-
EDUKATOR SHPIRTĖRASH
"bit poezia"
LAWRENCE FRELINGHETTI
Eshte njeri nga radikalet perhere te rinj dhe bard i vertete ne letersine bashkohore amerikane-njeri nder autoret me te rendesishem te brezit bit,bres ky qe vepronte prej Nju Jorkut e deri ne San Francisko.Eshte njohes i shkelqyer i Arteve te Bukura dhe shpeshhere shkruan per to.
Kjo ka ndikuar ne poezine e tij.Madje nje numer i madh i poezive te tij eshte paramenduar per t`u recituar-lexuar me percjellje te xhaz muzikes,per te cilat thone se duhet te meren si porosi gojore.
Per poezine qe krijohej ne San Francisko ky poet thoshte : Ketu jane te gjithe llojet e poeteve,te cilet shkruajne lloje te ndryshme poezie
Poezia e cila con me se shumti pluhur eshte krejtesisht dic tjeter nga "poezia per poezine",poezia e teknikes,poezia per poete dhe profesore,e cila qe nje kohe te gjate dominon neper revista dhe antologji te ketij vendi dhe e cila,natyrisht,shkruhet,poashtu edhe ne San Francisko,qe me se shumti degjohet koheve te fundit e qe duhet quajtur "poezi rruge".
L. Ferlinghetti me 1998 eshte emeruar Laurenti i Pare Poet i qytetit San Francisko.Ferlinghetti perpos poezise shkruan edhe drama dhe romane.
Ja nje poezi te tij:
JAM DUKE PRITUR
Jam duke pritur qe ceshtja ime te dale ne
Shesh
Dhe jam duke pritur
Nje rilindje cude
Dhe jam duke pritur qe dikush
Pernjemend te zbuloje Ameriken
E te vajtoje
Dhe jam duke pritur
Zbulimin
E nje kufiri simbulik perendimor
Dhe jam duke pritur
Shqiponjen Amerikane
Vertete t`i hap krahet
Dhe jam duke pritur
Epoken e Shqetesimit
Te bjere e vdekur
Dhe jam duke pritur
Luften per te luftuar
Qe do te bente boten me te
Sigurte
Per anarki
Dhe jam duke pritur
Zhdukjen perfundimtare
Te te gjithe qeverive
Dhe jam duke pritur vazhdimisht
Nje rilindje cude
Jam duke pritur Ardhejn e Dyte
Dhe jam duke pritur
Nje ringjallje fetare
Qe do te pushtonte shtetin e
Arizones
Dhe jam duke pritur
Qe te deponohen Vilet e Zemerimit
Dhe jam duke pritur ata
Te deshmojne
Se Zoti vertete eshte amerikan
Dhe seriozisht jam duke pritur
Qe Billy Graham dhe Elvis Presley
Pernjemend t`i nderrojne rolet
Dhe jam duke pritur qe te shoh Zotin ne televizion
Te pajisur me tuba ne altare kishe
Nese do te mund te gjenin kanalin e duhur
Qe te kycen ne te
Dhe jam duke pritur
Qe Darka e Mbrame te sherbehet serish
Me nje paragjelle te re te cuditshme
Dhe vazhdimisht jam duke pritur
Nje rilindje cude
Dhe jam duke pritur qe t`ma therrasin emrin
Dhe jam duke pritur
Mbarimin e gjalle
Dhe jam duke pritur
Babane te vije ne shtepi
Me xhepat perplot
Dollare te rrezatuar argjendi
Dhe jam duke pritur
Qe testimet atomike te perfundojme
Dhe jam duke pritur lumturisht
Qe gjerat te behen edhe me keq
Para se te permiresohen
Dhe jam duke pritur
Qe Armata Shpetimtare te mbizoteroje
Dhe jam duke pritur
Turmen njerezore
Te humbase nga shkembi diku
Duke shtrenguar ombrellen
E saj atomike
Dhe jam duke pritur
Qe Ike te veproje
Dhe jam duke pritur
Qe te perbuzurit te bekohen
Dhe te trashegojne token pa taksa
Dhe jam duke pritur qe
Pyjet dhe shtazet
Ta rikerkojne token per vete
Dhe jam duke pritur
Qe ta trashegoj me
Testament nje mundesi
Per t`i shkateruar te gjithe
Nacionalizmat
Duke mos vrare aske
Dhe jam duke pritur
Qe borcet e lirit dhe planetet te bien posi shi
Dhe jam duke pritur qe dashnoret e te
Pervuajturit
Te shtrihen serish se bashku
Ne nje rilindje cude
Dhe jam duke pritur qe Ndaresi i Madh te kalohet
Dhe jam duke priturme shketesim
Qe te zbulohet fshehtesia e jetes se perjetshme
Nga nje praktikant i pergjithshem i fshehte
Dhe te me shpetoje nga vdekja e pernjemendte
Dhe jam duke pritur qe te filloje jeta
Dhe jam duke pritur
Qe t`i ngris velat per lumturi
Dhe jam duke pritur
Nje Lulemaji te ringritur
Qe ta arrije Ameriken
Me tregimet e saj te ekranizuara dhe me te
Drejtat televizive
Qe u jane shitur vendesve qe me pare
Dhe jam duke pritur muziken e humbur qe te
Kumboje serish
Ne Kontinentin e Humbur
Ne nje rilindje cude
Dhe jam duke pritur diten
Qe do t`i qartesoje te gjitha gjerat
Dhe jam duke pritur
Plakun e Lumit
Qe te pushoje se bredhuri
Buze klubit te vendlindjes
Dhe jam duke pritur Jugun me te thelle
Qe te pushoje se Rindertuari vetveten
Ne vete shembelltyren e tij
Dhe jam duke pritur
Karrocen e kendshme te braktisur
Te kolovitet lehte
Dhe te me ktheje mbrapa ne Virxhinine e Mocme
Dhe jam duke pritur
Qe Virxhinia e Mocme te zuloje
Se perse bash Zezaket kane lindur
Dhe jam duke pritur
Zotin te vrojtoje
Prej Bjeshkes se Vrojtimit
Dhe te shoh Oden e Beselidhjes se te Vdekurve
Si nje farse te vertete
Dhe jam duke pritur shpagimin
E asaj qe Amerikaia ka bere
Tom Sawyerit
Dhe panerprere jam duke pritur
Nje rilindje cude
Dhe jam duke pritur te rritet Tom Swift
Dhe jam duke pritur
Djaloshin Amerikan
Qe t`i zhesh rrobat Bukurise
Dhe te hype ne maje te saj
Dhe jam duke pritur
Alicen ne Boten e cudirave
Qe t`ma percjelle
Enderen e saj te pergjithshme te pafajesise
Dhe jam duke pritur
Qe Childe Roland te vjen
Ne kullen me te erret te fundit
Dhe jam duke pritur
Afroditen
T`i rrise krahet e gjate
Ne konferencen e mbarme te carmatimit
Ne nje relindje cude
Dhe jam duke pritur te fitoje ca aluzione
Te pavdekesise
Duke kujtuar femijerine time te hershme
Dhe jam duke pritur
Qe mengjeset e blerta te vijne serish
Fushat egjelbera te budallenjta rinore te kthehen serish
Dhe jam duke pritur
Disa tendosje te artit te paparamendueshem
Te ma dridhin makinen time te shkrimit
Dhe jam duke pritur te shkruaj
Poemen madheshtore te paharrueshme
Dhe jam duke pritur
Shastisjen mosperfillese te gjate te fundit
Dhe jam duke pritur panderprere
Dashnoret qe ikin ne Uren Greke
Qe nxene njeri - tjetrin me ne fund
Dhe perqafohen
Dhe jam duke pritur
Perjetesisht dhe pergjithmone
Nje rilindje cude.
JOHN LENNON
IMAGJINO (1971)
Imagjino te mos kete qiell
Eshte lehte nese ti mudohesh
Te mos kete as ferr nder ne
Mbi ne vetem qiell
Paramendo te gjithe njerezit
Te jetojne per te sotmen
Paramendo te mos kete shete
Nuk eshte rende te paramendosh
Te mos kete gje per te vrare per te vdekur
Dhe as religjione
Paramendoje te gjithe njerezit
Te jetojne ne paqe
Mund te thuash se jam enderues
Por une nuk jam i vetmi
Shpresoj se nje dite edhe ti do te na bashkohesh
Dhe bota do te behet nje
Paramendo te mos kete pozita
Jam kueshtar per kete gje
Te mos kete nevoje per lakmi dhe uri
Vetem vellezeri mes njerezve
Paramendoje te gjithe njerezit
Ta ndajne gjith boten
DJALE XHELOZ
Isha duke menduar per te kaluaren
Dhe zemra po rihte shpejt
Fillova te humbas kontrollin
S`kam menduar te te lendoj
Me fal qe te bera te qash
Oh,jo nuk desha te te lendoj
Une jam vetem nje djale xheloz
Ndehesha i pasigurte
Ti ndoshta s`me dashuron ende
Dridhesha perbrenda
Mundohesha ti ze syte e tu
Edhe pse ti mundoheshe qe t`i fshehesh
Une pertypa dhimbjen time
S`kam menduar te te lendoj
Me fal qe te bera te qash
Oh,jo s`desha te te lendoj
Jam vetem nje djale xheloz,kujdes
Jam vetem nje djale xheloz,kujdes zemer
Jam vetem nje xheloz
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga che guevara : 21-05-2002 mė 14:05
-
-
i/e regjistruar
Mendoj se shkrimtaret Amerikane jane shume ekspresive, ndaj ndjenjave te tyre dhe nga cka ata perjetojne. Jane shume direkt dhe kjo eshte nje nga arsyet pse poezite apo novelat dhe romanet e tyre jane shume te kuptueshem.
-
-
EDUKATOR SHPIRTĖRASH
******
per ate gje me pelqen poezia e "rruges" amerikane
vecanerisht rock poezia e bob dylanit , ajo e jymmi morissonit
dhe inspirohem nga ata ,po eshte dicka shume veshtire qe te hasen ketu tek ne sepse nuk ka te perkthyera ,eshte vetem nje autor qe ka perkthyer disa nga ata poete te kesaj gjenerate
-
-
i/e regjistruar
Shirat e Shkurtit
NE SECILIN MARGARITAR
KA DIC TE VRAZHDE
dhe cdo **** e thengjillit
te zi
dikur ka qene perplot jete
Nen lekuren e vet
cdo guru
e permban budallain
por
askush
sikur
une
qe tinezisht mundesoj
lirimin
e mbushur me zhabinoke
me bar sykalter
me gjurme te arta pranverore
nga maja e kodres
dhe ajrin prej nga shperndahet
aroma e trendafilit
dhe moraces.
Michale McClure
Ne mungese te kohes do e shkruaj vetem kete , por me vone dikur besoj se do inkuadrohem me shume ne kete teme .
Sa per informate , eshte nje reviste letrare mistike qe botohet ne Prishtine quhet "MM" dhe del kater here ne vit , mirret me poezine beat .
Ju pershendes
TRIMI
-
-
EDUKATOR SHPIRTĖRASH
per trimin
ju falemnderit per shtojcen tuaj
do te isha mirenjohes nese shtoni edhe dicka tjeter
me respekt che guevara (jo komunist)
-
-
i/e regjistruar
Disa haiku perendimore
Hena e ulet
e verdhe mbi shtepine
e qete te shenderritur mbż llambe
Shenje jo trimeruese
shitorja e peshqeve
eshte e mbyllur
Hena pati
mustaket e maces
per nje cast
Nje flok i madh i trashe
i debores
bie fill vetem
Fundet e kepuceve te mia
jane te qullura
nga te ecurit ne shi
Ata zogj qe rrine
atje jashte ne gardh
te gjżthe do te vdesin
Nentor- sa hundore
thirrja e dehur
e Konduktorit
Hena ,
Ylli qe bie
Shiko kudo
E macja e qete
rri prane shtylles
Percepton henen
Kesaj mbremjeje te korrikut
nje bretkoce e madhe
Ne pragun e deres sime
Duke u tundur kah
muri , lulet
Teshtijne
Shija
e shiut
- Perse te pergjunjem
Me kot , me kot
shiu i madh
Derdhet ne det
Ne kabinetin tim te mjekesise
miza e dimrit
ka vdekur ne kohet e lashta
Karrigia e veres
vetvetiu luhatet
Ne tufan
Zogjte kendojne
ne erresire
- Agim me shi
Elefantat pertypen
mbi bar - te dashuruar
Koke me koke
Peshku lufton per jeten e vet ,
dhe fiton
Duke na sterpikur te gjżthe ne
Po afrohet mbremja
vasheza e zyres
e shliron shallin e saj
Jack Kerouac
TRŻMŻ
-
-
i/e regjistruar
XXXXXXXXXXXX
Jeta eshte semure
Qente kolliten
Bletet lundrojne
Zogjte kolliten me zor
Pemet sharrohen
Pyjet cirren
Njerezit vdesin
Kepushat perpiqen
Librat genjejne
Milingonat fluturojne
Mireupafshim
1960.
Jack Kerouac
TRŻMŻ
-
-
i/e regjistruar
Kjo e fundit duket shume e gjalle, sikur edhe ti vete je prezent ne ate poezi.
-
-
rrezja e shtate
....
jam pas fjale...me ra syni kot dhe... wow
nuk kisha lexuar asnje poezi te kerouac ...
trimi, te lutem boto te tjera...ne shkebim do perkthej ca poezi te Ginsberg e te Burroughs
P.S. link ku mund te gjej online ???
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt