Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Kurbani simboli i dashurise

    Emri:  21151406_1432404506845476_6088552366479508563_n.jpg

Shikime: 1653

Madhėsia:  48.0 KB

    Kurbani simboli i dashurise !.

    Kurbani eshte nje sacrifice e sinqerte qe njeriu ia dedikon Zotit.Kurbani eshte therja e nje kafshe me emrin e Zotit(bismilah).

    Tek Allahu nuk eshte e rendesishme mishi i kurbanit e as gjaku i kafshes por tek Ai arrin bindja juaj ndaj Tij me devotshmeri.Allahu jua nenshtroi kafshet juve qe te madheroni Allahun per udhezimet qe ju dha.Dhe pergezimi eshte per te devotshmit.(Haxh 37)

    Ja pra se Zoti ska nevoje te sperkaten me gjakun e Kurbanit themelet e shtepive e as te lyhen me to njerzit dhe as te pihet gjaku i tij.Tek Zoti eshte e vleresuar bindja se Kurbani si sacrifice duhet bere vetem per Zotin dhe vetem me emrin e Tij duhet therur kafsha.Cdo Kurban I therur ne emer te dikujt tjeter pervecse Krijuesit te gjithesise qofte ajo varr apo njeri, idhull apo toke quhet idhujtari dhe eshte rreptesisht e denueshme.Nuk eshte e llogjikshme qe Krijuesi I nenshtroi per njeriun kafshet qe me to te ushqehemi dhe vishemi ndersa njeriu padrejtesisht shkon dhe flijon keto kurbane per idhujt.
    Kurbani(Flijimi) eshte tradite e lashte e njerzimit.Ajo e ka origjinen qe nga Koha e Habilit dhe Kabilit.Simbolika e saj eshte e madhe dhe shume kuptimplote.Ajo eshte nje sacrifice si shenje falenderimi ndaj Zotit per miresite e Tij te panumerta ndaj ndesh.

    Allahu thote ne kuran

    5:27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e tė tjerėve) ngjarjen e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy flijuan kurbanė, nga tė cilėt njėrit iu pranua. Ai (qė nuk iu pranua) tha: “Unė do tė tė mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (qė iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve”,5:28. Dhe, nėse ti e zgjatė te unė dorėn tėnde pėr tė mė mbytur, unė nuk e zgjas te ti dorėn time pėr tė tė mbytur; unė i frikėsohem All-llahut, Zotit tė botėrave!”5:29. Unė (nuk dua tė tė mbys, por) dua qė ta bartėsh mėkatin tim dhe mėkatin tėnd, e tė bėhesh nga banorėt e zjarrit, e ai ėshtė dėnim i zullumqarėve.5:30. Atėherė epshi i tij e bindi atė pėr mbytjen e tė vėllait dhe e mbyti atė. Ai mbeti prej mė tė dėshpėruarve (hidhėroi prindėrit, mbeti pa vėlla, u pėrbuz prej Zotit dhe u fut nė xhehennem).5:31. All-llahu dėrgoi njė sorrė, e cila groponte nė dhe, pėr t'i treguar atij se si ta mbulojė trupin e vėllait. E ai i tha: “I mjeri unė, a nuk qesh i aftė tė bėhem si kjo sorrė, e ta mbuloja trupin e vėllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.

    Habili dhe Kabili nuk ishin dakort se ke prej binjakeve vajza do te martonin dhe keshtu vendosen te bejne secili nga nje kurban per te pare se cili ka te drejte.
    Habili ofroi nje dash per kurban ndersa kabili ofroi si flijim nje sasi bimesh ushqimi.
    E nga Qielli erdhi nje flake e cila e rrembeu Dashin Habilit per te treguar se ky u pranua tek Zoti per shkak te sinqeritetit te tij.

    5:27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e tė tjerėve) ngjarjen e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy flijuan kurbanė, nga tė cilėt njėrit iu pranua. Ai (qė nuk iu pranua) tha: “Unė do tė tė mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (qė iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve”,

    Mbas kesaj ngjarje xhelozia e Kabilit e vrau Habilin.Keshtu qe Allahu Zoti i gjithesise deshi tu tregoi njerzve se Flijimi ndaj Zotit duhet te jete me sinqeritet dhe shkak per bamiresi dhe jo per mekate ose vellavrasje. Pra ishte pranimi I Kurbanit te Habilit shkaku qe Kabili e vrau villain e Tij.shume kohe me vone Allahu, i tregoi ne enderr Ibrahim per te prere Kurban djalin e tij sepse Ibrahimi pati bere nje premtim qe nese Zoti do ti jepte femije ai do ta bente kurban per Zotin.Zoti e sprovoi me kete betim deri ne nje moment te caktuar per te pare vendosmerin e tij te betimit .Mbasi Ibrahimi iu bind Zotit dhe vendosi thiken ne fytin e Djaloshit atehere Allahu zbriti nga qielli dashin e Habilit i cili ishte rritur ne xhenet sipas disa komentuesve te Kuranit.Qe ky dash i cili u be shkak per vellavrasjen midis njerzve nga zilia e tyre porse ishte ky dash si simbol per ti treguar njerzve se nuk sakrifikohet njeriu per Zotin porse sakrifikohet kafsha.Dashuria dhe bindja e Ibrahimit ndaj Zotit eshte nje tjeter gje e cila duhet vleresuar sikurse bindja e djalit te tij Ismailit per tu flijuar vetem si bindje ndaj urdherave te Allahut.Cndodh me femite tane sot kur i urdherojme ato ne bindje ndaj Zotit?A i ngjasojne ato Ismailit ne bindjen ndaj Allahut dhe me pas ndaj prindit ?Ky akt madheshtor i bindjes dhe dashurise te Ibrahimit dhe djalit te tij eshte ne antagonizem ndaj sjelljes se Habilit dhe Kabilit ku per shkak te arrogances dhe zilise vrau vellian e tij per te mbratur mekatet e vrasjes deri ne diten e kijametit.

    37:102. Dhe kur arriti ai (djali) qė sė bashku me tė (me Ibrahimin) tė angazhohet nė punė, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė tė pres ty. Shiko pra, ēka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!”37:103. E kur ata tė dy iu dorėzuan urdhrit tė Zotit dhe e pėrmbysi atė nė fytyrė (nė ballė).37:104. Ne e thirrėm atė: “O Ibrahim!”37:105. Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt!37:106. Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė.37:107. Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm.37:108. Dhe ndaj tij Ne lamė pėrkujtim tė mirė ndėr popujt e ardhshėm.37:109. Selam (shpėtim e paqe) pastė Ibrahimi!

    Allahu na tregoi me historine e Ibrahimit se akti i flijimit te njerzve duhet te merrnin fund ne historine njerzore pasi shume prej paganeve sakrifikonin njerzit per hire te perendive te kota.Keshtu vepronin romaket te cilet sakrifikonin vajzat e virgjera per hire te perendive te tyre.Ne kemi shembullin te vendit tone te Kalase se Rozafes e cila u fut ne muret e kalase vetem qe kalaja te rezistoje prishjes.Ky paganizem sot eshte shenderuar ne sperkatjen me gjak te themeleve apo me futjen e brireve te dashit me themelet e shtepive .Kristianet besojne se kurbani per njerzimit eshte Jezusi duke dalur nga konteksti i shpalljeve hyjnore dhe duke kundershtuar llogjikisht historine e Ibrahimit dhe zevendesimit te kurbanit njeri me kurbanin kafshe.

    Profeti a.s ka thene : Une jam pasardhesi i dy flijimeve.(Ky eshte argument qe ska qene Is'haku por ka qene Ismaili me Ibrahimin pasi kristianet besojne se ka qene Is'haku )
    Flijimi i pare eshte me Ibrahimin dhe Ismailin.Dhe flijimi i dyte eshte me Gjyshin e profetit a.s, AbdulMutalibi i cili u betua se nese Allahu do ti jepte 10 femije do ta bente njerin kurban.Nderkohe qe ndermjet 10 femijve i ra per hise Abdullahit babait te profetit a.s.Mirepo njerzit e keshilluan qe mos e bente kurban porse te merrte shigjeten dhe te hudhte midis Abdullahit dhe 10 deveve nese shigjeta do binte tek devete do beheshin kurban ato e nese binte tek Abdullahi atehere devete do te shumoheshin 10 fish.Keshtu qe heren e pare shigjeta ra tek Abdullahi dhe u vendosen gjithsej 100 deve.Mbas kesaj shigjeta ra tek 100 devete dhe Abdulmutalibi i beri Kurban ato.Dhe kjo u vendos si pagese per gjakun e nje personi se nese dikush vret dike atehere pagese e gjakut kur familja e fal vrasesin eshte 100 deve.

    6:162. Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve.

    Pra kurbani si simbol i flijimit eshte simboli i paqes dhe dashurise njerzore dhe per kete qellim muslimanet japin nje pjese prej tij per te afermit te varferit.Per mos e shnederruar ritin e kurbanit ne rit zilie ku njeri ha dhe tjetri shikon qe te ndodhe armiqesia midis njerzve si ne rastin e Habilit dhe Kabilit por pervec bindjes ndaj Zotit te jete dhe nje rit bamiresie ne dobi te njerzimit.Kurabni fatkeqesisht eshte shenderruar ne nje veprim rutine sot per shume muslimane nderkohe qe tek brezat e mehershem sakrifikimi i Kurbanit ishte nje adhurim i madh.

    Gezuar Bajramin dhe Allahu jua pranofte veprat e mira dhe na bashkofte te gjitheve ne xhenet.
    108. Kevther
    Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
    108:1. Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira.
    108:2. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd!108:3. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 09-09-2017 mė 13:21
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Kurbani simboli i dashurise

    Mungesa e kurbanit eshte nje nga shenjat e fese se vertete te profetit ahmed qe do vije. Therja eshte nje praktike e urryer tek zoti jo vetem ngaqe ate e theri me thik djajsh dikur nje engjel tradhtar i tunduar nga sidri armiku i tij ku edhe vdiq por edhe sepse eshte praktike djajsh kur nxehen presin buke mish etj me thika.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •