-
Gjykata Speciale në Kosovë
Përshëndetje Anëtarë,
Sot vendosa me hape një temë te ndjeshme për Kosovën, dhe njëkohësisht te rëndësishme.
Eshtë vendi i vetëm ne rajon qe thuajse është i izoluar, nuk gëzon te drejtën e lëvizjes se lire. Proceset politike janë arsyeja kryesore perse ne sot nuk i kanë të drejtat e barabarta me fqinjët ne rajon. Serbia vazhdimisht hap kapituj te ri me BE-n, Maqedonia e Mali i Zi dhe Shqipëria bëjnë hapa te rëndësishëm drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka ngec, thuajse ne çdo gjë!
Tash se fundmi politikanet e mbrapsht, tentojnë ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale !! e cila do te na kthente mbrapa, d.m.th. do te mbeten te izoluar, për çkare ? për interesin personal te disa individëve qe akuzohen për krime lufte, kjo tendencë e tyre është tregues i qarte se ata nuk janë te pastër ashtu siç paraqiten te jene, po e marrin gjithë shtetin ne qafe për interesin e tyre !
Cfarë mendoni ju ? a duhet te shfuqizohet Gjykata Speciale apo nuk duhet ?
-
-
Për: Gjykata Speciale në Kosovë
Gjykata speciale nuk jane lojra qe shfuqizohen dhe fuqizohen simbas deshires. Kur nje gje pranohet i shkohet deri ne fund. Nje minimum serioziteti kerkohet edhe nga injorantet qe aprovuan diçka te tille.
Problemi ne Kosove nuk eshte Gjykata eshte zaptimi i ketyre politikaneve qe i kane bere pushtetit dhe qe nuk po kuptojne se po perdhosin luften e çlirimit. Sa me shume qe kerkojne te rrine ne pushtet aq me pak populli do ti mbeshtesi...dhe eshte e rrezikshme sepse nje lufte e drejte mbase do dali ne histori si nje lufte e bere nga komandant te korruptuar dhe njerez te etur per pushtet. Do ti heqin ate moral luftes qe ja japin njerezit e drejte ose njerezit me ideale.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt