Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Emri:  rama-koxhias-401x267.jpg

Shikime: 1278

Madhësia:  20.6 KB

    Shqiptarët janë të aftë në luftë por jo në paqe-të gjitha luftat çlirimtare , në paqe i shndrojnë në disfata....Dalngadalë atdheu i shqiptarëve ngushtohet, falë përfaqsuesve që i zgjodhi vet populli ynë:
    Në veri Mitrovica u nda në 2 pjesë
    Në perëndim Mali i Zi ua grabit disa mija hektar tokë që është mbrojt me gjak në Histori
    Në Jug krijohet histori e re "Greke" me legalizim të varezave "greke" që u krijua me eshtra të fëmijëve, grave, dhe të moshuarve Shqiptar.
    Këta janë politikanët "Shqiptar" që bëjnë çmos për integrimet Euro Atlantike....Ju "lumtë dora, e mëndja e ndritur, qeveritar" Fajin mos e kërko te tëtjerët , shikoni veten në pasqyrë.Tradhëtinë nuk e solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj.....(v.ime)
    -----------------------------------------------------------------------
    Qeveria shqiptare ka vendosur të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, duke zbatuar një nga kërkesat e hershme të saj: të varrosë ushtarakë grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

    Vendimi është firmosur pa zhurmë e bujë nga Kryeministri Edi Rama më 13 dhjetor 2017; me zbatimin e tij janë ngarkuar prefektët. Ekseprtë nga Greqaia do të punojnë bashkë ekspertët shqiptarë për zhvarrosimin dhe identifikimin e kufomave. Po ashtu, më 28 nëntor, grekët e rënë do të përkujtohen me ceremoni.

    Vendimi si më poshtë:

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.

    2. Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, të ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve, sipas ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

    3. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.

    4. Prefekti i qarkut ku do të zhvillohen punimet e kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, të ofrojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrim-varrimit në territoret e tyre.

    5. Me urdhër të Kryeministrit, në zbatim të neneve 2, pika 5, dhe 4, shkronja “a”, të marrëveshjes, të përcaktohen ekspertët e palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, si dhe ekspertët në terren të palës shqiptare.

    6. Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore, të përfaqësuara me ekspertë në Komitetin e Përbashkët në terren të përballojnë shpenzimet për realizimin e detyrave nga këto ekspertë, sipas legjislacionit në fuqi.

    7. Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.

    8. Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat e nevojshme për zbatimin e të gjitha procedurave të zhdoganimit dhe të përjashtimit nga detyrimet doganore sipas ligjit nr.10256, datë 25.3.2010.

    9. Vendimi nr.496, datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, shfuqizohet.

    10. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    http://lajmifundit.al/2017/12/vendim...htareve-greke/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 17-12-2017 më 07:44

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    E shiti sumen dhe shoku Rama aaa !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E shiti sumen dhe shoku Rama aaa !
    Aaaaa po, e shiti për 13 monedha.....

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    po te tjeret e shiten, me varrezat angleze, italiane, gjermane, etj..., vetem me greket e paska shit, popull inferior, keni frike nga nje varreze,..
    Eshte nje hap qyteterues (me ne fund), dhe humanizem bazuar ne te gjitha traktatet dhe marreveshjet nderkombetare,...,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 17-12-2017 më 16:28
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    po te tjeret e shiten, me varrezat angleze, italiane, gjermane, etj..., vetem me greket e paska shit, popull inferior, keni frike nga nje varreze,..
    Eshte nje hap qyteterues (me ne fund), dhe humanizem bazuar ne te gjitha traktatet dhe marreveshjet nderkombetare,...,
    ahaaa kemi frikë ëëëë¨ashtu mendon?!
    E po , po ai grek pas 10 apo 50 viteve do pohon këtu kemi luftuar na dhe kjo na takon.....këtu i kemi eshtrat e ushtarëve tanë...në hyrje të parlamentit Grek është një murr prej gurri dhe aty janë gdhend emrat e qyetetve të Shqipërisë së Jugut-ky është tentim për agresion në të ardhmen....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 17-12-2017 më 16:36

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    ahaaa kemi frikë ëëëë¨ashtu mendon?!
    E po , po ai grek pas 10 apo 50 viteve do pohon këtu kemi luftuar na dhe kjo na takon.....këtu i kemi eshtrat e ushtarëve tanë...në hyrje të parlamentit Grek është një murr prej gurri dhe aty janë gdhend emrat e qyetetve të Shqipërisë së Jugut-ky është tentim për agresion në të ardhmen....
    E ke seriozisht qe beson te tilla perralla, per ndryshime kufijsh, etj., pas 50 viteve...., deri atehere s`do kete fare kufij, sindroma te rrezikshme keto, jane fiksime qe nga koha e luftes se ftohte, "jane gdhendur emrat e jugut", i njejti sindrom i mbetur nga historia respekt tradite,......., kjo lloj urrejtje raciste nuk i sherben kurkujt.., duhet te jete ne traditen geke qe ushtari varroset atje ku bie,..., furtune ne gote eshte asgje me shume,...
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Greqia u armatos deri në dhëmbë nga Fracezët prej aeropalanave deri në tankse edhepse barkun e ka të zbrazët....po janë gdhend e ajo është veërtet-sikur ta bënim na kjo punë do vente deri ne¨KB.
    SA varre Çame egzistojnë në Greqi? A egziston ligji i luftës?! A nuk u orvatën që me mashtrime ta marrin një pjesë të bregdetin shqiptar? A nuk është ky agresion?....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    E bukura e kesaj komedie eshte se takimi u paraqit si nje takim ku do diskutoheshin te gjitha problemet greko-shqiptare...dhe del se qenka diskutuar dhe pranuar vetem ndertimi i varezave greke (shpresojm me PPP qe eshte Pi. i Plakes te PS)

    Nga te gjitha problemet qe mundet te diskutoheshin,asnjerit nuk i shkonte nder mend se prap mundej te diskutohej problemi i varrezave se simbas shtypit egzistojne dy varreza greke (Kelcyre dhe Bularat..ne qofte se eshte e vertete) Ishte nje problem i zgjidhur nga shoku Sali. Te pakten keshtu eshte shpeguar.

    Tani,duke njohur kapacitetet si te Saliut (qe ne jete asgje nuk ka perfunduar) si dhe te Bushatit (qe nje Zot e di se si eshte bere minister i jashtem) si edhe te shokut Rama (qe me sa duket greket ja kan propozuar varrezat ne beton,se po degjoj beton e çimento pranon çdo gje) ose keto varreza nuk jane ndertuar ose do ndertohen varreza ne çdo qytet dhe fshat te jugut. Dhe si gjithmon ne ate vend çdo marrezi dhe pisllik behet ne menyre te fshehte.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    po te tjeret e shiten, me varrezat angleze, italiane, gjermane, etj..., vetem me greket e paska shit, popull inferior, keni frike nga nje varreze,..
    Eshte nje hap qyteterues (me ne fund), dhe humanizem bazuar ne te gjitha traktatet dhe marreveshjet nderkombetare,...,

    O File, po Humanizmin sipas teje vetem Shqiperia duhet ta tregoje?!

    Jam dakord qe te indetifikohen ushtaret e rene, se njerez jane dhe ata, dhe kane pasur familje.

    Por, a nuk i takon dhe Greqise ta pohoje Genocidim Çam, dhe t'ua jape tokat dhe pasurite e vjedhura?

    Problemi i Shqipetareve jane vete Shqiptaret!

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin

    "Genocid" per bashkepuntoret e nazisteve nuk ka patur. Pronat e ketyre nuk kthehen me ligje nderkombetare. (me perjashtim te Shqiperise, prandaj jemi ketu ku jemi)
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    "Genocid" per bashkepuntoret e nazisteve nuk ka patur. Pronat e ketyre nuk kthehen me ligje nderkombetare. (me perjashtim te Shqiperise, prandaj jemi ketu ku jemi)
    Krimit mundet ti japesh emertimin qe do,nga genocid,"pastrim" etnik,masaker e deri tek shperngulje me dhune e force etj etj. Lejohet, edhe çdo lloj terminologjie justifikohet.
    Ajo qe nuk lejohet eshte injoranca,idiotsia, qe ; te vrasesh gra dhe femije dhe ti quash bashkepunetoret e nazizmit.

  12. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Ajo turqia juaj cope cope do behet. 1/3 do vriten, 1/3 do konvertohen, 1/3 do shkojne tek molla e kuqe, ne nje lufte te III boterore, keshtu thone profecite tona. Krimet qe kane bere camet jane me te medha se ato te grekeve.
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    "Genocid" per bashkepuntoret e nazisteve nuk ka patur. Pronat e ketyre nuk kthehen me ligje nderkombetare. (me perjashtim te Shqiperise, prandaj jemi ketu ku jemi)

    Bashkpuntore?!

    Cilet, femijet, grate apo pleqte?!

    Kush te tha ty se Ligji nderkombetar nuk i mbron viktimat e Genocidit?!

    Çifutet moren shperblimin dhe pronat mbrapa per krimet e kryera kundrejt tyre, sipas ligjit nderkombetar.

    Por Shqiptaret tremben ta çojne çeshtjen ne Hague, aty ku çeshtja Çame perket.

    Kaq injorant apo Grekofil je sa mos te pranosh faktet?!

    Ukraninasit bashkupunuan me Nazistet kundrejt Ruseve, sepse nuk ishin Ruse dhe po luftonin per token e tyre (ashtu si DISA Çame), ama gjykata nderkombetare nuk i denoi ata.

    O File, ik lexo te historine ashtu siç i perket asaj dhe jo Grekerve, siç e shkruajne ata!

    Çeshtja Çame ashtu si çeshtja e Kosoves ekzistojne.
    Genocide jane bere kundrejt popullit Shqiptar, dhe ne meritojme.shperblimin e duhur ne toka dhe para.

    Por, fatkeqesisht, Politikanet tane jane vegla dhe te piset.

  14. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Bashkpuntore?!

    Cilet, femijet, grate apo pleqte?!

    Kush te tha ty se Ligji nderkombetar nuk i mbron viktimat e Genocidit?!

    Çifutet moren shperblimin dhe pronat mbrapa per krimet e kryera kundrejt tyre, sipas ligjit nderkombetar.

    Por Shqiptaret tremben ta çojne çeshtjen ne Hague, aty ku çeshtja Çame perket.

    Kaq injorant apo Grekofil je sa mos te pranosh faktet?!

    Ukraninasit bashkupunuan me Nazistet kundrejt Ruseve, sepse nuk ishin Ruse dhe po luftonin per token e tyre (ashtu si DISA Çame), ama gjykata nderkombetare nuk i denoi ata.

    O File, ik lexo te historine ashtu siç i perket asaj dhe jo Grekerve, siç e shkruajne ata!

    Çeshtja Çame ashtu si çeshtja e Kosoves ekzistojne.
    Genocide jane bere kundrejt popullit Shqiptar, dhe ne meritojme.shperblimin e duhur ne toka dhe para.

    Por, fatkeqesisht, Politikanet tane jane vegla dhe te piset.
    Une nuk merrem me "fakte" te 70 vjeteve me pare. Cifutet moren tokat por nuk u akuzuan per kolaboracioniste me nazistet. Camet u akuzuan dhe si fakte eshte edhe batalioni ''Cameria" qe u reshtua ne krah te nazisteve. Me kot nuk thone greket se nuk ka ceshtje came. Nuk ka sepse eshte mbyllur qe me 1944. Pronat e ketyre jane sekuestruar dhe nuk kthehen, sepse nuk ka shtet ne bot (shqiperia perjashtuar) qe kthen pronat e vrasesve e bashkepuntoreve te duces e hitlerit.
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #15
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Greket jane si jane,kane treguar se per vendin e tyre jane patriote dhe kane dhene prova, dhe nuk shiten per pese leke e per pak fame si keta fshataret qe na drejtojne ne. Ne kemi deshtuar ne berjen e shtetit ne keto 100 e pak vjet.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Vendimi është firmosur pa zhurmë e bujë nga Kryeministri Edi Rama më 13 dhjetor 2017; me zbatimin e tij janë ngarkuar prefektët. Ekseprtë nga Greqaia do të punojnë bashkë ekspertët shqiptarë për zhvarrosimin dhe identifikimin e kufomave. Po ashtu, më 28 nëntor, grekët e rënë do të përkujtohen me ceremoni.
    Se mos e lexojne kete teme ata nacionalistet socialiste te forumit, ka per t'iu prishur gjaku. Se te shkretet besonin se vetem Saliu bente gabime te tilla, "ua shiste detin grekerve" dhe "u ngrinte varreza ushtareve greke", kurse Kryeçobani yne Edi Rama nuk bente gabime te tilla.

    Halli i madh te ka zene o shoku Rama.

    Po e ndjen qe po te vjen fundi e nuk gjen dot nje vrime miu ku te futesh koken. Do te fshihesh ne Greqi? Pse nuk vete tek vellai i madh ne Turqi te fshihesh kur te te vine te te hedhin hekurat e te nxjerrin llogarite bankare e pazaret ne kurriz te shqiptareve?

    Me Ameriken e prishe.
    Me BE prishur e ke patur gjithmone se te njohin se kush je.
    Me Turqine ke frike se Erdoganit i hane briret.
    Shqiptaret po te njohen se kush je ne keto 5 vjet dhe sa ua nxive jeten.

    Tani qe u ngrite varrezat ushtareve te vdekur greke, pasi per 10 vjet bere zhurme e politike me eshtrat e tyre, nuk ka ngelur gje tjeter vecse te besh aplikim edhe si Voiro-Epirot. Thuaju, jam coban i mire dhe gjyshen e mamase e kam nga Dhermiu i anesdetit.

    Kur te shkosh ne ate boten pertej varrit, shpirtrat e atyre ushtareve te vdekur do te thone: "Po me eshtrat tona c'pate? Perse nuk i le familjaret tane te na varrosin si njerez? Me eshtrat tona gjete te besh politike?!"

    Do s'do ti o shoku Rama, do vesh ne fis, do behesh coban i mire. Sot shqiptar, neser grek, pasneser turk, e ne fund dreqi me brire.

    Albo

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Une nuk merrem me "fakte" te 70 vjeteve me pare. Cifutet moren tokat por nuk u akuzuan per kolaboracioniste me nazistet. Camet u akuzuan dhe si fakte eshte edhe batalioni ''Cameria" qe u reshtua ne krah te nazisteve. Me kot nuk thone greket se nuk ka ceshtje came. Nuk ka sepse eshte mbyllur qe me 1944. Pronat e ketyre jane sekuestruar dhe nuk kthehen, sepse nuk ka shtet ne bot (shqiperia perjashtuar) qe kthen pronat e vrasesve e bashkepuntoreve te duces e hitlerit.

    Kush i shkruajti faktet?!

    Per çfare bashkpuntoresh flet o zoteri?!

    Femijet, grate app pleqte?!

    E si ua merrke tokat dhe pasurite atyre qe "bashpunokan" ?!

    Çamet nuk ua moren tokat te ashtuquajtureve Greke sipas "bashkpunimit" , ato toka i perkisnin Çameve para pushtimit Italino-Nazist.

    Perdore llogjiken , te ben mire per shendetin e mendjes.

  18. #18
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vendimi/ Qeveria shqiptare do ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Kush i shkruajti faktet?!

    Per çfare bashkpuntoresh flet o zoteri?!

    Femijet, grate app pleqte?!

    E si ua merrke tokat dhe pasurite atyre qe "bashpunokan" ?!

    Çamet nuk ua moren tokat te ashtuquajtureve Greke sipas "bashkpunimit" , ato toka i perkisnin Çameve para pushtimit Italino-Nazist.

    Perdore llogjiken , te ben mire per shendetin e mendjes.
    Tashme jemi ne 2017, e kaluara ja ikur. Le te shpresojme per shtim te miqesise dhe kurrsesi armiqesi mes 2 popujve. Camet sa te kene mundesi te marrin pronat e tyre, pavaresisht problematikave mes 2 vendeve. Ne te kundert te nacionalizmit le te shpresojme per integrim mes 2 popujve dhe dashuri, e kurrsesi urrejtje. Le t`i leme te vdekurit te prehen te qete dhe te gjallet te vajtojne dhe kujtojne njerezit e tyre. Kjo varreze qofte nje obelisk dashurie mes 2 popujve tane vellezer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 22-12-2017 më 15:53
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •