Emri:  Screen-Shot-2018-01-03-at-11.22.48.jpg

Shikime: 1936

Madhėsia:  157.9 KB

Jo vetėm qė di se si tė luajė poker dhe ėshtė e pamposhtur nė damin kinez, inteligjenca artificiale tani ėshtė nė gjendje tė mėsojė fjalė tė reja nė dialog me njeriun, nė sajė tė sistemit tė zhvilluar nė Universitetin e Osakės. Rezultati ėshtė botuar nė Arxiv, vendi qė pret veprat shkencore pėrpara botimit nė njė revistė.

Ėshtė njė metodė e re pėr tė dialoguar me njeriun nė mėnyrė tė natyrshme, me tė cilėn inteligjenca artificiale fiton leksikėn nėpėrmjet konfirmimeve tė nėnkuptuara. Me fjalė tė tjera, mėson se nė cilėn kategori duhet tė klasifikojė njė fjalė tė panjohur pėrmes dialogjeve tė shumta, nė tė cilat konfirmohen ose jo parashikimet e tij.

Shumė nga tė ashtuquajturat chatbots, ose programe qė komunikojnė me fjalė ose fraza tė shkruara, dhe aplikacionet e ndihmės zanore tė lėshuara nė vitet e fundit, u pėrgjigjen pyetjeve tė bazuara nė tema tė programuara. Njė tjetėr metodė tradicionale me tė cilėn kompjuteri mėson bazohet nė pėrsėritjen e pyetjeve tė thjeshta.

Metoda e zhvilluar nga grupi Kazunori Komatani punon me konfirmime implicite, pa pasur nevojė tė pėrsėrisė tė njėjtėn pyetje disa herė: sistemi ofron kategorinė e njė fjale tė panjohur dhe parashikimi i tij konfirmohet ose jo, nė pėrgjigjet dhe kėrkesat e pranuara nga njeriu gjatė bisedės, si dhe konteksti.

Nė kėtė mėnyrė, njė sistem i inteligjencės artificiale mėson fjalė tė reja duke dialoguar. Dhe rendimenti pėrmirėsohet nė bazė tė rezultateve tė fituara nė biseda tė tjera. Me kėtė qasje, kompjuteri mund tė bėhet mė brilant duke biseduar me njeriun, duke dhėnė pėrgjigje mė tė sakta dhe tė qėndrueshme. / Bota.al