Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Ish-ministri grek, Teodoros Pangalos ka rihapur debatin për suliotët, teksa i është referuar aktit heroik që sipas tij gratë suliote bënë 215 viteve më parë.

    Si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës, një grup grash suliotesh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve.

    “Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala “λουλούδι” (lule) vjen nga gjuha shqipe? Origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina.

    Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, gratë suliote hodhën foshnjat e tyre nga shkëmbinjtë dhe më pas u hodhën dhe vetë. Për to vdekja ishte më e preferueshme se poshtërimi. Si mund të thoshin gratë suliote lule në rërë, ndërsa ishin tërësisht shqiptare?”, shkruan Pangalos në Twitter.

    http://www.tiranaobserver.al/ish-min...sht-shqiptare/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 22-12-2017 më 08:09

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Shqiptare ishin,dhe jo vetem suljotet por gjithe Epiri e me gjere. Por hajduti i Tepelenes i vrau e i preu me pabesi te krishteret shqiptare dhe si rrjedhoje keta te fundit nuk donin ti shihnin me sy myslimanet. Dhe kjo eshte e dallueshme edhe sot. Krimineli Ali eshte shkatari kryesor i percarjes se shqiptareve. Kjo solli asimilimin e shqiptareve ortodokse dhe spastrimin e shqiptareve myslimane nga keto troje. Sot i bejne shtatore kelyshit te Tepelenes,ky kriminel i ndyre e spiun i fanarit.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (21-02-2018)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Deri ne shekullin XIX ne greqi flitej Shqip

    Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë. Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Googel në zërin “Arvanitas” në kreun “histori” do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe)u shqiptarizuan. Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë e « popullsisë autoktone greke». Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

    Ku qëndron e vërteta?

    Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : « Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit....

    “ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.)

    “…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)

    “ - Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)

    “...që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim...greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.)

    « Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...rJRQrh6QDm6oDd
    vazhdon

  5. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Shqiptare ishin,dhe jo vetem suljotet por gjithe Epiri e me gjere. Por hajduti i Tepelenes i vrau e i preu me pabesi te krishteret shqiptare dhe si rrjedhoje keta te fundit nuk donin ti shihnin me sy myslimanet. Dhe kjo eshte e dallueshme edhe sot. Krimineli Ali eshte shkatari kryesor i percarjes se shqiptareve. Kjo solli asimilimin e shqiptareve ortodokse dhe spastrimin e shqiptareve myslimane nga keto troje. Sot i bejne shtatore kelyshit te Tepelenes,ky kriminel i ndyre e spiun i fanarit.
    Je komplet gabim. Ali Pasha Tepelena ishte një sundimtar që kishte si qëllim dhe ambicie personale, krijimin e një shteti të pavarur. Për të realizuar këtë qëllim, ai nuk ndalesh dhe nuk donte që t'ja dinte nëse ti që ishe kundra tij ishe i krishterë apo mysliman, ai të vriste, tipik sundimtar absolut. Për këtë arsye ja prenë kokën edhe bashkëkohësit të tij Mbretit të Francës, e njëjta kategori sunduesi ishte dhe Ali Pasha. Ai kërkonte bindje nga shtetasit e tij dhe nuk i interesonte nëse ishe i krishter apo mysliman, të gjithë ishin të barabartë. Momenti më i mirë për të krishterët ka qenë pikërisht periudha e sundimit të Ali Pashës. Nën zë por edhe haptazi edhe grekët e sotshëm ja njohin meritat atij. Shqiptarët u përçanë nga të huajt, Turqia e para dhe fuqitë e tjera Europiane. Është fatkeqësi që ai dhe Bushatllinjte falimentuan në projektet e tyre politike. Të paktën njëri t'ja kish dalë mbanë. Që nga ajo kohë, pra nga rënia e Pashallarëve Shqiptarë, ne e kemi ulur kokën dhe nuk po e ngremë më. Prandaj mos flisni budallëqe lart e poshtë por mësoni historinë e vendit tuaj.

  6. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    Ish-ministri grek, Teodoros Pangalos ka rihapur debatin për suliotët, teksa i është referuar aktit heroik që sipas tij gratë suliote bënë 215 viteve më parë.

    Si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës, një grup grash suliotesh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve.

    “Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala “λουλούδι” (lule) vjen nga gjuha shqipe? Origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina.

    Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, gratë suliote hodhën foshnjat e tyre nga shkëmbinjtë dhe më pas u hodhën dhe vetë. Për to vdekja ishte më e preferueshme se poshtërimi. Si mund të thoshin gratë suliote lule në rërë, ndërsa ishin tërësisht shqiptare?”, shkruan Pangalos në Twitter.

    http://www.tiranaobserver.al/ish-min...sht-shqiptare/
    Debat mund të ketë midis grekëve të sotshëm, por gjithë bota e di që Suliotet ishin shqiptarë. Në fillim të viteve 90-të, kur shqiptarët filluan të emigronin në Greqi mbas rënies së komunizmit, nipi i Marko Bocarit, profesor në një Universitet në Australi, biles për koincidencë edhe ai quhesh Marko Bocari, deklaroi në një intervistë se gjyshërit dhe prindërit e tij gjithmonë flisnin vetëm Shqip. Natyrisht kjo deklaratë shkaktoi skandal në Greqi. Sepse grekët e sotëm, sa më shumë kalojnë vitet dhe brezat nga pika Zero, çlirimi nga Otomanet, gjithmonë edhe më shumë besojnë se ata janë pasardhës direkt të grekëve të lashtë.
    Këto muhabete që hap Pangallos nuk kanë lidhje me ne. Këto janë probleme të tyre të brendshme. Sepse kanë një konflikt të brendshëm se kush është një grek i vërtetë, një shqiptar, një vllah, një sllav apo një emigrant nga Azia.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Gjithmon debate kot,per gjera qe dihen dhe sterdihen

    Emri:  scan360.jpg

Shikime: 2298

Madhësia:  48.3 KB
    Emri:  scan361.jpg

Shikime: 2811

Madhësia:  29.2 KB
    Emri:  scan362.jpg

Shikime: 2178

Madhësia:  48.9 KB
    Emri:  scan363.jpg

Shikime: 2194

Madhësia:  66.6 KB

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Gjithmon debate kot,per gjera qe dihen dhe sterdihen
    keto i dime ne por greket kane vite qe kane mesuar te kunderten, por gradualisht dhe atje gjerat po ndryshojne dhe po e rishikojne historine
    dhe qe per nje minister grek te flase hapur (edhe pse me orgjine arvanitase) nuk eshte gje e vogel

  9. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Nuk ka absolutisht asnje element sado te vogel qe verteton se Ali hajduti kishte si synim krijimin e nje shteti te pavarur nga perandoria osmane. Cili shtet ishte ky qe donte te krijonte Aliu? Ka ndonje emer? Permendet ne ndonje vend Shqiperi,apo Epir,apo Arberi,apo Turqi e vogel e pavarur nga osmanet? Mos kerko se do lodhesh kot,nuk ka asgje. Aliu ishte nje intrigant e nje bandit i zoti i cili grumbulloi nje pasuri te madhe te cilen e perdori per te korruptuar njerez te ndryshem brenda oborrit te cilet i shisnin informacione rreth kundershtareve te vet.Gjithcka ne funksion te pasurimit dhe forcimit personal.Dhe ia arriti qellimit duke sunduar,vrare e prere,duke vjedhur e grabitur pronat e te tjereve dhe pasurite e tyre.
    Kur u ngatarrua me intriga per vrasje deri brenda oborrit,sulltani i cili e kishte toleruar per aq kohe sa ai mbante zap ato krahina, u zemerua dhe i preu koken si qen.I zhduku me fare e me fis keta tepelenjote qe ashtu si bene,ashtu edhe gjeten ne fund.Eshte turp,injorance,ose dashakeqesi te mundohesh te ngresh larte nje figure despotike i cili etnikisht ishte shqiptar,por qe shqiptaret i percau ei demtoi me shume se kedo tjeter. Por fatkeqesisht shqiptaret kane nje dashuri te cuditshme per keto figura despotike.Edhe sot disa duan babe Enverin,disa babe Zogun,disa babe Erdoganin,disa babe Hitlerin,disa babe Saliun,disa babe Ducen, e keshtu me rradhe. Tek bushatllinjte edhe mund te gjesh disa perpjekje per tu shkeputur nga porta,por ato deshtuan.As malin e zi nuk pushtuan dot shqiptaret. Atje la edhe koken Bushatlliu i madh,por te pakten tentoi te pushtonte toka ne mal te zi dhe hercegovine.Eshte nje merite megjithese deshtoi.Shqiptaret mburren sot se ne nuk kemi sulmuar kurre asnje shtet apo teritor te huaj dhe e shesin si tolerance e miresi.Nderkohe kjo eshte nje tregues se sa te dobet kemi qene dhe pse u krijuam aq vone e pse jemi kaq te varfer e te corroditur. Hiqni dore nga perrallat, zgjohuni nga gjumi dhe shihini gjerat ashtu sic jane. Vetem ne Shqiperi adhurohen sunduesit gjakatare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 13-02-2018 më 02:18 Arsyeja: korrigjime drejteshkrimore

  10. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Aliu ishte sundimtar i nje province osmane dhe sundoi per dekada me rradhe si i tille.Thjeshte nje sundimtar i nje krahine te vogel ne gjirin e perandorise me te madhe te kohes.Ai kishte mentalitet osman dhe i njihte shume mire intrigat e oborrit.Nuk kemi ca mesojme nga Aliu. Per kuriozitet historik eshte mire te lexoje njeriu,por jo te besoje perralla. As qe e kishte idene apo deshiren apo kapacitetin per te bere njes shtet te pavarur Aliu i Hankos. Eshte cudi qe te gjitha masakrat i beri ndaj elementit "arberor"ose shqiptar apo epirot,quajeni si te doni.Vrau te krishtere kryesisht,por nuk kurseu as myslimanet. Une nuk e di ca librash lexoni ju? As Enver Hoxha nuk pati guximin ti jepte perpjekjeve te Aliut karakter kombetar,jo se kishte frike,por nuk ishte aq injorant sa te promovonte nje palaco si Aliu.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (21-02-2018)

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    SULIOTET NUK DONIN CAMERINE DHE CAMET
    POR GREQERINE

    ABEDIN RAKIPI

    Ndersa admiratoret e tij angleze shkruanin se Aliu i
    kishte ngritur shqiptaret e tij ne lartesine e kombeve
    me te forta te kontinentit(1). Luftrat e Aliut kunder
    fiseve ortodokse te Sulit te siperm filluan rreth
    viteve 1790 gjate luftes Austro-Ruse pasi Suliotet ne
    malet e tyre sulmuan disa trupa te Aliut(2). Megjithe
    shperthimet dhe permasat poetike qe morren suliotet
    per mbrojtjen e tyre heroike ata fatkeqesisht nuk
    ishin asgje tjeter vecse nje bande kleftesh(banditesh)
    te organizuar ne fise dhe shoqeri qe ne cdo dalje nga
    mali te banditeve qe perbenin komunitetin e maleve te
    Sulit, ata sulmonin Turqit , apo Greket , apo
    shqiptaret muslimane(3)duke i bere krahinat perreth
    maleve te Sulit nje ferr per te gjithe. Ne 1791 duke
    perfituar nga mungesa e Ali pashes( sepse ky kishte
    detyrime ushtarake ndaj sulltanit) Suliotet sulmojne
    pronaret muslimane te zones se Paramithise dhe
    Margelliçit. Kete fakt na e sjell shkrimtarja De
    Joelle Dalegre ne faqen 157 te librit te saj « Greket
    dhe Osmanet 1453-1953 », ndersa ne arkivat franceze te
    « Journal des sciences militaires » ne faqen 161
    shkruhet per vitin 1822 : Suliotet pasi morren
    keshtjellen e Regniazza ne rrugen e tyre drejt artes i
    morren peng si rober lufte te gjithe camet e
    Margellicit.
    Ali Pasha qe edhe vete greket e quanin PYRRHUS apo
    PIRRO i ri (4) ne nje ekspedite te dyte
    per te luftuar suliotet perdori edhe Armatolet greke
    kunder tyre ne korrik 1792 ne betejen e te ciles 2000
    shqiptare te Aliut do te masakroheshin nga Suliotet.
    Ata nuk e donin islamin dhe urrenin cdo njeri qe e
    pranonte ate. Fakt eshte se ata kur ndonje njeri nga
    fiset e tyre pranonte islamin, ose e vrisnin ose e
    perjashtonin nga fisi, gje qe sillte edhe largimin nga
    fshatrat e tyre. Sulmet e tyre te vazhdueshme ndaj
    osmaneve dhe muslimaneve te fshatrave perreth nuk mund
    ti linte keta te fundit indiferent ndaj edhe disa
    ekspedita ushtarake kunder Sulioteve u ndermorren nga
    kapedanet vendas kunder Sulioteve. Ne 1731 shqiptari
    Njazi Ahmeti pashai i Janines se bashku me 8.000
    trimat e tij i luftoi Suliotet por ky e humbi luften
    dhe shume ushtare shqiptare u masakruan nga Suliotet.
    Ne 1755 Mustafa Koka me 4.000 ushtare dhe Beqir bej
    Cameria me 5.000 ushtare por qe te dy perballe maleve
    dhe krykave te Sulit humben ushtrine e tyre. Ne 1759
    Delvinioti Dost beu humbi perballe Sulioteve dhe
    gjithe ushtria e tij perbere nga shqiptare u
    shkaterrua nga Suliotet. Cami Maksut Aga nga Margariti
    qe ishte edhe guvernator i Artes pesoi te njejtin fat
    ne 1762. Ne 1772 cami Sulejman çapari bashke me 9.000
    trimat e tij sulmoi Suliotet por i shtrenguar keq ne
    malet e egerta te Sulit e humbi betejen.

    Ne 1788 i
    famshmi Ali Pasha i Janines i hapi lufte sulioteve
    sepse keta te fundit nuk respektonin ligjet dhe
    kryenin krime. Ne 1792 3.000 ushtaret shqiptare te
    Ali Pashes do te masakroheshin nga Suliotet te
    drejtuar nga Jorgjio Bocari (babai i Marko Bocarit) ,
    Llambro Xhavella (babai i Foto Xhavelles). Dy vjet me
    vone do te pesonin te njejtin fat 2.000 shqiptare te
    tjere qe Ali Pasha nisi kunder Sulioteve. Suliotet te
    gjithe ndihmen e tyre e merrnin nga Parga dhe kishin
    mbeshtetje te forte nga Europa. Rusia dhe Franca i
    furnizonin ata me arme dhe municione. Per fuqite
    Europeane Suliotet ishin nje instrument i persosur per
    te dobesuar perandorine Osmane. Kur britaniket
    bashkuan forcat e tyre me Osmanet per ti bere balle
    Napoleonit Suliotet ngelen pa mbeshtetje sepse
    britaniket ja prene atyre furnizimet me arme nga te
    gjitha anet, gje kjo qe coi ne thyerjen e bashkimit te
    klaneve Suliote. Familja Bocari per arsye politike
    kerkoi nga Ali Pasha qe ti linte te largoheshin nga
    Suli dhe te vendoseshin ne tokat e Aliut. Sidoqofte
    Suliotet u mblodhen ne kishen greke Shen Georgios te
    Sulit dhe vendosen qe te vazhdojne luftimet. Liderat e
    tyre ishin : Foto Xhavella, Dhimo Drakos, Tusas Zerva(
    nje nga stergjysherit e Napolon Zerves qe do te
    masakronte me pas çamet pa meshire duke kryer krimet
    me makabre te te gjithe historise se çamerise),
    Kutzonikas, Janaqi( nga paraardhesit e Gjeneralit
    famekeq Deli Janaqi qe me doren e vete do te
    masakronte me mijera came gjate tragjedise came),
    Fotomaras, Veiko etj. Pas nje beteje te gjate ne 7
    dhjetor Suliotet do te kapitullonin perballe ushtareve
    shqiptare te Aliut i cili i premtoi atyre se do te
    lejonte te largoheshin per ne ishujt e mesdheut me
    gjithe pasurine dhe armet e tyre. Ne 12 dhjetor 1803
    Suliotet u nisen per ne Parga dhe neper ishujt e tjere
    Joniane. Nje numer i madh Suliotesh u vendosen ne
    Parge qe ishte nen kontroll Rus. Shume Suliote u vune
    ne sherbim te Rusise ne Korfuz dhe u bene komponenti
    kryesor i Legjionit te Drites Riflemen. Ky rregjiment
    ishte i perbere nga Suliotet, Himariotet, Maniotet,
    Kleptet(bandita greke), dhe Armatolitet( bandida greke
    anti-klepte). Suliotet morren pjese ne shume ekspedita
    ushtarake si ajo e Napolit ne 1805, Tenedos dhe
    Dalmaci ne 1806, si dhe ne mbrojtejen e Lefkosit ne
    1807. Pas traktatit te Tilsit ne 1807 mes Ruseve dhe
    Francezeve, ushtrite ruse u larguan nga ishujt Joniane
    dhe keto ishuj u okupuan nga Francezet. Pas ikjes se
    Ruseve Suliotet qe ishin ne Legjionin e drites Rus u
    vune ne sherbim te francezeve duke formuar ate qe
    francezet e quajten tekstualisht LE REGIMENT SOULIOTE
    (regjimenti suliot) dhe jo regjimenti shqiptar sic e
    quajne filogreket shqiptare. Ky eshte nje tjeter fakt
    qe filohelenet e kane deformuar duke na e paraqitur
    kete regjiment me fjalet REGJIMENTI SHQIPTAR. Pra kjo
    tregon qe sa me shume te ecim perpara aq me shume do
    te zbulojme fakte te deformuara nga
    filo-heleno-sllavo-komunistet.
    Ne mes te Sulioteve jetonin edhe disa bandite katolike
    qe ishin larguar nga malet e veriut te Shqiperise. Ne
    mes Sulioteve qe flisnin shqip por qe sic e theksova
    edhe ne fillim te shkrimit qe mes tyre kishte edhe
    shume bandite greke qe ishin arratisur dhe strehuar ne
    malet e Sulit per krime te ndryshme qe kishin kryer.
    Ka shume hipoteza qe thone se mes tyre jetonin shume
    familje shqiptare ortodokse qe kishin lidhje martesore
    dhe gjaku me ta. Ky faktor dhe domosdoshmeria qe
    kishte shqipja ne Cameri(sepse te gjithe shqiptaret
    flisnin shqip dhe ishte gjuha vendase ne mbare
    Camerine)beri qe me kalimin e kohes Suliotet shqiptare
    apo greke apo Armatole qofshin ata te shqiptarizohen
    per sa i perket gjuhes shqipe. Ky proces mendohet te
    kete ndodhur per disa shekuj me rralle. Ne 1815
    francezet, dhe anglezet e shperbene (LE REGIMENT DES
    SOULIOTES) dhe i integruan suliotet ne dy regjimente
    greke te drites. Nje pjese e mire e Sulioteve qe
    kishin marre pjese ne legjionin Rus te drites shkuan
    ne Rusi dhe i kerkuan Ruseve qe ti integronin ne
    ushtrite e tyre por pas refuzimit te ketyre te fundit
    ata u kthyen ne Greqi dhe integruan organizaten
    sekrete nacionaliste greke PHILIKI ETAIREIA e formuar
    ne Odesa ne 1814 qe kishte si qellim lirimin e te
    gjitha tokave greke dhe bashkimin e popujve ortodokse.
    Suliotet u perhapen neper Greqi duke bere te gjitha
    perpjekjet e munsdshme per te futur sa me shume
    vullnetare ne Philiki Etaireia ne menyre qe te
    rifillonin nje lufte kombetare greke kunder osmaneve
    qe do te vinte me vone me revolucionin grek te
    komanduar nga vete Suliotet. Ne 1820 duke mos humbur
    kohe Suliotet ju pergjigjen fteses se Ali pashes per
    tju bashkuar atij kunder osmaneve. Per ta cdo menyre
    per te dobesuar osmanet dhe forcuar Greqine dhe
    Ortodhoksine ishte e vlefshme qofte edhe bashkepunimi
    me ish-armikun e tyre Ali Pashen. Ata u bene heronjte
    dhe drejtuesit e revolucionit grek ku u shquan figura
    si Marko Bocari dhe Kico Xhavella. Pas pavaresise se
    Greqise ata zune poste te larta administrative ne
    shtetin grek duke drejtuar edhe levizjet diplomatike
    te shtetit grek, levizje keto te cilat determinuan
    edhe strategjite e reja qe helenet ndermorren ndaj
    shqiptareve dhe trojeve te tyre per ti gllaberuar
    trojet e lashta shqiptare, dhe per ti futur ato nen
    tutelen greke, sic bene me Camerine te cilen pastaj e
    lane me gjak shqiptari dhe muslimani cam. E thsksoj
    kete sepse nuk u vra asnje Arvanitas ortodoks por u
    masakruan vetem camet muslimane. Suliotet mund te
    krahasohen deri ne nje fare pike me Kara Gjorgjen apo
    Gjergj Petrovicin e Serbise qe ishin shqiptare me
    origjine por qe nuk bene Shqiperine por Serbine, dhe
    me pas punuan per eliminimin e shqiptareve muslimane
    dhe sllavizimin e shqiptareve katolike dhe ortodhokse.
    Ose me fisin e Kucit ne Mal te Zi TE cilet ishin
    shqiptare me origjine por qe bene Malin e zi , dhe
    vrane Kara Mahmud Bushatin. Edhe pse Suliotet kane
    folur shqip, gjuha nuk i ben ata Shqiptar sepse shume
    shqipfolesa ose burra me origjine shqiptare kane dale
    por ata skane bere asgje per kombin e tyre,
    perkundrazi kane punuar kunder kombit te tyre. Kjo me
    ne dukje edhe njehere se ne Ballkan kombet nuk u
    formuan sipas gjuhes por sipas kishave te ndryshme.
    Kisha greke i beri Suliotet, greke apo grekefoles me
    sakte , i beri vllehet apo shqiptaret ortodokse, greke
    ndersa kisha serbe i beri vllehet, apo shqiptaret
    serbe etj etj. Suliotet e braktisen kombin e tyre per
    hir te kishes greke si shume shqiptare ortodokse gjate
    100 viteve te fundit. Fakt per kete eshte edhe 1913
    kur ortodokset e shqiperise se jugut thoshin nuk jemi
    shqiptare por greke. Ndersa me kombin shqiptar ndodhi
    e kunderta ku baza e forte dhe themeli i formimit te
    kombit ishte feja muslimane. Shqiperine e bene
    muslimanet me mundin dhe atdhedashurine e tyre dhe
    fakt konkret per kete eshte Kosova, Cameria, Maqedonia
    etj ku ata kane mbetur dhe jane shqiptare vetem se
    ishin islame. Te gjitha trojet shqiptare qe ngelen
    jashte kufijve ne 1913 vetem muslimanet nuk e pranuan
    dhe e luftuan asimilimin duke krijuar nje shqiptarizem
    te forte, ndersa shqiptaret ortodokse apo katolike u
    asimiliuan sepse kisha i drejtonte ata sipas
    interesave te kombit qe ajo perfaqeson sepse kisha
    ortodhokse nuk do shqiptare , ajo i ben njerezit
    greke. Ne historine e Greqise ka qindra grekomane
    shqipfoles si Vangjel Zhapa apo Kostandin Arsaqi emer
    te te cilit Greqia ka hapur edhe kolegjin Arsaqi ne
    Tirane, qe edhe pse flisnin shqip punuan per
    Greqine.Pra te dashur vellezer xhamite tona ne Cameri
    e bene shqiptarizmin dhe kombin shqiptar dhe jo
    Suliotet grekofile ose greke (sipas hipotezave) te
    cilet pervec se e braktisen kombin per hir te kishes
    greke i masakruan edhe vellezerit e tyre shqiptare
    came, por te ne islami na beri shqiptare dhe dallimi
    mes camit shqiptar dhe Suliotit grek eshte islami.Edhe
    Bosnja eshte shembull tjeter per kete, ku masakrat si
    ajo e Srebrenices ku serbet per hir te kishes vrane
    vellezerit e tyre sllave boshnjake flasin qarte,
    keshtu edhe Suliotet vrane vellezerit e tyre
    shqiptare-muslimane. Nese shohim enciklopedine e lire
    Wikipedia Marko Bocari njihet si nje hero grek dhe si
    nje nga aktoret kryesore te luftes revolucionare
    greke. Ai u quajt STRATARK dhe gjeneral i Greqise
    perendimore. Ne 1814 ai behet anetar i organizates
    patriotike greke HETAIRIA PHILIKE. Ne enciklopedine
    Britanica per te shkruhet tekstualisht : : « « ON THE
    NIGHT OF 21 OF
    AUGUST 1823 HE LED THE CELEBRATED ATTACK AT KARPENTISI
    OF 350 SULIOTS AGAINST 4000 ALBANIANS WHO FORMED THE
    VANGUARD OF MUSTAFA PASHA BUSHATLIU OF SHKODRA WHO WAS
    ADVANCING TO REINFORCE THE MUSLIM BESIEGERS.
    Piktori francez Jean Leon ka realizuar ne shekullin e
    19 nje portret te Marko Boçarit me kostum kombetar
    grek dhe jo shqiptar. Kosta Boçari , vellai i Markos
    me vone u be gjeneral dhe senator i mbreterise greke.
    Djali i Markos
    Dimitrios Boçari u be tri hete minister i luftes nen
    mbreterit OTON dhe GEORGIOS, i asaj ushtrie qe sipas
    shkrimtares angleze Miranda Vickers dogji dhe masakroi
    46 fshatra muslimanesh vetem ne Shqiperine e sotme te
    jugut pa llogaritur çamerine dhe gjithe trevat e tyre
    qe mbeten jashte kufijve shqiptare duke mos prekur as
    edhe nje fshat ortodoks. Ndersa Kiço Xhavella , biri i
    Foto Xhavelles gjithashtu suliot si Markoja e shume te
    tjere u shqua ne luften e 1821 ne Misollongji se
    bashku me Gjorgj Karaiskaqin i cili jepte jeten per
    Greqine por qe sot çuditerisht eshte bere krenari e
    kombit shqiptar nga disa grekofile kaurre si Arben
    Llalla. Pas ardhjes se Kapodistrias ne Greqi, Xhavella
    liron nje pjese te madhe te Greqise qendrore nga
    udheheqja e bejlereve dhe pashallareve te pasur
    shqiptare, si dhe nga administrata muslimane. Pas
    pavaresise behet nje mbeshtetes i flakte i
    Kapodistrias dhe nje nga udheheqesit e partise Ruse.
    Ne 1834 te akuzuar se po i pergatisnin atentat mbretit
    ai dhe shume udheheqes te tjere te partise burgosen.
    Pra Kiço Xhavella per te cilin ne Shqiperi shkruajne
    se ai u burgos se ishte arvanitas u burgos , nuk u
    burgos aspak per kete fakt por per lojrat politike te
    partise se tij e cila akuzohej se do i bente atentat
    mbretit te Greqise. Por me vendim te mbretit Oton ai
    lirohet dhe vihet ne sherbim te mbretit. Me pas ai u
    emerua minister i luftes ne vitet 1847-1848.
    Ne 1825 Ibrahim Pasha biri i shqiptarit legjendar
    Mehmet Ali qe ishte governator i Egjiptit zbret ne
    More me 11 .000 ushtare dhe sic dihet historikisht
    ushtaret e tij ishin me shumice derrmuese shqiptare.
    Ai rimerr Navarinin dhe thyen Kollokotronin ne
    Tripolice per te cilin filohelenet shqipfoles qe duan
    te na e bejne heronj te kombit vetem ata qe dhane
    jeten per Greqine shkruajne libra se ai ka qene nje
    arvanitas dhe duhet te jemi krenare qe ai vriste
    bashkekombasit e tij muslimane dhe mesakronte gra dhe
    femije pa pike meshire. Ne 1826 shqiptari Ibrahim
    Pasha ja rimerr Misollongjine grekeve te cilet ishin
    nen urdhrat e gjeneral Miaulit( nje tjeter filogrek qe
    ne shqiperi e bejne hero kombetar shqiptar edhe pse ai
    se dinte nga bie shqiperia).

    Por Ibrahimi i theu ata
    dhe i vuri ne arratine. Ne 5 dhjetor te 1826 ne
    betejen e Arashoves qeveria greke dergoi Karaiskaqin
    (arvanitas) i cili u perball me shqiptarin Kiutaqi i
    cili drejtonte forcat muslimane dhe pasi Karaiskaqi e
    fitoi betejen beri nje trofe te rende te perbere nga
    300 koka muslimanesh dhe e ngriti ate me krenari.

    Ne 5 tetor ne 1821 kryeqyteti i Peloponezit Andronika e
    mbrojtur nga shqiptari Mustafa beu bie ne duart e
    Miaulit dhe te Kollokotronit dhe u dogj pergjate tre
    diteve. Gjate ketyre 3 diteve 10.000 muslimane te te
    gjitha sekseve dhe te te gjitha moshave u masakruan pa
    meshire. Qyteti tashme ishte i paster nga njolla
    muslimane dhe ishye helen fale heronjve tane Suliote.

    (1) DOUGLAS An essay on certain points of ressemblence
    between the ancient and modern greeks. London 1813
    (2) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
    (3) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
    (4) Insurrection et regeneration de la Grece f. 66
    (5)http://suliotet.blogspot.com/2008/10...dhe-camet.html
    (6)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 13-02-2018 më 11:41

  13. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Nuk ka absolutisht asnje element sado te vogel qe verteton se Ali hajduti kishte si synim krijimin e nje shteti te pavarur nga perandoria osmane. Cili shtet ishte ky qe donte te krijonte Aliu? Ka ndonje emer? Permendet ne ndonje vend Shqiperi,apo Epir,apo Arberi,apo Turqi e vogel e pavarur nga osmanet? Mos kerko se do lodhesh kot,nuk ka asgje. Aliu ishte nje intrigant e nje bandit i zoti i cili grumbulloi nje pasuri te madhe te cilen e perdori per te korruptuar njerez te ndryshem brenda oborrit te cilet i shisnin informacione rreth kundershtareve te vet.Gjithcka ne funksion te pasurimit dhe forcimit personal.Dhe ia arriti qellimit duke sunduar,vrare e prere,duke vjedhur e grabitur pronat e te tjereve dhe pasurite e tyre.
    Kur u ngatarrua me intriga per vrasje deri brenda oborrit,sulltani i cili e kishte toleruar per aq kohe sa ai mbante zap ato krahina, u zemerua dhe i preu koken si qen.I zhduku me fare e me fis keta tepelenjote qe ashtu si bene,ashtu edhe gjeten ne fund.Eshte turp,injorance,ose dashakeqesi te mundohesh te ngresh larte nje figure despotike i cili etnikisht ishte shqiptar,por qe shqiptaret i percau ei demtoi me shume se kedo tjeter. Por fatkeqesisht shqiptaret kane nje dashuri te cuditshme per keto figura despotike.Edhe sot disa duan babe Enverin,disa babe Zogun,disa babe Erdoganin,disa babe Hitlerin,disa babe Saliun,disa babe Ducen, e keshtu me rradhe. Tek bushatllinjte edhe mund te gjesh disa perpjekje per tu shkeputur nga porta,por ato deshtuan.As malin e zi nuk pushtuan dot shqiptaret. Atje la edhe koken Bushatlliu i madh,por te pakten tentoi te pushtonte toka ne mal te zi dhe hercegovine.Eshte nje merite megjithese deshtoi.Shqiptaret mburren sot se ne nuk kemi sulmuar kurre asnje shtet apo teritor te huaj dhe e shesin si tolerance e miresi.Nderkohe kjo eshte nje tregues se sa te dobet kemi qene dhe pse u krijuam aq vone e pse jemi kaq te varfer e te corroditur. Hiqni dore nga perrallat, zgjohuni nga gjumi dhe shihini gjerat ashtu sic jane. Vetem ne Shqiperi adhurohen sunduesit gjakatare.
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Aliu ishte sundimtar i nje province osmane dhe sundoi per dekada me rradhe si i tille.Thjeshte nje sundimtar i nje krahine te vogel ne gjirin e perandorise me te madhe te kohes.Ai kishte mentalitet osman dhe i njihte shume mire intrigat e oborrit.Nuk kemi ca mesojme nga Aliu. Per kuriozitet historik eshte mire te lexoje njeriu,por jo te besoje perralla. As qe e kishte idene apo deshiren apo kapacitetin per te bere njes shtet te pavarur Aliu i Hankos. Eshte cudi qe te gjitha masakrat i beri ndaj elementit "arberor"ose shqiptar apo epirot,quajeni si te doni.Vrau te krishtere kryesisht,por nuk kurseu as myslimanet. Une nuk e di ca librash lexoni ju? As Enver Hoxha nuk pati guximin ti jepte perpjekjeve te Aliut karakter kombetar,jo se kishte frike,por nuk ishte aq injorant sa te promovonte nje palaco si Aliu.
    Kam disa dite qe po lexoj postime te ndryshme ne kete forum dhe qe prej dy ditesh po postoj ketu. Me kane bere pershtypje disa gjera. E para me ben pershtypje nje lloj urrejtje e vetvetes, e te qenit shqiptar nga disa persona ketu.
    E dyta, mesa kuptoj une, eshte nje lloj taktike ne kete forum te mos citosh nje postim me te cilin nuk je dakord por te shkruash hartime emocionale, si keto dy postimet tuaja, pa referenca shkencore por thjesht, kjo pune keshtu eshte se keshtu me pelqen mua.
    Qasja ime ndaj ketyre diskutimeve eshte thjesht historike. Mua nuk me intereson baba X apo baba Y. Une e di kush eshte babai im dhe baba njeriu nje ka.
    Ka dy menyra per t`ju pergjigjur juve.
    E para, me duhet qe te ulem dhe te zberthej nje me nje te dy postimet tuaja dhe t`ju shpjegoj se gjithcka qe thoni eshte e pasakte. Mirepo meqe praktikisht jam nje anetar i ri dhe nuk i njoh te gjithe anetaret ketu, nuk e di nese ja vlen qe te harxhoj kohen time me cilindo qe poston ne kete forum.
    Ka nje menyre te dyte per te zgjidhur kete situate. Nje lloj testi per te kuptuar nese ja vlen ta harxhosh kohen me bashkebiseduesin apo jo. Dhe kjo behet duke ju bere pyetje te thjeshta.
    Ju thoni:
    Aliu ishte sundimtar i nje province osmane dhe sundoi per dekada me rradhe si i tille. Thjeshte nje sundimtar i nje krahine te vogel ne gjirin e perandorise me te madhe te kohes.
    Mund te me citosh nje autor te vetem ku e keni lexuar juve kete konkluzion? Sepse nga bashkekohesit e tij, ne radhe te pare francezet por edhe nga autoret moderne, Ali Pasha Tepelena eshte krahasuar me Napoleon Bonapartin. Une te pakten kete gje kam lexuar neper libra, neqoftese do mund edhe ti citoj. Pres qe te njejten gje te beni edhe ju.

  14. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    SULIOTET NUK DONIN CAMERINE DHE CAMET
    POR GREQERINE

    ABEDIN RAKIPI

    Artikulli i ketij Abedinit eshte shembulli tipik i amatoreve qe merren me histori. Ky me siguri duhet qe te jete ndonje cam. Ky eshte njera ane e medaljes, sepse ana tjeter jane ata qe rrine gjithe diten duke u marre me Arvanitasit. Te gjithe keto probleme lindin sepse historianet tane nuk jane marre asnjehere seriozisht me kete pjese te historise, pra qe ta thjeshtoj ceshtjen, cfare ka ndodhur me shqiptaret e Greqise ne keto 200 vitet e fundit dhe ketu perfshij edhe ata shqiptare, te krishtere dhe myslimane qe kane jetuar apo jetojne ne ate pjese te Shqiperise se Jugut, i.e. Epirit qe aktualisht eshte e pushtuar nga greket. Kete boshllek te krijuar nga historianet, e shfrytezojne lloj-lloj amatoresh dhe na botojne idiotizma si edhe ky artikull qe juve keni postuar ketu.

  15. #13
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    E para e punes mos e mer me kaq “vrull” se bie ndesh me veten kur flet per njerez qe shkruajne ne menyre “emocionale”. E dyta,ketu eshte nje hapesire ku gjithesecili shpreh mendimin e vet personal. Nese ti je historian ose akademik na trego ca librash ke shkruajtur qe ti lexojme. Prano mendimin ndryshe,dhe do jesh edhe vete me I lire e me pak I indoktrinuar.Keshille miqesore kjo. Historia nuk eshte shkence ekzakte,mirepo disa gjera jane te qarta kur vjen puna se c’fare kane lene pas per vendet dhe popujt respektiv figurat e tyre. Dihet Napoleoni dhe veprat e tije dhe trashegimia qe I la Frances.Po keshtu Ataturku,Garibaldi etj etj per vendet dhe popujt e tyre. Une thjeshte po them qe ky Aliu qe ju e doni kaq shume(dhe mire beni) nuk punoi kurre per Shqiperi e nuk kemi sot asgje te trasheguar qe ti referohemi atij.Pervec atyre qe une kam thene me larte,qe ne saje te Aliut kemi nje asimilim maramendes te elementit arberor ne ate qe sot quhet Greqi.Asgje te mire nuk la prapa. Une librat I lexoj per kuriozitet historic,mirepo konstatoj se nuk kemi asnje te mire nga ky despot Osman.Ne fakt dicka kemi trasheguar.Dhe kjo reflektohet tek klasa qe udheheq,korrupsioni,vjedhjet,falsifikimet,vrasjet, urrejtje fetare e krahinore, e keshtu me rradhe. Keto po I kemi nga Aliu,bile Aliu vete do ishte shume krenar per keta dobicat qe ka lene mbrapa me shumice qe po e rrjepin kete vend perdite. Ne Shqiperi po shfaqen 7 raste kanceri ne vit,ndersa disa ketu shqetesohen se po I shaj une Ali gjarper tepeleshin. Tani e fillove me mua personale megjithese nuk te njoh, dhe e vazhdova une. E leme me kaq e flit per temen e mos u mer me mendimet e mia ose dikujt tjeter. Nuk ke as ti as une monopolin e te vertetes universale. Shkruaj per qefin tend pa agresivitet ndaj atyre qe mendojne ndryshe.Nese jam emocional,eshte per shkak te ketyre gjakpiresve qe kane drejtuar kete vend, dhe me revolton ky mentalitet sklleverish qe ne vend te cohen per te drejtat e tyre,te hidhen ne fyt nese i shan partine apo liderin e madh. baben e madh me i fjale

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (21-02-2018)

  17. #14

    Jo more ti, une ta shpjegova shume qarte, interesi im eshte thjesht historik. Une nuk jam dakord me keto kapercime emocionale nga 1800 te Sali Berisha dhe Edi Rama.
    Meqe me pyete se cfare shteti donte te krijonte Ali Pashai. Lexoje se si e shikonin bashkekohesit e tij, domethene pa e ngaterruar muhabetin me korrupsionin, reformen ne drejtesi apo ku di une:
    Among his early associates was a Solyman Dervish, who had afterwards become his confidential agent in several im-
    portant negociations. They had some differ-
    ence of opinion ; on which Solyman left his
    service, retired to a convent, and took the
    order of a dervish. When he heard of the
    death of his old friend and master, he was
    much concerned ; and, when his head was ex-
    posed, he purchased it from the public execu-
    tioner for a higher price than the merchant
    had offered. He afterwards obtained the
    heads of his three sons, and of his grandson,
    who were all decapitated in succession, under
    various pretences ; and having deposited them
    in this spot, he placed over them the tomb-
    stones 1 had seen just opposite the Selyvria
    gate, that all who came there might see them
    and read their fate.

    On the first stone is the following inscrip-
    tion : — ** Here lies the head of the once cele-
    brated Tepedelenly Ali Pasha, Governor of
    the Sangiac of Yanena ; who for upwards of
    fifty years pretended to independence in Al-
    bania.
    "
    Narrative of a journey from Constantinople to England
    by Robert Walsh

    Ndersa ketu lexo se si nje francez bashkekohes i tij e komenton Ali Pashain:

    Vie d'Ali Pacha, visir de Janina, surnommé Aslan, ou le Lion
    by Beauchamp, Alphonse de, 1767-1832

  18. #15
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Asgje nuk tregon ai paragraf i shkeputur. Nuk ka pasur asnje projekt per Shqiperi. Me gjej nje rast kur Aliu ka permendur Shqiperi(Albania). Vetem interpretime individuale. Sekret paska qene kjo pavarseia qe kerkonte Aiu? Me ke foli,me ke do e bente kete pavaresi? Nuk ka snje dokument osman per kete ceshtje. Thjeshte per aq kohe sa mbante rregull,osmanet e mbyllnin nje sy per tejkalimet e Aliut.Tani une nuk dua te zgjatem sepse jam i qarte per vete dhe nuk kam ndermend te bind njeri per dicka qe duket sheshit per ata qe duan ta shohin. As qe ekzistonte nocioni me i vogel i ndjenjes kombetare tek Aliu.As qe e dinte e as qe e cante koken per ate nocion. Nejse,ketu e mbyll une.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (21-02-2018)

  20. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Asgje nuk tregon ai paragraf i shkeputur. Nuk ka pasur asnje projekt per Shqiperi. Me gjej nje rast kur Aliu ka permendur Shqiperi(Albania). Vetem interpretime individuale. Sekret paska qene kjo pavarseia qe kerkonte Aiu? Me ke foli,me ke do e bente kete pavaresi? Nuk ka snje dokument osman per kete ceshtje. Thjeshte per aq kohe sa mbante rregull,osmanet e mbyllnin nje sy per tejkalimet e Aliut.Tani une nuk dua te zgjatem sepse jam i qarte per vete dhe nuk kam ndermend te bind njeri per dicka qe duket sheshit per ata qe duan ta shohin. As qe ekzistonte nocioni me i vogel i ndjenjes kombetare tek Aliu.As qe e dinte e as qe e cante koken per ate nocion. Nejse,ketu e mbyll une.
    Aliu beri vetem ate qe dinte te bente te vidhte, te vriste, te plackiste. Aliu ishte terrorist.
    Po te numerojme sesa shqiptare ka vrare dhe sa shtepi ka djegur eshte cmenduri, krime te panumerta.
    romantizimi i Aliut eshte mosnjohja e historise. Aliu futi percarje midis shqiptareve te krishtere dhe myslymane.
    ate me shume e duan greket se shqiptaret

  21. 2 antarët më poshtë falenderuan aimilius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (21-02-2018),murik (15-02-2018)

  22. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Eshte e vertete qe Ali Pasha ka bere krime etj etj dhe mbase mundet edhe te shpegohet si personazh negativ...

    Por ajo qe nuk shpegohet se perse ky personazh eshte kaq i permendur ne kenget popullore shqiptare,dhe kjo vlen per shume krahina e fshatra te jugut qofshin musulman a qofshin te krishtere. Keshtu ne nje veshtrim popullor me ane te kenges duket sikur figura e Ali Pashes del me nje kendveshtrim tjeter.

    Prsh,po lexoja nje liber mbi nje fshat te Zagorise dhe shkruhet :

    " Topovitet kerkuan ndihmen e Ali Pashes per mbrojtjen e malit,kur u be sundimtar i Janines dhe ai i perkrahu. Ne keto vite eshte dalluar gruaja trime Leno (Lenica) me origjine nga Tolajt e Topoves. Kjo grua trime udhehoqi fshataret kunder barinjve osmane ne fillim te shek.XIX. Kete ngjarje poeti popullor e perjeteson ne kengen :

    Moj Leno,Leno maxhore,
    Me çobane pse qértonje...
    Bère be s'martohem kurré,
    Do te vishem porsi burre ....

    Ishe grua topovite,
    Krenari zagorite;
    Ali Pashen mik e kishe
    Ali Pashen kur e vrane
    Me zé mallkove sulltane.

    D,m th plus ndertimeve te shumta ka dhe shume kenge qe i kushtohen...

    (Dhe me qe jemi edhe ne temen e kesaj krahine,perpara disa ditesh u rrezua nje ure qe e kishte ndertuar Ali Pasha(te pakten keshtu thone, ura u zhduk nuk egziston me) Banoret e asaj zones kishin ven alarmin me kohe qe ura ishte ne rrezik,por si per ironi ura u shkaterrua dy-tre dite perpara se ministra e kultures te garantonte personalisht,dhe fjalet e kesaj ministre, qe nuk ja vlen ti permendesh as emrin se eshte dhe turp ta quash ministre... ishin: "Une premtimet i mbaj. Kam derguar ekspertet dhe ekspertet me kane siguruar qe ura nuk ka asnje lloj rreziku" Mbas dy ditesh uren tekstualisht e mori lumi nga nje shi i zakonshem.
    Por historia mundet te mbaronte me kaq,por jo.Ministrja mbasi ra ura genjeu prap dhe tha: " Ura ra se pati rreshqitje dheu" .Gje e pavertete.
    Mbase ne kohen e Aliu do ta kishin varur ne ndonje rrap).

  23. #18
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Thank you. Me habit fakti qe shqiptaret i duan gjakataret

  24. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Suli

    Eshte nje krahine e vogel ne krahinen e Camerise ne Shqiperi,45 km ne jugperendim te Janines,ne nje vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;banohet nga shqiptare te krishtere. Keta se bashku me popullsine e fshatrave pereth kane ruajtur te drejten e mbajtjes se armeve,duke marre persiper ne rast lufte,detyren per te luftuar ne radhet e ushtrise osmane. Jane njerez shume trima dhe te zotet per te ruajtur te drejtat e tyre personale. Ali Pashe Tepelena,me qellim qe ti shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje. Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan perseri forca te tjera kunder tyre dhe me ne fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje balle dhe u shperngul ne Parge,e cila ne ate kohe gjendej ne dore te Anglise. Qe ne ate kohe Suli u shkretetua. Edhe sot nuk ka gje tjeter veçse nje kala te ndertuar prej Ali pashe Tepelenes,e cila eshte e shkaterruar. Kur Ali Pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vone u shperndane andej kendej. Ne (revolucionin) e fundit grek,kryetaret me trima ishin suliotet. Njehere kur Ali Pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetem grate,te cilat per nje kohe bene qendrese,por duke kuptuar se do detyroheshin te dorezoheshin,te kercenuar nga Tepelenasi,me guxim te madh pranuan te vetflijoheshin. Duke vallezuar ne nje shesh qe gjendej mbi nje shkemb te larte,te kapura dore me dore,u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.

    S.Frasheri.Vepra 2. Kamus ul-alam,vell.IV,f.2691

  25. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (21-02-2018),murik (14-02-2018)

  26. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Aliu beri vetem ate qe dinte te bente te vidhte, te vriste, te plackiste. Aliu ishte terrorist.
    Po te numerojme sesa shqiptare ka vrare dhe sa shtepi ka djegur eshte cmenduri, krime te panumerta.
    romantizimi i Aliut eshte mosnjohja e historise. Aliu futi percarje midis shqiptareve te krishtere dhe myslymane.
    ate me shume e duan greket se shqiptaret
    Une po kerkoj ne internet por nuk po gjej asnje informacion ne lidhje me kete person. Mund te me thuash te lutem se cili eshte ky?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •