Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    SYLLABUS I GABIMEVE te denuara nga Pape Pius IX

    Ne mesin e viteve 1800, ne ato kohe kur Mazoneria po kapte pushtetin ne mase te shume vendeve kryesore te Krishtera, dhe ne te njejten kohe po shperhapte idete e veta si te drejta ne popullsi, Pape Pius IX, i doli para kesaj te keqje dhe kompiloi nje Permbledhje (Syllabus) te ketyre gabimeve, qe njerezit te mos ngaterroheshin dhe te mos helmoheshin nga keto gabime. Sic vihet re, ne kohet qe jetojme, por edhe per nje kohe relativisht te gjate para nesh, keto ide merren si te mireqena, dhe ME KEQ, Kisha vete i ka perqafuar haptas pas Vatikanit II, qe na na ruajtte Zoti, se qysh atehere jemi nen ndeshkimin e Tij!! Thone qe Sekreti i Trete i Fatimas nuk u dha kurre ne popull; ata qe e kane lexuar aludojne mbi dicka ndryshe nga ai qe u shperhap ne vitin 2000 si Sekreti i Trete i Fatimas nga Vatikani. Mazonistet, te vendosur ne urrejtjen e tyre kundra Zotit te Vertete dhe Kishes se Tij, kane depertuar thelle ne rradhet e saj, e sot po jetojme pasojat e ketij gabimi. Paste Zoti meshire mbi ne, kanosemi nga rreziqe te medha, dhe i vetmi ngushellim i joni qe eshte Kisha, eshte po e helmuar nga ideologjite e rebeleve. Na ruajte Zoti, dhashte Zoti hir e cdo gje bie ne vendin e vet, se pastaj Kisha eshte prone e Tij, e askush nuk mund t’i preke themelet e saj. Duhet t’a shohim kete dite ne driten e faktit se eshte vete Ai qe e ka lejuar kete gje, ndoshta per te testuar besniket e Tij qe duan te qendrojne nen urdhrat e Tij e qe nuk duan te kompromentohen me boten. Po e hedh ketu Syllabusin. I kujtoj te gjitheve, qe Zoti eshte i njejti, dje, sot dhe neser, nuk ka ndryshim ne te Vertetat e Tij. Modernistet, te dehur nen pijen e forte te botes, duan te lejojne ndryshim dhe evoluim te doktrines e dogmave, po kjo nuk eshte kurre ajo cka eshte e Verteta. Cfare eshte shkruar para 2000, 1500, 1000, 500 vjetesh, duhet te funksionoje edhe tani. Kisha ate pune ka, te ruaj qartesine e mendimit, qe njeriu mos te genjehet e humbet nen tundimet temporale te Satanit dhe minioneve te tij. Ju kujtoj, nuk eshte Katolik i vertete, ai qe nuk i qendron te vertetave te ketij dokumenti. Nuk ka tjeter te vertete pervec kesaj.

    Perbri cdo gabimi, eshte hedhur edhe emri dhe data e dokumentit ku ai gabim eshte shtjelluar ne gjeresi me pare nga Papet e atyre koheve.

    Na ruajtte Zoti!!! Ne kete moment jemi nen ndeshkimin e Tij. Dhashte Zoti drite per te hapur syte dhe zemren e sherbetoreve te Tij drejt se Vertetes se Perjetshme, e njejta, dje, sot, dhe perjete te jeteve, Amen!!!..........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: SYLLABUS I GABIMEVE te denuara nga Pape Pius IX

    SYLLABUS I GABIMEVE

    TE DENUARA NGA PIUS IX



    I. PANTEIZMI, NATYRALIZMI DHE RACIONALIZMI ABSOLUT

    1. Nuk ekziston nje Qenie Hyjnore Supreme, e gjithe-ditur dhe gjithe-providente, e dalluar nga universi, dhe Zoti eshte identik me natyren e gjerave, e si rrjedhoje, eshte subjekt i ndryshimeve. Ne efekt, Zoti prodhohet tek njeriu dhe ne bote, dhe cdo gje eshte Zot dhe ka vete substancen e Zotit, dhe Zoti eshte nje dhe i njejti me boten, dhe si rrjedhim po keshtu eshte shpirti me materien, nevoja me lirine, e mira me te keqen, drejtesia me padrejtesine. - Alokucioni “Maxima Quidem”, 9 Qershor, 1862

    2. Duhet te mohohet cdo veprim i Zotit mbi njeriun dhe boten. - Alokucioni “Maxima Quidem”


    3. Arsyeja njerezore, pa ndonje reference aspak tek Zoti, eshte i vetmi arbiter i se Vertetes dhe falsitetit, i se mires dhe te keqes; eshte ligj ne vete, dhe mjafton, nepermjet forces se saj natyrale, te siguroje mireqenien e njerezve dhe kombeve. - Alokucioni “Maxima Quidem”


    4. Te gjitha te vertetat e fese rrjedhin nga fuqia e lindur e brendshme e arsyes njerezore; si rrjedhoje arsyeja eshte standarti me i mire nepermjet se ciles njeriu mundet dhe duhet te arrije ne diturine e te vertetave te cdo lloji. - Alokucioni “Maxima Quidem” dhe Enciklika “Qui pluribus”, 9 Nentor 1846, etj.


    5. Zbulesa hyjnore eshte imperfekte, e si rrjedhoje subjekt i nje progresi te vazhdueshem dhe te pacaktuar, qe korrespondon me perparimin e arsyes njerezore. - Si me siper.


    6. Besimi ne Krisht eshte ne kundershti me arsyen njerezore dhe revelacioni hyjnor jo vetem qe nuk eshte i dobishem, por edhe i demshem per perfeksionin e njeriut. Si me siper.


    7. Profecite dhe mrekullite e pershkruara dhe regjistruara ne Shkrimet e Shenjta jane vepra poetesh, dhe misteret e besimit te Krishtere jane rezultat i investigimeve filozofike. Ne librin e Testamentit te Vjeter dhe te Ri ka shpikje mitike, dhe Jezu Krishti Vete eshte nje mit.

    II. RACIONALIZMI I MODERUAR



    8. Ashtu sikur arsyeja njerezore eshte e vendosur ne te njejtin nivel me fene vete, po keshtu teologjia duhet te trajtohet ne te njejten menyre si shkencat filozofike. - Alokucioni “Singulari Quadam”, 9 Dhjetor 1854.

    9. Te gjitha dogmat e fese se Krishtere jane pa dallim objekt i shkencave natyrale dhe filozofise, dhe arsyeja njerezore, e ndricuar vetem ne nje menyre historike, eshte e mundur, nepermjet fuqise natyrale dhe parimeve te saj, te arrije tek shkenca e vertete e edhe dogmave me te thella; me kusht qe dogma te tilla t’i propozohen arsyes vete si objekt i saj. - Letra Ipeshkvit te Mynihut, “Gravissimas inter”, 11 Dhjetor 1862 dhe “Tuas libenter”, 21 Dhjetor 1863.


    10. Ashtu sikur filozofi eshte nje gje, dhe filozofia eshte nje gje tjeter, po keshtu eshte edhe e drejta dhe detyra e filozofit t’ia nenshtroje veten autoritetit qe ai vete ka provuar te jete i vertete, por filozofia as nuk mundet dhe as nuk duhet t’i nenshtrohet nje autoriteti te tille. - Si me siper, 11 Dhjetor 1862.


    11. Kisha jo vetem qe nuk duhet te gjykoje kurre filozofine, por edhe duhet te toleroje gabimet e filozofise, t’a lere te korrigjohet vete. - Si me siper, 21 Dhjetor 1863.


    12. Dekretet e Selise Apostolike dhe te kongregacioneve Romane pengojne perparimin e vertete te shkences. - Si me siper.


    13. Metoda dhe parimet nepermjet te cilave doktoret e vjeter skolastike kultivonin teologjine nuk jane me te pershtatshme me nevojat e koheve tona dhe per perparimin e shkences. - Si me siper.


    14. Filozofia duhet te trajtohet pa marre parasysh ndonje shfaqje te revelacionit hyjnor. - Si me siper.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: SYLLABUS I GABIMEVE te denuara nga Pape Pius IX

    III. INDIFERENTIZMI, LATUDINARIANIZMI


    15. Cdo njeri eshte i lire te perqafoje dhe te shpalle ate fe qe, i udhehequr nga drita e arsyes, ai do t’a konsideroje per te vertete. - Alokucioni “Maxima quidem”, 9 Qershor 1862; Damnatio “Multiplices inter”, 10 Qershor 1851.


    16. Njeriu mundet, nen ndjekjen e cfaredo feje, te gjeje rrugen e shpetimit te perjetshem dhe te arrije ne shpetimin e perjetshem. - Enciklika “Qui pluribus”, 9 Nenetor 1846.


    17. Kane shprese te mire per shpetim te perjetshem te gjithe ato qe nuk jane fare ne Kishen e vertete te Krishtit. - Enciklika “Quanto conficiamur”, 10 Gusht 1863, etj..


    18. Protestantizmi nuk eshte me shume sesa nje forme tjeter e se njejtes fe te vertete Kristiane, forme e cila eshte dhene t’i pelqeje Zotit po aq shume sa Kisha Katolike. - Enciklika “Noscitis”, 8 dhjetor 1849.

    IV. SOCIALIZMI, KOMUNIZMI, SHOQERITE SEKRETE, SHOQERITE BIBLIKE, SHOQERITE KLERIKE-LIBERALE


    Te keqijat e ketij lloji jane qortuar vazhdimisht ne termat me te ashpra ne Encikliken “Qui Pluribus”, 9 Nentor 1846, Alokucionin “Quibus quantisque”, 20 Prill 1849, Enciklika “Noscitis et nobiscum”, 8 Dhjetor 1849, Alokucioni “Singulari quadam” 9 Dhjetor, 1854, Enciklika “Quanto conficiamur”, 10 Gusht, 1863.

    V. GABIME QE KANE TE BEJNE ME KISHEN DHE TE DREJTAT E SAJ


    19. Kisha nuk eshte nje shoqeri e vertete dhe perfekte, plotesisht e lire - as nuk eshte e veshur me te drejtat e veta te perjetshme te saj, te dhena mbi te nga Themeluesi i saj Hyjnor, por i perket fuqise civile te percaktoje cilat jane te drejtat e Kishes dhe kufijte tek te cilet mund t’i ushtroje keto te drejta. - Alokucioni “Singulari quadam”, 9 Dhjetor 1854, etj..


    20. Fuqia kishtare nuk duhet t’a ushtroje autoritetin e saj pa lejen dhe aprovimin e qeverise civile. - Alokucioni “Meminit unusquisque”, 30 Shtator 1861.


    21. Kisha nuk ka fuqine te percaktoje dogmatikisht qe feja e Kishes Katolike eshte e vetmja fe e vertete. - Damnatio “Multiplices inter”, 10 Qershor 1851.


    22. Obligimi ndaj te cilit mesuesit dhe autoret Katolike jane rreptesisht te lidhur kufizohen vetem tek ato gjera qe propozohen si besim universal ne dogma te besimit nga gjykimi i pagabueshem i Kishes. - Leter Ipeshkvit te Mynihut, 21 Dhjetorv1863.


    23. Pontifet Romane dhe kuvendet ekumenike kane dale jashte limiteve te fuqise se tyre, kane pushtuar te drejtat e princerve, dhe edhe kane gabuar ne percaktimin e ceshtjeve te besimit dhe moralit. - Damnatio “Multiplices inter, 10 Qershor 1851.

    24. Kisha nuk ka fuqi te perdore force, as nuk ka ndonje fuqi te perkohshme direkte ose indirekte. - Letra Apostolike “Ad Apostolicae”, 22 Gusht 1851.


    25. Pervec fuqise se brendshme te ipeshkvise, fuqi te tjera temporale i jane dhene asaj nga autoriteti civil te dhena direkt ose ne menyre te heshtur, qe per kete arsye jane te revokueshme nga autoriteti civil si t’a shohe te mbare. - Si me siper.


    26. Kisha nuk ka te drejta te vetat dhe legjitime per te blere dhe zoteruar prona. - Alokucioni “Nunquam fore”, 15 Dhjetor 1856; Enciklika “Incredibili”, 7 Shtator 1863.


    27. Minisrat e shenjte te Kishes dhe Pontifi Roman jane absolutisht te perjashtuar nga cdo pergjegjesi dhe zoterim mbi ceshtjet temporale. - Alokucioni “Maxima Quidem”, 9 Qershor 1862.


    28. Nuk eshte e ligjshme per ipeshkvet te publikojne letra Apostolike pa lejen e Qeverise. - Alokucioni “Nunquam fore”, 15 Dhjetor 1856.


    29. Favoret e dhena nga Pontifi Roman duhet te konsiderohen te pavlefshme, nese nuk jane kerkuar nepermjet qeverise cicile. - Si me siper.


    30. Imuniteti i Kishes dhe i personave kishtare origjinon nga ligji civil. - Damanatio “Multiplices inter”, 10 Qershor 1851.

    31. Forumi ose gjyqi i ceshtjeve temporale, nese civile ose kriminale, te klerikeve, duhet patjeter te shfuqizohet, edhe pa e konsultuar ose kundra protestes se Selise se Shenjte. - Alokucioni “Nunquam fore”, 15 Dhjetor 1856; Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852.


    32. Imuniteti personal nga i cili kleriket perjashtohen nga detyrimi dhe sherbimi ushtarak mund te shfuqizohet pa dhunimin e te drejtave natyrale ose barazise. Shfuqizimi i tij kerkohet nga progresi civil, sidomos ne nje shoqeri te ndertuar ne modelin e qeverise liberale. - Leter Ipeshkvit te Montrealit “Singulari nobisque”, 29 Shtator 1864.


    33. Nuk i perket eksluzivisht fuqise se juridiksionit kishtar nga e drejta e vete e brendshme, te drejtoje mesimin e ceshtjeve teologjike. - Leter Ipeshkvit te Mynihut, “Tuas libenter”, 21 Dhjetor 1863.


    34. Mesimi i atyre qe e krahasojne Pontifin Sovran me nje princ, te lire dhe veprues ne Kishen universale, eshte nje doktrine qe i perket Mesjetes. - Letra Apostolike “Ad Apostolicae”, 22 Gusht 1851.


    35. Nuk ka asgje te ndaloje dekretin e nje keshilli te pergjithshem, ose akt te te gjithe njerezve, te transferoje pontifikaten supreme nga ipeshkvi dhe qyteti i Romes tek ndonje ipeshkv i ndonje qyteti tjeter. - Si me siper.


    36. Vendimi i nje keshilli kombetar nuk pranon diskutim te mepasshem, dhe autoriteti civil mund t’a marre kete parim si bazen e veprimeve te veta. - Si me siper.


    37. Lejohet formimi i kishave kombetare, te terhequra nga autoriteti i pontifit Roman dhe te ndara nga njera- tjetra. - Alokucioni “Multis gravibusque”, 17 Dhjetor 1860.


    38. Pontifet Romane, nga sjellja e tyre shume arbitrare, kane kontribuar ne ndarjen e Kishes ne ate Lindore dhe Perendimore. - Letra Apostolike “Ad Apostolicae”, 22 Gusht 1851.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: SYLLABUS I GABIMEVE te denuara nga Pape Pius IX

    VI. GABIMET MBI SHOQERINE CIVILE, TE KONSIDERUARA NE VETEN E TYRE DHE NE LIDHJE ME KISHEN


    39. Shteti, qe eshte origjina dhe burimi i te gjithe te drejtave, eshte i veshur me nje te drejte qe nuk kufizohet nga asnje limit. - Alokucioni “Maxima Quidem”, 9 Qershor 1862.


    40. Mesimi i Kishes Katolike eshte armiqesor ndaj mireqenies dhe interesave te shoqerise. - Enciklika “Qui pluribs”, 9 Nentor 1846; Alokucioni “Quibus quantisque”, 20 Prill 1849.


    41. Qeveria civile, edhe kur eshte ne duart e nje sovrani te pabese, ka te drejten e nje fuqie indirekte negative mbi ceshtjet fetare. Si rrjedhoje zoteron jo vetem te drejten e quajtur te “exsequatur”, por edhe ate te apelit te quajtur “apellatio ab abusu”. - Letra Apostolike “Ad Apostolicae”, 22 Gusht 1851.


    42. Ne rastin e ligjeve konfliktuale mes dy fuqive, ka perparesi ligji civil. - Si me siper.


    43. Fuqia sekulare ka autoritet te shfuqizoje, deklaroje dhe beje zero konventat solemne qe zakonisht thirren konkordate, te bera me Seline Apostolike persa i perket perdorimit te te drejtave qe i perkasin imunitetit kishtar, pa pranimin e Selise apostolike, dhe pavaresisht protestave te saj. - Alokucioni “Multis gravibusque”, 17 Dhjetor 1860; Alokucioni “In consistoriali”, 1 Nentor 1850.


    44. Autoriteti civil mund te nderhyje ne ceshtjet qe i perkasin fese, moralitetit dhe qeverisjes shpirterore: si rrjedhim, mund te beje gjykim ne udhezimin per udheheqjen e ndergjegjjeve, ne konformitet me misionin e tyre, nga pastoret e Kishes. Per me tej, ka te drejten te mundesoje administrimin e sakramenteve hyjnore dhe te dispozicioneve te nevojshme per t’i marre ato. - Alokucioni “In consistoriali”, 1 Nentor 1850, dhe “Maxima quidem”, 9 Qershor 1862.


    45. E gjithe qeverisja e shkollave publike ne te cilat rinia e nje shteti te Krishtere edukohet, pervec (deri ne nje fare mase) rastit te seminareve kishtare, mund dhe duhet t’i perkase fuqise civile, dhe t’i perkase asaj per sa kohe qe asnje autoritet tjeter te njihet te kete te drejte te nderhyje ne disiplinen e shkollave, rregullimin e studimeve, dhenien e gradave, ne zgjedhjen ose aprovimin e mesuesve. - Alokucioni “Quibus luctuosissimmis”, 5 Shtator 1851, dhe “In consistoriali”, 1 Nentor 1850.


    46. Per me shume, edhe ne seminaret kishtare, metoda e studimeve te adoptuara eshte subjekt i autoritetit civil. - Alokucioni “Nunquam fore”, 15 Dhjetor 1856.


    47. Teoria me e mire e shoqerise civile kerkon qe shkollat publike te hapen per cdo klase njerezish, dhe, ne pergjithesi, te gjithe institutet publike te caktuara per mesimin ne shkencat filozofike dhe te letersise dhe per edukimin e rinise, duhet te lirohen nga cdo autoritet, kontroll dhe nderhyrje kishtare, dhe duhet plotesisht t’i nenshtrohen fuqise civile dhe politike sipas kenaqesise se udheheqesve, dhe sipas standartit te opinionit mbizoterues te kohes. - Leter Ipeshkvit te Fraiburgut, “Cum non sine”, 14 Korrik 1864.


    48. Katoliket mund te aprovojne sistemin e arsimimit te pa lidhur me fene Katolike dhe fuqine e Kishes, dhe qe merret me njohurine e thjesht gjerave natyrale, dhe vetem, ose kryesisht, si qellimin e jetes shoqerore tokesore. - Si me siper.


    49. Fuqia civile mund te ndaloje prelatet e Kishes dhe besimtaret nga komunikimi i lire dhe i ndersjellte me Pontifin Roman. - Alokucioni “Maxima quidem”, 9 Qeshor 1862.


    50. Autoriteti laik zoteron te drejten e prezantimit te ipeshkeve, dhe t’u kerkoje atyre te ndermarrin administrimin e dioqezes para se te marrin instituimin kanonik dhe Letren Apostolike nga Selia e Shenjte. - Alokucioni “Nunquam fore”, 15 dhjetor 1856.


    51. Dhe per me tej, qeveria laike ka te drejten te heqe ipeshkvet nga funksionet e tyre pastorale, dhe nuk eshte e detyruar t’i bindet Pontifit Roman ne ato gjera qe lidhen me formimin e ipeshkive dhe caktimin e ipeshkeve. - Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852; Damnatio “Multiplices inter”, 10 Qershor 1851.

    52. Qeveria mundet, nga vete e drejta e saj, te ndryshoje moshen e dhene nga Kisha per profesionin e burrave dhe grave; dhe mund t’u kerkoje te gjithe urdhrave fetare te mos pranojne asnje person te jape betimin solemn pa lejen e saj. - Alokucioni “Nunquam fore”, 15 Dhjetor 1856.

    53. Ligjet e mundesuara per mbrojtjen e urdhrave fetare dhe persa i perket te drejtave dhe detyrave te tyre duhet te shfuqizohen; jo, per me shume, Qeveria civile mund t’i jape ndihme te gjithe atyre qe deshirojne te braktisin detyrimin qe kane dhene per nje jete fetare dhe te thyejne betimin e tyre. Qeveria gjithashtu mund te mbylle urdhra te tille, dhe t’i ktheje si kolegjiume ose institute bamiresie, dhe t’i ktheje pronen dhe fitimet e tyre ne administrimin dhe kenaqesine e fuqise civile. - Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852; “Probe memineritis”, 22 Janar 1855; “Cum saepe”, 26 Korrik 1855.

    54. Mbreterit dhe princerit jo vetem qe jane te perjashtuar nga jurisdiksioni i Kishes, por edhe jane superiore ndaj saj ne vendimin mbi ceshtje juridike. - Damnatio “Multiplices inter”, 10 Qershor 1851.


    55. Kisha duhet te jete e ndare nga Shteti, dhe Shteti nga Kisha. - Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852.


    VII. GABIMET QE I PERKASIN ETIKES NATYRALE DHE TE KRISHTERE


    56. Ligjet morale nuk qendrojne ne nevoje per sanksionim hyjnor, dhe nuk eshte aspak e nevojshme qe ligjet njerezore te behen konform me ligjet e natyres dhe te marrin fuqine e tyre nga Zoti. - Alokucioni “Maxima quidem”, 9 Qershor 1862.


    57. Shkenca e gjerave filozofike dhe morale dhe gjithashtu i ligjeve civile mundet dhe duhet te qendroje mbi autoritetin hyjnor dhe kishtar. - Si me siper.


    58. Asnje tjeter force nuk duhet te njihet pervec atyre qe rrojne ne materie, dhe e gjithe ndershmeria dhe ekselenca e moralitetit duhet te vihet ne mbledhjen dhe rritjen e pasurise me cdo menyre te mundur, dhe plotesimin e kenaqesive. - Si me siper; Enciklika “Quando conficiamur”, 10 Gusht 1863.


    59. E drejta qendron ne faktin material. Te gjitha detyrat njerezore jane vecse nje fjale boshe, dhe faktet njerezore kane forcen e te drejtes. - Alokucioni “Maxima quidem”, 9 Qershor 1862.

    60. Autoriteti nuk eshte gje tjeter vecse numer dhe shuma totale e forcave materiale. - Si me siper.

    61. Padrejtesia e nje akti kur eshte i suksesshem nuk i ben dem shenjterise te se drejtes. - Alokucioni “Jamdudum cernimus”, 18 Mars 1861.

    62. Parimi i mos-nderhyrjes duhet te shpallet dhe te zbatohet. - Alokucioni “Novos et ante”, 28 Shtator 1860.


    63. Eshte e ligjshme t’i refuzosh bindjen princerve legjitim, madje edhe te rebelohesh kundra tyre. - Enciklika “Qui pluribus”, 9 Nentor 1864; “Quisbusque vestrum”, 4 Tetor 1847; “Noscitis et Nobiscum, 8 Dhjetor 1849; Letra Apostolike “Cum Catholica”.


    64. Dhunimi i cfaredo betimi solemn, si dhe cdo veprim i lig dhe flagrant kundra ligjit te perjetshem, jo vetem qe nuk eshte i denueshem, por eshte plotesisht i ligjshem dhe i denje per lavderimin me te larte kur behet nga dashuria per vendin. - Alokucioni “Quibus quantisque”, 20 Prill 1849.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: SYLLABUS I GABIMEVE te denuara nga Pape Pius IX

    VIII. GABIMET QE KANE TE BEJNE ME MARTESEN E KRISHTERE


    65. Doktrina qe Krishti e ka ngritur martesen ne dinjitetin e sakramentit nuk mund te tolerohet. - Letra Apostolike “Ad Apostolicae”, 22 Gusht 1851.


    66. Sakramenti i marteses eshte vetem dicka dytesore ndaj kontrates dhe i ndare nga ai, dhe sakramenti vete konsiston vetem ne bekimin e dasmes. - Si me siper.


    67. Nga ligji i natyres, lidhja martesore nuk eshte e pandashme, dhe ne shume raste divorci mund te dekretohet nga autoriteti civil. - Si me siper; Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852.


    68. Kisha nuk ka fuqine per anulimin e marteses - nje fuqi e tille i takon autoritetit civil nepermjet te cilit keto anulime mund te hiqen. - Damnatio “Multiplices inter”, 10 Qershor 1851.


    69. Ne mesjete Kisha filloi te beje anulimin e martesave jo nga e drejta e saj, por duke perdorur nje force te huazuar nga Shteti. - Letra Apostolike “Ad Apostolicae”, 22 Gusht 1851.


    70. Kanunet e Kuvendit te Trentit, qe shkisherojne ato qe guxojne t’i mohojne Kishes te drejten per te vendosur anulimin e martesave, ose nuk jane dogmatike, ose duhet te kuptohen qe i referohen nje force te tille te huazuar. - Si me siper.


    71. Forma e solemnizimit te marteses te pershkruar nga Kuvendi i Trentit qe eshte nen denimin e nulitetit, nuk ben per rastet kur ligji civil ka vendosur per nje forme tjeter, dhe shpallet qe kur kjo forme e re perdoret, martesa eshte valide.


    72. Bonifaci VIII ishte i pari qe deklaroi qe betimi i virgjerise i dhene ne ordinim, ben nul martesen. - Si me siper.


    73. Nen forcen e thjeshte nje kontrate civile, mund te ekzistoje mes te Krishtereve nje martese e vertete, dhe eshte false te thuhet qe martesa e kontraktuar mes te Krishtereve eshte perhere nje sakrament, ose qe nuk ka kontrate nese sakramenti perjashtohet. - Si me siper; Leter Mbretit te Sardenjes, 9 Shtator 1852; Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852, “Multis gravisbusque”, 17 Dhjetor 1860.


    74. Rastet martesore dhe te fejesave i perkasin nga natyra e tyre gjykatave tribunale. - Enciklika “Qui pluribus”, 9 Nentor 1846; Damnatio “Multiplices inter”, 10 Qershor 1851’ “Ad Apostolicae”, 22 Gusht !851; Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852.


    IX. GABIMET PERSA I PERKET FUQISE CIVILE TE PONTIFIT


    75. Femijet e Kishes Katolike dhe te Krishtere jane te ndare mes tyre persa i perket perputhshmerise se fuqise temporale me ate civile. - “Ad Apostolicae”, 22 Gusht 1851.


    76. Shfuqizimi i fuqise temporale me te cilen eshte e veshur Selia Apostolike do t’i sherbente ne shkallen me te larte lirise dhe progresit te Kishes. - Alokucioni “Quibus quantisque”, 20 Prill 1849, “Si semper antea”, 20 Maj 1850.


    X. GABIMET QE I REFEROHEN LIBERALIZMIT MODERN


    77. Ne ditet e sotme nuk eshte me e pershtatshme qe feja katolike te mbahet si e vetmja fe e Shtetit, me perjashtim te gjithe formave te tjera te adhurimit. - Alokucioni “Nemo vestrum”, 26 Korrik 1855.


    78. Si rrjedhoje, me urtesi eshte vendosur nga ligji ne disa vende katolike, qe personat qe vijne te banojne ne vendet e tyre te munden te ushtrojne publikisht fene e tyre te ndryshme te adhurimit. - Alokucioni “Acerbissimum”, 27 Shtator 1852.

    79. Per me shume, eshte false te thuash qe liria civile e cdo forme adhurimi dhe fuqia e plote e dhene te gjithave, qe haptas dhe publikisht te manifestojne cdo mendim dhe opinion cfaredo te jete ai, do te sjellin me lehtesisht korruptimin e moralit dhe mendjes se njerezve, dhe qe shperhap murtajen e indiferentizmit. - Alokucioni “Nunquam fore”, 15 Dhjetor 1856.

    80. Pontifi Roman mundet dhe duhet te pajtohet vete dhe te pranoje termat e progresit, liberalizmit dhe civilizimit modern. - Alokucioni “Jamdudum cernimus”, 18 Mars 1861.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: SYLLABUS I GABIMEVE te denuara nga Pape Pius IX

    Besimi na meson ne dhe arsyeja njerezore na demonstron qe ekziston nje rregull i dyfishte i gjerave, dhe si pasoje duhet te dallojme mes dy fuqive tokesore, njera me origjine natyrale qe ben te mundur organizimin e puneve tokesore dhe qetesine e shoqerise njerezore, tjetra me origjine supernatyrale, qe sundon mbi Qytetin e Zotit, qe do te thote mbi Kishen e Krishtit, qe ne menyre hyjnore eshte formuar per hir te shpirtrave dhe shpetimit te perjetshem…… Detyrat e kesaj fuqie te dyfishte jane urtesisht rregulluar ne menyre te tille qe Zotit i jepet cfare eshte e Zotit (Mat. 22:21), e per hater te Zotit, Cezarit ate qe eshte e Cezarit, qe eshte i madh sepse eshte me i vogli ne qiell. Sigurisht Kisha nuk e ka shkelur kurre kete komande hyjnore, Kisha qe gjithmone dhe perhere i ka udhezuar besniket te tregojne respektin qe besnikerisht do kishin per autoritetin suprem dhe te drejtat e tij sekulare.

    …….Vellezer te Nderuar, e shihni qarte sa te deshperuara dhe plot rreziqe jane kushtet e Katolikeve ne rajonet e Evropes qe kemi permendur. As nuk jane gjerat me te qeta per Ameriken, ku disa pjese te saj jane aq armiqesore per Katoliket qe qeverite e tyre duket qe mohojne me veprimet e tyre besimin Katolik qe thuajne te profesojne. Ne fakt, atje, ne vitet e fundit, nje lufte e rrepte eshte duke u bere mbi Kishen, institucionet dhe te drejtat e Selise Apostolike. Vellezer te nderuar, eshte e habitshme qe ne kohet tona nje lufte kaq e madhe po behet kundra Kishes Katolike. Por cdokush qe njeh natyren, deshirat dhe qellimet e sekteve, qe nganjehere quhen mazonike ose kane emra te tjere, dhe i krahason ato me natyren e sistemeve dhe madhesine e pengesave me te cilat Kisha eshte ndeshur gati kudo, nuk mund te dyshoje qe fatkeqesia e tanishme i lihet kryesisht mashtrimeve dhe makinacioneve te ketyre sekteve. Ne te kaluaren, paraardhesit tane, vigjilente qe nga fillimi ne Izrael, i kishin denoncuar ato tek mbreterit dhe kombet, dhe i kane denuar vazhdimisht, edhe Ne nuk kemi deshtuar ne kete detyre. Sikur ato qe e kishin ne dore te kishin mundur t’a parandalonin kete murtaje vdekjeprurese duke pasur me shume besim ne pastoret supreme te Kishes! Por kjo murtaje, qe udheton nepermjet shpellave gjarperuese,......duke mashtruar shume me mashtrime genjeshtare, me ne fund ka arritur ne piken ku del perpara me vrull nga vendet ku fshihet dhe triumfon si nje zot i plotfuqishem. Qe kur turma e propogandisteve te saj eshte rritur jashte mase, keto grupime te liga mendojne qe jane bere tashme zot i botes dhe qe kane arritur qellimin e tyre te para-planifikuar. Duke arritur disa here ate qe kane dashur, dhe kjo eshte pushteti ne disa vende, ata plot guxim perdorin ndihmen e fuqive dhe autoriteteve qe kane siguruar per t’ia nenshtruar Kishen egersisht sherbimit te tyre, te minojne themelet ne te cilat ajo mbeshtetet, te helmoje cilesite e saj te mrekullueshme; dhe, per me shume, t’a godasin me fshikulla te vazhdueshme, t’a hedhin poshte, dhe nese eshte e mundur, t’a bejne te zhduket nga siperfaqja e tokes.

    Duke pare kete situate, Vellezer te Nderuar, beni cdo perpjekje te mundur per te mbrojtur besimtaret qe u jane besuar juve kunder semundjes se fshehte te ketyre sekteve dhe t’i shpetoni nga perhumbja ato qe fatkeqesisht i jane bashkangjitur ketyre sekteve. Bejini te njohur dhe sulmoni ato qe, nese vuajne ose planifikojne mashtrim, nuk kane frike te pohojne qe keto kongregacione te dyshimta kane qellim te miren e shoqerise, te progresit dhe fitimit te perbashket. Shpjegojini atyre shpesh dhe ngulitjani thelle ne shpirt kushtetutat Papale mbi kete teme dhe mesojini atyre qe shoqerite mazonike jane te shkisheruara nga ato jo vetem ne Evrope, por edhe ne Amerike dhe kudo qe te jene ne bote.

    Kryeipeshkeve dhe Ipeshkeve te Prusise persa i perket situates se Kishes Katolike te perballur me persekucion nga kjo Qeveri…...

    Por megjithese ato (ipeshket qe i rezistojne persekucionit) duhet te lavderohen me shume sesa te meshirohen, perbuzja e dinjitetit episkopal, dhunimi i lirise dhe i te drejtave te Kishes, keqtrajtimi, shtypja jo vetem e atyre dioqezave, por edhe te tjerave ne mbreterine e Prusise, kerkojne qe Ne, duke patur ne dore detyren Apostolike me te cilen Zoti na ka besuar pavaresisht meritave Tona te pamjaftueshme, te protestojme kundra ligjeve qe kane sjelle kaq te keqija te medha dhe na bejne te frikesohemi per te tjera me te medha; dhe per sa e jemi te mundur, t’a bejme nje gje te tille me autoritetin e shenjte te ligjit hyjnor, Ne hakmerremi per Kishen dhe lirine e shkelur nder kembe me dhune sakrilegje. Ja perse nepermjet kesaj letre kemi per qellim te bejme detyren Tone duke i shpallur haptas te gjithe atyre qe i perket kjo ceshtje dhe te gjithe botes Katolike, qe keto ligje jane nul dhe bosh sepse jane plotesisht kundra kushtetutes hyjnore te Kishes. Ne fakt, me respekt te ceshtjeve qe kane te bejne me me ministrine e shenjte, Zoti Yne nuk vuri te fuqishmin e ketij shekulli ne fuqi, por Shen Pjetrin, te cilit i besoi jo vetem ushqimin e deleve te tij, por edhe te dhive; prandaj, asnje fuqi ne bote, sado e madhe te jete, nuk mund te deprivoje nga detyra pastorale ato te cilet Shpirti i Shenjte i ka bere Ipeshke me qellim qe te ushqejne Kishen e Zotit.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diella1 pėr postimin:

    Sanctus (02-04-2018)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-12-2016
    Postime
    3

    Pėr: SYLLABUS I GABIMEVE te denuara nga Pape Pius IX

    U gzova pamase kur pashe kete psotim e kur kuptova se ka shqiptare qe mbajne fene e vertete Katolike e jo atė fe qe sherbetoret e ashtuquajtur e shpallin kudo neper kishat tona.
    Do doja qe te hynim ne kontakt qe te te flisja per nji projekt qe kam ne mendje me nji shqiptar tjeter per shpalljen e fese tone te shente ne Shqipri.
    Ad Jesum per Mariam

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •