Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Bashkepunoni ne bamiresi dhe devotshmeri dhe mos bashkepunoni ne gjynahe dhe tejkalime (Maide 2)

    Bashkepunoni ne Bamiresi(El Birr) dhe devotshmeri(et-Tekua) dhe mos bashkepunoni ne gjynahe(El ithm) dhe tejkalime(el uduan)(Maide 2)

    Urdheroi Allahu ne Kuran per bashkepunimin e besimtareve me njeri-tjetrin ne El Birr dhe et Takua dhe ndaloi Allahu kategorikisht bashkepunimin ne El ithm dhe El Ud’uan.

    Thane komentuesit e Kuranit:
    Bashkepunimi behet me butesi dhe ai perfshin cdo ceshtje brenda saj ka mundesi per te bashkepunuar ne El Birr dhe Et Tekua

    Por cfare eshte el Birr dhe el Tekua , el Ithm dhe el Uedauan ne gjuhen arabe?

    Permend Taberiu ne tefsirin e tij se meshirohuni ndermjet veteje o ju besimtare dhe bashkepunoni ne te miresi (el Birr) dhe se el Birr eshte cdo pune te cilen e ka urdheruar Allahu ose e ka pelqyer te veprohet, ndersa et takua eshte frikesimi per ate qe e ka ndaluar Allahu duke u larguar prej ndalesave te Tij(Gjynafeve)..

    Dhe ne fjalen “Mos bashkepunoni ne mekate(El Ithm) dhe Tejkalime(El Ueduan)” tha mos veproni me meshire me njeri tjetrin duke bere gjynahe duke bashkepunuar me to se meshira ne kete rast ska kuptim duke vepruar mekate.Dhe se El Ithm eshte ajo qe ka kerkuar Allahu te largohesh dhe ta lesh ate si veprim ose lenia e urdherit te Zotit per nje ceshtje duke mos i kushtuar vememendje e duke e shkelur ate urdher.El Ueduan eshte tejkalimi i detyrimeve te Zotit qe jane caktuar mbi ju dhe tek te tjeret.

    Ne suren Ankebut Allahu thote:
    Dhe e kemi keshilluar njeriun te jete vepermire ndaj prinderve te tij, por nese ato perpiqen qe ti te besh idhujtari(te me vendosesh partner ne adhurim) duke mos pasur njohuri atehere ti mos ju bind atyre.Vertet Kthimi juaj eshte tek Une dhe do ju njoftoj per ate qe vepruat(Ankebut 8)

    Pra sipas Kuranit bindja ndaj prinderve ne pergjithesi eshte detyrim fetar vetem nese ato te urdherojne per kundershtim te urdherave te Zotit apo per idhujtarui ne kete rast nuk ka bindje ndaj krijeses ne kundershtim me Krijuesin.

    Es Semanij ne Tefsirin e tij thote qe fjala se el Ithm eshte kufri ndersa El ueduan eshte bidati ose dhulmi(padrejtesia).
    Gjithashtu thuhet se El Birr eshte Islami, ndersa Et Tekua eshte syneti.(Tefsir bi mithal)

    Sunet quhet cdo gje qe e ka thene profeti a.s apo e ka vepruar apo eshte raportuar se ai ka heshtur, apo ka folur apo ka mbajtur qendrim ndaj nje fenomeni sjellje apo fjale, gjithashtu sunet konsiderohet dhe gjerat qe perbejne karakterin e profetit a.s dhe moralin e tij, sikurse trimeria, butesia, modestia etj.

    Bidat quhet cdo gje e cila me te njeriu kerkon shperblim tek Zoti porse per te nuk ka ndonje argument qe ta ligjeroje.Adhurimet ne Islam vijne te gjitha me argumenta fetare sesi duhet te kryhen dhe konsiderohen “hermetike” te pandryshuara nga njeriu por te pranuara prej tij si shpallje hyjnore per format, kohen, metoden dhe menyren e se veprimit te tyre.

    Adhurim quhet cdo gje qe e ka ligjeruar Allahu ne Kuran me urdher apo pelqim apo me sugjerim per tu vepruar, ose qe ia ka shpallur profetit Muhamed a,s dhe profeti Muhamed a.s ia ka shpallur njerzve si urdher, pelqim apo sugjerim per tu vepruar.
    Mekati ose gjynafi eshte cdo veprim, fjale apo ndjenje e cila kundershton urdherat dhe ndalesat te Allahut dhe profetit te Tij, .

    El Mauardij thote: se me el Birr perfiton kenaqesine e njerzve (Sic mund te jete bamiresia ndaj tyre)
    ndersa me Et Takua perfiton kenaqesine e Zotit, dhe kush i bashkon keto te dyja vetem se e ka perfituar ndihmen e Zotit.
    Ibn Abasi thote: El Birr eshte per te cilen je urdheruar te veprosh(veprimi detyrimeve), ndersa et Tekua eshte ajo e cila je i ndaluar mos ta veprosh(Ndalesa nga haramet).
    Gjithashtu thuhet se El Birr eshte bamiresia dhe ndalimi nga cdo e ndaluar.

    Ne kuptim te pergjithshem eshte se el Birr eshte cdo gje e hajrit.
    Ndersa el ithm cdo gjynah prej te voglave apo prej gjynaheve te medha.

    Ndersa kur fjala Birr nuk shoqerohet me takuan ajo vjen ne nje kuptim me te gjere.

    Ne Kuran vjen ne suren Bekare ajeti 177 se El Birr ka nje kuptim me te madh aty hyn Besimi ne Allahun diten e Gjykimit, Engjejve, Librave, profeteve te Zotit dhenien e pasurise duke bere bamiresi te afermeve, jetimeve, te varferve udhetareve etj etj.

    Ne ajetin e sures Bekare 189 thuhet se El Birr eshte frika ndaj Zotit (largimi nga gjynahet).


    Komentimi i fjales el Birr dhe el Ithm ne disa hadithe profetike.

    Nga Uabisa r.a, ka thėnė: shkova te Profeti, a.s, e ai mė tha: ke ardhur tė pyetsh pėr mirėsinė(El Birr) dhe mėkatin(El Ithm)? I thash: po. Ai mė tha: pyete zemrėn tėnde, mirėsi(el Birr) ėshtė ajo me tė cilėn qetėsohet shpirti dhe qetėsohet zemra kurse mėkat(Ithm) ėshtė ajo qė tė besdis(gerryen) nė zemer, si konfuzion nė gjoks(dileme dhe brenge) edhe nėse merr fetva per te, ose ke konsultuar dike (por nuk ndjehesh i qete)."(Neueui hadithi eshte hasen)

    Fjala arabe “hake fi kalb” (gerryen zemren) ka dhe kuptime te tjera si gerric, gervish, kruan ferkim, i djeg gjoks, grindet, shqetesohet.
    terradede fi sadr( konfuzion ne gjoks) , dileme, dyshim, kundershton)

    Nevas ibėn Sem'ani, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Mirėsi(el birr) ėshtė morali i lartė, kurse mėkat(el ithm) ėshtė ajo qė tė besdis nė shpirt dhe urren qė njerėzit te informohen per te." (Muslimi)

    Abdullah Ibn Mesudi r.a ka thene se e kam pyetur profetin a.s se kush veper eshte me e mire?Me tha: Namazi ne kohen e tij.Pastaj i thashe po me pas? Tha profeti a.s: Bamiresia ndaj prinderve(Birr Ualidejni).... .(Buhariu)



    Ndersa Ibn Kethiri permend koment te ajetit disa hadithe:

    Nga Abdullah ibn Umer r.a transmetohet se profeti a.s ka thene : Besimtari qe perzihet me te tjeret dhe ben durim nga demtimet e tyre eshte me i mire se besimtari qe nuk perzihen me njerzit dhe nuk duron demtimet e tyre (Edeb Mufred , sahih nga sheik Albani)

    Nga Enesi r.a transmetohet se Profeti a.s ka thene: Ndihmoje vellain tend kur eshte i padrejte(zullumqar) dhe kur i eshte bere padrejtesi tha sahabi, kur i behet padrejtesi e kuptojme por kur ai ben padrejtesi si ta ndihmojme.Tha profeti a.s largojeni dhe permbaje ate nga padrejtesia qe ai i ben te tjereve kjo eshte ndihmesa ndaj tij. (Buhariu )

    Thote profeti a.s :Kush fton ne udhezim do te jete per te shperblimi i te gjithe ate qe e pasojne ate deri diten e kijametit dhe nuk do pakesoje kjo asgje nga shperblimet e tyre, e kush fton ne te kote do te jete per te gjynafi i te gjithe atyre qe e pasojne kete gjynaf deri ne diten e kijametit dhe nuk do pakesoje prej gjynafeve te tyre asgje(Muslimi)

    Detyre e besimtarit eshte qe kur ta shikoje nje te keqe ta ndaloje ate sikur vjen ne hadith:
    “Kush prej jush shikon nje te keqe ta ndaloje dhe ndryshoje ate me doren e tij e nese ska mundesi me gojen e tij e nese ska mundesi me zemren e tij por kjo e fundit eshte besimi me i dobet”(Muslimi)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 18-12-2017 mė 15:17
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •