Emri:  18951435_1969274836692877_7403783678204152444_n.jpg

Shikime: 1723

Madhėsia:  54.9 KB

Dervish Bej Bicaku nje prej firmoseve te pavarsise se Shqiperise ne 1912 therret per iftar hoxhallaret e qytetit te Elbasanit dhe ju shtron atyre nje iftar per Ramazan me te gjitha llojet e ushqimeve tradicionale elbasanase.Hoxhallaret mbasi mbarojne iftarin i shkruajne nje bejte(poezi) iftarit te shtruar per te pershkruar llojet e gatimeve dhe bujarine tradicionale elbasanase.

1.Pitet/ ke Lush Piēi jan’ me nām’.
Ēorba/ fėrgohet me tėlyn e jo me dhjām’.
2.Ullinjt’ e regj’/ me uthull e voj,
tė ēelin miden’ kur i fut nė goj’.
3.Dhe qoftet e yftarit/ jan’ me fām’,
tė bāme me ve’ , s’mbesin nėr’ dhām’.
4.Dhe paēa/ gjellė e mirė qė nuk tė velit.
Dhe tava me pestil/, me ynyrė’, nuk tė mėrzit.
5.Dhe qoftet me kos/ dhe peshku i fėrgu’/,
gjell’ tė mira, tė lehta…pėr t’u lėvdu’.
6.Dhe mishi me pras/ dhe me spinaq/.
Dhe tava me bamje/ tė kėnaq.
7.Dhe pashaqoftet/ dhe vorbja me uthull/.
Dhe mish’ i pjek’ me kos e me hudhėr/.
8.Kungulli i mush’/, patllixhanat/ dhe mullėza po ashtu/.
Dhe bumari me speca Stamolli’/, pėr t’u lėvdu’.
9.Dhe zorrėt e pjekme/, me mėlēi/,
tė lehta janė nė verė, pėr ēdo njeri.
10.Dhe brozhollat/, dhe sallata/, nuk pėrjashtohet;
Dhe djathi i njomė/, e kaēkavall/ lavdėrohet.
11.Nė daē’ me bā mish dashi me kos/.
Gjel deti me dollėm/, byrek – koros/.
12.Keq nuk bāhet nji spahi-byrek/,
Laknuri me kos/, nė furr’, i mir’, e i pjek’.
13.Āsht nji mal i bukur mush’ me bor’,
kabuni me rrush tė thatė/, ta shemėsh’ me dor’.
14. Dhe mishi me lakna/ qė āsht tue ardh’.
Dhe biba e patės, – shumė e mirė – me lāng tė bardhė/.
15.Dhe joprakėt me kos/, tė mirė jan’.
Dhe llahanātė qė bāhen me mish e me uthull/ tė sha’ s’kanė.
16.Dhe dhallturi/ derdhun nė tėlyn’.
Dhe ballakumet/, me revani/,
tė mira jan’ pėr ēdo njeri.
17.Dhe kadaifi me qumėsh’ e me arra/
nė goj’ njit’, lum’ barku kur i ka pėrdit’.
18.Dhe laknuri me qumėsh’/ me djathė/ e me mish/,
me spinaq/ e me tė tjera, … i mirė ish’.
19.Nė daē’ me bā mish qingji-tavė me kos/;
I mirė āsht edhe me qepė e me majdanos/.
20.Ē’āsht nji gjā qė dridhet nėr’ dur’
Āsht sultjashi/, me qumėshtur/.
21.Lloj-lloj reēeli/, dhe tollumat me kajmak/,
nuk dun’ pėrtyp, shkojn’ vet’ nė bark.
22.Kto’ dy sende qė i ka barku ilaē,
Mā mirė: bakllavaja/, me gjylaē’/.
23.Mjaft mā me kto’ gjellė qė na bānė bejan’,
āsht nji tas me hoshaf/ qė i ngre’ njerzit’ nė kām’.
24.Pastaj del kafja sade/ me pak sheqer,
ku i thotė njerzve’: – dilni nė der’ ! -.
25.Pėr ktė’ yftar qė na thirre, me kaq tė mira plot:
Daim! Qofsh “der’ ēelė” dhe festofsh pėr ēdo mot !