Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Disa nga rregullat e shenjave te Kijametit!

    Hadithi meposhtem na tregon se besimtaret duhet te jene optimiste dhe te punojne per ndertimin e botes dhe mos bien ne pesimizem dhe kur e gjithe bota te kete hyre ne akthe mediatike te perhapura qellimisht.

    Profeti Muhamed a.s "Nese eshte afruar Kijameti dhe ne doren e dikujt eshte nje fidan peme dhe ke mundesi ta mbjellesh perpara se te ndodhe kijameti mbille ate."(Edeb Mufred saktesoi sheik Albani)

    Pyetje kur do ndodhe Kijameti?

    Profeti Muhamed a.s ju pergjigj kesaj pyetjeje me thenien ne hadithin e Xhibrilit se "i pyeturi(Profeti Muhamed a.s) nuk di me shume sesa pyetesi(Engjelli Xhibril)." (Muslimi hadithi eshte i gjate)
    Pra kjo eshte dije qe i takon vetem Zotit dhe nuk e di asnje krijese saktesisht kohen e tij.

    Allahu gjithashtu thote ne Kuran

    Nese njerzit te pyesin ty per Kijametin .Thuaju: Dituria per te eshte vetem tek Allahu (Ahzab 63)

    Por Profeti a.s ka lajmeruar per shenjat e tij te shumta.Por shenja e fundit e tij eshte se ne toke nuk do te kete me besimtar musliman dhe se ato do te vdesin te gjithe me ane te ere.

    Sikurse thote ne hadithin e Muslimit prej ibn Mesudit profeti Muhamed a.s thote "Nuk ndodh Kijameti vetem se ne toke jane njerzit me te keqinj"
    Ose ne transmetim tjeter te Enesit profeti Muhamed a.s thote "Nuk do te ndodhe kijameti nese ne toke ndodhet dikush qe thote Allah Allah,(Pra nuk do te ndodhet askush ne toke qe permend emrin e Zotit dhe eshte musliman)


    Disa rregulla bazike ne kuptimin e shenjave te Kijametit

    1)Synimi i shfaqes se tyre ne profecine islame eshte qe njerzit ta shikojne kijametin afer dhe te pergatiten per te dhe te punojne per te.
    2)Te vertetojne tekstet qe flasin per kijametin dhe ti saktesojne ato, sepse hadithet qe flasin per kete teme dhe u shperndahen njerzve mund te jene te dobeta apo te shpikura.
    Eshte per tu ditur sepse disa dijetare e tepruan ne kontekstin e shenjave dhe permendjen disa prej atyree fjaleve qe nuk saktesohen si e thenie prej profetit a.s duke permendur hadithe qe nuk kishin lidhje me profetin a.s dhe nuk ishin prej tij dhe per kete obligohemi qe mos i marrim keto hadithe prej librave te botuara dhe te perhapura ne lidhje me shenjat e kijametit sepse ne to ka hadithe jo te sakta.
    3)Vetepermbajtja per komentimin e tyre duhet perpara se vertetimit te saktesise se tyre.Sepse nuk lejohet komentimi i tyre vetem kur ato kane rezultuara te perfunduara, ne shenjat dhe cilesite e tyre sepse nuk lejohet te flitet per to perpara per arsye se kjo eshte si te folurit per Allahun dhe shpalljen e tij pa njohuri te duhura. Dhe kjo eshte prej gjynafeve te medha sikur thote Allahu i madheruar
    Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetėm tė kėqijat e turpshme, le tė jenė tė hapta ose tė fshehta, ndaloi mėkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa tė drejtė, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur pėr tė kurrfarė argumenti, dhe ndaloi tė thoni pėr All-llahun atė qė nuk e dini se ėshtė e vėrtetė.Arafe 33
    Pershembull: Nuk eshte i sakte parakomentimi i ndodhjes reale se ardhjes se Mehdit edhe me tekste fetare, por lejohet te behet kjo vetem mbas perfundimit te shenjave te saj dhe shfaqes se cilesive te verteta te kesaj ndodhie.(Pra pritet te shfaqet e plote shenja pastaj thuhet kjo shenje i perket ketij hadithi)
    Ka shume komentime te gabuara rreth fitneve dhe luftrave.Dhe keto jane shkak shpesh here per ndodhjen me te vertete te trazirave dhe krimeve te medha sikur eshte rasti i ceshtjes se ndodhur te "Mehdit te rreme" ne Meke rreth vitit 1978 ku u deshmua derdhja e gjakut ta pafajshem te njerzve.
    4)Permendja e shenjave te Kijametit behet per shkak te pershpejtimit te bindjes ndaj Allahut dhe profetit a.s dhe shtimin e besimit dhe veprave te mira, dhe eshte absurde te dobesohesh dhe te lesh veprat e mira ose punen pergjysme duke pritur kijametin.
    Ne hadithin e Enes Ibn Malikit permendet se profeti a.s ka thene:
    Nese eshte afruar Kijameti dhe ne doren e dikujt eshte nje fidan peme dhe ke mundesi ta mbjellesh perpara se te ndodhe kijameti mbille ate.
    5)Fakti se disa gjera nga shenjat e kijametit mund te jene bidat, haram apo te urryera nuk do te thote qe ato duhen vepruar sikurse ka dhe shenja te Kijametit qe tregojne miresi sic eshte ardhja e Mehdit dhe zbritja e Iasait birit te Merjemes, ndersa per keto detyrohet pasimi, sikurse ka dhe shenja sherri sic eshte dalja e Dexhalit dhe dalja e Jexhuxh Maxhuxheve qe detyrohet kundershtimi dhe braktisja.
    6)Rruga e njohjes se sakte te shenjave te Kijametit
    a)Cfare vjen e pershkruar ne Kuran (si kafsha, Isai a.s etj )
    b) Cfare vjen e pershkruar ne hadithe te sakta prej profetit a.s.(Vlen te theksohet se shperndahen shume hadithe te dobeta dhe te shpikura ne lidhje me shenjat e Kijametit dhe per kete profeti a.s ka ndaluar me dy hadithe ne njerin prej tyre thote : "Kush thote per mua dicka qe une nuk e kam thene le ti pergatise vetes nje karrike per ne zjarr."
    c)Ajo qe vjen me tekste fetare prej sahabeve konsiderohet e sakte (me kusht qe mos jete marre prej israiljateve prej te cilat as nuk mohohen e as nuk pohohen)
    7)Ndarja e shenjave te Kijametit
    Disa dijetare i kane ndare ne kete forme
    1)Shenjat qe kane kaluar
    2)Shenjat qe nuk kane ndodhur
    3) Shenjat e medha te kijametit
    Tregimi i shenjave te Kijametit ka disa domethenie.
    Nderto permendim:
    1)Vertetimin i profecise se profetit te fundit Muhamedit a.s .
    2)Miresia e Allahut ne njoftimin e tyre per ymetin e profetit Muhamed a.s si ymeti i fundit i pasimit te shpalljes profetike te ekzistences se gjithesise.Elhamdulilah rabil alemin.


    Per tu informuar me shume rreth shenjave dhe profecive te Kijametit kerko ne google "Shenjat e Kijametit"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 23-12-2017 mė 09:25
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •