Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Biografia e sahabit Dirar ibn El Azuar (Histori)

    Emri:  19702338_1382944985124762_7307435137475009661_n.jpg

Shikime: 132

Madhėsia:  22.0 KB

    Dirar ibn El Azuar (Histori)

    Hyrje

    Islami nuk eshte vetem fe ne kuptimin e religjonit por ai zhvillon dhe kulturen dhe civilizimin.Do ishte boshlluk i madh sikur ne shqiptaret islamin ta propagandonin vetem si religjon dhe te linim pa ndertuar kulturen islame dhe civilizimin islam. Historia e arte islame eshte e shkruajtur me shkronja te arta gjaku dhe eshte mbushur me plot personazhe qe per skenaret kinematografike do ishin nje pasuri e vecante.Ne kohen kur jetojme, ne kohen e medias, internetit, kinemas, kinamatografia islame eshte shume e dobet per te mos thene e paperfillshme ne arenen boterore.Historia islame do ishte me te vertete nje arkiv i madh sot mirepo mesa duke akoma nuk eshte kuptuar kjo gje mire nga ne muslimanet.Ndryshimi kulturor qe i ka ndodhur botes dhe vazhdon ta transferoje ate ka si sfond kryesor ekranin.Amerikanet harxhojne milliarda dollare per Hollivudin, Kinezet gjithashtu, India dhe pse me nje varferi ektreme ka bere dhe ajo shtepine e saj kinematografike Bollywood ku prodhon filma per gjithe boten.Turqia eshte ne hapat e zhvillimit te saj te kinematografise duke prodhuar seriale te ndryshme te sukseshme.Kur kujtojme qe dhe shteti shqiptar ne kohen e demokracise prodhonte filma me Kinostudion “Shqiperia e re” na vjen keq qe ky ritem boteror nuk po ndiqet nga bota muslimane.Femijet e muslimaneve sot i merr me vete tomy-jerri, supermanet, spidermanet e te tjere personazhe fallco te kinematograsise se huaj. Historia Islame ka ngelur vetem ne leter. Nderkohe qe ajo duhej te ishte sot e para ne arkivat e kultures boterore.
    Nje nga personazhet me te bukura “aksion” per te cilin ka shkruajtur historia Islame eshte dhe personazhi qe do flasim me poshte. Mundohuni qe me fantazine tuaj kete personazh ta fusni ne memorien tuaj si nje film.

    Dirar bin El-Azuar

    Ai eshte Malik ibn Aus bin Xhedhimeh bin Rabiah bin Malik bin Tha'lebeh bin Esed bin Deudan bin Khuzejme bin Mudrikah bin Iljas bin Mudar bin Nizar bin Muad bin Adnan El-Esadij.
    Ne historine Islame ai njihet me emrin Dirar bin el-Azuar. Dirari ishte njė nga shoket e profetit Muhamed a.s. Ai e pranoi Islamin mbas hapjes se Mekes dhe kishte nje pasuri rreth 1000 deve dhe i la ato per tiu bashkuar muslimaneve dhe Islamit me entuziazem dhe besnikeri.
    Ai ėshtė i njohur edhe si njė luftėtar i trim dhe njė nga personazhet me tė suksesshme ushtarake gjatė pushtimit tė Sirisė nėn komanden e Khalid ibn Uelidi dhe u bė i famshėm me pseudonimin “Luftetari(heroi) gjysme i zheveshur” nga tendenca e tij pėr tu futur nė betejė pa paisje te rrobave ushtarake dhe pa veshje mbi gjysmen e trupit lart. Dirari ishte anėtar i elitės “Mubarizun” njėsi ushtarake speciale e cila ėshtė udhėhequr nga Khalid bin Uelidi e cila perbehej nga shigjetaret, heshtaret dhe gjuatesit e katapultes. Dirari e shoqėronte Khalidin nė shumicėn e rasteve, te fushatave duke pėrfshirė edhe ne luften kunder renegateve, ne betejėn e Jermukut dhe ne betejen e Exhnadejnit.

    Luftėrat e renegateve (Ridase)

    Gjatė periudhės fillestare tė betejes se Ridase , Dirari ishte njė taksambledhės, por mė vonė, ai mori pjesė nė shumė beteja. Ai mė vonė shėrbeu ne rolin kunderzbulesit dhe informatorit pėr elitėn e kalorėsisė tė udhėhequr nga admirali i famshėm islam Khalid bin Uelid. Kur ne njė periudhe kohore ndodhi njė revoltė udhėhequr nga Tulejha, ai u dergua pėr tė shuar kėtė rebelim.
    Dirari u dėrgua me pas nga Khalid bin Uelidi pėr tė udhėhequr njė detashment te pėrbėrė nga luftetaret e Benu Tamimeve per tu pėrballur me Malik ibn Nueajrah, kryetari i Beni Xharbut , njė klan i Benu Tamimeve, te cilet akuzoheshin per renegim.

    Beteja e Exhendejnit

    Ushtria Rashidun e Khalifeve la qytetin e Medines nė vjeshtėn e vitit 633, ose nė fillim tė 634. Ata i mposhten bizantinėt nė qytetin Dathin mė 4 shkurt, pas kėsaj, perandori Herakliu , u zhvendos nė qytetin e Emesas (tani qyteti Homs,) mirepo ai kishte disa pėrforcime te dėrguara nė jug tė mbrojtur krahinen Cezare Maritima(sot qyteti Haifa) .Me qendrimin e tij Khalid bin Uelid kishte urdhėruar pėr tė ndėrprerė operacionet kundėr Perandorisė sasanide dhe pėr tu kthyer trupat muslimane nė Siri, qe me to tė angazhoje mbrojtjen. Gjatė mesit tė betejės, thuhet se Dirari rrembyeshem iu drejtua Khalidi bin Uelidit:
    "Pse jemi duke pritur kur Allahu, I lartesuari, ėshtė nė anėn tonė? Per Allahun, armiqtė tanė do tė mendojnė se ne kemi frikė prej tyre, urdhėro sulmin dhe ne do tė sulmojmė ato."
    Khalidi vendosi tė lejonte regjimentin special te tij tė luftonin kundėr trupave bizantine. Ai mendoi se muslimanėt do tė kishin pėrparėsi dhe do tė ishte e dobishme tė eliminohej sa mė shumė oficerė bizantine, pasi kjo do tė zvogėlonte efektivitetin e ushtrisė bizantine. Keshtu i vendosi tė lejojė Dirarin qė tė veprojė sipas planit. Nė fillim, Dirari mbante mburojen e tij dhe pėrkrenaren pėr shkak shigjetave qe leshonin harkėtarėt bizantine.Ai kishte nje mburojė per te ruajtur nga lekura elefantit, e cila dikur i pėrkiste njė bizantini. Uakidi tha qė Dirari uleriu kur iu afrua romakėve dhe tha:
    "Unė jam vdekja e tė zhdukurve
    Unė jam vrasėsi i Romakėve
    Unė jam fshikellimi i kokave tuaja
    Unė jam Dirar bin al-Azuari! "

    Disa nga trupat bizantine me te mira i dolen perpara pėr t'iu pėrgjigjur sfidės e tij, Dirari menjėherė braktisi armaturėn e tij dhe rrobat qe kishte veshur dhe romakėt e njohen ate sepse ai njihej me nofken “heroi i gjysme zhveshur” . Nė ato pak minuta dyluftim Dirar vrau disa romakė, duke pėrfshirė dy gjeneralė, njėrin prej tė cilėve ishte guvernatori i Amanit dhe tė tjera guvernatori i Tiberit .Vdekjet e tyre, nga dora e Dirarit, mbollėn panik dhe ciorientim midis rradhėve te bizantineve dhe I coi ato te humbin moralin dhe trimerin ne lufte, tė cilin Khalidi e pėrdori nė avantazhin e tij strategjik.
    Pas disfatės sė bizantine me 24 prill, forcat e Khalid ishte nė gjendje pėr tė hyrė Botsrah , Siria ishte pothuajse pa kundėrshtarė. Kėshtu, forcat Khalid u zhvendosen pėr t'u bashkuar me Amr ibn el-A'as nė njė vend tė njohur tradicionalisht si Exhendejn.

    Ushtria Rashidun

    Ajo mund te quhej me gjithe kuptimin nje armate sepse ajo dilte jashte kontureve te forces se nje ushtrie te thjeshte si nga ana teknikes luftarake, ne numrin e personelit ushtarak por dhe ne vendet ku ajo kishte shtrihej.Ajo quhej ushtria Rashidun duke e marre kete emer nga kryetaret e shtetit islam Khalifeve Rrashidine( me te miret).Ushtria e saj ishte njė forcė e fuqishme dhe shumė efektive.
    Vetėm muslimanėve u lejuan tė bashkoheshin me ushtrinė Rashidun si trupa tė rregullt. Gjatė luftės Ridda nė sundimit tė kalifit Ebu Bekrit , ushtria kryesisht pėrbėhej nga korpusi luftarak ne Medine , Meke dhe Taif . Mė vonė, gjatė pushtimit tė Irakut shumė beduine u rekrutuan si trupa te rregullta. Gjatė pushtimit islam tė Persisė (633-656), 12,000 trupa elite perse te konvertuar nė Islam u jane bashkuar ushtrise islame Rashidun. Gjatė clirimit islam tė Sirise (633-638) prej bizantineve , rreth 4.000 grekė ushtarė bizantine nėn komandantin e tyre Joashim (mė vonė Abdullah JoaShim i konvertuar nė Islam) iu bashkuan trupave te rregullta te ushtrise Rrashidun nė pushtimin e Anadollit dhe Egjiptit . Gjatė pushtimit tė Egjiptit (641-644), koptiket krishtere qe konvertoheshin nė Islam iu bashkangjiten ushtrise. Gjatė pushtimit tė Afrikės sė Veriut , Berberet konvertoheshin nė Islam dhe u bene trupa tė rregullt.Te gjithe keto e zmadhuan shume ushtrine islame.
    Ushtrise Rrashidun, Ebu Bekri i thoshte e dhjetė keshillave pėrpara nisjes ne fushebeteje:
    Prisni, O njerėz, se do t'ju jap dhjetė rregulla pėr udhėzimin tuaj nė fushėn e betejės. Mos bėni tradhti e mos devijoni nga rruga e drejtė.Nuk duhet tė gjymtoni kufomat. As tė vrisni fėmijė e as grate dhe as njė njerzit e moshuar. Mos i shkatarroni pemėt, e as mos i digjni me zjarr, veēanėrisht ato qė prodhojne fruta. Nuk do tė vrisni asnjė nga bagetite apo kopete e armikut, pėrveē pėr ushqimin tuaj. Ndoshta do tė kaloni neper njerėz qė ia kanė perkushtuar jetėn e tyre nė manastire, Lėrini ato.
    Kėto urdhra janė nderuar dhe nga kalifi i dyte Umeri , gjatė mbretėrimit tė tė cilit (634-644)u zgjeruan dhe me shume clirimet islame Pėrveē kėsaj, gjatė Betejės sė Siffinit , kalifi Ali deklaroi se Islami nuk e lejon muslimanėt per ti ndaluar furnizimin me uje tė armikut tė tyre. Pėrveē Khalifeve Rashidine te tjera fjale i atribuohen vetė profetit Muhammedit (a.s) i cili vete sugjeronte nė lidhje me krishteret e Egjiptit :
    "Jini tė drejtė tė Allahut nė lidhje me krishterėve egjiptianė*koptet."

    Ushtria marshoi e ndare nė disa pjese:
    • Muqaddima (مقدمة) - "pararoja"
    • Kalb (قلب) - "zemra /qendra"
    • Al-khalf (الخلف) - "prapavija"
    • Al-mu'akhira (المؤخرة) - "Ndihmesa e prapavijes"

    Ndarjet nė betejė

    Ushtria u organizua nė sistemin dhjeteshe .
    Ēdo seksion ishte nėn njė komandant dhe ishte nė njė distancė prej rreth 150 metrash nga njėri-tjetri. Ēdo njėsi fisnore e pasur kishte udhėheqės tė quajtur arifs . Nė njėsi tė tilla, ishin komandantė pėr ēdo 10, 100 dhe 1000 njerėzve dhe kjo e fundit, quhej regjiment . Grupimi i regjimenteve pėr tė formuar forca mė tė mėdha ishte fleksibėl, duke ndryshuar situatėn. Arifs janė grup dhe secili grup ishte nėn njė komandant tė quajtur Emir al-Ashar dhe Amir al-ashars ishte nėn komandėn e njė komandanti seksioni, tė cilėt ishin nėn komandėn e komandantit tė pėrgjithshėm, Emir el xhejsh(Komandatit te luftes)
    Komponentė tė tjerė tė ushtrisė ishin:
    • Rixhal (رجال) - " kėmbėsorisė "
    • Fursan (فرسان) - " kalorėsia "
    • Rumat (رماة) - " shigjetaret "
    • Tali'ah (طليعة) - "patrulla", rojtarė gjatė lėvizjeve tė armikut

    Inteligjenca dhe kunderzbulimi

    Ishte njė nga departamentet mė tė zhvilluara tė ushtrisė qė u tregua e dobishme nė shumicėn e fushatave. Zbulimi (جاسوسية) dhe shėrbimet e inteligjencės janė organizuar pėr herė tė parė nga komandanti mysliman Khalid bin Velidit gjatė fushatės nė Irak . Mė vonė, kur ai u transferua nė Siri e organizoi departamentin zbulimit edhe atje.
    Madhėsia e ushtrisė Rashidun ishte fillimisht 13,000 trupa nė vitin 632, por me pas u zgjerua shteti islam dhe ushtria gradualisht u rrit nė 100,000 trupa ne vitin 657. Tre gjeneralėt mė tė suksesshme tė ushtrisė Rashidun ishin Khalid ibn Velidi , i cili pushtoi Persine- Mesopotaminė nen sundimin persian dhe Ebu Ubaideh ibn el-Xherrahi cili pushtoi Sirinė nen sundimin romak, dhe 'Amr ibn el-Asi , i cili pushtoi Egjiptin ne sundimin romak.Pervec tyre ishin Sa`d ibn Ebi Uekas, Jezid ibn Ebu Sufjan, Shurhabil ibn Hasanas, El-Ka'Ka 'ibn' Amer el-Tamimi, Asim ibn 'Amr el-Temimi, Abdullah ibn Amir dhe Dirari ibn El Azuari per te cilin ben fjale dhe shkrimi yne.

    Si e mori emrin “Trimi gjysme zhveshur”, Dirari?

    Ne betejen brenda Sirise, Dirari mbante krahun e djathte te ushtrise muslimane.Ishte dite e nxehte dhe Dirari e hoqi helmeten pazmoren dhe kemishen .Ishte I zhveshur deri ne brez qe te levizte me shpejt dhe te luftonte me lehte.Prej guximit te tij ai u fokusua nga muslimanet si nje hero dhe u be tmerr per bizantinet.Ne betejen e Exhnedines Khalidi bin Uelidi dergoi vezhguesit qe te mbledhin te dhena per kampin e ushtrise byzantine.Per kete gje Dirari u ofrua si vullnetar.Ai u nis rreth disa kodrinave te vogla jo larg nga kampingu i ushtrise byzantine.Bizantinet e pane Dirarin dhe derguan per te kapur rreth 30 ushtare.Dirari iu largua kampit aq sa ushtaret qe e ndiqnin te largoheshin nga nje distance te madhe nga kampi I tyre.Kur e pa qe distance ishte e konsiderueshme atehere ai ndaloi dhe filloi ti sulmoi bizantinet duke i vrare 19 prej tyre.Me pas pershpejtoi per tek kampi muslimaneve .Khalidi e kritikoi sepse ai e pat derguar per vezhgim dhe jo per aksion ushtarak.Te njejten gje kishte bere dhe komandani bizantinas duke derguar nje arab te krishtere te mbledhi informata ne kampin e ushtrise muslimane.Pershkak se ishte arab ai kishte hyre lirshem ne kamp dhe mbasi mori informatat i tha komandantit te tij Kubuklarit.
    “Naten jane si murgjer ndersa diten si luftetare.Ne qofte se djali sunduesit te tyre do te vidhte do tua prisnin doren ne qoftese do te bente imoralitet do ta vrisnin.Kjo lloj drejtesie ishte vendosur tek ata.”

    Komandanti bizantinas Kubuklari kur e degjoi keto fjale tha: Nese kjo eshte e vertete atehere me mire te jemi nen toke sesa te perballemi me ato.Deshiron qe Zoti te me mbaj larg tyre mos me ndihmoje kundra tyre dhe ato mos i ndihmoi ata kundra nesh. (Taberiu 27160)
    Te nesermen u filloi beteja dhe bizantinet i kishin shkaktuar humbje muslimaneve.Dirari priste me padurim urdherin per sulm me skuadren e tij.Mirepo Khalidi nuk e lejonte duke I thene te bej durim por Dirari ju pergjigj.
    “Perse po presim Kur kemi Zotin e lartemadheruar ne anen tone.Keshtu armiku po mendon se po frikesohemi.Urdhero per sulm.Khalidi vendosi te dergoje nje grup special dyluftuesish me qellim qe te eleminonin sa me shume oficere bizantine per te pakesuar efikasitetin e ushtrise se tyre.Ai i tha Dirarit –Sulmo Dirar. Dirari u nis me kal perpara por kete here ai kishte pazmoren dhe helmeten dhe nje mburoje me lekure elefanti te cilen me pare ia kishte marre bizantineve.Mbasi iu afrua afer tyre i sfidoi ato per dyluftim dhe i hoqi rrobat duke u zhveshur gjeri ne brez.Brenda pak caste ai vrau disa oficere bizantinas nderto guvernatorin e Amanit dhe guvernatorin e Tiberias.Nga bizantinet 10 oficere u nisen drejt Dirarit por Khalidi nisi drejt tyre 10 luftetaret e tij me te mire te cilet i vrane ato.Kjo gje i ndryshoi pak raportin e humbjen ne lufte pasi humbjet e bizantineve ishin shume te medha.Per kete gje ato vendosen te dergojne nje cete per te vrare prijesin e ushtrise muslimane Khalidin.Mirepo nje prej gjeneraleve bizantinas Davudi qe u dergua tek Khalidi si pjese e planit per ta futur ne kurth por ai u tremb nga bashkebisedimi me Khalidin dhe i tregoi te gjitha ne kembim te faljes se jetes se tij dhe familjes se tij.

    Khalidi vendosi qe personalisht te shkoje te bizantinasi Vardar dhe per te folur me te nderkohe qe dergoi Dirarin per te vrare ushtaret e kurthit bizantinas ne mengjes.Dirari se bashku me 9 te tjere menduan qe kete gje ta benin ne darke.Kur Khalidi shkoi drejt Vardarit i cili po e priste me nje shpate ne dore me diamante.Kur iu afrua Khalidi Ii tha bej gati xhizjen ose te pranosh islamin.Por Vardari thirri ushtaret qe ishin fshehur per kurthin.Nje grup prej dhjete vetash iu afrua Khalidit.Vardari pa qe udheheqesi I tyre ishte gjysme i zhveshur deri ne brez.Gjate nates Dirari se bashku me skuadren e tij i kishte vrare 10 bizantinet e fshehtas dhe i kishte veshur ushtaret e tij me veshjet ushtarake te bizantinesave.Kur iu afrua Dirari, Vardari filloi ti lutej Khalidit qe mos e mbyste, mirepo Khalidi e urdheroi Dirarin i cili vrengelliu shpaten dhe ia preu koken.Me pas muslimanet fituan dhe luften kunder ushtrise se bizantineve.


    Gjate rrethimit qe Khalidi dhe ushtria e tij i kishin bere Damaskut bizantineve u vine perforcime me nje korpus prej 12 000 mije ushtaresh nga Antioha.Kjo gje do ti gjente te papergatitur ushtrine muslimane e vendosur ne Bejtul Lihja.Per kete Khalidi vendosi te dergoi atje Dirarin se bashku me 5000 kalores muslimane duke i dhene dhe disa keshilla.Mirepo Dirari mendoi ti zeje pusi korpusit bizantin tek rrugetimi “Kalimi Shqiponjes”.Kur korpusi byizantine po kalonte Dirari urdheroi per ta sulmuar.Po numri I bizantineve ishte dyfish me i madh e ashpersoi shume betejen.Dirari gjysme i zhveshur deri ne brenz hynte brenda ne thellesi te ushtrise se armikut duke i vrare ushtaret bizantinas.Bizantinet menduan ta roberojne dhe tia dergojne Herakliut.Mbasi Dirari hyri thelle ne mesin e ushtrise byzantine atyre iu mundesua ta lodhnin dhe ta kapnin rob.Mbas kapjes rob te Dirarit komanden e ushtrise muslimane e mori Rafiu.Ai perpoq disa here per te shkuar e per ta liruar Dirarin mirepo numri i madh I bizantineve nuk ia mundesoi kete gje.Ai dergoi nje lajmesi tek Khalidi per ta lajmeruar per situaten e rende.Khalidi sa mori vesh lajmin dergoi 5000 kalores te cilet udhetuan naten.Kur ju afruan bizantineve Khalidi pa se nje kalores musliman krejt i vetem po shkonte drejt bizantineve.Ishte I holle i veshur me te zeza me nje mburoje ne gjoks dhe i armatosur me shpate dhe shtize te gjate.Rreth kokes kishte mbeshtje nje turban te gjelber I cili ia mbulonte fytyren si maske duke lene perjashte vetem syte e tij.Kaloresi kaleronte me nxitim kalin saqe kur i shikoje mendoje se te dy ishin krejtesisht te cmendur.Kur e pa Rafiu tha “Ky sulmon sikurse Khalidi por me siguri nuk eshte ai”.Kur Khalidi arrit tek Rafiu ai e kuptoi se nuk ishte ai.Kaloresi filloi te sulmoi bizantinet krej i vetem.Vriste disa ushtare pastaj rikthehej dhe i sulmonte.Askush nuk e njihte ate dhe ia filloi te behej nje shembull heroizmi per ushtrine muslimane.Ai luftonte i vecuar dhe nuk i bashkohej rradheve te ushtrise muslimane.Dukej sikur po bente nje lufte private krej i vetem.Kur Khalidi urdheroi sulm ndaj bizantineve kaloresi iu bashkangjit rradheve te ushtrise muslimane.Khalidi iu afrua me kalin e tij dhe e pyeti: o Kalores kush je ti? Kaloresi e shikoi Khalidin me dy sy te zi dhe u menjanua prej tij duke kaluar ana tjeter e ushtrise.Mirepo dhe atje ushtaret filluan ta pyesin: O ushtar fisnik kush je ti? Komandanti yne po te therret.Na e thuaj emrin tend dhe zbuloje fytyren tende qe te lavderojme.Mirepo perseri kaloresi largohej ne drejtim tjeter.Khalidi iu afrua perseri dhe I tha.Mjaft tani na thuaj kush je? Kaloresi i foli Khalidin me nje ze femre dhe I tha:Une jam ne hixhab dhe zemra po me digjet flake? Po kush je ti?- i tha Khalidi.Une jam Khaula motra e Dirarit.Vellain ma kane roberuar e dua patjeter ta liroj.Atehere khalidi i tha- Eja lufto me ne.
    Muslimanet e kerkonin Dirarin po nuk po e gjenin.Disa arabe te zones thane se kane pare 100 kalores bizantinas po merrnin me vete nje te roberuar gjysem te zhveshur duke e derguar nga Humsi.Khalidi urdheroi Rafiun te marri 100 kalores dhe te shkoi nga Humsi dhe se bashku te marri dhe Khaulen motren e Dirarit.Rafiu i arriti bizantinet i sulmoi dhe e liroi Dirarin.Kur u kthye tek Khalidi ai u gezua shume kur e pa Dirarin gjalle.


    Trimerite e Dirarit nuk mbaruan me kaq.Ne betejen e Jermukut ai hyri ne mes te ushtrise se bizantineve dhe vrau gjeneralin e tyre Dairxhanin.Mirepo beteja u ashpersua saqe dhe grave iu ka dashur te marrin pjese ne te.Khaula ka marre nje shpate dhe ka sulmuar nje bizantinas mirepo ai duke u tregua me i shkathet e ka goditur ne koke.Kur bizantinet terhiqen me vone muslimanet kane pare trupin e palevizshem te Khaules dhe kane lajmeruar te vellain e saj Dirarin.Kur ka ardhur Dirari prane saj ajo filloi te levize sepse kishte marre vetem nje plagosje.
    Bizantinet te tmerruar u terhoqen drejt humneres ne rrafshinat e Jermukut.Kur arriten atje pane nje njesit musliman te udhehequr nga nje person gjysme izhveshur me shpate ne dore.Ishte Dirari me 500 kalores te cilet duke perfituar nga terreni leshojne mbi bizantinet gure per ti hudhur bizantinet drejt humneres.Eshte shenuar se muslimanet kane humbur 4000 ushtare ndersa bizantinasit 120 000 ushtare.Kjo ishte nje beteje vendimtare per muslimanet ne ate kohe e cila do te pasohej me clirimin e Kudsit dhe largimin e bizantinaseve nga vendet arabe duke u shpernglur per ne Turqi e cila ne ate kohe quhej Roma prej shume muslimaneve(pertej malit Taurus).Tregohet se kur Herakliu u largua prej Sirise tha: “Te pershendes Oj Siri pershendetu dhe ti me ata qe po shkojne.Asnjehere bizantinet nuk do kthehen me tek ty vecse me frike.Oh cfare toke te mire po ja leme armikut tone”(Taberiu )

    Mbas betejes se Jermukut ebu Ubejde i shkruan Umerit r.a per ta pyetur se ku te shkojne ushtria muslimane ne Cezare apo ne Kuds.Umeri i thote per Juruzalemin.Ushtria muslimane e rrethon ate dhe e mban nje muaj te rrethuar saqe me pas patriarku Sofranius ka kerkuar te dorezohet me kusht qe Umeri te shkoje vete atje.Umeri shkon atje dhe mbasi hyn ne Kuds dhe merr qytetin i thote Bilalit te kendoje ezanin dhe Bilali nuk ia prishi.Kur kendonte Bilali te pranishmit ju kujtua profeti a.s dhe filluan te qanin.Me pas muslimanet kane marre Jordanine.Dy vjet me vone rreth vitit 639 ne Palestine eshte perhapur semundja e murtajes prej te ciles nderruan jete shume muslimane nder to Ebu Ubejde, Shurabili, Jezidi, Dirari dhe disa nga djemte e Khalidit r.a.(Allahu qofte i kenaqur me te gjithe ato).Khalidi i la vakf armatimet e tij ne rrugen e Zotit, ndersa prej Enesit r.a transmetohet se profeti a.s ka thene se “Kush vdes nga murtaja ai eshte shehid”.(Muslimi)


    Ps.Shkrimi flet per biografine e nje njeriu qe mund te ishte frymezim kinematografik dhe nuk propagandon format e dhunes dhe luftes.

    Disa filma artistike qe e kane futur personazhit Dirar ne kinematografine televizive.

    Ne serialin Khalid bin Walid nė pjesėn e parė tė drejtuar nga jordanez Mohamed Azizia dhe rolin e Dirarit aktori sirian Ahmed Slan
    Ne seriali Khalid bin Walid nė tė pjesėn e dytė tė sirian i drejtuar nga Ghassan Abdullah dhe ka pėr tė mishėrojnė ate rol aktori saudian Khaled Buraiki
    Ne serialin “Rajat el Hak” i drejtuar nga Mahmud Dawayima dhe roli i personifikuar nga aktori libanez Pierre Dagher
    Ne serialin Tahte Dhilal es Sujuf” “Nėn e hijen e shpatave” egjiptian drejtuar nga Said Rashidi ka tė mishėrojnė ate roli " aktorit egjiptian Abdullah al - Ghaith
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 09-09-2017 mė 14:46
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •