Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne Greqi nuk jetojne "shqiptare". Shqiptare jane te gjithe ata qe jetojne ne kufirin verior me Greqine. Dy grupet qe t'i u referohesh jane ata qe njihen si "arvanitas" te cilet jane vendosur ne ate territor qe sot njihet si Greqi qe ne kohen e mesjetes 6 shekuj me pare per t'i shpetuar pushtimit osman. Kemi edhe ata qe njihen si "epirote". Epirotet e etnise shqiptare nga greket i dallon gjuha shqipe qe flasin. Epirotet ndryshe nga arvanitasit, jane shtetas greke te ketyre dy shekujve te fundit. Keta jane ata qe me renien e Perandorise Osmane dhe me pavaresine e Greqise, e gjeten veten ne anen greke te kufirit dhe jo ne anen shqiptare. Ne rradhet e epiroteve hyjne edhe vete camet, shumica derrmuese e te cileve eshte orthodhokse e jo muslimane. Camet muslimane ishin nje minoritet ne rradhet e epiroteve qe zgjodhen te konvertohen nga orthodhoks ne muslimane per qellime perfitimi ne kohen e Perandorise Otomane.

    Ne Greqi kemi edhe emigrantet shqiptare te cerek shekullit te fundit. Keta po qe jane "shqiptare".

    Albo
    Ti e ke zakon që i komplikon gjërat.
    E para, Epiri është një territor që sot është i ndarë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë mbasi ky territor u pushtua nga Greqia gjatë luftërave Ballkanike me bekimin e Fuqive të mëdha. Ndarja në dy pjesë e këtij territori është si rezultat i vendimeve të Fuqive të Mëdha, sepse ne konsiderojmë këtë territor si një dhe të pandarë dhe si tokë shqiptare, Shqipëri e Jugut. Po kështu edhe grekët kanë pretendime se Epiri ju takon i gjithi atyre. Kështu që në postimet e mija kur them Epir unë nënkuptoj Shqipërinë e Jugut dhe anasjelltas.
    Arvanitët janë një popullsi shqiptare që jetojnë në Greqi. Ka disa Arvanitë që pretendojnë se janë autoktonë në Greqi pa mohuar identitetin e tyre etnik. Kjo teori nuk pranohet nga qarqet Akademike.
    Ajo që pranohet është se këta njerëz janë vendosur në Greqi gjatë emigrimeve të ndryshme gjatë historisë. Edhe këtu ka disa opinione të ndryshme në lidhje me periudhën kohore të këtij ose këtyre valëve migratore të shqiptarëve drejt Greqisë si dhe për origjinën se nga cila zonë e Shqipërisë këta kanë ardhur.
    Një teori është ajo e Konstantin Sathas, një historian i famshëm grek i shek. XIX-të, por i cili thotë se Shqiptarët arritën në Greqi diku nga shekulli i 6-të gjatë dyndjeve sllave. Kjo teori ka mbështetje nga disa historianë grekë gjatë shekujve XIX-XX-të por nuk pranohet nga opinioni i përgjithshëm shkencor. Ajo që pranohet është se këta shqiptarë janë vendosur në Greqi, gjatë emigrimeve për arsye të ndryshme, duke filluar nga shek. XIV-të dhe në vazhdim gjatë sundimit Otoman. Origjina e tyre është pika që i ka ndarë dikur studiuesit por që tani nuk besoj që ka më dyshime. Këtu ka një teori antishqiptare që për fat të keq është sugjeruar dhe mbështetur nga një prej historianëve më të mëdhenj të shek. XX-të, N. G. L. Hammond. Sipas kësaj teorie, shqiptarët e Veriut emigruan dhe kolonizuan Epirin dhe pjesë të mëdha të Greqisë. Kjo teori ka një prapavijë të qartë politike dhe ka për qëllim të justifikoj ambicien greke për pushtimin e Epirit ose Shqipërisë së Jugut. Nuk po zgjatem shumë që të shpjegoj pse kjo teori është e pasaktë, mjafton që të përmend një fakt shumë të thjeshtë por shumë të rëndësishëm, këta njerëz flasin një dialekt të shqipes i cili është i klasifikuar si nëndialekt i Toskërishtes. Pra origjina e këtyre shqiptarëve është nga Epiri ose Jugu i Shqipërisë. Nuk duhet mohuar që ndërmjet tyre ka disa që origjinën e hershme e kanë nga Veriu i Shqipërisë, por numri i tyre është i vogël. Personalisht unë mendoj se Arvanitët janë nga Epiri ose ndryshe Toskë. Por mua nuk më bind teoria se ky emigrim ka filluar në shek. XIV-të, unë mendoj se ka filluar më herët, se kur nuk e di.
    Këta njerëz e quajnë veten e tyre Arbërorë dhe ky është një tjetër fakt që vërteton origjinën e tyre nga Jugu i Shqipërisë sepse po të ishin nga Veriu do ta quanin veten Arbënorë. Grekët i thërrasin këta njerëz Arvanites ose ndërmjet tyre, ngaqë i urrejnë, i thërresin Arnautis.
    Arvanitët si gjithë Shqiptarët e tjerë, gjatë mesjetës ishin të krishterë dhe konkretisht ortodoksë ndërsa gjatë pushtimit turk një pjesë u konvertua në myslimanë. Mbas krijimit të shtetit grek, një pjesë e këtyre myslimanëve u konvertuan sërish në ortodoksë, pjesa tjetër u përzunë ose u shkëmbyen me emigrantë të krishterë të cilët erdhën nga Turqia. Kjo për Arvanitët.
    Epiri historikisht ka qenë banuar në shumicën dërrmuese nga Shqiptarët, një minoritet Vllah dhe pak sllavë. Grek nuk ka pasur në Epir. Grekët e sotshëm në Epir, në pjesën shqiptare janë minoriteti që njohim ne në Dropull të cilët janë kryesisht Vllehë dhe pak shqiptarë të helenizuar. Ndërsa në pjesën Greke, janë shqiptarë, Vllehë, sllavë të helenizuar dhe emigrantë të ardhur nga Azia e Vogël.
    Popullsia shqiptare e Epirit në pjesën greke, fillim të shek. XX-të, siç thashë në shumicën dërrmuese ishte Shqiptare edhe këtu e ndarë në myslimanë dhe ortodoksë. Këta njerëz, ashtu si Arvanitët, e quanin veten gjatë mesjetës arbër. Më vonë, ndërsa Arvanitët vazhduan që të vet quhen Arbër, pjesa që banonte dhe banon në Epir vazhdoi të quajë veten shqiptarë. Myslimanët, kryesisht çamët, i vranë ose i shpërngulën. Pjesën e mbetur së bashku me të krishterët shqiptarë, i detyruan që të pranojnë asimilimin.
    Pra shqiptarët në Epir janë autoktonë, në të dy krahët e kufirit ndërsa Arvanitët janë një diasporë ashtu si edhe diaspora moderne e krijuar këto 28 vitet e fundit gjatë emigrimit të shqiptarëve në Greqi.

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    (nuk po t'i e citoj se behen shume carcafe)
    Po kursen faqet e forumit ti? Nejse.

    1. Nuk jemi me keq se ne kohen e sulltanit/ali pashes/enver hoxhes, nese nenkuptoje keto kohe.
    Kemi dy shtete te pavarura, shqiptatet ne maqedoni po marrin me shume te drejta, shpresojme qe cameve tju kthehen pronat, ne malin e zi ka permiresime.
    Më keq se sot nuk kemi qenë ndonjëherë. A e shikoni që po zbrazet vendi dhe po vihet në diskutim ekzistenca jonë si popull? Në 100 vjet shtet, këta janë klasa më e degjeneruar politike që ka drejtuar ndonjëherë këtë vend. Ne përpara së gjithash nuk kemi shtet. Nuk ka gjë më të keqe se sa të mos kesh shtet. Jemi njësoj si 100 vite më parë. Por atëherë ishte e kuptueshme për vetë rrethanat historike. Po tani? Është e vërtetë që ka pasur gjithë këto vite një konjukturë ndërkombëtare të favorshme për ne. Por kaq sepse ne e kemi provuar se jemi të paaftë që të bëjmë diçka të hajrit. Nejse.

    2. Nuk e kisha aty se rezistence a beri Suli dhe Mali i zi nuk beri njeri, qe nje ***** vend ishin.
    Një mender teje kanë bërë. Ore ti je shqiptar. Ti dhe të tjerët hapni librat dhe mbasi të keni lexuar mirë vendosni në një krah të peshores luftërat e shqiptarëve kundër Otomanëve dhe në krahun tjetër mblidh gjithë vendet e Ballkanit dhe do të shikosh se peshorja do anojnë në krahun e shqiptarëve. A e di ti se e vetmja rezistencë ndaj Otomanëve në Greqi ishte rezistencë shqiptare? U pushtua një vend i tërë që quhet Greqi dhe grekët nuk kanë një betejë të vetme që të tregojnë.
    Flasim per nje gjigand te frikshem,
    otomanet, qe fitonte beteja kundra rusise dhe austrohungarise, turqia dhe sot eshte superfuqi ushtarake. Asnje
    nga keta popuj nuk mund ta perballonte e vetme perandorine otomane. Otomanet i bene zbor bizantit.... prandaj ngrihen vlerat e Skenderbeut, sulit etj.
    Skënderbeut bota ja njeh vlerat sepse si rezultat i luftës së tij Otomanët e patën të pamundur që të kapërcejnë detin dhe të sulmonin Italinë dhe më tej Europën. Shqiptarët luftuan kundër Otomanëve, pra kundër aleatëve të tyre aziatik dhe europiane. Por bota ja njeh vlerat jo vetëm për faktin se ai luftoi, por mbi të gjitha sepse nuk ndryshoi krah deri në fund. Histori nuk është vetëm ajo që ka ndodhur, por edhe ajo nuk ka ndodhur. Që ta shpjegoj më mirë. Paraprakisht dua që të flas për atë që quhet ekspedita italiane e Skënderbeut. Ai, në krye të më pak se 3.000 shqiptarëve u fut mu në mes të një konflikti gjigand europian ndërmjet Spanjollëve dhe Francezëve dhe me këtë grusht shqiptarësh ai ndryshoi rrjedhën e këtij konflikti dhe vendosi përfundimin e këtij konflikti në favorin e asaj pale që i interesonte atij, Mbretërisë së Napolit. Por në qoftë se lexon faqen e Wiki që flet për këtë ekspeditë, ajo që të bën përshtypje është përgatitja që i bëri kësaj ekspedite. Është një kryevepër në fushën e diplomacisë, lexoje.
    Tani që të kthehemi te tema. Mendo për një moment që ky gjeni, së bashku me princat shqiptarë, të ndiqte shembullin e ballkanasve të tjerë dhe të hynte në marrëveshje me Sulltanin. Dhe të jesh i bindur se arsye ai kishte plot dhe padiskutim që mund ta ketë menduar. Kur ti shikon se si vendi yt digjet dhe shkretohet nga një ushtri në radhët e së cilës kishte shumë nga "vëllezërit" tanë të krishterë ballkanikë, kur ti rri në majë të atij mali që mban emrin e Tij dhe shikon në një krah popullin tënd që rron nëpër shpella dhe ushqehet me rrënjë bimësh, ndërsa në krahun tjetër, ushtria Otomane që ka rrethuar Krujën ha mish dhe oriz të furnizuar nga Venedikasit. Tani, është njerëzore që njeriu i bën disa pyetje vetes. E megjithatë Ai qëndroi deri në fund. Tani mendo sikur ai të kishte ndjekur shembullin e feudaleve të tjerë ballkanas dhe të hynte në marrëveshje me Otomanët. Mendo për një moment një ushtri Otomane si ato që rrethonin Krujën apo Shkodrën(sipas Babinger, në rrethimin e dytë të Shkodrës, Otomanët sollën një ushtri prej 300.000 vetësh), një nga ushtritë më moderne të kohës me artilerinë më moderne në botë me në krye Sulltanin dhe 25-30.000 kalorës shqiptarë me në krye Skënderbeun që kalonin Otranton, 70 km det janë të tëra dhe pyjet në Shqipëri ishin pa fund për të prodhuar anije, ushtria Otomane në një krah që rrethonte një nga një kështjellat e bukura italiane dhe fillonte ti bombardonte ndërsa shqiptarët i hynin dorë fushave të Italisë dhe shkatërronin gjithçka dhe shtypnin çdo rezistencë të mundshme. Sa kohë do ti jepje Romës, 3 muaj, 6 muaj? Epo ja që Ai nuk e bëri këtë dhe luftoi deri në fund dhe prandaj e gjithë Europa edhe sot e kësaj dite. Dhe ti më merresh me kaçole, Mali Zi thua dhe Suli.
    Kaq urrejtje te madhe kemi sot e kesaj dite sa na eshte errur gjykimi dhe na jane mbyllur syte, mbaj mend lajmin se ai vrasesi ordiner
    ishte arratisur nga burgu ne greqi, dhe shqiperia gelonte nga gezimi, komente plot ne internet. dmth nje vrases e konsiderojme hero apo atdhetar
    pasi vrau ca greke te pafajshem per t'i vjedhur.
    Janë muhabete koti këto që po bën.

    3. Normale qe te gjithe kishin arme (por nuk lejoheshin armatime per te gjithe). Une jam pro armeve gjithashtu.
    Si qenka normale? Hajde tua lëmë armët këtyre se i njoh unë janë çuna të mirë? Nuk jua mori dot armët turku, nuk jua merrte dot. E kupton? Kjo është arsyeja. Askush nuk ka dëshirë që të lejojë njerëz të armatosur jashtë kontrollit se pastaj këtyre njerëzve u shtohet oreksi dhe krijojnë Pashallëqe të mëdha.
    prandaj
    besoj se me ameriken kemi nje linje mendimi, liria dhe armet jane dy pikat kryesore qe na bashkojne.
    Biles te krishteret jane mjeshtra ne lufte dhe kjo nuk eshte per mburrje.
    Patjetër, po çfarë lidhje ka kjo me diskutimin tonë? Apo kështu kot, vari lesht.
    4. Po ze ne goje patriarkanen disa here sikur ajo kishte ndonje pushtet absolut. Kishte nje fare pushteti. Nje gje duhet te kuptosh.
    Kishat historikisht dhe tradicionalisht jane KONSERVATORE besoj se e kupton kete fjale, dhe ato jane pro atij qe eshte ne pushtet(jepi
    cezarit ate qe i takon cezarit) . Prandaj kishat nuk donin perkthime bible, martesa homosh, nuk duan percarje etj etj.
    Patriarkana po te kishte pushtetin absolut qe thua ti do kishte ndalur revolucionin grek, pasi ajo e mallkoi dhe kercenoi
    se do i ckisheronte, dhe perderisa nuk u be gje, te mos ekzgjerojme dhe tja fusim kot.
    Patriarkana e Stambollit bashkëpunoi me Otomanët. Ata e tradhetuan Perandorin e fundit dhe hapën dyert e Konstantinopojes. Genadi, Patriarku njohu Mehmetin II si trashëgimtarin e ligjshëm të Perandorisë Romake duke i njohur automatikisht të drejtën për të bashkuar edhe një herë Perandorinë. Pra Sulltani tani kishte ligjërisht të drejtë që të sulmonte Europën Perëndimore. Po ky Patriark dhe të tjerë në vazhdim, u kërkonin besimtarëve që të pranonin sundimin Otoman si një ndëshkimin nga Zoti dhe të prisnin deri sa një kalorës me flokë të verdhë dhe me kalë të bardhë të vinte nga Veriu dhe ti çlironte. Kjo ishte një profeci që e deklaroi Genadi. Të libri që postova dhe që flet për varrin e Ali Pashës, ke tekstin e plotë të profecisë dhe interpretimin e saj nga Genadi. Në Perandorinë Otomane, pronari i dytë më i pasur i tokave ishte Patriarku. E gjen dot se kush ishte pronari i parë më i madh i tokave?
    5. E di shume mire se ne ckohe kane jetuar te dy ali-njte. E permenda si shembull se cfare lloj beu patrioti ishte njeri
    dhe cfare harrami ishte tjetri. Ai me erdhi ne mendje ali per ali pra.
    Epo nuk diskutohet historia kështu, ai më erdhi në mendje.
    6. Nuk thashe qe masakruesit ishin shqiptare (nuk perjashtohet) por nuk e kisha aty. E permenda sesi u "shperblyen" nga
    porta e larte paria e bejlereve, pasi nje pjese e tyre ndihmuan sulltanin qe te rrezonte alipashane.
    I vrau sepse donte të zhdukte elitën shqiptare. Dhe e realizoi duke vrarë të parin Aliun dhe pastaj bejlerët e tjerë. Praktikisht Toskëria mbeti si një trup pa kokë. Ne si popull njëherë në 2-300 vjet humbasim për arsye të ndryshme elitën e vendit.
    (
    Fundja lufta per bahkim
    beri, garibaldi gjithashtu, bismarku, aleksandri e me radhe. ne mbase nuk patem se ndoshta
    nuk e arritem ate pjekuri kombetare ne kohe) Eshte mese e vertete qe nuk kemi patur lufte civile pasi civilizimi yne u
    shkaterrua nga perandoria otomane. Akoma dhe amerika ka patur lufte civile.
    Më lodhe, edhe me Garibaldin do merresh tani? Ngulu në një argument dhe jepi pak ritëm bisedës. E di ti që Garibaldi grabiti gjithë floririn dhe pasuritë e Jugut të Italisë për llogari të fisnikëve të Veriut? Mos u merr me gjëra pa lidhje.
    7. Keto gjera dihen arvanitasit ishin zemra e shpata e revolucionit grek.
    Po, 90% e udhëheqësve të revolucionit ishin arvanitas. Po ti e di që një pjesë e madhe e tyre ishin roje personale, oficerë apo njerëz të besuar të Ali Pashait? Ti e di që atje i dërgoi Aliu dhe i financoi me shuma të mëdha? Ti e di që në Thesali ai dërgoi mjekun e tij personal, Jani Koleti, një Vllah i cili e tradhtoi, florinjtë i mbajti dhe kryengritjen nuk e filloi? Më vonë ky intrigant futi sherrin midis Arvanitëve dhe kur u bë kryeministër i Greqisë shpalli në Parlament Megali Idenë.
    Nuk me plasi ca benin pashallaret ne serbi,
    Atëherë përse i përmende?
    ne shqiperi ne kapnin shqiptaret. Biles kishte nga ata qe benin te parat e beut dmth diten e marteses shkonte beu me gruan tende.
    Ku kështu, në Kelmend, Dukagjin, Dibër, Labëri, Çamëri,etj?
    biles pashallaret kishin edhe hareme me cuna, ka mundesi dhe aliu te kishte.
    Jo ore jo, ça po na thua. Po ai nuk ka lënë pith pa shkelur në Hollywood. Apo nuk ke dëgjuar gjë ti?
    9. Ben mire qe fjalen turp ta perdoresh me kujdes! Une them ujku ti thua propaganda. Greket, jane te zotet per veten e tyre
    jane ne nje mendje dhe kane propaganden e tyre dhe na i pervetesuan heronjte arvanitas. Po apologjistet e islamizmit & sulltanit
    ca bejne i bie bories se ne shyqyr qe u konvertuam ne islam qe shpetuam se te zezte ne. Shajne kadare qe thote rikrimini ne traditen e krishtere.

    Nuk kam nevoje te me thuash ti se wikin mund ta editoje cdokush. Por ato qe citova nuk kane asgje te panjohur.
    Unë nuk thashë që grekët janë të paaftë, përkundrazi. Unë të thashë që është turp të përdorësh propagandën greke në një forum shqiptar. Për shembull, citove masakrën e Kardhiqit. Wiki thotë që masakra u krye nga grekët të komanduar nga Thanas Vagias. E para nuk ishin grekë por sarakaçanë. E dyta e kishte emrin Thanas Vaja dhe ishte shqiptar nga Lekli i Tepelenës dhe jo grek. Do më? Jo kush do mund të bëjë edit Wiki. Ti e bën sot dhe ata e çbëjnë nesër. E kanë kapur Wiki serbët dhe grekët.
    Nuk është ndonjë sekret i madh që ka shqiptarë që e kanë shitur veten te Turqia, Greqia, Serbia, etj. Unë këtë të thashë edhe në fillim të këtij postimi. Nuk ka më keq se sa kur je pa shtet. Është si ajo shtëpia pa zot, hyn e del kush do. Dhe një ndër detyrat e këtyre bastardëve është goditja e gjithçkaje shqiptare, duke filluar me Skënderbeun, i kanë gjetur dhe një emër, dekonstruktim i mitit, Kadarenë edhe Ali Pashanë, etj.
    sipas teje une pretendoj se jam shqiptar, jam i paafte, dhe duhet te kem turp. Tjetri eshte pijanac, ai tjetri fshatar e keshtu me radhe. shume mire
    Po ça të them tjetër? Kam tre ditë që diskutoj me ju të dy dhe nuk më keni cituar një autor të vetëm. Fjalët e tua nuk kanë vlerë, janë thjesht llafe në ajër. Ti nuk i ke prerë kërthizën Aliu të Hankos. Postoni këtu një mësues fshati që ka dhënë intervistë në një televizion province. Ah se harrova, ajo "gazetarja" të bjonde ishte goxha seks i mirë.
    e folur prej anadolli, qe ne fillim te cajne barkun me jatagan dhe pastaj duan te hyjne ne diskutime.
    Pse e gjitha kjo se te shava sulltanin, islamizimin e shqiperise dhe ali pashane.
    Jo ore jo, edhe këtë më the?
    e vinte koha qe te akuzohej edhe skenderbeu te ulej te ofendohej si njeri i rendemte sic u fol ne media sivjet, pasi propaganda antishqiptare sulmon
    ate me gjithe vlerat e tij, nuk e kisha imagjinuar. eshte e paimagjinueshme.
    Meqenese skederbeu lindi ortodoks pasi u kthue nga stambolli nuk e mbajti fene por be katolik, tani eshte armik.
    Lexo më lart se çfarë kam thënë, mos më detyro të përsëris gjërat. Por po ngatërrohesh kot, ortodoks, katolik. I kam bërë një pyetje Albos në lidhje me Pal Ëngjëllin, pse nuk provon ti përgjigjesh?
    Normale ata qe ulin kastriotin do ngrejn ali pashane me shoke...
    Duhet të kesh qenë i mirë në matematikë sepse vetëm një mendje brilante mund të realizojë një ekuacion të tillë.
    ku ishe ti kur une mbroja kosoven camerine, nuk te pashe gjekundi
    Ke qenë pjesëtar i UÇK? Nuk e dija. Po Çamëria ç'ne?
    Epo bota perendimore keto kollona ka: e drejta romake, demokracia/filozofia greke, parimet judeokristiane
    oops, sorry nuk paska gje tjeter, vetem keto qenkan.
    (nuk eshte cudi qe vendet ku jetojne njerezit e bardhe & te krishtere jane vende qe ja vlen te jetohet, ne pjesen derrmuese te pakten)
    nese ke inspirata perendimore sulltanet edhe pashallaret nuk kane vend, akoma edhe sikur mbiemri yt te jeta pasha, spahiu & hoxha
    Fiuuuuu, shumë e thellë kjo shoku.
    Shume mire ben dhe une ate kenge degjoj, thashe se degjoje ate koka ne stamboll trupi ne janine qe e kendojne jevgjit
    dhe injorantet duke kercyer neper dasma
    As mua nuk më pëlqen. Jo sepse është për Aliun apo pse ka ndonjë jevg ndërmjet atyre që këndojnë, jo. Por sazet e Jugut kanë nxjerrë perla, kurse kjo këngë është realisht e dobët. Meqë ra fjala, disa nga instrumentistët dhe këngëtarët tanë më të mirë janë jevgj. Do ti hedhim poshtë ata?
    Më lodhe, hap ndonjë libër dhe lexo dhe mos fol si e ëma e Zeqos.

  3. #43
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Kingo po mire mer burre i dheut per c'do gje do dalesh kunder? A ka ndonje gje ne keto qe thone te tjeret qe qendron? Vetem ti paske diturine universale? Nuk mundet njeriu te kundershtoje gjitcka.Edhe sikur te kesh bindje tjeter,mundohu here pas here te kuptosh edhe kendveshtrimet e te tjereve.Ndryshe je duke bere monolog. Kush je ti mer burre i dheut? Historiani me i madh,interpretuesi me i madh,patrioti me i madh shqiptar?Mere pak me qetesi se ndoshta ashtu do te lexojme edhe ndoshta mesojme ndonje gje me shume. Keshtu sic e ke nisur do flasesh vetem me veten se nuk ka nerva njeri te te ndjeki..keshille miqesore kjo,nuk kam gje personale me ty.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Persa i perket sferes politike pak as shume po haemi si 100 vite me pare. ketu jam dakort.
    Ndryshimi ishte se atehere qeverite ngriheshin e binin cdo kater jave tani i kemi cdo kater vjet.
    Nuk eshte ndonjegje e re, ne nuk dime te bejme shtet.

    Pse flet sikur kam ulur luftrat shqiptare per liri, perkundrazi.
    Ajo qe kam thene une qe trupa shqiptare kishte ne te dyja krahet. Gje qe nuk e shikon shpesh ne popujt e tjere.
    dhe shumicen e rasteve fitonte kampi armik.
    Ajo qe nuk diskutohet ne historine tone jane luftrat ballkanike qe GAFA jone qe se u radhitem ne kampin osman.
    humbem luften, dhe morem fund. ligjin e bejne fitimtaret.

    nuk me the gje te panjohur per skenderbeun.
    Me vjen nuk qenke nga ata qe nuk po qorrohen nga propaganda antishqiptare qe do te ule Skenderbeun.
    kjo pasi po shikohet nje radikalizim tek te rinjte e sotem

    HAHAHA, patriarkana tradhetoi perandorin qe te vinte sulltani. kjo po qe e padegjuar ndonjehere.
    NO COMMENT - shume e forte

    Diskutohet pse jo. Jete paralele, eshte nje liber qe krahason jetet e njerezve ta famshem...

    Persa i perket masakes se bejlereve.
    Kete thashe dhe une ishte katastrofe, edhe pse personalisht jam kundra bejlereve dhe agallareve
    ata ishin shqiptare dhe pervec se me te pasur ishte dhe pjesa me e ngritur e popullsise. ishte kthim pas

    ej o daku, do fakte tani ti. bejleret kishin hareme me djema. nuk e dije kete ti
    cfare ishin dylberët, i ke degjuar ndonjehere
    ja ku ke dhe manuskriptin erotik turk (imazhi eshte 18+ meqe nuk ta di moshen)
    bej nje kerkim Tuhfet Ul-Mulk (a Turkish translation of Ruju as-Shaykh ila sibah), 1773
    meqe do fakte

    po shoku bota perendimore ne ato tre kollona bazohet. nuk eshte se e them une.
    ajo jane dhe me ato funksion.
    ka edhe pjese te tjera te botes qe nuk i kane keto 3 kollona.
    qe me miliona duan te vene te ato me kollona
    Ndryshuar për herë të fundit nga aimilius : 17-02-2018 më 00:16

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Persa i perket sferes politike pak as shume po haemi si 100 vite me pare. ketu jam dakort.
    Ndryshimi ishte se atehere qeverite ngriheshin e binin cdo kater jave tani i kemi cdo kater vjet.
    Nuk eshte ndonjegje e re, ne nuk dime te bejme shtet.

    Pse flet sikur kam ulur luftrat shqiptare per liri, perkundrazi.
    Ajo qe kam thene une qe trupa shqiptare kishte ne te dyja krahet. Gje qe nuk e shikon shpesh ne popujt e tjere.
    dhe shumicen e rasteve fitonte kampi armik.
    Ajo qe nuk diskutohet ne historine tone jane luftrat ballkanike qe GAFA jone qe se u radhitem ne kampin osman.
    humbem luften, dhe morem fund. ligjin e bejne fitimtaret.

    nuk me the gje te panjohur per skenderbeun.
    Me vjen nuk qenke nga ata qe nuk po qorrohen nga propaganda antishqiptare qe do te ule Skenderbeun.
    kjo pasi po shikohet nje radikalizim tek te rinjte e sotem

    HAHAHA, patriarkana tradhetoi perandorin qe te vinte sulltani. kjo po qe e padegjuar ndonjehere.
    NO COMMENT - shume e forte

    Diskutohet pse jo. Jete paralele, eshte nje liber qe krahason jetet e njerezve ta famshem...

    Persa i perket masakes se bejlereve.
    Kete thashe dhe une ishte katastrofe, edhe pse personalisht jam kundra bejlereve dhe agallareve
    ata ishin shqiptare dhe pervec se me te pasur ishte dhe pjesa me e ngritur e popullsise. ishte kthim pas

    ej o daku, do fakte tani ti. bejleret kishin hareme me djema. nuk e dije kete ti
    cfare ishin dylberët, i ke degjuar ndonjehere
    ja ku ke dhe manuskriptin erotik turk (imazhi eshte 18+ meqe nuk ta di moshen)
    bej nje kerkim Tuhfet Ul-Mulk (a Turkish translation of Ruju as-Shaykh ila sibah), 1773
    meqe do fakte

    po shoku bota perendimore ne ato tre kollona bazohet. nuk eshte se e them une.
    ajo jane dhe me ato funksion.
    ka edhe pjese te tjera te botes qe nuk i kane keto 3 kollona.
    qe me miliona duan te vene te ato me kollona
    Shiko, se ketu jane shume tema dhe keshtu nuk mbarojme kurre. Dy gjera dua qe te sqaroj:
    Ajo qe kam thene une qe trupa shqiptare kishte ne te dyja krahet. Gje qe nuk e shikon shpesh ne popujt e tjere.
    dhe shumicen e rasteve fitonte kampi armik.
    Ajo qe nuk diskutohet ne historine tone jane luftrat ballkanike qe GAFA jone qe se u radhitem ne kampin osman.
    humbem luften, dhe morem fund. ligjin e bejne fitimtaret.
    HAHAHA, patriarkana tradhetoi perandorin qe te vinte sulltani. kjo po qe e padegjuar ndonjehere.
    NO COMMENT - shume e forte
    Je gabim. Ta thashe njehere, askush nga Ballkanasit nuk ka luftuar kunder Otomaneve sa kane luftuar Shqiptaret. Per greket nuk kam se c`fare te them sepse nuk dalin fare ne histori. Dy shekuj, pak a shume, XIV-XV, periudhe gjate se ciles u pushtua Greqia, nuk ka asnje beteje te grekeve. Ne Peleponez luftoi Bue Shpata me Shqiptaret kunder Otomaneve dhe dy vellezerve te Perandorit te fundit, ndersa ne Korone dhe Modone, serish Shqiptaret por edhe ketu Venediku i braktisi.
    Serbet luftuan fillimisht kunder Otomaneve, mirepo mbas betejes se Fushe Kosoves ata u nenshtruan dhe ishin vasale te Otomaneve. Historite e bashkepunimit te tyre me Otomanet jane te famshme. Ata derguan femrat e tyre ne haremet e turqve me shprese se Turqit do ti meshironin. Fiogurat e tyre me te rendesishme luftuan krah per krah Turqve kunder te krishtereve. Lexo kete:
    Prince Marko
    Marko Mrnjavčević (Serbian Cyrillic: Марко Мрњавчевић, pronounced [mâːrko mr̩̂ɲaːʋt͡ʃeʋit͡ɕ] (About this sound listen); c. 1335 – 17 May 1395) was the de jure Serbian king from 1371 to 1395, while he was the de facto ruler of territory in western Macedonia centered on the town of Prilep. He is known as Prince Marko (Serbo-Croatian: Краљевић Марко, Kraljević Marko, IPA: [krǎːʎeʋit͡ɕ mâːrko]) and King Marko (Bulgarian: Крали Марко; Macedonian: Kрaле Марко) in South Slavic oral tradition, in which he has become a major character during the period of Ottoman rule over the Balkans.
    Eshte nje nga figurat me te rendesishme te folkut serb dhe te sllaveve te jugut.
    In 1395 the Turks attacked Wallachia to punish its ruler, Mircea I, for his incursions into their territory.[41] Three Serbian vassals fought on the Ottoman side: King Marko, Lord Konstantin Dragaš, and Despot Stefan Lazarević (son and heir of Prince Lazar). The Battle of Rovine, on 17 May 1395, was won by the Wallachians; Marko and Dragaš were killed.[42] After their deaths the Turks annexed their lands, combining them into an Ottoman province centred in Kyustendil.[41]
    Per mos te folur per Brankovicin qe mori pjese ne pushtimin e Konstantinopojes ne krah te Otomaneve sebashku me vojvode te tjere serbe. Njeri prej tyre biles, i quajtur Jaksa, mori pjese jo vetem me ushtare por solli dhe minatore qe te hapnin tunele nen muret e Qytetit. Po flasim per Konstantinopojen.
    Serbet hapen dyert e kryeqytetit te tyre, Smederevo dhe pranuan pa rezistence sundimin Otoman.
    A e diti qe Beogradi ka qene nje qytet Hungarez dhe sot eshte kryeqytet i Serbise si dhurate nga Turqit?
    Lexoje kete:
    Timeline of Belgrade history
    E more vesh.
    Vlad Tepesh, ose Drakula. U be i famshem nga romani kushtuar atij, nga personazhi Drakules. Nje psikopat, shfarrosi gjithe eliten Rumune dhe praktikisht e la vendin e tij pa nje udheheqje perballe Turqve. Jo vetem kaq, por i dergoi leter Sulltanit dhe i premtoi besnikeri dhe se do ta ndihmonte ate qe te sulmonin Hungarine dhe gjithe Europen. Jane letrat qe ai ka derguar.
    Ka shume shembuj.
    Gennadius Scholarius
    Gennadius II (Greek Γεννάδιος Βʹ; lay name Γεώργιος Κουρτέσιος Σχολάριος, Georgios Kourtesios Scholarios; c. 1400 – c. 1473) was a Byzantine philosopher and theologian, and Ecumenical Patriarch of Constantinople from 1454 to 1464.
    Mehmed therefore sought the most anti-Western cleric he could find as a figure of unity for the Greeks under Turkish rule – and Gennadius as leading anti-Union figure was a natural choice. On 1 June 1453, just three days after the fall of the city, the new Patriarch's procession passed through the streets where Mehmed received Gennadius graciously and himself invested him with the signs of his office – the crosier (dikanikion) and mantle. This ceremonial investiture would be repeated by all sultans and patriarchs thereafter.

    Patriarch Gennadios with Mehmet II depicted on a 20th-century mosaic[12]
    I shikon se si kane qene gjerat? Perandori me siguri ishte ende i pavarrosur ndersa Genadius njohu Sulltanin si Cezar dhe automatikisht Mehmeti ngriti pretendimin se ai po sulmonte Europes sepse po bashkonte dy pjeset e Perandorise Romake.
    Lufta e Otomaneve ne Europe ishte nje lufte kunder Katolikeve. Ortodokset u bene pale me Otomanet kunder Europes. Te vetmit ortodokse qe luftuan kunder Turqve ishin Ortodokset Shqiptare dhe ndonje rast tjeter sporadik.



    Burimi:
    Narrative of a journey from Constantinople to England
    by Robert Walsh

    Po Shqiptaret?
    In April 1465, at the Battle of Vaikal, Skanderbeg fought and defeated Ballaban Badera, an Ottoman Albanian sanjakbey of Ohrid.[160] However, during an ambush in the same battle, Ballaban managed to capture some important Albanian noblemen, including cavalry commander Moisi Golemi, chief army quartermaster Vladan Gjurica, Skanderbeg's nephew Muzaka, and 18 other officers.[155] These were immediately sent to Constantinople where they were skinned alive for fifteen days and later cut to pieces and thrown to the dogs. Skanderbeg's pleas to have them back, by either ransom or prisoner exchange, failed.[155]
    Por nuk mbaron ketu.
    Lexo se si gjithe ballkanasit nen udheheqjen e Pashait te Bosnjes, djali i nje prifti ortodoks, sulmojne Kelmendin ne vitin 1638:
    1638
    Frang Bardhi:
    The Pasha of Bosnia attacks Kelmendi

    E lexon?

    Persa i perket luftrave Ballkanike, je perseri gabim. Mbas renies se dy Pashalleqeve dhe masakres se bejlereve, Shqiperia u pushtua per here te dyte nga otomanet. Deri ne ate moment ishte de-facto e lire sepse sundohesh nga sundimtare shqiptare dhe me administrate vendase. I gjithe shekulli i XIX ishte nje shekull kryengritjesh, sidomos ne Veri sepse eshte e kuptushme sepse Jugu mbeti pa nje udheheqje. Por megjithate, te vetem dhe pa perkrahje, shqiptaret reaguan. Pikerisht ne Jug, ne menyre te vecante ndermjet Ortodokseve Shqiptare dhe ne Kalabri fillon Rilindja Kombetare. Kulmi ne shekullin e XIX ishte Lidhja e Prizrenit. Eshte skandaloze te mendosh qe te gjitha Fuqite e Medha, pa perjashtim duke perfshire dhe Perandorine qe sundonte tokat Shqiptare, Otomanet, sebashku me kater shtete fqinje, sulmuan jo nje shtet, por nje komb te vogel, Shqiptaret. Eshte e paprecedent. Une nuk di rast tjeter ne Historine e Botes. Shqiptaret ishin ne mes dy zjarreve, nga nje ane vendi ishte i pushtuar dhe nga ana tjeter fqinjet qe pergatiteshin prej vitesh dhe prisnin si cakej gati per te sulmuar edhe sic ben gjate luftrave Ballkanike, pabesisht sepse per shembull Isa Boletini beri mareveshje me serbet per te filluar luften kunder Otomaneve, dhe ndersa Shqiptaret luftonin kunder Turqve, fqinjet tane sulmuan ne pabesi dhe dogjen vendin nga Kosova ne Cameri. Kjo eshte Historia.
    Edhe dicka tjeter. Meqe po flasim per Ali Pashen. A e di se ne historiografine serbe thuhet shprehimisht se Ali Pasha ftoi Obrenovicin, (ate Obrenovic qe i dergoi koken e Karagjorgjevicit Sulltanit ne tepsi) qe te bashkonin forcat dhe te benin nje aleance ballkanike ne menyre qe ti perzinin Turqit nga Ballkani? Obrenovici nuk pranoi dhe serbet e justifikojne duke thene qe ai e konsideronte idene e Aliut nje aventure. Natyrisht qe arsyet ishin te tjera.
    Lexoni historine, mesojeni dhe mos kini keto komplekse inferioriteti sepse ata, fqinjet tane duhet qe ta mbajne koken ulur perpara neve.
    Dhe sa per ate punen e tre kolonave, tavolina do kater kembe qe te qendroje. Dhe kemba e katert eshte shkeputja e shtetit nga feja, arritje e jashtezakonshme e Europes Perendimore, arritje qe deshi shume gjak dhe boje shkrimi per tu realizuar duke filluar me Rilindjen Europiane dhe duke vazhduar deri ne ditet tona. Prandaj, meqe simpatizon Qyteterimin Perendimor, dhe mire ben, lerini keto muhabete qe beni ketu mbi fete ndermjet Shqiptareve. Puna e fese nder shqiptare, gjate shekujve ka qene nje loje e jona, ne si komb kemi 1.000 qe kemi me shume se nje fe. Kur e kemi lozur lojen, kemi fituar. Kur e kemi mare shume seriozisht fene, te tjeret na e kane futur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga King Bardhyl : 17-02-2018 më 17:41

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    eshte mire ke kur vjen me detyrat e shtepise si kesaj here dhe jo me akuza.

    po eshte e vertete jane shume tema.
    me pak ndryshime nuk ke thene gjera qe nuk jam dakort.

    problemin e kam me kete fjali
    "Deri ne ate moment ishte de-facto e lire sepse sundohesh nga sundimtare shqiptare dhe me administrate vendase"
    pasi sundimtari otoman shqiptar nuk kishte mentalitet shqiptar, apo mendonte per shtet shqiptar (normale qe ka dhe perjashtime)
    nuk e di sesi por nuk me tingellon aspak mire kjo fjali. nuk kishte ndryshim nese pasha ishte egjiptian apo turk apo shqiptar.
    ishe i shtypur
    shqiperia konsiderohej pjese e perandorise otomane kur u sulmua, nga serbet greket dhe bullgaret.
    pse nuk i sulmuam ne kur ishim te lire me pashallare shqiptare apo te ruanim trojet..
    kaq me keto

    po kjo eshte e vertete qe pas ndarjes se kishave, ekzistonte percarje per pushtet dhe katoliket ne nje fare menyre
    nuk e paten shume problem renien e konstadinopojes. nje pjese e otodokseve te stambollit nga idiotesia e tyre
    pranuan turqit vetem e vetem se kishin kete konflikt me katoliket. edhe kjo njihet. pasi me mentalitetin e kohes per ta
    me mire do ishte pushtimi otoman dhe te vazhdonin te ishin ortodokse se konvertimi ne katolicizem, sepse kjo qe me e keqe se vjekja.
    (ndoshta kete llogjike perdoren shqiptaret qe nuk u konvertuan, kete nuk e di)

    tavolina minimalisht do tre kolona, pastaj do deshe beje me gjashte, keto te treja ishin te domosdoshme per evropen.
    nejse

    hahaha, une koplekse inferioriteti
    jo mor shok, nga kush te kem
    edhe nje nje here qe ta marresh vesh qendrimin tim. shqiptaret pak a shume jane njelloj.
    psh. mos me thuaj se evropa tani nuk ka probleme serioze me dyndjen islame, ka dhe shume madje.
    por kjo gjie nuk vlen aspak me shqiptaret, e kupton tani ndryshimin

    nese mua me pelqen apo jo ali pashai, ska rendesi, ai eshte person historik
    dhe qe duhet gjykuar me te mirat dhe te keqiat e tij

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Eshte tragji-komike sesi nje Grek pranon qe Suliotet jane Shqiptare, por Shqiptaret (ne kete forum) zihen per Ali Pashen dhe Çamet?!
    Ç'lidhje ka Ali Pasha apo Çamet me zgjedhjen e Sulioteve?!

    Suliotet zgjodhen te luftonin per Greqine se aty i kishin Tokat, edhe pse ata ishin Shqiptare.
    Asimimilimi me se tepermi ishte fetar, ashtu si shume Shqiptare zgjodhe Osmanet kundrejt Shqiperise.

    Edhe po ta pranojne Greket qe Suliotet ishin Shqiptare, ata nuk jane me te tille.

    Jane ndryshe nga Arbereshet e Italise, nuk duket se kane shprehur deshire apo mall per paraardhesit, apo token e vjeter!

    Suliotet tashme i perkasin vetem disa paragrafeve historike, nuk kane me lidhje me Shqiperine apo Shqiptaret.

    Sa Suliote jane ngritur ne kembe per ndertimin e shkollave Shqipe apo te drejtave te minorances me te larte ne Greqi, Shqiptareve?

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2017
    Postime
    25

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Sanxhaku i Janines perfshin gjysem e Shqiperise andaj e kalon kufirin e Epirit edhe ta bukur shum mirpo:
    Nje pyetje sanxhaku i Prevezes nga i ka kufit?

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Sanxhaku i Prevezes ishte nje nga kater sanxhaqet qe formonin vilajetit te Janines. Ishte sanxhaku me ne jug i Shqiperise se atershme dhe ishte pothuajse se gjysma e Camerise. Kufijte egzakt nuk i di por duhet te gjenden lehtesisht ne ndonje liber...

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2017
    Postime
    25

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Serafim, shiko foton:
    https://upload.wikimedia.org/wikiped...08_culture.jpg
    Mos eshte gje kjo pjesa e ngjyrosur me ngjyre portokalli te qelet, e mbyllur me gjirin e Artes?

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Eed për postimin:

    SERAFIM DILO (29-04-2018)

  12. #51
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga Eed Lexo Postimin
    Serafim, shiko foton:
    https://upload.wikimedia.org/wikiped...08_culture.jpg
    Mos eshte gje kjo pjesa e ngjyrosur me ngjyre portokalli te qelet, e mbyllur me gjirin e Artes?
    Po,afersisht ashtu duhet te jete.

    Harte shume e bukur.

  13. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2017
    Postime
    25

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Këta që paraqiten si grekofonë janë në realitet vllehë të greqizuar. Mirpo shqiptaret kane qene shumic edhe ne pjesen me jugore te rajonit.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •