Emri:  img_6039-640x480.jpg

Shikime: 246

Madhėsia:  39.8 KB


OMER PASHE VRIONI "Babai i qytetit te Fierit!"

Quhet babai i Fierit sepse djali i tij Kahramani bashke me nipin themeluan qytetit e sotem te Fierit.Ai ishte nga fshati Vrion i kazasė dhe sanxhakut tė Beratit nė Shqipėri. Nė vitin 1769 Fieri ishte njė fshat me rreth 24 shtėpi prej balte dhe qerpici. Edhe pse kishte nje trashegimi kulturore antike qyteti i Fierit u ideua nga nje musliman shqiptar per tu bere nje qytet i madh e duke sherbyer si nje rruge kalimi qe lidhte Sanxhakun e Beratit me kazate e Vlorės e Myzeqesė e Mallakastrės etj.Ne fillim ai ishte nje fshat i vogel por mendja e ndritur e nje beu e shenderroi ate ne nje qytet urban.Fieri u filloi te merrte hijeshine e nje qyteti mė 1864 nga Kahraman Pashė Vrioni dhe djali i tij, Omer(Ymer) Pashė Vrioni II tė cilėt hodhėn themelet e qytetit tė Fierit. Kahramani sipas Enciklopedistit shqiptar Sami Frasheri ishte djali Omer Pashe Vrionit I .Ky i fundit kishte luftuar kundra Napoleonin ne Egjipt me gradėn e mirmiranit, e me vone ndahet prej bashkekombesit te tij Mehmet Aliut dhe kthehet ne kazane e Beratit rreth vitit 1808 duke u bere mytesarrif ne kalane e Beratit me ndihmen e Ali Pashe Tepelenes. Me pas meqe kunder Ali Pashes doli nje ferman nga Sulltan Mahmudi II me 1821, Omer Pasha Vrioni bėhet vali i Janinės me gradė tė vezirit. Gjatė Luftės Ruso-Turke tė vitit 1828, ai udhėhoqi njė ushtri tė fortė 20,000 ushtaresh nė pėrpjekje pėr tė ēliruar rrethimin e Varnes. Qendroi ne detyrėn e vezirit qėndroi katėr vjet. Fėmijėt e tij, Hysejni dhe Karamani u bėnė mytesarrif nė Berat dhe nė krahina tė tjera.

Njė dokument tjetėr vėrteton se rreth viteve 1858 - 1862, Kahraman Pasha bleu pėr 150 000 lira fshatin e Fierit qė ishte prone shtetėrore. Ngriti pazarin buzė lumit Gjanica dhe shpejt kjo qendėr modeste plotėsoi 122 dyqane.

Ja sesi e pershkruan kete udhetarja angleze Edit Durham, e cila e vizitoi Fierin nė vitin 1904 na ka lėnė kėtė dėshmi. “Fieri ėshtė njė fshat i vogėl, pronė e njė beu me shumė iniciativė, i cili ka ndėrmend ta kthejė nė njė qendėr tregtare. Ai ka rindėrtuar pazarin, ka ngritur godina solide prej guri me njė arkitekturė ēuditėrisht moderne” (Edith Durham. Brenga e Ballkanit, Tiranė 1990, fq 72).
Per shkak te pazarit qe u ngrit buze lumit Fieri filloi te shtonte popullsine here pas here vinin te jetonin prane pazarit bujq dhe fshatare te zonave por dhe vllehe te ardhur nga Voskopoja duke u bere nje popullsi homogjene.

Pikerisht me vone ne vitin 1877 Fieri u rindertua dhe u sistemua sipas nje plani modern nga Omer Pasha II . Per kete qellim thuhet se ai solli dy urbaniste italiane te quajtur Tombolini dhe Molinari . Sistemi i shtrirjes se qytetit kombinon shtrirjen kuadratike ne fushe ku rruget kryqezoheshin ne forme rrezesh drejt qendres. Per paraqitjen e ketij plani Eqrem Bej Vlora i cili kishte vizituar shume here Fierin midis viteve 1895-1907 e percaktonte ate si "pothuajse nje qytet modern"

Bejlerėt e Beratit pothuajse te gjithe rrjedhin prej familjes se Vrioneve te cilet paten nje protagonizem politik ne Shqiperi temetejshem.

Me pas gjatė fillimit te shekullit te XX-te deri mbas Luftes se Dyte Botėrore ne Fier vazhdonte procesi i ndryshimeve demografike nga ardhjet e shumta te popullsise. Aty u vendosen banorė te ardhur nga Laberia, Ēamėria dhe Kosova si dhe grupe tė ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra e jugu i shqiperise etj. Ndėrsa pas Luftes dhe me perzenien nga shteti grek i shqiptareve came ne qytetin e Fierit u vendos njė numer i madh banoresh nga Cameria.

Keshtu ka ndodhur dhe me shume qytete te tjera te zhvilluara ne Perandorine Osmane.Qytete qe zhvilloheshin nga tregjet dhe xhamite si Korca e cila u themelua nga Iljaz Bej Mirahori duke ndertuar nje xhami dhe me pas qendra sociale ne ndihme te te varferve, Tirana nga Sulejman Pasha, Elbasani nga kalaja e ndertuar nga Sultan Fatihu etj etj.

Te dhenat demografike fetare dhe etnike.
Popullsia ____________310 331 Banore
Minoritare Greke -------------- 332 banore
Arumune -------------------------1,553 banore

Numri i popullsise -- 310,331 Banore -- 100%
Myslimanė ------------150,559 banore 48.52%
Bektashinj ----------------3,137 banore 1.01 %
Katolikė -------------------6,149 banore 1.98 %
Ortodoks---------------- 42,695 banore 13.76%
Ungjillorė --------------------331 banore 0.11%
Tė tjerė tė krishterė -------174 banore 0.06%
Besimtarė tė pacilėsuar -22,186 banore 7.15%
Ateist -------------------------11,190 banore 3.61%
Tė tjetėr ---------------------------58 banore 0.02%
Preferojnė tė mos pėrgjigjem -64,960 banore 20.93%

Te dhenat jane marre nga instituti i statistikave te censusit te vitit 2011.