë Rupert Murdoch, pas një takimi me Trumpin në dhjetor 2016, bashkë me një seri sipërmarërsish, në lidhje me temën e imigrimit. / Burimi: La Repubblica

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    “Unë jam thjesht gjeni”. Kundërsulmi i Trumpit ndaj akuzave të librit

    Emri:  Screen-Shot-2018-01-06-at-15.43.29-1024x583.jpg

Shikime: 2042

Madhësia:  38.1 KB

    24 orë pas daljes së “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit”, libri i Michael Wolff që rrëfen prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë, vazhdon të ndezë polemikat në Uashington. Presidenti replikon ndaj akuzave që i vijnë prej faqeve të librit, në të cilin shkohet deri aty sa të vihet në diskutim edhe shëndeti i tij mendor.

    “Nuk jam inteligjent, jam një gjeni… dhe një gjeni shumë i qëndrueshëm”, ka shkruajtur Trump në Tëitter, duke shtuar: “Tani që bashkëpunimi i fshehtë me Rusinë, pas një viti analize intensive, ka rezultuar një marrëzi totale, demokratët dhe këlyshët e tyre, mediat e lajmeve të rreme, po nxjerrin udhëzuesin e vjetër të Ronald Reaganit dhe po thërrasin për stabilitet mendor dhe inteligjencë”.

    Më tej, ai shton: “Në të vërtetë, gjatë gjithë jetës sime, dy dhuntitë më të mëdha që kam patur kanë qenë stabiliteti mendor dhe fakti që jam vërtetë inteligjent. Edhe Hillary Clintoni e korruptuar provoi të luajë këto karta në mënryë të fortë, dhe ashtu si e dinë të gjithë, dështoi në mënyrë shumë spektakolare. Ndërsa unë kalova nga një biznesmen shumë i suksesshëm, në një yll të televizionit dhe në president të Shteteve të Bashkuara (në tentativën e parë)”. / Bota.al

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: VIDEO / “Zjarr dhe tërbim” / 13 zbulimet e librit, që ende pa dalë, po trondit Amerikën

    Qente e se majtes amerikane, nuk reshtin dot se shpifuri per presidentin e zgjedhur nga Amerikanet!
    Preferojne zhabziun komunist qe donte ta bente Ameriken "Venezuele"....
    Jarigas

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: VIDEO / “Zjarr dhe tërbim” / 13 zbulimet e librit, që ende pa dalë, po trondit Amerikën

    zhabziu komunist, dexhalli apo zoti i vogel, ia u hodhi. ai sot eshte krejt i bardhe me ane te nje operacioni plastik edhe mbi fytyren e tij shumeplaneshe!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •