Emri:  Screen-Shot-2017-12-27-at-10.01.45-750x443.jpg

Shikime: 1141

Madhësia:  38.8 KB

Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit, të shtunën me një rezultat 3:0 në Santiago Bernabéu, në të cilën Andrés Iniesta ishte një nga figurat kryesore, portali i lajmeve Marca publikoi një intervistë në të cilën spanjolli njoftonte tërheqjen e tij nga kampionati. “Gjithçka tregon se po! Kjo ndeshje kaq e rëndësishme mund të jetë fundi i një trajektoreje të gjatë, në të cilën kam jetuar shumë gjëra. Le të shohim ç’do të ndodhë, por për momentin mosha dhe situata të gjitha tregojnë që kështu do të ndodhë,” u përgjigj mesfushori para një intervste mbi tërheqjen e tij të mundshme pas Kupës së Botës.

Iniesta ka fituar dashurinë e Spanjës për futbollin që tregoi me skuadrën kombëtare gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut në 2010, në të cilin ishte autori i golit ndaj Hollandës në finale që i dha titullin ekipit të tij për herë të parë në histori. Përsa i përket vendit bosh që do të lerë 33 vjeçari sinjalizoi zëvendësuesin e tij të mundshëm. “Shoh Isco-n si një futbollist të rëndësishëm i së tashmes dhe i së ardhmes. Nuk më kanë pëlqyer kurrë fjalët pasardhës ose stafetë. Gjithsecili është i ndryshëm dhe ka karakteristikat e veta dhe jam i sigurt se Isco do të jetë një futbollist i mirë.” Megjithtë kjo nuk do të thotë fundi i karrierës si futbollist profesionist, të paktën afatshkurtër.
E ardhmja e tij mund të mos jetë Barcelona. “Tani ka ardhur momenti, ku çdo vit kam pak kohë për veten time, për të vendosur për çka dua për të ardhmen, të jem i ndershëm me veten dhe me klubin që më ka dhënë gjithçka. Barcelona ma ka dhënë këtë mundësi (kontratë jete) dhe i jam shumë mirënjohës. Shpresoj që vendimi që do të marr të jetë më korrekti.” Iniesta nuk konfirmoi se plani i tij për të ardhmen të jetë trajner edhe pse e njohu si mundësi. Theksoi se jeta e tij është e lidhur me sportin. “Do të jem shumë afër fushës së futbollit!”