Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Mos tradheto!

    Emri:  22140863_121139585250505_1761278580507788352_n.jpg

Shikime: 3081

Madhėsia:  25.0 KB

    Mos tradheto!

    Nga gjerat qe Zoti urren shume prej gabimeve njerzore eshte tradhetia bashkeshortore.
    Kjo tradheti ndodh tek te dy gjinite.Por ne po i drejtohemi kete here gjinise mashkullore.

    I dashur vlla mos e tradheto bashkeshorten tende kurrsesi.Ajo per ty la familjen e saj dhe u bashkua me ty per te ndertuar nje jete familjare te lumtur.Ajo me ty hoqi perden e turpit duke kaluar netet me te bukura te saj.Ajo eshte fati yt.Eshte nena e femijve te tu.A do duroje dot qe te thyheshin si sakrifice per dike 20 kocka dhe me mbas gjithe kesaj sakrifice ty te tradhetonte personi per te cilin sakrifikove? Thuhet se njeriu mund te duroje deri ne 57 dol(njesi matje e dhimbjes) ndersa bashkeshortja i perjetoi dhimbjet e lindjes te femijes tend dhe ti jo vetem qe nuk ia shperbleve si duhet por perkundrazi mendon ta tradhetosh me dike tjeter. Pse duhesh te jesh kaq mosmirenjohes?
    Ku shkuan kujtimet e tua, lumturia e prinderve te tu per diten martesen tende? Ku shkoi dashuria jote per bashkeshorten tende?Ajo nuk eshte nje manikin qe ti e perdor si nje placke bisnesi?
    Si ka mundesi qe qelizat e trurit tend dhe zemres tende qe u ushqyen nga menute e gatuara prej duarve te saj te arta e tradhetuan ate? Si ka mundesi qe rrobat e tua te pranojne heqjen nga trupi yt per dike tjeter nderkohe qe ajo qe u perkujdes per hekurosjen e tyre ishte bashkeshortja jote?Qelizat e tua te elektrizuara me dashurine dhe pamjen e saj nuk mund ta tradhetojne ate kurrsesi.Kush eshte brenda teje qe po e ben kete veprim?Jo, jo nuk je ti.Sepse ti sdo e tradhetoje kurre bashkeshorten tende te ciles i ke dhene besen e nderit deri ne perjetesi!
    Ajo nuk e meriton tradhetine tende dhe ti nuk e meriton ate mungese besnikerie tek vetja jote.Besimi tek Zoti ne ato caste te atij akti te turpshem dhe te pabese largohet prej trupit tend.Prej mendjes tende emigron dhe ndergjegja jote.Turpi eshte zhdukur prej teje.Ka ngelur vetem epshi egoist dhe djalli qe e fryn ate me ndjesi kafsherore.Kthehu tek ajo dhe largoju tradhetise.Ktheji dinjitetin vetes tende.Ruaje familjen tende.Sa e sa familje jane shkatarruar per shkak te tradhetise bashkeshortore.Sa femije jane rritur keqas e larg perkujdesjes dhe familjes per shkak te tradhetise.

    Zoti thote ne Kuran "Mos iu afroni imoralitetit"

    Sepse imoraliteti eshte erresim i ndergjegjes dhe nxirje e fytyres eshte turp ne kete bote dhe boten tjeter.Tradhetia eshte shkak i perhapjes se semundjeve te ndryshme.

    A ju kujtohet hadithi i tre njerzve qe i zuri shkembi hyrjen kur ato ishin ne shpelle?
    Te tre ju luten Zotit me nje veper te mire.Njeri prej tyre iu drejtua Zotit duke kerkua tek Ai ndihme per shkak se dikur ai kishte hequr dore prej nje vepre imorale me nje femer dhe kete e kishte bere per hire te Tij.Kishte dashur kenaqesine e Tij duke u larguar prej pseduokenaqesise se imoralitetit.
    Lutja e tyre u plotesua ne menyren me te shpejte te nje kohe rekord.Sa mbaruan lutjen ato pane mrekulline e Zotit ne plotesimin e saj.Largimi nga imoraliteti eshte shkak per plotesimin e lutjes.

    Sa bukur ne diten e gjykimit shtate veta do jene nen hijen e arshit te Allahut.Nje prej tyre eshte nje person qe ju ka veteofruar nje femer e bukur me pozite dhe pasuri dhe ai e ka refuzuar ate per te mos kryer imoralitet per hire te Krijuesit madheshtor.
    Ky pra eshte besimi tek Zoti.Ruajtja e vetes, familjes, dashurise, marteses, nderit, moralit duke ruajtur keshtu dhe shoqerine.Nje shoqeri e paster me moral eshte e denje per te vazhduar ne ndertimin e se ardhmes me brezat me te bukur ne faqen e kesaj toke.Me driten e besimit dhe me me rrezatimin e ndershmerise ajo ecen vetem perpara dhe nuk ka erresire qe ta mposhte ate.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhemis pėr postimin:

    angmokio (08-01-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •