Ekzotikja nuk ėshtė e vetmja tėrheqje ndaj vlerave qė mund tė zbulosh nė udhėtim tek njerzit dhe vendet jashtė hartės. E parė pėrmes njė syri tjetėr, por duke vėnė nė veprim edhe tre shqisa tejet tė rėndsishme e shpesh tė fjetura si ajo e shijes, nuhatjes dhe prekjes nė njė kėrcim tangoje si ajo e Al Paēinos ia mbėrrin tė ndjesh mė mirė parfumin e gruas, mėmės apo vajzės sė bukur qė ėshtė vetė Shqipėria.






Pėrgjatė njė viti udhėtimesh tė nisura mė herėt nė vitin 2006 me ciklin e telereportazheve “Ēelnaja” nė Televizionin Shqiptar tė mbėshtetur tek risitė e shtėpive shqiptare, dhe tė vijuar nė njė format mė tė plotė e profesional nė Albanian Screen TV nėn emrin “Aromė Shqipėrie” ; udhėtimi pasurues njohu njė pėrmasim edhe mė estetik e jetėsor.



Harmonia nė diversitet qe Filli lidhės brenda njė itinerari pėrshkrues jo drejtvizor ndaj vendeve tė njė territori herė tė largėt e herė tė afėrt gjeografikisht; nė tė veēantat e bashkive dhe komunave qė shpesh rezultuan plot kundėrti dhe ndryshime tė thekshme por si pjesė e natyrshme e njė tėrėsie mozaike.
Nga Berati nė Leskovik mund tė mbėrrihet pėrmes njė ure komunikimi si muzika qytetare dhe kujtesa ndjesore e Ēelebiut para treqind vjetėsh.


Nė lagjen e Kurt Pashės nė Mangalem tė njohur pėrgjatė sundimit tė “Sulejmanit tė Madhėrishėm” ndjeva si tingujt e grupit tė Ashikėve duke udhėtuar nėpėr bėmat e tyre nga rrėfenjat e inxhinier Pavli Shkarpės; po ashtu shijova dhe pėrsheshin me kaposh deti apo ėmbėlsirėn me mish qingji pranė ish “haremit” tė rijetėzuar.

Nė vendorigjinėn e Konicės dhe Nolit,pranė malit tė Melesinit u freskova nga uji Ēezmės sė Rrėzės” ku tė dashuruarit bėjnė pa zhurmė ritualin e njohjes dhe kurorės nė njė ngrehinė sa kishė e xhami po aq edhe “faltore dashurie” . Guida e rajonit gazetari dhe kryebashkiaku pasionant Fatmir Guda mė prezantoi njė tryezė tė pasur disa kilometra larg qytetit tė Leskovikut nė pyllin e njė Bio Ferme tė quajtur “Sotira” ku kuptova nga realizuesit bashkshortėt Toni dhe Nida, sesi mund tė jetohet me kualitet edhe pranė troftave tė lumit, shtėpizave tė drunjta, pyllit tė lajthive dhe aromės sė kullumbrive i veshur nė stilin kauboj ose kauntri.
Pėr t’ u dėgjuar edhe pak “bluzin shqiptar” jetėsuar shekullin e shkuar edhe nga fenomeni i sazeve tė jugut Hafize Leskoviku dhe familja e saj e artistėve orkestrantė. Nė kujtesėn e studjuesit Bajram Lapi zėri i saj rrin si stoli femėrore dhe rrezaton njėsoj si kostumi fin e shumngjyrėsh i gruas leskoviqare.

https://www.youtube.com/watch?v=aesXTfMJjoY&feature=youtu.be