Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Në rrugë kundër qeverisë, policia vret 22 demostrues në Iran

    Nëntë persona u vranë gjatë natës ndërsa përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Iran vazhduan për ditën e gjashtë rresht. Episodi i fundit i dhunës në rajonin Isfahan e çon bilancin total të viktimave në rang vendi në 22.

    Protesta nisën në ditët e fundit të vitit të shkuar kundër gjendjes së rënduar ekonomike dhe korrupsionit dhe me shpejtësi u përhapën në shumë qytete duke nisur që prej kryeqytetit teheran. Me shpejtësi protesta morën ngjyrime politike, pasi protestuesit e shumë kërkuan lirimin e të burgosurve politikë si dhe fundin e represionit politik e dhunës policore.

    Këto janë protestat më të mëdha antiqeveritare në Iran që prej vitit 2009, por nuk pritet që të sjellin ndonjë ndryshim të madh, pasi i mungojnë liderët politikë. Presidenti iranian Hasan Rouhani është përpjekur në media të nënvlerësojë ndikimin e protestave, ndërsa lideri shpirtëror i vendit Ajatollahu Ali Khamenei akuzoi armiqtë e Iranit që duke përdorur armët, politikën, paratë dhe spiunët, krijojnë kaos në republikën islamike.

    Megjithatë, protestat tregojnë sa të pakënaqur janë iranianët me jetët e tyre, varfërinë në rritë dhe shtypjen nga regjimi, një mesazh i qartë për presidentin rouhani që erdhi në pushtet dhe fitoi zgjedhjet hër herë të dytë me famën e reformatorit.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Në rrugë kundër qeverisë, policia vret 22 demostrues në Iran

    Ne bote po ndodhin gjera shume interesante dhe Irani ne historine politike eshte nje vend qe i ka paraprire ngjarjeve dhe zhvillimeve...

    Bota ka arritur ne nje pike ku shperdorimet dhe shpenzimet ushtarake nuk do perballohet dot me dhe ka shume mundesi qe terheqja e Trampit nga financimet e jashtme te sjelli zhvillime te reja.

    Ne rastin e Iranit interesante eshte se protesta nisi per arsye te tjera dhe mori zhvillim tjeter te pa parashikuar. U nise si proteste kunder te ashtequajturve "liberale" dhe u be nje proteste kunder regjimit.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Në rrugë kundër qeverisë, policia vret 22 demostrues në Iran

    Pse ndodhin vetem ne vendet islamike me dikratore te tille !?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Në rrugë kundër qeverisë, policia vret 22 demostrues në Iran

    Majmunat do ta bejne sikur ne Siri, mjeri populli qka ka me gjete e nuk pe dine..............

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Pesë arsye për t’u shqetësuar për Iranin

    Nga Bernard Guetta

    Më 1 janar 2018, një polic u vra në Iran. Kjo ndodhi në Najafabad, në qendër të vendit. Disa qytete të tjera kanë qenë skena të protestave të reja dhe në disa raste, janë sulmuar stacionet policore dhe kazermat.

    Irani ka përjetuar protestat e radhës në rrugë, kundër shtrenjtimit të jetesës, papunësisë, korrupsionit të njerëzve me pushtet, dhe – risi absolute kjo – kundër institucioneve dhe mullahëve.

    Të vdekurit janë të shumtë. Megjithëse numri i protestuesve është ende mjaft i kufizuar (sidomos në kryeqytet, Teheran), nuk është e qartë nëse Republika Islamike po zhytet në një krizë shkatërruese. Kjo do të kuptohet këto ditë. Ndërkohë, mund të pikasim pesë arsye për t’u shqetësuar.

    Çfarë duan iranianët

    E para është se iranianët nuk shohin që kushtet e tyre të jetesës të jenë përmirësuar, pavarësisht se sanksionet ndërkombëtare janë anuluar falë marrëveshjes bërthamore të firmosur me fuqitë e mëdha, nga presidenti Hassan Rohani.

    E dyta është se vazhdimi i normës së lartë të papunësisë dhe inflacionit e bën përhapjen kapilare të korrupsionit tashmë të padurueshme.

    E treta është se kjo pakënaqësi sociale i shtohet një dëshire për liri, që është përhapur në të gjithë vendin, që nga vitet ’90.

    E katërta është që iranianët do të preferonin që paratë nga shitja e burimeve natyrore të investoheshin për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës, dhe jo për të mbështetur regjimin sirian dhe Hezbollahun në Liban.

    Arsyeja e pestë e kësaj krize potenciale është se pushteti iranian është thellësisht i ndarë midis pragmatistëve dhe reformatorëve, që mbështesin presidentin Rohani dhe rrymat e ndryshme konservatore, që frikësohen nga humbja e privilegjeve të tyre ekonomike. Midis këtyre dy palëve beteja po përkeqësohet, edhe nga fakti se udhëheqësi suprem është i sëmurë dhe lufta për pasardhësin pothuaj është hapur.

    Vendi jeton një luftë me llogore, ku konservatorët kanë menduar që të përfitojnë prej protestave të para për të vënë në vështirësi Rohanin. Në 30 dhjetor 2017, u bë e qartë se në këtë mënyrë kishin hapur kutinë e Pandorës, dhe Rohani u përgjigj duke propozuar t’u japë më shumë liri atyre që kritikojnë politikanët dhe duke shfaqur vendosmëri të lartë përballë akteve të dhunës.

    Konservatorët nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit. Pavarësisht si do të zhvillohet situata në ditët e ardhshme, është e qartë se në Iran ekziston një jetë politike gjithmonë e më komplekse, dhe gjithnjë e më pak e aftë për të kanalizuar refuzimin e një teokracie, tashmë të përçmuar dhe të rrethuar. /bota.al

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Irani ka ingredientët e duhur për një revolucion. Por ka edhe një regjim të fortë për ta shmangur

    Disa vende janë të qëndrueshëm për shkak se janë të mbyllur – Korea e Veriut dhe Bjellorusia për shembull – ndërkohë që të tjera janë të qëndrueshëm, sepse janë të hapur, si SHBA dhe Japonia. Të parët ngrejnë mburojë ndaj erërave të globalizimit; të dytët janë fleksibël dhe elastikë mjaftueshëm, për t’iu përshtatur këtyre forcave. Periudha më e vështirë është kur një vend kalon nga të qënit i mbyllur, në të qënit i hapur. Nëse regjimi është i mençur dhe strategjik, mund të jetë në gjendje të reformohet dhe të përballojë këtë tranzicion të vështirë. Por ka dy rrugë të tjera, që kanë më shumë gjasa të ndiqen – kaosi prodhon një rikthim tek shtypja ose kolaps të shtetit

    Emri:  Screen-Shot-2018-01-05-at-07.33.12-1024x555.jpg

Shikime: 2008

Madhësia:  66.4 KB

    Nga Fareed Zakaria

    Komenti më i iluminuar, mbi atë që po ndodh tani në Iran, është shkruar 162 vjet më parë. Në librin e tij mbi Revolucionin Francez, Alexis de Tocqueville shkruante: “Revolucionet nuk vijnë gjithmonë nga një rënie graduale, nga një gjendje e keqe, tek një gjendje më e keqe. Kombet që kanë vuajtur me durim dhe pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme shtypjen më të madhe, shpesh shpërthejnë në rebelim kundër zgjedhës, në momentin që ajo fillon të bëhet pak më e lehtë. Regjimi i shkatërruar nga një revolucion, është pothuajse gjithmonë një përmirësim, krahasuar me paraardhësin e tij, dhe përvoja na mëson se momenti më kritik për qeveritë e këqija, është ai kur bëjnë hapat e para drejt reformimit”.

    Pse këto protesta po ndodhin në Iran dhe jo në, le të themi, Korenë e Veriut? Kjo është pyetja të cilës Tocqueville i jep përgjigje për ne.

    Marrëdhënia thellësisht antagoniste midis Uashingtonit dhe Teheranit, e bën të lehtë të harrohet se Irani sot është më i hapur se shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme. Krahasoni gjendjen e grave dhe pakicave në Arabinë Saudite dhe Iran, dhe do të gjeni se vërtetë nuk ka të krahasuar. Dhe në vitet e fundit, Irani ka ndërmarrë hapa drejt një hapjeje edhe më të madhe, megjithëse shpeshherë janë sprapsur, pasi linjat e ashpra fitojnë mbi reformatorët, në atë që është ende një regjim represiv.

    Gjatë dy dekadave të fundit, vendi ka zgjedhur vazhdimisht presidentë të cilët kundërshtohen nga establishmenti i vijës së ashpër. Në vitin 1997, ai zgjodhi Mohammed Khatamin, i cili tani është nën arrest shtëpie virtual. Pastaj erdhi Mahmud Ahmadinejad, retorika dhe mënyra radikale e të cilit, maskuan faktin se ai ishte një i huaj në mullaho-kracinë, e cila kishte drejtuar Iranin që nga viti 1979. Ahmadinejadi ishte një politikan i zgjuar i rrugës, pa asnjë kredencial teologjik dhe kështu u konsiderua një kërcënim për klerikët që donin të mbanin pushtetin. Sot, vendi ka një tjetër president reformist, Hassan Rouhani, i cili është zgjedhur dy herë, herën e dytë me shumicë të madhe. Establishmenti i vijës së ashpër në Iran ka kërkuar të minojë axhendën reformatore të Rouhanit. Në fakt, disa vëzhgues seriozë spekulojnë se protestat janë projektuar nga personazhet ekstremë, të cilët do t’i përdorin për të justifikuar një goditje dhe një fund total për reformën.

    Lëvizja e Gjelbër e 2009 në Iran është një ilustrim i tezës së Tocqueville. Ndodhi vetëm sepse vendi mbajti zgjedhje, të shoqëruara me debate, kandidatë me pikëvështrime të kundërta dhe votim të fshehtë. Procesi zgjoi shpresat e shumë iranianëve, të cilët më pas u zhgënjyen thellë kur, në fund, zgjedhjet u mendua se ishin manipuluar dhe kandidati me mendësi reformatore ishte mundur. Në Egjipt sot, askush nuk pret zgjedhje reale kështu që kur Gjenerali Abdel Fatah al-Sisi fiton 97 përqind të votave, askush nuk proteston.

    “Abuzimet për të cilat u akuzua qeveria franceze nuk ishin të reja, por drita nën të cilën u panë, ishte e re”, shkruante Tocqueville. “Ka patur më shumë probleme në departamentin financiar më herët, por që atëherë kishin ndodhur ndryshime, në qeveri dhe në shoqëri, të cilat bënin që tani të ndiheshin më fort”. Në po të njëjtën mënyrë, ekonomia iraniane ka qenë gjithmonë një rrëmujë jofunksionuese – një përzierje toksike e autarkisë, socializmit shtetëror dhe korrupsionit. Por në vitet e fundit, shpresat e njerëzve janë shtuar prej premtimeve të reformatorëve, pritshmërive që sanksionet do të hiqeshin dhe njohurive për jetën jashtë Iranit. Në fakt, protestat u nxitën prej një serie reformash ekonomike.

    Libri i Ian Bremmerit “The J Curve”, i vitit 2006, argumentonte se disa vende janë të qëndrueshëm për shkak se janë të mbyllur – Korea e Veriut dhe Bjellorusia për shembull – ndërkohë që të tjera janë të qëndrueshëm, sepse janë të hapur, si SHBA dhe Japonia. Të parët ngrejnë mburojë ndaj erërave të globalizimit; të dytët janë fleksibël dhe elastikë mjaftueshëm, për t’iu përshtatur këtyre forcave. Periudha më e vështirë është kur një vend kalon nga të qënit i mbyllur, në të qënit i hapur. Nëse regjimi është i mençur dhe strategjik, mund të jetë në gjendje të reformohet dhe të përballojë këtë tranzicion të vështirë. Por ka dy rrugë të tjera, që kanë më shumë gjasa të ndiqen – kaosi prodhon një rikthim tek shtypja ose kolaps të shtetit.

    Irani i ka të gjithë ingredientët për një revolucion. Më shumë se gjysma e popullsisë është nën 30 vjeç, shumë të rinj janë të arsimuar por të papunë, pothuajse 50 milion iranianë kanë smartphone me të cilët mund të mësojnë për botën, dhe reformatorët kanë rritur vazhdimisht shpresat, por nuk i kanë mbajtur asnjëherë premtimet. Por regjimi ka gjithashtu instrumentat e pushtetit, ideologjisë, shtypjes, të cilat të gjitha është gati t’i përdorë për të ruajtur kontrollin. Për Iranin duket se do të ketë një periudhë paqëndrueshmëria – në një Lindje të Mesme, edhe kështu shumë të paqëndrueshme. / Burimi: The ëashington Post – Bota.al

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •