Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 90
  1. #41
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėr ata qė duan tė botojnė tek Milosao, kryeredaktori i saj ka kėtė ftesė:

    Me rubrikėn romeoxhuljeta Milosao synon tė afrohet tek letėrsia qė e “njomė”, duke i dhėnė mundėsi tė gjithėve qė shkruajnė “fshehtas” a qė janė nė fillimet e tyre tė prballen me publikun; gjė qė njė ditė bėhet e paevitueshme.

    dhe adresėn:

    info@milosao.org

    pėr tė dėrguar krijimet.
    wrong verb

  2. #42
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Hapet panairi i katert i librit “Tetova 2004”:

    Sot ne Tetove hapet panairi i katert i librit “Tetova 2004”: Lexuesit mund te gjejne nje numer te madh titujsh


    Ne kete panair do te marrin pjese nje numer i madh shtepish botuese nga Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova. Shtepite botuese nga Shqiperia dhe Maqedonia do te vijne te organizuara ne nivel te asociacioneve, respektivisht nepermjet Lidhjes se Botuesve Shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves

    Sot, ne Pallatin e Kultures, ne Tetove hapet panairi i librit shqip “Tetova 2004”, i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare te Maqedonise (SHBSHM) per te katerten here me radhe.



    Ne kete panair do te marrin pjese nje numer i madh shtepish botuese nga Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova. Shtepite botuese nga Shqiperia dhe Maqedonia do te vijne te organizuara ne nivel te asociacioneve, respektivisht nepermjet Lidhjes se Botuesve Shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves. “Ardhjen e kane konfirmuar rreth 20-te shtepi botuese nga Shqiperia dhe Kosova, por numri i tyre mund te jete edhe me i madh, pasi ka shtepi botuese qe vijne vete, jo te organizuara nepermjet asociacioneve”, tha Muhamet Murtezi, kryetar i SHBSHM-se. Disa nga emrat e SHB-ve qe do te marrin pjese ne kete panair jane: “Onufri”, “Toena”, “Eugen”, “Logos-A”, “Albas”, “Vatra”, “Shkupi”, “Furkan”, “Asrdeni” etj.



    Gjate ketij panairi do te kete dhe promovime te titujve te rinj nga shtepi te ndryshme botimi.



    “Nevoja per organizimin e panaireve te ketilla vazhdon te jete e patjetersueshme per afirmimin e librit shqip ne trevat tona, ne menyre qe lexuesi shqiptar te jete ne rrjedhe te botimeve qe behen ne te gjitha viset shqiptare”, tha Murtezi.



    Me pas ai shtoi se e kane lajmeruar edhe ministrin e puneve te mbrendshme dhe shpresojne se nuk do te kete probleme ne pikat kufitare per botuesit nga Kosova dhe Shqiperia.



    Panairi do te zgjase deri me 10-te tetor.



    Nga:
    A.Disha
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #43
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Ismail Kadare, 60 poezi nė “Kristal”

    Ky vėllim del njė vit pas botimit tė pėrmbledhjes “Ca pika shiu ranė mbi qelq”

    Ismail Kadare, 60 poezi nė “Kristal”


    Alma Mile

    Nuk mund tė qėndronin mė bukur se nėn emrin “Kristal”. Ndėrsa ka kaluar njė vit, nga suksesi i menjėhershėm nė Panairin e Librit “Tirana 2003”, i pėrmbledhjes “Ca pika shiu ranė mbi qelq”, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u ka kujtuar edhe njėherė lexuesve, se qenka po aq i mirėpritur edhe nė poezi. Kėto ditė, nė tregun shqiptar tė librit ėshtė hedhur nė qarkullim njė tjetėr vėllim me poezi i Kadaresė. Nuk bėhet fjalė pėr krijime tė reja, por pėr njė pėrzgjedhje prej 60 poezish, tė cilat datojnė prej vitit 1957 nė vitin 1989. Sipas drejtuesit tė Shtėpisė Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri, “Kristal” vjen si vazhdim i vėllimit poetik “Ca pika shiu ranė mbi qelq”, i cili zgjoi njė interes tė jashtėzakonshėm tek lexuesi. “Ky ėshtė njė vėllim, i cili vjen nė vazhdėn e pėrmbledhjes sė parė, tė botuar njė vit mė parė, duke plotėsuar kėshtu njė ansambėl prej 100 poezish e poemash e qė pėrbėjnė krijimtarinė mė tė mirė poetike tė Ismail Kadaresė, gjatė njė periudhe gjysmėshekullore”, - thotė botuesi Hudhri, duke shtuar se nė vitin 2003 akush nuk e mendonte se pėrmbledhja me poezi do tė ngjallte aq shumė interes. Sipas tij, tek lexuesi kanė shkuar rreth 3 mijė kopje tė librit “Ca pika shiu ranė mbi qelq”. “Pėrzgjedhja e poezive e poemave, tė pėrfshira nė kėtė pėrmbledhje, ėshtė bėrė nga vetė autori, i cili mendoi tė rendiste nė kėtė vėllim tė dytė, atė pjesė tė krijimtarisė sė tij qė duhej bėrė e njohur edhe pėr brezat mė tė rinj tė lexuesve e qė mė sė shumti e njohin Kadarenė si prozator. Suksesi i librit “Ca pika shiu…”, bėri qė botimi mė i fundit tė realizohej mė me seriozitet”, - vazhdon Hudhri. Nė vėllimin “Kristal” janė pėrfshirė poezi tė tilla si “Motive studentore”, “Babai”, “Rrugėve tė Moskės”, “Kinema e vjetėr”, “Piramida e Keopsit”, “Motive me diell”, “Rekuiem pėr Majakovskin”, “Portret malėsori tė hershėm”, “Sapuni “Ledi Makbeth”, “Monologu i tė vetmuarit”, e shumė tė tjera.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #44
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nje pjese e shkrimit te Anila Memes tek Panorama:

    Agron Tufa
    Arian Leka
    Mimoza Mezini
    Genta Minga
    Merita Kuēi
    Genc Ēoēoli
    Ēelo Hoxha
    Ruxhdi Golaj
    Xhevahir Spahiu
    Ervin Hatibi
    Lujeta Lleshanaku
    Sadik Bejko
    Idlir Hazizi
    Alket Ēani
    Aleksandėr Ēipa
    Agim Baēi
    Fatmir Baēi



    Surpriza dhe befasi

    Takimi i parė gjithnjė lė mbresa. Kėshtu ndodhi edhe pėr shkrimtarin dhe organizatorin e "Poetekės", Arian Lekėn. Ky aktivitet lindi nė fillim tė shtatorit, me poetėt Agron Tufa dhe Arian Leka. Madje, edhe pėr qytetarėt e Durrėsit ishte njė befasi. Njė aktivitet, qė zhvillohej nėn qiell tė hapur, e pikėrisht pranė Amfiteatrit tė Durrėsit, njė anije e improvizuar dhe poetė qė recitojnė poezi shqipe. Ndėrsa lexues e dashamirės tė poezisė do ta shtonin kurreshtjen e qytetarėve. "Pa dyshim mė i veēanti pėr mua mbetet takimi i parė, sepse ka qenė njė befasi pėr tė gjithė ata qė kalonin aty pranė. Por patėm edhe shumė mikpritje nga qyteti. Ne kishin parashikuar pesėdhjetė dėgjues, por aty pranė janė mbledhur mė tepėr njerėz, tė cilėt ndenjėn mė shumė se njė orė", tregon Leka. "Nė takimin e dytė, duke u recituar poezitė e Ervin Hatibit dhe tė Petrit Nikės, filloi befas njė shi i butė. Ndėrsa njerėzit nuk janė larguar aspak, edhe pse shiu vazhdonte tė binte pėr rreth treēerek ore", tregon mė tej ai.
    wrong verb

  5. #45
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me romanin “Dashi i kurbanit ballkanik”: Luan Starova kandidat per cmimin nderkombetar te letersise “Ballkanika” 2004


    “Libri eshte krijuar ne fillimin te dekates se gjashte te jetes sime, nderkohe qe dekada e pare e realitetit te ri ballkanik qe ajo kur une iu rreka ta hedh ne leter pervojen time te jetes dhe fatin e Ballkanit ne gjinine e romanit.”, tha autori i librit Luan Starova

    Akademiku dhe shkrimtari Dr. Luan Starova me romanin “Dashi i kurbanit ballkanik”, eshte kandidati nga Maqedonia percmimin nderkombetare te letersise “Ballkanika” per vitin 2004, kumtoi dje ne konferencen per shtyp Juria nacionale.
    Ky vendim u mor njezeri nga anetaret e jurise ne perberje te: Svetllana Hristova Jociq, kryetare dhe Gligor Stojkovski e Risto Lazarov, anetare.
    Drejtori i shtepise botuese “Kultura”, Gligor Stojkovski, e cila botoi romanin dhe e cila eshte pergjegjese per organizimin e “Ballkanika”-s ne Maqedoni. Ai shtoi se per kete cmim, kete vit kane konkurruar 20 vepra nga te gjitha zhanret.
    “Libri “Dashi i kurbanit Ballkanik”, qe u nominua per cmimin nderkombetar “Ballkanika” 2004, praktikisht shenon nje etape te sages sime ballkanike, e cila filloi me “Kohen e dhive”. Eshte libri i tete, i cili nuk eshte ne brendi te sages, mirepo eshte ne interaksion te sages ballkanike. Sic dihet, ne kete sage behet fjale per historine e nje familjeje shqiptare gjate nje shekulli, e cila kishte perjetuar nje lloj ekzili ballkanik. Dhe, kjo histori eshte rrefyer nepermjet te metaforave globale sic eshte metafora e dhive, metafora e librave, ngjalave dhe tani ky dash kurbani, i cili eshte nje metafore qe flet per historine e fundit tragjike, nje lloj metafore, e cila do ta prezentonte kete tragjedi permes metafores, jo me nje inventar te se keqes.”, tha per gazeten “Flaka” autori i nominuar, dr. Luan Starova.
    “Fakti se sot ky liber u nominua si vepra me e mire e shkruar perkrah gjinive: proze, poezi dhe drame, do te kisha thene se libri se shpejti do te botohet edhe ne shqip dhe frengjisht dhe kjo eshte nje mirenjohje qe u bashkangjitet te tjerave. Per mua ka nje vlere te posacme, t’ju them sinqerisht, kjo saga ime ne kete rreth eshte pritur mire dhe vete fakti se une jam shqiptare dhe shkruaj edhe shqip edhe maqedonisht ishte befasi per mua qe opinioni maqedonas tregoi nje hapje ndaj kesaj sage ballkanike edhe pse shpirti i saj eshte shqiptar. Personazhet kryesore jane shqiptare, e gjitha eshte shqiptare. Eshte nje sage ballkanike qe e kerkon gjuhen e simfonise se dallimeve dhe ne fakt konfirmon ne esence identitetin e njeriut ballkanik, i cili kerkon te verteten dhe lirine.”, thote Starova.
    Nderkaq, ne konferencen per shtyp, autori i nominuar, Luan Starova, tha se libri i tij shenon periudhen dhjetevjecare te odisese se romanit – sages ballkanike, e cila ka filluar te thurret nga fillimi i viteve te nentedhjeta te shekullit te kaluar.
    “Libri eshte krijuar ne fillimin te dekates se gjashte te jetes sime, nderkohe qe dekada e pare e realitetit te ri ballkanik qe ajo kur une iu rreka ta hedh ne leter pervojen time te jetes dhe fatin e Ballkanit ne gjinine e romanit. Ato dhjete vjet jane tragjike per Ballkanin dhe u percaktova qe ate ta pasqyroj me metafora globale. Ceshtja ballkanike, ne letersine time u ngrit ne mision, ne fakt ne mision letrar. Misioni im letrar ishte, se si ne te vertete do te rrefehej kjo kohe e kunderthenieve ndermjet asaj qe eshte ballkanike dhe evropiane, kur ballkanasi eshte i pafuqishem ta arrije fazen qe i mungon per ta arritur Evropen”.
    Ai shtoi se libri eshte i veshtire dhe i nderlikuar, por me nje naracion te thjeshte si dhe eshte liber i ideve.
    Akademiku Luan Starova, eshte njeri nga autoret me te perkthyer nga Maqedonia, i cili shkruan ne gjuhen shqipe, maqedonase, dhe ne gjuhen franceze. Romani i tij “Koha e dhive” eshte perkthyer ne 12 gjuhe. Ai dje shprehu kenaqesine e vet per kete nominimin ngaqe, sic theksoi, gjate rruges se tij te veshtire ne letersi e takon Ballkanin, i cili eshte misioni i tij.

    Ceremoniali perfundimtar i shpalljes se bartesit te cmimit “Ballkanika”, per te cilen konkurrojne shkrimtare nga te gjitha vendet e Ballkanit, do te mbahet ne muajin maj te vitit te ardhshem ne Tirane. Eshte e besueshme qe ne jurine nderkombetare, e cila do te zgjedhe fituesin e “Ballkanika”-s per vitin 2004, do te gjendet edhe Anastija Gjurcinova.

    Nga:
    A. Disha
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #46
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    shekulli:

    Revista: “Les lettres albanaises”, rikthim pas 13 vitesh


    A.Mile

    Pas njė periudhe tė gjatė prej 13 vitesh, ėshtė hedhur sėrish nė qarkullim revista letrare “Letėrsia shqiptare” (“Les lettres albanaises”). Kjo revistė, e cila botohet nė disa gjuhė tė huaja, si frėngjisht, anglisht, por edhe nė gjuhė tė tjera evropiane, shėrben pėr tė bėrė tė njohur letėrsinė shqiptare, pėrtej kufijve tė saj. Nė tė janė pėrfshirė pėrfaqėsues tė tė gjitha periudhave letrare, asaj klasike, klasike moderne dhe letėrsisė bashkėkohore. Kėshtu, nė kėtė numėr tė parė lexuesi, do tė ketė mundėsi tė njihet me figura tė mėdha tė letėrsisė, duke filluar qė nga Frang Bardhi, pėr tė vijuar tek Sterjo Spasse dhe romani i tij psikologjik “Pse?!”, Visar Zhiti, Zef Pėllumbi, Diana Ēuli, Dritėro Agolli, Elvira Dones e Zija Ēela. Krahas biografisė sė seicilit, pėrfaqėsimi i ēdonjėrit prej shkrimtarėve ėshtė shoqėruar edhe me nga njė pjesė tė shkurtėr tė krijimtarisė sė tij. “Rikthimi i kėsaj reviste u mundėsua nė saj tė financimit prej 16 milionė lekėsh, nga ana e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, akorduar Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Eshtė menduar qė kjo revistė tė dalė 4 herė nė vit, megjithatė gjithēka varet prej materialeve qė do tė ofrojnė pėrkthyesit”,- shpjegon Stefan Ēapaliku, drejtor i Drejtorisė sė Librit dhe Komunikimit pranė MKRS-sė. Pėr realizimin e numrit tė parė pas 13 vitesh kanė kontribuar dhe do tė vazhdojnė ta bėjnė mė disa pėrkthyes tė huaj edhe shqiptarė. Nė kėtė numėr peshėn kryesore tė materialeve tė pėrkthyera e mban pėrkthyesi dhe studiuesi i shqipes nė anglisht Robert Elsie, pėr tė vijuar me francezen Odile Daniel, Hans Joachim Lanksch, Edmond Tupe, Stavri Pone, etj. Ashtu si para njė viti nė Shkodėr, kur pėrkthyesit e letėrsisė shqipe nė botė u takuan pėr herė tė parė nė Shqipėri, kėtė vit Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve e ka zhvendosur kėtė takim nė Tiranė, nė kuadrin e Panairit tė Librit, i cili do tė hapet nė datėn 4 nėntor. Ky aktivitet pa dyshim qė ėshtė terreni mė i mirė pėr tė krijuar kontakte tė drejtpėrdrejta me autorė dhe vepra.
    “Les lettres albanaises” ėshtė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1980 dhe pati njė jetėgjatėsi prej 10 vjetėsh. Nėpėrmjet saj janė bėrė tė njohura vepra tė shkrimtarėve tė njohur shqiptarė si Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Fatos Arapi, etj, por me trazirat e vitit 1990 dhe ndryshimet politike, ajo nuk doli mė nė qarkullim.
    wrong verb

  7. #47
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Panorama:

    Alketa Sino
    Panairi i shtatė i librit jo vetėm qė do tė prezantohen nė njė hapsirė mė tė madhe sicc ėshtė Pallati i Kongreseve, por i mbledh pėr herė tė parė tė gjithė botuesit sėbashku me botimet e tyre tė reja, pas mosmarrveshjeveve dhe ndarjeve tė tyre.

    Shqetėsues pėr botuesit ėshtė e drejta e autorit, shpėrndarja e librit, si dhe tatimi i librit nė pikat doganore njesoj si tė ishte njė mall tjeter konsumi.
    Ndėrkohė, panairit tė shtatė tė librit nė Tiranė nuk do t“i mungojė prezenca e emrave tė njohur tė letėrsisė shqipe si: Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Rexhep Qosja etj. Pėrkrah botimeve gjatė ditėve tė panairit janė programuar edhe tryeza debati, pėr probleme qė ende janė tė pazgjidhura nė lidhje me librin. Do tė diskutohet midis njerėzve tė letrave, shumė i pėrfoluri libri shkollor, shpėrndarja e tij, sistemi fiskal dhe vėshtirėsia e qarkullimit tė librave nė hapsirat shqiptare. Nė kėtė panair do tė jenė tė ftuar edhe 15 pėrkthyes tė vendeve tė huaja tė cilėt pėrkthejnė nė gjuhėn shqipe. Panairi i shtatė i librit do tė hapė dyert nga data 3 - 8 nėntor, nė Pallatin e Kongreseve, nė Tiranė. Duke e krahasuar me edicionet e kaluara, sipas organizatorėve, "pritet njė pjesėmarrje mė e gjerė pėrsa i pėrket botuesve dhe titujve tė rinj tė librave nė panairin "Tirana 2004". Njė javė para ēeljes sė panairit tė shtatė tė librit "Tirana 2004", interesimi i botuesve pėr tė marrė pjesė ėshtė mjaft i madh. Deri tani ka kaluar numri i 110 kėrkesave, numėr ky mė shumė se ēdo organizim tjetėr i kėtij lloji nė botėn shqiptare.

    Panair librash apo aktivitetesh?
    Tashmė ėshtė bėrė pjesė e traditės sė panaireve tė botimeve qė pėrkrah ekspozimit tė librave, tė ketė edhe aktivitete. Kėshtu, numri i veprimtarive pėr librin , nė kuadrin e panairit, parashikohet tė pėrfshijė rreth 100 aktivitete tė organizatorėve dhe botuesve tė veēantė. Do tė ketė konferenca pėr shtyp, paraqitje tė librave tė rinj, takime me krijues e pesonalitete tė letrave, caktim tė orėve tė veēanta tė shpėrndarjes sė librave me nėnshkrim tė autorėve, takim-debate pėr problemet dhe pozitėn, nė tė cilėn ndodhet libri shqip, pritje tė pėr nder tė tė ftuarve dhe autorėve tė veēantė etj.

    Moisiu nė takim me botuesit
    Panairi i shtatė i librit organizohet nga shoqata e botuesve shqiptarė, me mbėshtetje tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bashkisė sė Tiranės dhe tė presidentit tė Republikės Alfred Moisiu. Kėshtu, kryetari i shoqatės sė botuesve shqiptarė Fatmir Toēi dhe disa pėrfaqėsues tė tjerė janė takuar me presidentin e Republikės, Alfred Moisiu. Biseda u pėrqendrua nė rolin qė luajnė kėto institucione me punėn e tyre nė formimin dhe emancipimin e shoqėrisė nė tėrėsi dhe tė rinisė nė veēanti, nė promovimin e kulturės sonė dhe nė rritjen e imazhit tė vendit. "Mė i madh se ēdo vit tjetėr, ėshtė dhe interesimi i autorėve pėr tė qenė bashkė me librat dhe pėrballė lexuesve" u shprehėn organizatorėt e panairit tė librit.

    Libri, pesė ditė nė Pallatin e Kongreseve
    Tashmė panairi i librit nė Tiranė ėshtė kthyer nė traditė, megjithatė, sipas organizatorėve, asnjėherė nuk mungojnė tė rejat qė sjell ēdo edicion pėr lexuesit shqiptarė, si titujt, nivelin e botimeve, pėrkthimeve, etj. Ndėrkohė, botuesit vazhdojnė tė kenė probleme tė ndryshme qė i shqetėsojnė aktualisht shtėpitė botuese, si dhe nevojėn pėr krijimin e kushteve mė lehtėsuese pėr ta nga strukturat zyrtare. Panairi i shtatė i librit "Tirana 2004", do tė jetė pėr pesė ditė i hapur nė Pallatin e Kongreseve nė kryeqytet, ku do tė prezantohen botime nga 112 shtėpi botuese. Dyert e panairit do tė jenė tė hapura nga orėt e para tė mėngjesit deri nė mbrėmje, ndėrkohė hyrja pėr vizitorėt do tė jetė falas.



    Tė dhėna pėr Panairin e Librit "Tirana 2004"

    Sipėrfaqja ekspozuese: mbi 2500 metėr katror
    Pjesėmarrės ekspozues: rreth 110
    Ekspozues nga jashtė kufijve tė Shqipėrisė: rreth 20
    Organe tė medias qė ndjekin panairin: rreth 50
    Profesionistė ekspozues: mbi 300
    Vizitorė tė pritshėm: rreth 50000 vetė
    Shkrimtarė, krijues, autorė etj
    Pjesėmarrės nė Panair: rreth 300
    Veprimtari tė organizuara nė kuadrin e panairit: rreth 100
    Numri i titujve tė ekspozuara: mbi 10000
    Tituj tė rinj tė ekspozuar: mbi 1500


    Risi tė panairit tė shtatė tė librit

    Nė kėtė panair priten tė marrin pjesė 30 botues dhe subjekte mė shumė se njė vit mė parė. Ndėrkohė, hapėsira dhe sipėrfaqja e ekspozimit do tė jetė 700 metėr katror mė shumė. Pjesėmarrėsit do tė jenė botues, jo vetėm nga Shqipėria, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Pėr herė tė parė marrin pjesė tre subjekte malazeze, njė gjerman dhe njė distributor nga Rusia. Nė fund tė panairit 1000 libra nė gjuhėn ruse do t'i dhurohen Fakultetit tė Gjuhėve tė huaja, nė kuadėr tė bashkėpunimit. Pėr tė disatėn herė pjesėmarrėse do tė jetė nė kėtė panair edhe shoqata e botuesve grekė, e cila sjell tituj nga botues tė rėndėsishėm. Ndryshe nga herėt e tjera, organizimi ėshtė menduar nė kėtė panair, si pikė kryesore dhe e rėndėsishme, ku ēdo ditė pėrveē promovimeve tė reja, do tė kėtė edhe tema debati.



    Lista e pjesėmarrėsve


    1. Adrion Ltd, Tiranė
    2. Afėrdita, Tiranė
    3. Akademia e Shkencave, Tiranė
    4. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, Prishtinė
    5. Aksion 2000, Tiranė
    6. Albas, Tiranė & Tetovė
    7. Alb-Books, Tiranė
    8. Albin, Tiranė
    9. Albnur, Tiranė
    10. Ambasada Gjermane, Tiranė
    11. AQTLASH, Tiranė
    12. Argeta LMG, Tiranė
    13. Ars, Tiranė
    14. Artini, Prishtinė - Kosovė
    15. Ba ēhus, Tiranė
    16. Baēa, Tiranė
    17. Bargjini, Tiranė
    18. Besa Editrice, Lece, Itali
    19. Bota Shqiptare, Romė
    20. Biznesi, Tiranė
    21. BUK (Biblioteka Ungjillore Kristiane), Tiranė
    22. Buzuku, Prishtinė
    23. Camaj - Pipa, Shkodėr
    24. CID, Podgoricė, Mali i Zi
    25. Ēabej MĒM, Tiranė.
    26. Ēamėria, Tiranė
    27. Ēelėsi, Tiranė
    28. Dita, Tiranė
    29. Dita 2000, Tiranė
    30. Dituria, Tiranė
    31. Doruntina, Tiranė
    32. Dritan, Tiranė
    33. Dudaj, Tiranė
    34. Dukagjini, Pejė - Kosovė
    35. EDFA, Tiranė
    36. Elena Gjika, Tiranė
    37. Elta, Tiranė
    38. Elta BS, Prishtinė, Kosovė
    39. Enciklopedike, Tiranė
    40. Enti i Teksteve Shkollore, Podgoricė, Mali i Zi
    41. Furkan, Shkup, Maqedoni
    42. Fan Noli, Tiranė
    43. Gjergj Fishta, Lezhė
    44. Gjurma, Prishtinė
    45. Globus-R., Tiranė
    46. Hellenik federation of Publishers, Athens, Greece
    47. Horizont, Tiranė
    48. Ideart, Tiranė
    49. Infobotues, Tiranė
    50. Instituti Albanologjik, Prishtinė
    51. Instituti i Historisė, Prishtinė
    52. Instituti Italian i Kulturės, Tiranė
    53. ISPS (Instituti i Studimeve Politike Sociale)
    54. Kisha Orthodhokse, Tiranė
    55. Kėshilli i Evropės
    56. Koēi, Tiranė
    57. Kokona, Tiranė
    58. Konica, Tiranė
    59. Korbi, Tiranė
    60. Kuēuku, Tiranė
    61. Kult, Tiranė
    62. Kuteli, Tiranė
    63. Kuvendi, Lezhė
    64. Labėria, Tiranė
    65. Labova, Tiranė
    66. Letrat, Tiranė
    67. Libri Shkollor, Prishtinė
    68. Libri Universitar, Tiranė
    69. Lilo, Tiranė
    70. Lisitan, Lezhė
    71. Logoreci, Tiranė
    72. Logos-A, Shkup, Maqedoni
    73. Medaur, Tiranė
    74. Mėsonjtorja I, Tiranė
    75. Milosao, Sarandė
    76. Mir Geer Alb, Tiranė
    77. Naim Frashėri, Tiranė
    78. Neraida, Tiranė
    79. OBOD, Cetinjė, Mali i Zi
    80. Ombra GVG, Tiranė
    81. Omsca-1, Tiranė 82. Onufri, Tiranė 57. Ora, Tiranė
    83. Ora, Tiranė
    84. Oxford Centre LTD, Tiranė
    85. Pegi, Tiranė
    86. Phoenix, Tiranė
    87. Plejada, Tiranė
    88. Prizmi, Tiranė
    89. Redona, Tiranė
    90. Rilindja, Prishtinė
    91. Sejko, Elbasan
    92. Shoqata e Botuesve Shqiptarė tė Maqedonisė, Shkup, Maqedoni
    93. Shekulli, Tiranė
    94. Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Prishtinė, Kosovė
    95. Shtėpia Botuese e Librit Shkollor e Re, Tiranė
    96. Shtėpia Botuese e Librit Universitar, Tiranė
    97. Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranė
    98. Shoqata Biblike
    99. Skanderbeg Books, Tiranė
    100. Spektėr, Tiranė
    101. Sporti, Shqiptar, Tiranė
    102. Toena, Tiranė
    103. Udha e shkronjave, Tiranė
    104. Uegen, Tiranė
    105. Universal Book, Moskė, Rusi
    106. Universi i Librit, Tiranė
    107. Vatra, Shkup - Maqedoni
    108. Vėllezėrit Tafa, Tiranė
    109. 55, Tiranė
    110. Asdreni, Shkup, Maqedoni
    111. Shpresa, Prishtinė, Kosovė
    112. Faik Konica, Prishtinė, Kosovė
    wrong verb

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shtepi botuese jane keta ne liste?

    Ne fakt tani ne Shqiperi gjen libra te mrekullueshem neper Librari...

    Sot a Neser do jape patjeter rezultat ky "BUM" kulturor..

  9. #49

    Rizah Sheqiri e Ferdinand Laholli prezentohen nė revistėn letrare “GROBLAD”

    Revista letrare ”Groblad” ėshtė njė revistė qė del katėr herė nė vit dhe tė cilėn e boton Klubi i Krijuesėve letrar tė Regjionit tė Blekinges nė Suedi.

    Klubi Letrar i Blekinges ėshtė klub letrar me traditė, sivjet ky klub ka kremtuar jubileun e 40-tė tė punės dhe veprimtarisė sė tij.

    Revista letrare “Groblad” nė numrin e fundit, nr. 3-2004, ka prezentuar nė faqet e saj dy poetė shqiptarė; poetin Rizah Sheqiri me poezinė ”Pa dashuri” - “Utan kärlek” dhe poetin Ferdinand Laholli me poezinė “Kundėr vetmisė”- “Mot ensamheten” tė pėrkthyer nė suedisht nga R. Sheqiri. Kėto poezi janė botuar paralelisht nė gjuhėn shqipe dhe nė atė suedeze, qė ėshtė njė nder i madh qė u bėhet autorėve, poezisė sė tyre, po edhe poezisė dhe gjuhės shqipe nė pėrgjithėsi.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #50
    Pėr herė tė parė Ēmimi "Kosovė-Rexha Bala" iu nda poetit e shkrimtarit Rizah Sheqiri, shpėrblimi i parė pėr poezi iu dha poetit e pėrkthyesit suedez Ullmar Qvickut, promovimi i librit tė tė cilit u bė mė 21 nėntor nė Trelleborg.

    Ditėn e shtunė (mė 20 nėntor 2004) nė vigjilie tė Festave tė nėntorit, nė Malmö tė Suedisė u mbajt Festivali i katėrt i Poezisė dhe Muzikės Shqiptare. Nė kėtė festival me punimet e tyre garuan dhjetėra krijues nga Suedia e nga Norvegjia. Nė mesin e tyre edhe krijues suedez.
    Pėr herė tė parė nė kėtė festival u nda Ēmimi "Kosovė-Rexha Bala". Ky ēmim i kėtij festivali sivjet iu nda Rizah Sheqirit, poetit dhe shkrimtarit tonė mė tė frytshėm nė Skandinavi dhe mė gjėrė.

    Si rėndom, juria nė pėrbėrje Atdhe Gashi, Ahmet Bella e Hajdin Abazi, i ndau tri shpėrblimet pėr poezitė mė tė mira tė mbrėmjes dhe shpėrblimi i parė me kėtė rast iu nda poetit e pėrkthyesit suedez Ullmar Qvickut. Nė kėtė manifestim e nderoi me pjesėmarrjen ee tij edhe Ambasadori i Shqipėrisė nė Suedi z. Shaban Murati.

    Njė ditė mė vonė u organizua edhe njė aktivitet tjetėr letrar e kulturor dhe pikėrisht nė qendėr tė vėmendjes ishte miku i madh i shqiptarėve -Ullmar Qvick.
    Ditėn e diel, mė 21 nėntor nė Trelleborg u bė promovimi i librit tė Ullmar Qvick-ut "Mera hjältemod än vete, Mė shumė heroizėm se sa grurė". Siē dihet ky libėr ka zgjuar vėmendje tė dukshme ndėr lexues, dhe kjo u pa edhe nga recensionet dhe shkrimet kritike tė shumė pjesėmarrėsve tė cilėt gjatė promovimit u paraqitėn me fjalėn e tyre rreth kėtij libri qė u ēmua si njė libėr i rėndėsisė sė veēantė pėr shqiptarėt./a.u.

    Me kete rast dua te uroj zotin Ullmar, qe eshte edhe anetar i ketij forumi, per ēmimin dhe punen e madhe qe ben per njohjen e kultures shqiptare ne Suedi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Letersia dhe pavaresia nga regjimi politik
    Nga Albo nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 21:18
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •