Emri:  10353093_10204523163552727_5780145301168649513_n.jpg

Shikime: 1776

Madhėsia:  45.2 KB

Tautologjia me sloganet!

Ibrahim Stafa

Sloganet kanė carė rrugėn e historisė me hipokrizi dhe demagogji. Tautologjia me sloganet e ka origjinėn nga antikiteti.Ne greqinė e lashtė spartanėt luftonin me sloganin “o me tė, o mbi tė” !
Nė perandorinė romake sundonte slogani “Perca dhe sundo”!
Nė periudhėn e rilindjes kombėtare e mė pas u popullarizua slogani naimian: “punė punė natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė”!
Kjo parrullė mbretėroi shumė kohė tė gjatė madje pėrmendet dhe sot.Por sa kohė kanė punuar shqiptarėt ditė e natė me turne apo pa turne me stimuj moralė!?
Pėr kujtesė tė dielat vullnetare, tė shtunat komuniste, aksionet e rinisė, pėr ndėrtimin e rrugėve automobilistike dhe hekurudhore dhe shyqyr qė nuk shpikėn dhe rruge detare apo ajrore, pėr pyllėzimin apo tarracimin, mbjellje misri korrje gruri, vjelje ulliri, ndėrtim pallatesh me kontribut vullnetar, kanale dhe hidrocentrale...?! etj.
Sa?! Aq sa na ra bretku!
Sa dritė pamė nga puna skllavėruese e cila trumpetohej “nder dhe lavdi” tė “heronjve te punės socialiste” ? Sa dritė?!
Nė errėsirė(nė diktaturė) nuk ka dritė!
Populli thote: “Puno ore fatkeq , ha o barkė dreq”.
Gjatė viteve te luftės sė dytė botėrore qarkullonte slogani V.F.L.P! (Fashizmi vdiq, rroftė slogani!)
Nė zgjedhjet e vitit 1945 ishte slogani “Votat tona pėr frontin, plumba pėr armikun”. Kush armik mori plumba i brendshmi apo i jashtėmi? Plumbat ranė vetėm mbi kokat e shqiptarėve.
Nė zgjedhjet pasardhėse parrulla ishte: Tė gjithė nė votime, te gjithė votat pėr frontin! Rezultati dihej para zgjedhjeve. 99.99% !? Komenti ishte i tepėrt.
Slogane tė tjerė qe mbinė si kėpurdhat mbas shiut nga citomania: Ndėrtojmė socializmin “Nė njėrėn dorė kazmėn, nė tjetrėn pushkėn”! Kazma dhe pushka u bėnė si simbole binjake tė simbolizmit socialist.
Sa vargje, melodi, piktura e para janė shpenzuar pėr fetishizmin e sloganit absurd!?
Cuditėrish kjo parrullė shkruar me gėrma tė arta varej nėpėr korridoret e spitaleve ku pacientėt bashkė me serumin thithnin dhe sloganin shėrues. Ata kishin nevojė pėr njė slogan jetik: “Nė njėrėn dorė lugėn e floririt, nė tjetrėn pirunin e kėrbacit”
Vazhdojmė..
“Tu qepemi kodrave e maleve, ti bėjmė dhe ato pjellore si fushat”!
Mosha e tretė e mban mend mirė rėfrenin e kėngės “bashkohuni shokė me ne nė ēetė(partia), ti ngjitemi malit me barkun pėrpjetė(populli).
Nė monizėm citomania u shėndėrrua nė sloganin tjetėr: “Socializmin e ndėrtojnė masat, partia i bėn ato tė ndėrgjeshme”.
Lavdi Zotit qė socializmi ishte vetėm njė utopi.
Me partinė nė ballė populli kėmbėzbathur e barkėbosh parakalonte nė cdo 1 Maj, nga kongresi nė kongres, nga fitorja nė fitore, nga votimet nė votime, pėr gjysėm shekulli ma ballin lart dhe duart plot.
Cdo qytetar ushtar, cdo ushtar qytetar! “Marrsh prej jetėve tona” i drejtohej populli diktatorit.Aq gjak piu ai prej kwtij populli dhe aq jetw preu nė mesin e rinisė sa akoma nuk janw shwruar plagwt e zemrave.
Ushtari i mirė populli i kujton sigurisht jo pėr mirė zboret ku nuk mungonin as gratė dhe pleqtė qė tė armatosur deri nė dhėmbė vigjėlonin nėpėr llogore dhe bunkerė armiqtė e egėr imperialisto-revizionistė.!
Bar do hamė parimet nuk i shkelim!(Komunistėt)
Mullarėt e barit i hėngrėn dhe parimet u shkelėn.
“Cthotė partia bėn populli, dhe cdo populli bėn partia”!
Shkurt.: Populli bėri atė qė deshi partia por blloku nuk bėri atė qė deshi populli.Kėtu qėndronte uniteti Parti-Popull!?
“Njė bie, mijėra ngrihen”!
E vėrteta: Mijėra ranė dhe u ngrit vetėm ai(diktatori).

Mbas shėmbjes sė diktaturės komuniste nė tranzicionin e stėrgjatur, mbinė dhe lulėzuan shumė sloganė pluraliste tė cilat shėrbejnė si karrem apo kremkaramel pėr elektoratin shqiptar.
Nė fushatat parazgjedhore ato pėrdoren si opium pėr votuesit nga partitė Nėna dhe Bija pėr tė marrė me cdo cmim pushtetin politik duke mos menduar aspak pėr popullin e varfėr dhe Shqipėrinė hallmadhe e cila spo bėhet qoftė dhe njė ditė “Zonjė e madhe”. Eee po ku tė lenė zonjėzat ..!
Njė parakalim i shpejtė i disa sloganeve tė viteve tė fundit
“Ta bėjmė shqipėrinė si gjithė Europa”.
Zotėrinj politikanė! Politikanė jeni, por zotėrinj Jo!