Kjo na zbardh fytyrën dhe zemrën....(v.ime)

Gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Dhe ata janë Ylber dhe Ylli Bajraktari.

Më titullin “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë” gazeta alarmohet më pushtetin e madh që kanë dy shqiptarët në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon. Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, trasmeton FMimages.net

Do të duket shumë e vështirë të besohet që dy vëllezërit shqiptarë, të zhvendosur në Amerikë nga Prishtina, e shkatërruar nga lufta, do të arrijnë të marrin pozita të larta në Shtepinë e Bardhë dhe Pentagon.

Tani ata janë në qendër të zgjidhjeve të një sërë problemesh botërore dhe bosët e tyre të përditshëm i informojnë ata për zhvillimet në politikën e jashtme. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës – thotë gazeta serbe, trasmeton FMimages.net

Gazeta serbe transmetoi gjithashtu deklaratën e Karl Vug, dikur këshilltar i Obamës për sigurinë kombëtare.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezërit të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshme prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari” tha Karl Vug.

Përndryshe, Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster, në Shtepinë e Bardhë.

Ylber Bajraktari është drejtor iKëshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.

Nënpresidenti Mike Pence, gjatë vizitës se tij në Serbi, kishte ardhur më vëllëzerit Bajraktari, dhe gjatë vizitës se presdentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, zv.presidenti Mike Pence i kishte prezantuar Thaçit dy vëllëzit nga Kosova si dy bisnikët më të mëdhenj të SHBA-ve, trasmeton FMimages.net

“Z. President, tani unë kam nderin t’ju informoj se dy të rinj nga Kosova punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë nënpresidenti amerikan Mike Pence.

https://www.fmimages.net/serbia-alar...-dhe-pentagon/