Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Çelja e negociatave, Luksemburgu: Në 2018-ën, por zbatoni reformat

    Çelja e negociatave, Luksemburgu: Në 2018-ën, por zbatoni reformat



    Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka deklaruar se në vitin 2018 mund të çelen negociatat për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

    Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, diplomati evropian, paralajmëroi se gjithçka varet vetëm nga Shqipëria dhe jo nga Brukseli.

    “Luksemburgu do ta promovojë këtë, por s’varet vetëm nga Brukseli. Varet edhe nga politika e brendshme. Kemi shpenzuar më tepër se 7.6 milionë për ndihmë teknike për qytetarët shqiptarë, mendoj që diçka e tillë është goxha ndihmë, është respektuar ndihma nga vendi juaj, duhet të jetë e mundur që të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë”, tha Jean Asselborn.

    Ai shtoi se zbatimi i reformave dhe i prioriteteve, do të ishte një hap i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

    “Ndoshta 2018-ta do të jetë një vit i mirë për Shqipërinë. Është një vendim që ju përket dhe juve, e përsëris. Keni bërë përpjekje të vazhdueshme për reformën në drejtësi, është e rëndësishme, por reforma të tjera që duhen përmbushur janë, reforma për administratën publike, lufta kundër korrupsionit, këto janë si bibla për hyrjen në BE. Luksembugu si vend anëtar nuk ka kompetenca në BE për të ndërhyrë. Nëse doni të shkoni në BE, keni nevojë për reformën në drejtësi”.

    Po ashtu Asselbron nënvizoi se fluksi i kërkesave për azil nga vende të Ballkanit Perëndimor është një problem jetik. “Nuk promovohen kërkesat për azil të pabazuara. E di që Shqipëria ka bërë shumë për të ndaluar azilkërkuesit dhe kjo është një gjë e mirë”.

    (gazeta-Shqip.com)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Çelja e negociatave, Luksemburgu: Në 2018-ën, por zbatoni reformat

    Indianet e rinj, Evropianet apo lekurkuqet qe u skuqet cipa por nuk ndryshojne rilli, edhe dikur e kane patur lagje te pamvarme dhe te lumtur shqiperine, shqiperine e Indise se vjeter aziatike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •