Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Rreth e rrotull kolonjës me aromën e zambakut shqiptar

    UDHËTIM DREJT VETVETES NË “AROMË SHQIPËRIE”

    Pata fatin të udhëtoj “Rreth Shqipërisë Mike, për pesëmbëdhjetë ditë (seri)” dhe të befasohem nga nuri femëror, mahnitja e relievit si dhe mëmësia e tokës së saj plot humus. Në këtë pikë mbërritje ashtu si në majën e një kodre shkëmbore të ngjitur; tanimë shoh sesi u shkela me shtresëzime qytetërimesh në kishën e Rubikut, dhe të prek në ish observatorin e vrojtimit të qiellit shqiptar të Mirditës me teleskopin e ndjesive ; atë vetëdije universale të përçuar nga etërit françeskanë e të nisur nga benediktinët si e rizbulova në librin e francezit Moris Vjë "Sekretet e Ndërtuesve" .Po në atë klas edhe shumë shqiptarë ditën t'i japin vlerë këtij trualli të begatë dhe të hedhin me dashuri vështrimin përtej epokës në të cilën gjalluan. Si në fshatin me gjurmë qytetërimi mbi Kolonjë duke u ngjitur drejt Malit të Gramozit si Park i Pritshëm Rajonal për rritjen e Dhive të Egra një simbolikë Iliro Arbërore e Skënderbeut , Aleksandrit dhe Mujit të Eposit. Ekzotikja nuk është e vetmja tërheqje ndaj vlerave që mund të zbulosh në udhëtim tek njerzit dhe vendet jashtë hartës. E parë përmes një syri tjetër, por duke vënë në veprim edhe tre shqisa tejet të rëndsishme e shpesh të fjetura si ajo e shijes, nuhatjes dhe prekjes në një kërcim tangoje si ajo e Al Paçinos ia mbërrin të ndjesh më mirë parfumin e gruas, mëmës apo vajzës së bukur që është vetë Shqipëria.






  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abica për postimin:

    Brari (25-12-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •