Emri:  Sulejman Pasha Bargjini.jpg

Shikime: 597

Madhėsia:  50.3 KB

Sulejman Bargjini, Babai i Tiranes!

Tirana ndodhet ne pjesen qendrore te Shqiperise dhe eshte kryeqyteti i saj. Ajo eshte nje qytet me nje urbanistikė karakteristike e cila gersheton tre tipare arkitekturash kryesore: ate osmane, italiano-fashiste dhe arkitekturen e realizmit socialist ne periudhen e lidhjes me sovjetiket e me pas.

Tirana ėshtė themeluar nga Sulejman Pashė Bargjini me origjinė nga fshati Mullet afėr Tiranės rreth viteve 1604 -1610. Tė njėjtin opinion shprehin edhe historianėt dhe udhėtarėt e huaj qė kanė vizituar dhe studiuar Shqipėrinė siē janė austriaku Johan Georg Van Hahn nė vitin 1852, dhe francezi Henry Hecquard nė vitin 1857. Nė vitin 1937 profesor Osman Myderizi publicisti i gazetes Zani i ri shkruan nje liber “Tirana 1604-1937", per 25 -vjetorin e indipendencės sė Shqipėrisė ku e riktheson kete fakt.

Gjenerali shqiptar(arnaut), Sulejman Bargjini kishin luftuar pėr ushtrine osmane kundėr ushtrise te safavidėve nė Persi. Ai fillon te themeloje qytetin e Tiranes duke ndertuar nje xhami, nje hamam dhe nje furre buke.Sipas nje versioni thuhet se dhe emrin Tirane e perafroi Sulejman Pasha Bargjini nga emri persian Tihran. (shiko Degrand, F, ″ Souvenirs de la Haut Albanie ″ , botuar nė Paris 1901 ) Ka dhe versione te tjera qe mendojne se emri Tirane vjen prej fjales Theranda etj). Ndersa Rafael D'Ambrosio, arqipeshkėv i Durrėsit, nė njė artikull te titulluar "Pėrshkrim topografik-fetar i qytetit tė Tiranės", shkruan se prejardhja e emrit « Tiranė », sipas gojdhėnės, rrjedh nga i pari pijeshitės i quajtur TURHAN, qysh nė epokėn e vėrshimit tė osmane ndėr kėto lagje, qė ngjau nė vitin 1468, pas rėnies sė Krujes”( Raffaele D’Ambrozio, Descrizione Topografico-Religioza della citta di Tirana. Torino, 20 novembre1883) .

Gjeja e pare qe ndertoi Sulejman Pasha ishte xhamia. Xhamia e Sulejman Pashės ishte nje prej xhamiave me te bukura te artit islam ne Shqiperi e ndertuar ne vitin 1614.Me nje dekor te mrekullueshem ajo bente beli duke qene qendra kryesore e qytetit. Qyteti Tiranes u zhvillua rreth xhamisė, e ndertuar prej Pashait nga Mulleti.
Ja cfare thote J.G.Von Hann legjendės rreth krijimit tė qytetit tė Tiranės : Legjenda bėn fjalė pėr njė hyzmeqar djalosh qė shėrbente pranė Sulejman Beut. Njė dite, hyzmeqari i tregoi beut ėndrrėn qė kishte parė, sikur hėna paska zbritur nga qelli dhe ka qėndruar mbi supin e djaloshit, duke pėrhapur njė dritė shkėlqyese. Endrra e interpretuar nga beu, ishte paralajmėrim i njė fati tė bardhė pėr hyzmeqarin, prandaj ai e nxiti tė largohej dhe tė kėrkonte fatin e tij. Gojėdhėna vazhdon tė tregojė se hyzmeqari i dikurshėm ishte bėrė vezir i madh ne perandorine osmane dhe nuk i pėlqente tė harronte zotėrinė e vjetėr, kėshtu qė ai e emėron Sulejmanin komandant tė Sanxhakut tė Ohrit. Duke dalė njė ditė pėr gjah, Sulejmani u gjend nė njė fushė tė bukur plot gjelbėrim dhe aty vendosi tė ndėrtoje njė xhami dhe njė Pazar pėr t’i dhėnė nje vendi tė vogėl( Tiranės) pamjen e njė qyteti te ardhshem.( 7 J.G. Von Hann. Albanesiche studien, Jena1854, f. 86-87)

Te njejten histori permend dhe nje studiues tjeter perendimor konsulli i Francės nė Shkodėr J. Hekar (1857), kėtė version e trajton shkurtazi edhe Sami Frashėri kur bėn flet pėr Tiranėn nė veprėn e tij.

Pėr origjinėn e qytetit tė Tiranės ka shkruar edhe Lovro Mihaēeviq nė veprėn e tij "Nėpėr Shqipėri", duke u shprehur, " Ishte njė herė njė bej i varfėr, i cili nuk kishte askėnd, pėrveē njė shėrbėtori tė urtė dhe besnik. Duke parė beu se nuk po mundej t’ia paguajė shėrbėtorit mundin e tij, njė ditė e thėrret para tij dhe i thotė ; " Bir i dashur, ja, si po e sheh, unė po jetoj aq i varfėr sa qė ty, nuk mund tė tė bėj tė lumtur ashtu si desha vetė, por ti shko lirisht, merr dheun nė sy e kėrko fatin tėnd". Shėrbėtori e dėgjoi beun dhe niset nėpėr botė. Sylejmani, ashtu e kishte emrin beu, nuk kishte marrė lajm dhe nuk kishte dėgjuar njė kohė tė gjatė pėr tė dhe ēuditet shumė, kur mori nga Konstandinopoja prej Vezirit tė madh, thirrjen tė shkonte atje. Edhe mė shumė habitet kur erdhi nė Konstandinopojė dhe takon Vezirin e madh, shėrbėtorin e tij tė dikurshėm. Veziri, qė ta bėjė tė lumtur Beun e tij, e bėn Vezir nė Ohėr, e beu, vezir tani, kthehet mė vonė nė vendlindjen e tij, nė Tiranė dhe fshatin e tij prej 15 shtėpive, e pasuron dhe zbukuron me shtėpi tė bukura, shkolla e ndėrtesa tė tjera duke e shndėrruar nė qytet". Kjo ka ndodhur, siē rrėfen legjenda, para 300 vjetėsh.. Etehem beu, pasardhėsi i fundit i Sylejmanit, luftoi shumė kundėr bejlerėve tė Krujės, qė tė ruante pronėn e shtėpisė sė tij. ( L. Mihaēeviq," Nėpėr Shqipėri 1883-1907",Etni Botues, Gjergj Fishta Tiranė, 2006, f. 36-37, permend M.Xhaferri ne nje studim)

Xhamia e Sulejman Pashes ishte nje kryeveper artistike e cila qendronte per karshi me Xhaminė Et'hem Beut te cilen e ndertoi pasardhėsi i Sulejman Bargjinit, Molla Mehmet Beu i Petrelės nė vitin 1793 dhe pėrfundoi me djalin e tij Haxhi Et’hem Bej Mollaj 1821. Sot ajo ka emrin xhamia e Et’hem Beut. Molla Mehmet Beu nga Petrela ishte njė udhėheqės fetar dhe njė bamirės . Mehmet beu transformoi Tiranėn nė njė qendėr tregtare dhe fetare tė zhvilluar. Xhamia Et'hem Beut fatmiresisht ekziston dhe sot e kesaj dite ne mes te Tiranes. . Viti i ndėrtimit te xhamise se Et’hem Beut daton midis viteve 1791 dhe 1794. Pas vdekjes sė Molla Mehmet Beu, djali i tij Haxhi Et’hem Bej Mollaj e pėrfundoi nė vitin 1819 ose 1821. Me pas Haxhi Et’hem Beu filloi dhe ndertimin e Kulles se Sahatit rreth vitit 1821-22, e cila u pėrfundua me ndihmėn e familjeve mė tė pasura tė Tiranės. Nje kontribut te rendesishem dha dhe familja Tufina..Nė vitin 1928 shteti shqiptar bleu njė orė moderne nė Gjermani per te dhe kulla u rrit nė njė lartėsi prej 35 metrash. Gjate Luftės sė Dytė Botėrore ora u demtua por u rikthye nė funksion tė plotė nė korrik tė vitit 1946. Pas vitit 1816, Tirana ishte nėn kontrollin e familjes Toptani . Mė vonė, Tirana u bė njė nėn-prefekturė e Vilajetit tė sapokrijuar tė Shkodrės dhe Sanxhakut tė Durrėsit

Xhamia e Sulejman Pashes pėrbėhej nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja.Salla e lutjeve ishte nė plan drejtkėndor dhe mbulohej me ēati druri e tavan dėrrasash. Nė sallė hyhej nga njė portė e vetme nė anėn veriore, pėrballė sė cilės ishte mihrabi, me prerje gjysmėrrethi dhe mbuluar me stalaktite nė pjesėn e sipėrme si dhe minberi mbi struktura mbi struktura druri. Salla ndriēohej nga dritare tė shumta. Ato ishin deri nė dy rreshta nė anėn jugore, nė tė dy anėt e mihrabit, kurse nga tri nė dy rreshta, nė murin lindor dhe nga dy nė dy rreshta nė murin perėndimor nė pjesėn qė lė bosh minarja. Edhe nė murin verior, anash portės pėr nė sallė, kishte dy drita dhe tri tė tjera nė katin e dytė tė portikut, qė ishte nė rolin e mafilit. Dritaret e poshtme ishin drejtkėndore, ndėrsa tė sipėrmet, mbuluar me hark tė mprehtė. Brendėsia ishte e gjitha e pikturuar dhe, siē pamė, ndriēohej bollshėm nga numri i madh i dritareve. Brendėsia bėhej dhe mė interesante nga zbukurimi me piktura i mureve, tavani i pikturuar dhe nga dritaret me xhama tė ngjyrosur edhe me skelet allēie.
Njė element pėrbėrės me rėndėsi ishte dhe portiku. Ai ishte dykatėsh, i rrethuar nga njė sistem arkadash tė mbyllura me xhama, por qė dikur ishin krejt tė hapura nė katin e poshtėm dhe me kangjella nė tė sipėrmin. Portiku kishte tre arkada nė pjesėn perėndimore, gjashtė nė atė veriore dhe shtatė nga lindja. Harqet ishin gjysmėrrethi dhe mbėshteteshin mbi kapitele tė stiluar dhe shtylla guri. Pjesa e sipėrme e mureve tė sallės sė lutjeve, ashtu si dhe arkada e poshtme, ishin tė zbukuruara me piktura me motive bimore e pamje qytetesh.
Minarja e xhamisė, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė ndėrtuar nga Ahmet Pasha, i biri i Sulejman Pashės, pėrbėhej nga bazamenti tetėfaqėsh, trupi prej 16 kanelyrash.
Nė jug tė xhamisė ishte varri ku ishte varrosur Sulejman Pasha. Ishte njė ndėrtesė e ulėt me vėllim paralelopipedik mbuluar me ēati druri dhe e zbukuruar nė anėn e jashtme me piktura si dhe vetė xhamia. (shkurtime nga libri “Xhamitė e Shqipėrisė, historia, arkitektura, shek. XV-XIX A.Meksi)

Disa shkrimtare te huaj e pershkruajne ate si nje prej xhamiave me te bukura .
Konsulli frėng nė Shkodėr A. Degrand, kur vizitoi Tiranėn nė vitin 1901, do tė shkruante: “Xhamitė e Tiranės janė tė mbushura tė gjitha me zbukurime dhe piktura me ngjyra kaq tė gjalla, sa nė ditėt me diell krijonjnė njė ndjesi gazmore. Nuk ka qytet tjetėr nė Shqipėri, nga sa kam parė, qė tė shfaqė njė karakter kaq intersant”
Ndėrsa Edit Durham, nė vitin 1904 do tė pėrshkruante kėshtu Tiranėn: “Qyteti ishte jashtėzakonisht i pastėr dhe shumė piktoresk. Xhamitė ishin tejmase tė bukura, ngjyra ngjyra dhe tė pikturuara me peisazhe tė mrekullueshme”

Xhamia fatkeqesisht u shkatėrrua nė Luftėn e Dytė Botėrore , pjesa e mbetur dhe minarja qė ende qėndronin u shkatėrruan nė vitin 1967 nga sistemi komunist qė shkatėrroi gjithashtu dhe xhaminė e Dine Hoxhes nė Tiranė.Monumenti i ushtarit tė panjohur u ndėrtua nė vend tė xhamise, furra e bukės e dikurshme sot eshte kafe “Europa” dhe Hamami ishte ndertuar pėrballė kafe “Europės” ose ish -Mapo Zingani.

Tirana u be nje qytet i rendesishem nė fillim tė shekullit tė 20-tė, kur Kongresi i Lushnjės e shpalli kryeqytetin e Shqipėrisė pas shpalljes sė pavarėsisė sė vendit nė vitin 1912. Qyteti zhvillohej ne menyre graduale duke rritur ndjeshem numrin e popullsise. Te ardhurit vinin nga zona te ndryshme.Vllehet vinin nga fshatrat Korēė dhe Pogradeci , tė cilėt u vendosėn perreth qytetit . Filluan tė njiheshin me llacifac dhe ishin tė krishterėt e parė qė mbėrrinin pas krijimit tė qytetit. Pas represionit serb nė rajonin e Dibrės , mijėra banorė vendas dibrane erdhe nė Tiranė. Mė 1807, Tirana u bė qendra e Nėn-Prefekturės sė Krujės-Tiranė. Gjithashtu mbas genocidit grek ndaj popullsise came shume prej tyre emigruan ne Tirane.Kishte dhe te ardhur te shumte te shqiptareve te Kosoves qe u vendosen ne qytet.

Zhvillimi rritjes se popullsise.

Viti ------------ Popullsia.

Viti 1703 - 4,000 Banore
Viti 1820 - 12,000 Banore
Viti 1923- 10845 Banore
Viti 1937 - 35,000 Banore
Viti 1955 - 108200 Banore
Viti 1985 - 200,000 Banore
Viti 2001 - 597899 Banore
Viti 2011 - 749365 Banore
Viti 2017 - 862361 Banore

Pėrkatėsia etnike dhe kulturore
Popullsia banuese- Pėrqindja e popullsisė banuese
Gjithsej 749,365 Banore 100 %
Shqiptare 630,203 Banore 84.10%
Greke 2,596 Banore 0.35 %
Maqedonase 513 Banore 0.07 %
Malazeze 44 Banore 0.01 %
Arumune 856 Banore 0.11 %
Rome 2,371 Banore 0.32 %
Egjiptiane 790 Banore 0.11 %
Preferuan tė mos pėrgjigjen 95,071 Banore 12.69 %
E pavlefshme /e papėrcaktuar 15,879 Banore 2.12%

Pėrkatėsia fetare
Popullsia banuese - Pėrqindja e popullsisė banuese

Gjithsej 749,365 Banore 100 %
Myslimanė 466,760 Banore 62.29 %
Bektashinj 19,909 Banore 2.66 %
Katolikė 39,745 Banore 5.30 %
Ortodoks 37,890 Banore 5.06 %
Ungjillorė Evangelists 1,783 Banore 0.24 %
Tė tjerė tė krishterė 797 Banore 0.11 %
Besimtarė tė pacilėsuar 29,579 Banore 3.95 %
Ateist 20,558 Banore 2.74 %
Tė tjerė 270 Banore 0.04%
Preferuan tė mos pėrgjigjem 113,844 Banore 15.19 %
E pavlefshme /e papėrcaktuar 18,230 Banore 2.43%