Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Katalunja shpall pavarësinë nga Spanja

    “Nuk kam planifikuar kurrë asnjë kërcënim apo ofendim ndaj dikujt. Jemi të gjithë pjesë e të njëjtit komunitet”, kanë qenë fjalët e para të presidentit të Katalunjës, në fjalimin e shumëpritur për të adresuar çështjet e pavarësisë së rajonit të pasur verilindor nga Spanja.


    “Ishte hera e parë që një votim zhvillohej nën sulmin e policisë, e kjo për shkak se qeveria spanjolle është sjellë në një mënyrë agresive ndaj nesh. Megjithatë, më shumë se dy milionë njerëz mposhtën frikën dhe dolën për të votuar”, tha më tej Carles Puigdemont.

    “Çështja katalanase nuk është një çështje vetëm e jona, por e të gjithë Europës. Që prej përmbysjes së diktaturës së Frankos, Katalunja ka kontribuuar gjithnjë për demokraci dhe paqe, sepse kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Ne kemi dashur gjithmonë të uleshim në bisedime me qeverinë e Madridit”, ka theksuar më tej Puigdemont.

    E menjëherë pas këtij fjalimi ka ardhur edhe vendimi i shumëpritur për katalanasit, e i shumëkritikuar nga qeveria qendrore spanjolle, për shpalljen e pavarësisë së rajonit autonom nga Spanja. “Tashmë ka ardhur momenti deciziv për Katalunjën, e unë si president ndjek vullnetin e popullit për ta shpallur të pavarur Katalunjën”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Katalunja shpall pavarësinë nga Spanja

    Katalonja eshte pjese e Spanjes! Dakord qe i kane alergji hormonet mongoloide qe sollen arabet ne evrope dhe grinden me njeri tjetrin sikur te ishte nje qytet qe vuan nga morrat! por ata jane qene spanjolle me pare!

    'ti ke pas pasur me perpara'

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •