Të jesh Tahiri nuk është turp, as të jesh Zyra nuk është turp
Dhe as të vdesësh nga dashuria nuk është turp
A mund të jesh Tahiri me Zyranë?
Kjo është e gjitha.





Përshkrimi Librit

Ditën për diell, në vlim të qershorit, në Sulltanahmet, m’u shfaq kaprolli me degë qershie mbi kokë. Kokrrat e pjekura lëkundeshin si fryte fjetjesh vajzërore duke i bërë karshillëk monumentalietit të Xhamisë Blu, Shën Sofisë dhe Pallatit të Sulltanëve. E dija të vrarë kaprollin tim brirëmbirë nga farat e qershive që haja fshehurazi mbi murin rrethues prej qerpiçi të shtëpisë treqindvjeçare ku u linda. Ishte ai kaproll që më kish tërhequr prej këmishe netëve, mua adoleshenten me gjoks të lidhur që përtypte letra dashurie, gjimnazisten në shtratin e ndyrë në barakat e aksioneve të punës vullnetare, ku minjtë nëpër trarë i shurronin në vesh, studenten me brenevekë bezeje në kapanonet e ushtrisë, nusen mes të vjellave të krushqve që gërhisnin pranë saj. Unë e kisha trembur kaprollin tim në gjendjet prej murgeshe premtuese, Shkurteje prej Tirane, gardisteje kinezo-shqiptare, nuseje të vlerësuar nga dhëndri për gjithë ato monstruozitete të disiplinës dhe ndershmërisë komuniste. A do të isha këtu po të shkoja pas kaprollit që natën e parë?
Marmara Hanëm mund të jetë një gruaëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por vetëkrijimin. Ngrehina e të pavërtetave të besueshme të rrëfimit të saj dhe të tre burrave apo “Prerësve” siç i quan ajo, mbahet pa u mbajtur në të vërtetën shfaqur si një thirrje e projektuar nga Nazim Hikmeti, shkruar nga një dorë e panjohur, në një gjuhë të panjohur në kurrizin e një kioske në një lulishte të Stambollit.

















http://www.librariatoena.com/product...marmara-hanem/