Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    136 vjet nga Lindja e tė Madhit Fan S. Noli

    136 vjet nga Lindja e tė Madhit Fan S. Noli

    Dihet se Fan Stilian Noli (Mavromati), lindi me 6 Janar 1882 ne Ibrik Tepe ose Qyteza ne njė fshat shqiptar ku flitej shqip, nė Thrakinė lindore tė Perandorise Osmane (sot-distrikti Ipsala, province Ederne nė very-perėndim tė Turqisė), dhe vdiq nė vitin 1965 nė Fort Lauderdale, Florida, 28 km larg Miami, SHBA.
    Veprimtaria e tij kleriko-politike- letrare ėshtė shumė e njohur nė Shqipėri dhe nė botė.
    Sidoqoftė tė dhėnat mė tė rėndėsishmė janė dokumentat nė arkivin shqiptar dhe amerikan.
    Jeta e Nolit dihet por disa aspekte tė veēanta po i rreshtoj si mė poshtė.
    Shkollėn fillore e bėri nė greqisht nė Edėrne. Nė 1903-1905 shkoi nė Aleksandri, Egjypt, ku punoi nė kishė si psallt.
    Pėrktheu nė greqisht Sami Frashėrin `Shqipėria ē`ka qėnė ē`ėshtė dhe ē`do tė bėhet`, dhe u njoh me atdhetarėt shqiptarė tė shumtė aty.
    Nė Maj 1906 mbėrrin nė Neė York SHBA. Punoi me Sotir Peēi-n nė gazetėn Kombi, bashkė themeloi revistėn Besa-Bese nė 1907 nė Boston. Sė bashku me Faik Konicėn themeloi shoqatėn panshqiptare VATRA mė 1909. Nė 1912 pėrfundon studimet nė Universitetin e Harėard-it.
    Ajo qė dua tė pėrkujtoj sot ėshtė aspekti klerikal i Fan Nolit tė Madh sepse sot pėrpiqen tė eklipsojnė kėtė aspekt fundamental, duke mbivendosur aktivitetin e tij politiko-publicistik dhe letrar e duke nėnvlerėsuar atė klerikal.
    Fan Noli mbetet Ideatori i parė Autoqefalisė Shqiptare Orthodokse dhe Kryepeshkopi i parė shqiptar i emrėruar si i tillė pavarėsisht se miratimi nga Patrikana e Stambollit u bė mė 1937.
    Nė mėnyrė alegorike them se Fan Noli e bėri Jezu Krishtin tė flasė shqip pėr herė tė parė qė prej 2000 vitesh.
    Lufta pėr Autoqefalinė e Kishės shqiptare filloi nė Hudson Massaēusets, ne 1907, kur njė prift orthodox grek refuzoi ti bėjė shėrbimet fetare dhetė varrosė njė shqiptar orthodox aty.
    Kėshtu qė Noli si klerik orthodox thirri njė kongres Pan shqiptar nė Neė England, dhe mė 9 shkurt 1908 shpalli Autoqefaline e Kishes orthodokse shqiptare ne SHBA kur ai ishte 26 vjeē. Njė klerik orthodox rus e shuguroi klerik te lartė Nolin dhe ai pas dy javėsh me 22 mars 1908, predikon liturgjinė kishtare pėr herė tė parė nė gjuhė shqipe nė Knights of Honor Hall in Boston.
    Nė korrik 1913 Fan Noli vizitoi Shqipėrinė pėr herė tė parė. Dhe nė 10 Mars 1914 Noli mbajti pėr herė tė parė njė shėrbim kishtar nė gjuhėn shqipe nė Kishėn Orthodokse tė Shėn Spiridonit, Durrės por nė oborrin e saj- pra jashtė Kishės (sot nuk egziston) nė praninė e Princit Wied i cili kishte mbėrritur nė Durrės tre dite mė parė nė bordin e njė anije Austro-hungareze. Peshkopi grek i Durrėsit e pranoi nė heshtje meshėn nė shqip dhe nuk protestoi .
    Nė 24 Mars 1918 Noli u emėrua administrator i Kishės Autoqefale Shqiptare nė SHBA dhe u takua me Presidentin Wilson nė Mount Wernon Virginia ku u fol pėr popujt e shtypur nė Europė.
    Kongresi i Bashkėsisė Orthodokse i mbledhur nė Berat shpalli Autoqefalinėe Kishės Orthodokse Shqiptare nė 13 shtator 1922 nė tė cilin morėn pjesė 33 delegatė.
    Nė Kongres u shpall Autoqefalia e Kishės Orthodokse Shqiptare, dhe u vendos predikimi nė kishat orthodokse nė gjuhėn shqip.
    Hap i rėndėsishėm pėr tė trija fetė nė vendin tonė ishte pranimi mė 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal tė Komuniteteve Fetare. Po shkėpusim njė fragment nga ky statut, qė flet pėr parinė (drejtuesit) e shkallės mė tė lartė. "Paria fetare e shkallės mė tė lartė duhet tė ketė kėto cilėsi: tė jetė nėnshtetas shqiptar, tė dijė gjuhėn shqipe, tė gėzojė tė drejtat civile dhe politike, tė jetė prej racės shqiptare, ose prej fėmijė prej tre brezash nė Shqipėri. Po nė kėtė vit nė Korēė, mė 4 dhjetor u bė fronėzimi i Theofan Nolit nga peshkopėt Jerothe dhe Kristofor.
    Gjithashtu nė Statutin e atėhershėm sqarohej se …`Feja nuk duhej tė pėrdorej pėr qėllime Politike`. Nė kėtė rast ka luajtur rol edhe kontributi i Mbretit Zog i cili pranoi Nolin si Kryepeshkop (pasi pranoi dhe fronėzimin e tij si Peshkop i Kishės Orthodokse), me gjithė armiqėsitė politike.
    Njė nga frazat mė mbresėlėnėse tė Nolit pėr Religjonet ėshtė kjo: "Fatkeqėsitė e shqiptarėve nuk kanė ardhur kurrė nga diferencat fetare, por nga udhėheqėsit fetarė."
    Pavarėsisht se Noli nuk e kreu kėtė rol fetar plotėsisht,mė 19129 u mbajt Kongresi i dytė i KOASH.
    Gjatė muajit qershor zhvilloi punimet kongresi iI i KOASH-it dhe mė 29 qershor 1929 u botua Statuti i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ky statut, nė kaptinėn e dytė, tė Sinodit tė Shenjtė dhe detyrat e tij te artikulli 6, pohon se Sinodi i Shenjtė duhet tė merret me edu-katėn fetare Kombėtare. u zgjodh Visarion Xhuvani.
    Dhe mė 12 prill 1937, Patrikana e Stambollit pranoi Autoqefaline duke derguar Tomosin. Fan Noli, mė 13.4.1937 i dėrgonte kėtė telegram urimi Kryeministrit Koēo Kota:"Pėrgėzime, pėrgėzime pėr Autoqefalinė dhe urime pėr peshkopėt e rinj…". (Peshkopi Fan Noli; Ėorcester Mass)
    (http://ėėė.albasoul.com/modules.php?...ticle&sid=1379).
    Mė 17 dhjetor 1920 u caktua si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve pėr shkak tė aktivitetit tė tij tė shquar si kleri, poltikan dhe njeri mė aktivitet tė madh nė favor tė Shqipėrisė sė vogėl.
    Nė 1922 u emėrua Ministėr i jashtėm nė qeverinė e Xhaferr Ypi por u dorėhoq disa muaj mė vonė. Nė 21 nėntor 1923 Noli u konsakrua si Peshkop i Korēės dhe Metropolit i Durrėsit, pra ai ishte Koka e Kishės Orthodokse Autoqefale nė Shqipėri por edhe Lider i Partisė mė tė madhe Opozitare Liberale Dhe dihet se mė 17 qershor 1924 pas revulucionit demokratik tė qershrit u emėrua Kryeministėr i Shqipėrisė. Pas riardhjes sė Zogut nė fuqi nė dhjetor 1924, Noli u largua sepse Zogu i dėnoi me vdekje, denim qė e anulloi mė vonė.
    Noli vazhdoi aktivitetin fetar dhe publicistik nė SHBA nėpėrmejt njė reviste tė titulluar `Republika`, opozitare e rregjimit tė Zogut si Mbret. Nė 1932 u tėrhoq nga jeta politike dhe vazhdoi jetėn klerikale si kreu i Kishės Autoqefale Shqiptare nė SHBA.
    Nė 1945 pėrfundoi doktoraturėn me dizertacionin mbi `Historinė se Skėnderbbeut`, njė dizertacion i shkėlqyer qė edhe st e kėsajdite pak mund tė shtohen nga tė dhėnat e shumta nė kėtė dizertacion.
    Gjatė kėtye viteve ai mbajti marėdhėnie tė mira me rregjimin e Tiranės dhe prandaj u mbi-quajt edhe `Peshkopi i kuq`, pr refuzoi tė jetojė nė Shqipėri.
    Nė 1953 nė moshėn 71 Fan Nolit i u dhurua nga Federata e `VATRA-s` shumė prej 20.000 $, me tė cilėn bleu njė shtėpi Fort Lauderdale, Florida, nė tė cilėn jetoj ditė t e fundit dhe diq po aty nė moshėn 83 vjet me 13 Mars 1965.
    Noli pėrktheu vepra liturgjike nė ndihmė tė prediimeve shqip nė Kishat Orthodokse tė Shqipėrisė . Kėto janė: `Librė e shėrbesave tė shėnta tė kishės orthodoxe, Boston 1909 (Book of holy services of the Orthodox Church), and the 315-faqesh i `Libre é te krémtevé te medha te kishes orthodoxe`.
    Pėrsa i pėrkėt aktivitetit letrar, aktiviteti i Nolit ėshtė gjigant: Ai shkroi veprėn e `Historisė sė Skėnderbeut`, `Album-in`,`Bethoveni dhe Revolucioni Frėng` dhe dhjetra e dhjetre pėrkthime tė shkėlqyera si Don Kishoti pjesa e parė, Vepra nga Shekspiri. Sė bashku me Konicėn njihen si pėrdoruesit dhe pėrmirėsuesit e dialektit tosk (http://www.albanianliterature.net/au...oli/index.html).
    Nė kėtė ditė pėrkujtimore tė 6 Janarit pėr kėtė shqiptar tė madh si Fan s. Noli, le tė kuptojmė se shqiptarėt ndonėse janė tė ndarė nė fe tė ndryshme dhe njė pjesė e madhe sot janė ateistė, por sido qė tė jetė shqiptarėt mbeten tė njė gjaku, dhe pavarėsisht ndryshimeve fetare, tolerance dhe bashkejetesa fetare duhet tė ruhen tė paprekura, ashtu siē mund tė ruhet dhe tė respektohet flamuri kuq e zi.

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan pirro10 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (07-01-2018),Neteorm (06-01-2018),SERAFIM DILO (06-01-2018)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: 136 vjet nga Lindja e tė Madhit Fan S. Noli

    I pakrahasueshem mbase duhet te ishte nje nder epitetet e shumta te tije.

  4. #3
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Pėr: 136 vjet nga Lindja e tė Madhit Fan S. Noli

    FAN NOLI

    Fryn Moj Ere

    -Ngaj po na vjen, moj erė e rreptė?
    Pse vėrshėllen me aq mallėngjim?
    -Vij drejt nga malet e Shqipėrisė,
    pėr tė pėrhapur zi e vajtim.
    Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
    drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.

    -Nga ata male, moj erė trime,
    ē'lajme tė reja po na ke siell?
    Pse je e vrerėt dhe e helmuar?
    qiellė me zi pėrse na e mbiell?
    Fryn, moj erė, etj.

    Pse e ke synė tė trubulluar
    e rent kaluar mi t'zeza re?
    Pse tė pikojnė lottė tė zeza,
    lottė tė zeza posi rrėke?
    Fryn, moj erė, etj.

    Syri m'u err nga ato qė pashė
    Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot.
    Pashė njė gjėmė, gjėm tė tmeruar,
    rent ta haroj, po rentkam mė kot.
    Fryn, moj erė, etj.

    Atje tek losnja nė fush' tė Korēės,
    duke u hedhur lis mė lis,
    njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr,
    ma vrau shpirtin ay filis.
    Fryn, moj erė, etj.

    Tokat pushonin, prift nukė dukej,
    e pakėnduar na u varros;
    mihnė dėborėn, i bėnė varrė,
    shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos.
    Fryn, moj erė, etj.

    Atje mi varrė qante njė grua,
    njė grua qyqe me mallėngjim;
    burrėn tė qante mė par'a ēupėn,
    pėr kė tė bėnte mė par'vajtim?
    Fryn, moj erė, etj.

    Renda e ika e fluturova,
    po dhėmbjen time ku do ta fsheh?
    Ēava oqeane, dete dhe male,
    po vajtoj edhe sikundėr sheh.
    Fryn, moj erė, etj.

    -Moj er'e rreptė, erė malsore,
    shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu;
    sytė m'u errė si ty dhe mua,
    mėndja nė kokė mė bubullin.
    Fryn, moj erė, etj.

    Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė
    dhe un'i varfri njė porosi:
    njė re tė madhe dėrgo tė zbresė
    e ta ngarkojmė me lott'e mi.
    Fryn, moj erė, etj.

    E kur tė kthehesh nga Shqipėria,
    Atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh,
    dhe lott'e mia si vesė qjelli
    dalė nga dalė do t'i pikosh.
    Qaj, moj erė, moj er'e shkretė qaj,
    derthmi lottė atje mi varr'e saj.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •