Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Histeria e prishjes se nje feste.(per hire te nje manipulimi te lajmit per mbulimin e Skenderbeut)

    Emri:  ZK1A1205.jpg

Shikime: 87

Madhėsia:  128.3 KBEmri:  ZK1A1205.jpg

Shikime: 87

Madhėsia:  128.3 KB



    Histeria e prishjes se nje feste.

    Diten e Kurban Bajramit mu kujtua im gjysh i cili ishte imam ne nje prej Xhamiave te Elbasanit.Ai pervec hapjes se xhamise ishte dhe korrier partizan.Pergjate ures se Shkumbinit kur ecte me kalin e tij te bardhe e ndaloi nje patrulle gjermano naziste. E moren dhe e internuan ne kampin Dakaos ne Poloni ku dhe vdiq atje duke u shpallur deshmor i atdheut.Ai nuk u perpoq qe vendin e tij ta trashegonin ateistet komuniste por si atdhetar dhe fetar ai kerkonte qe okupatori gjermano nazist te ikte nga vendi jone. Mire qe u perpoq per vendin e tij per te cilin luftoi por dhe atje ne kampin e perqendrimit punoi i detyruar per te ndertuar hekurudha dhe objekte te tjera derisa vdiq larg familjes dhe shtepise.Tim ate e la te vogel 4 vjec.Une sot nuk ushqej ndonje urretje per popullin gjerman aktual sikurse ushqejne keto besimtaret e religjoneve te tjera kunder turqve Osmane. Ose sic ushqejne hebrenjte te cilet dhe u marrin cdo vit te ardhura per viktimat e kampeve naziste. Kur shikoj fotografine e tij me kujtohen keto pseudo nacionalistet fallco virtual e qe nuk dine gje tjeter vetem te ofendojne bashkeatdhetaret e tyre nen emrin e urretjes.


    Duke ngrene mishin e pjekur te Kurbanit po mendoja per te gjithe ato komentues te cilet te manipuluar filluan te leshojne ofendimet e tyre ndaj bashkeatdhetareve te tyre per nje fenomen te pandodhur ne festen e faljes se Bajramit.Nuk e di ne jane naļve apo te keqinformuar?
    Pse ndiqni individe te semure qe kane xhelozi dhe antipati fene Islame si fe monoteiste, te cilet irritohen dhe mllefosen kur shikojne te gjithe ate bashkesi njerzish unike dhe komforte qe deshmon harmonine dhe disiplinen e besimit islam i cili rritet cdo dite e me shume .
    Festa e Bajramit eshte feste dashurie kur sakrifikohet nje bageti ne vend te qenies njerzore.Nje simbolike Ibrahamike per te rrezuar perjetesisht sakrificen e njeriut per perendite e kota dhe duke i dhene njeriut statusin e Mekembesit te Zotit ne toke te cilit i jane nenshtruar kafshet, bimet, natyra dhe cdo gje duke jetuar me kete privilegj i lumtur dhe i nderuar.Madje dhe dielli nuk kerkon te na taksoje per energjine e tij sepse mendon se ne njerzit besimtare jemi qenia me e larte e krijuar prej Zotit.Ne fakt as bombolat e oksigjenit nuk i paguajme kur i fusim cdo dite ne mushkerite tona.Mos flasim pastaj per bletet te cilat per te prodhuar nje luge mjalte bejne qindra kilometra rruge, pa prere shiritet inagurues.Pula e cila per te na dhuruar simfonine e kakarisjes se saj mbas nje procesi te veshtire maternitar te berjes se vezes nuk parapelqen tia nxjerrin format topless ne ndonje gazete sic ndodh rendomte me ato qe ne vend te vezes prodhojne lajme.Sa mosmirenjohes qe jemi!?

    Te dashur lexues jetojme ne mes te mrekullive, por disa jane betonizuar me ide materialiste saqe kongresin social te qytetit, Bajramin e Kurbanit, e shikojne si nje arene gladiatoresh per te shpallur lufte don kishotesh.Mercenare te kamufluar si dordolece u munduan te shqetesojne pellumbat e paqes ne festen tradicionale shqiptare islame.Ne vend te shperndajne faren e miresise dhe dashurise ato hudhen helmin e histerise duke injektuar tek cdo naiv, urretjen qe semur shpirtat e shqiptareve si nje metastaze kanceroze per trupin e kombit.
    Sheshin nuk e zune muslimanet, ate e gjeten te lire!
    Sikurse e perdorin politikanet, grupet muzikore dhe vete muslimanet si taksapagues te ketij vendi e meritojne perdorimin e tij.Asnje musliman nuk u ngrit dhe te thote pse Papa perdori sheshin e universitetit studentor kur erdhi ne Shqiperi.Sepse muslimanet nuk ndjehen te kompleksuar edhe kur shteti nuk i promovon figurat e tyre kombetare sic ben me figurat e feve te tjera.Si shumice e ketij populli ne e durojme pakicen tekanjoze antireligjoze ose religjoze tjeter e cila kerkon tu imponohet shqiptareve me lloj lloj menyrash, qe nga misionaret e deri tek shitja e indugjencave per hyrjen ne Europe duke i lypur shqiptareve nderrimin e fese.

    E duam Shqiperine te gjithe

    Shqiperine nuk e do vetem Artan Lame te cilit kryeministri Rama duhet ti shkule veshin qe te degjoje me shume rreth simbolikes se festes se Bajramit.Ose ne vend te terheqjes se veshit ti vendos ndonje vath ne vesh qe mos inicioje skenarin nen rogoz duke na prishur festen e sakrifices per dashurine njerzore. Shume te tjere ne festen e Kurbanit moren rolin e Kainit(Kabilit) i cili kreu krimin e pare njerzor duke sulmuar vellain e vet Abelin( Habilin) nga xhelozia (Sepse atij ju pranua Kurbani e Kabilit jo.)
    Po ato qe i kane veshet te mbyllur nuk e degjuan kurre mesazhin e kesaj feste. “Kurbani”, jo libri i kryeministrit , por sakrifica e besimtareve ne emer te Zotit per te ndihmuar dhe te afermit dhe te varferit ne nevoje eshte madheshtore si nga rendesia por dhe nga mesazhi qe ajo percon. Kurbani filloi me Kabilin qe vrau vellain e vet nga xhelozia dhe perfundoi me profetin Ibrahimin i cili i tregoi botes mbare, se njeriu nuk eshte kurre Kurbani , por pronari i kurbanit, per te zhdukur xhelozine ndernjerzore kabilike(kainike), duke qene keshtu bamires ndaj te afermeve dhe te varferve. Ato qe nuk duan te kuptojne kurre dhe qe qelimisht u munduan ta fusin “boten e Marigose” te perflase shenjterine e kesaj feste, do ti ngelet ne dere, skenari i tyre.

    A ka institucione shteterore ky vend?

    Institucionet shteterore as u munduan ta vejne ujin ne zjarr per te qetesuar situaten e krijuar duke filluar nga Presidenti qe njeh vetem Malin e Tomorrit per dite feste dhe jo sheshin Skenderbej perplot me njerez. Kryeministri nuk ben asnje post ne facebook ndaj turmave histerike qe I kerkojne kurbane njerzore . Organet e prokurorise dhe policise nuk denjuan te bejne qofte dhe detyren e tyre kushtetuese ndaj iniciuesin e kesaj katrahure histerike qe mesa duket i ka marre patenten budallait perderisa nuk e kap asnje nen ligjor per nxites se urretjes dhe thirrjes per vrasjen e shqiptareve!? Kastravec Mutfarai jo vetem qe shan ambasadoret amerikane (meqe ra fjala as keto nuk i degjuam sic bejne ne rastin e homoseksualeve), shan dhe ofendon ambasadoren e BE, zonjen Vlahutin qe Kaderja kerkon ti perkulet ne gjunje, pastaj kerkon bombardimin e Mekes ne tv Klan, kerkon shfarosjen e muslimaneve si nje cetnik serb i Miloshevicit dhe me e cuditshmja asnje ligj dhe as institucion nuk merret me te!?
    Kush eshte ky person dhe ke perfaqeson dhe kush e mbron? Eshte spiun i huaj apo i brendshem? Eshte budalla apo i semure mendore? Ku e gjen gjithe kete mbeshtetje qe nuk kapka asnje ligj qe ka shkelur deri tani me shashkat e tij mediatike? Ka shtet ligjor ne Shqiperi apo jo? Edhe budalla te jete e kap ligji per ty mbyllur ne cmendine! Ligji prandaj fuksionon ti bej budallenjte te mendojne.
    Nuk ia vlen te merresh shume me te se eshte specie e sistemit komunisto-kinezo-sovjetik ne zhdukje ne Shqiperi.Rinia shqiptare kete fare specie e cnderon duke e perbuzur.Sic ishte rasti i ngritjes se dronit ne ndeshjen e futbollit.Te gjithe u gezuan vetem serbi kastravec u zemerua.


    Rastesisht gjate muajit te Ramazanit kaloj ne sheshin e xhamise se Etem Beut.Me ra ndermend se aty ka qene vendosur dhe Enveri dhe Stalini si buste bashke me xhamine, por ndryshimet politike i hoqen bustet .Por xhamine se hoqen dot ajo vazhdon te jete me bukurine e saj arkitekturore. Nje podium i larte me dy stenda perkrah xhamise ishte vendosur per nje aktivitet gjate Ramazanit.Ne pamje te pare nuk mund ta shikoja bustin e Skenderbeut se nuk me lenin skelat e hekurta e as podiumi i mitingjeve elektorale qe me ekrane te medhenj mbuluan sheshin gjate gjithe fushates elektorale. Asnje histeri nuk ndodhi ne ate kohe. Kur ecja mbi shesh me shkonte mendja se sa e sa here eshte pluhurosur busti i Skenderbeut nga fadromat e ndertimit dhe rindertimit te tenderimit politik te sheshit.Sa here do vije ndonje parti e re ne pushtet do e rikonsturoje sheshin per ti dhene nje model tjeter apo nje firme tjeter.Nuk munguan as batutat e kryeministrit Rama ne Tv Klan kur i tha gazetarit qe kundershtaret e tij politike e kishin bere “Skenderbeun te hante bar” duke aluduar per lulishten e madhe. Mirepo askush nuk reagoi per “barin qe hangu Skenderbeu” ne batuten e kryeministrit. Sepse kryeministri te ben “Kurban” me roman . Njerzit qe hajne bar e kane reagimin te telekomanduar nga barinjte mediatike. As Lame-ja nuk reagoi ate dite si nje neonacionalist si reagoi kunder Mustafa Nanos kur Skenderbeut iu citua origjina serbe e familjes. As Mentoret e tjere te neonacionalizmit! Po pse te reagojne xhanem apo te rrine pa llokmen e tepsise?

    Emri:  skende-730x420.jpg

Shikime: 67

Madhėsia:  61.0 KB

    Skenderi, kryetari i KMSh dhe jo ai i bustit, per hire te vertetes foli shume paqesisht ne Bajram.Nuk kishte as kale e as shpate me vete.U kerkoi njerzve te jene te paqte me Zotin dhe njerzit.Mirepo se kush i luajti mullite e eres dhe qe nga lobi mediatik “beselidhja e Lezhes” e pastaj duke e derguar ne malesine e Dukagjinit filluan te dergojne “ujrat” per te permbytur atmosferen e bukur festive te Bajramit.Fatkeqesisht muslimanet u ndjene shume te merzitur nga keto akte barbare mediatike ku kallogjeret mesjetare leshuan flete rrufene e shpikur nga sektoret e tyre te prapavijes per te demtuar imazhin e shumices se besimtareve te ketij vendi.Te gjithe gotat e trokitura me rastin e festes u thyen kur degjuan shpifjen menstruoze se gjasme Skenderbeu na paska qene mbuluar? Me cfare u mbulua? Me siguri me ndonje vello franceskane! Ne fakt nuk kishte asnje mbulese e as ndonje zhvendosje te bustit ishin thjeshte shpifje. Kishte thjeshte nje perkujdesje estetike per ta bere skenen e foltores sa me te pranishme tek besimtaret qe ishin larg me ane te nje ekrani te madh.Edhe pse u vu para Skenderbeut kjo nuk perben asnje problem sepse Skenderbeu eshte busti derdhur nga nje skulptor dhe jo qenie njerzore e gjalle qe i zihet fryma nga pallatet apo mitingjet elektorale.Por ato harrojne dhe fyejne mijera vete qe u falen ne shesh, por jo vetem kaq, por disa shkuan dhe pertej duke shkruar mesazhe kercenuese ndaj Myftiut Gurra dhe te gjithe keto i perkisnin vijes se projektit kulturor te mitizimit te busteve me qellim perdorimin e tyre si simbole te propagandes fetare nga nje fe kunder nje feje tjeter e per ti perdorurr keto buste si ringjallje te luftes fetare te mentalitetit mesjetar .

    Cfare eshte Skenderbeu per Muslimanet?

    Nese do ti referohemi figures se Skenderbeut i cili e ka marre kete pseudonim nga Osmanet si nje medalje karriere ushtarake muslimanet shqiptare nuk mendojne se ai i perket vetem nje feje. .Ai i u rrit dhe u arsimua ne Perandorine Osmane.Ne ate kohe ishte emeruar si Beu apo Sanxhakbeu i nje pjese te madhe te Ballkanit duke i sherbyer Perandorise Osmane.Perandoria me e madhe ne ate kohe.I.Kadareja perandorine e asaj kohe e quan Shtetet e Bashkuara te Mesjetes (1). Si shume shqiptare te tjere Skenderbeu u be nje komandant i kesaj perandorie.Bashke me te ishin dhe figura te tjera shqiptare si Zaganos Pasha i cili sipas historianit turk Halil Inalcik ishte i biri i Vrana Kontit, nje prej ndihmuesve kryesore per pushtimin e Konstndinopojes nga Sulltan Mehmet Fatihu me te cilin Skenderbeu ishte shok.Por Skenderbeu ndryshe nga Zaganos dhe nga Hamza Kastrioti apo te tjere shqiptare ne ate kohe zgjodhi rrugen e rebelimit kunder Perandorise.Keshtu e pershkruan Pirro Misha ne librin e botuar nga shtepia e tij botuese “Kronikat e Tursun Beut”.Figura e Skenderbeut ne ate kohe shikohej ndryshe sikurse shihej sot.Vete ne fakt Skenderbeu i kishte shpallur lufte jo vetem osmaneve por dhe venedikesave qe kerkonin ta perdornin si mburoje kunder ardhjes osmane ne Europe.Megjithate qendrimi i osmaneve ne Europe dhe Ballkan per nje kohe te gjate nuk i dha mundesi Skenderbeut te jete nje mit por megjithate disa shkrimtare te krishtere e glorifikuan figuren e tij per ta perdorur si nje arme romantike kunder Osmaneve.Te gjithe sa shkruajten per te nga Marlin Barleti Frank Bardhi e deri tek Fan Noli ishin pothuajse prifterinj qe me shume sesa u interesonte historia kishin qellime religjoze . Ne periudhen e rilindjes kombetare Skenderbeu ishte edhe i muslimaneve dhe i krishtereve.Vete vellezerit Frasheri, Naimi dhe Samiu kane shkruar per Skenderbeun.Por periudha rilindjes e kishte sfomuar ate sepse kjo periudhe kishte heroin e saj historik Ismail Qemalin i cili si figure patriotike shqiptare eshte me universal dhe me ndikim me te gjere gjeografik sesa vete Skenderbeu.Nese Skenderbeu ishte nje lider politik i nje krahine te vogel si ajo e Krujes apo e Lezhes, Ismail Qemali doli pertej kufijve aktuale shteterore duke bashkepunuar me Isa Boletinin per ceshtjen e Shqiperise se atehershme.Mund te themi me plot goje se Ismail Qemali eshte emblema me e rendesishme e histografise shqiptare.
    Ne fakt po ti degjosh debatet e katolikeve dhe ortodokseve per Skenderbeun ku secili perpiqet qe ta pervetsoje kete figure kombetare per ta perdorur si embleme te propagandes fetare te tyre, te vjen keq sepse emri i tij sduhet te behet pjese e lojrave fetare.As nuk duhet ta shpallin si “Atlet i krishterimit” per te realizuar maratonen e propagandes me sfond fetaro-kulturor.Mungesa e argumentave te sakte teologjike te politeizmit te tyre trinitar kunder monoteizmin islam i ka derguar ato ne metoden duke perdorur kulturen si propagande kunder Islamit meqe betejen religjoze e konsiderojne te humbur.
    E rendesishme Skenderbeu i perket te gjithe shqiptareve, pa ngjyra fetare, sikurse i perkasin dhe Ismail Qemali dhe Ahmed Zogu .Edhe Ali Pashe Tepelena luftoi kunder turqve por asnje nuk e mitizon si hero kombetar.Pse? PSe Ali Pashai luftoi kunder turqve do ta shpallim atlet te krishterimit? Ali Pashai ishte musliman. Skenderbeu eshte figure historike qe nuk mund te shenderrohet ne figure fetare se nuk ishte prift i krishtere.Po te lexonim pak histori pa tendence fetare, krishteret do te kuptonim se Skenderbeu ska lidhje fare me fene qe kerkon ta privatizoje ate si nje mit, duke ia kthyer bustin ne ikone.

    Emri:  21369424_1380796232037222_3010585265662487122_n.jpg

Shikime: 73

Madhėsia:  51.4 KB

    Skenderbeu kunder venedikut dhe papatit!

    Dokumentet veneciane vėrtetojnė se Republika e Venedikut u pėrpoq tė gjente njė njeri qė tė vriste Skėnderbeun duke e shpėrblyer me njė pension tė pėrjetshėm(2).
    Skėnderbeu shkoi nė Itali nė ēastet mė tė vėshtira pėr Shqipėrinė, i shoqėruar nga pak njerėz me pamjen e “njė njeriu shumė tė thjeshtė”. Qėndrimi i tij formonte njė kontrast shumė tė fortė me atė qė mbante ndaj rrezikut turk klasa sunduese europiane, qėndrimin e sė cilės aq mirė e ka shprehur nė pranverė tė vitit 1465 vėzhguesi i vėmendshėm i kėtyre ngjarjeve, Gerardo de Collis: “Zotėrinjtė e tė krishterėve, tė cilėt kanė nxjerrė tė holla nga popujt e tyre, sipas pretekstit tė kėsaj ndėrmarrjeje (luftės antiturke) dhe pastaj i kanė futur nė xhep pėr dobinė e tyre” (3) . Papa Pali II, u pėrpoq me anė tė justifikimeve boshe dhe, pas ceremonive zyrtare, tė fshihte qėndrimin e tij tė vėrtetė dhe tė largonte sa mė parė Skėnderbeun nga Roma. Bile bėri qė tė largohej nė njė mėnyrė qė e ofendonte Heroin Shqiptar nė dinjitetin e tij njerėzor. Pas njė qėndrimi prej dy muajsh, Skėnderbeu mė nė fund u nis duke e kuptuar nė mėnyrė tė plotė e pėrfundimtare qėndrimin e vėrtetė qė mbahej ndaj tij, duke marrė me vete ndjenja tė thella pėrbuzjeje dhe urrejtjeje, ndjenja qė ai i shprehu nė ēastin e largimit nga Roma duke thėnė: “Mė parė do tė donte tė bėnte luftė me Kishėn se sa me turqit(4) dhe se “nuk besonte se mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė se sa nė kėta priftėrinj” (5)(Pėr mė gjėrė pėr kėtė ēėshtje shih: Kasėm Biēoku. Mbi disa aspekte tė marrėdhėnieve tė Skėnderbeut me shtetet kryesore italiane nė fitet e fundit tė veprimtarisė sė tij)(6). Nė nje intervistė ekskluzive dhėnė pėr “Panoramėn” studiuesi Aurel Plasari rrėfen shumė tė fshehta per librin i autorit(O.Shmitt) qė tashme ėshtė botuar. Plasari nuk beri dot paqe me median dhe lobin e saj te keshtjelles. Ai u trembet titujve spekulativė dhe sugjeron tė shmanget varianti “vdiq i helmuar”. Megjithėse ai vetė ngutet qė nga tė gjashtė variantet e artikuluara nga viti 1464 e deri mė sot, sytė tanė duhet tė ndalen mė shumė tek ai i helmimit, kur Skenderbeu sapo ishte kthyer nga Roma.
    Prej njė kalese posaēėrisht tė rėndėsishme tė Volaterrano-s nė komentarėt e tij: “Si erdhi nė Romė, (Skėnderbeu) u kthye nė atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar”.

    Mentalitetet kanceroze te duarve te zeza!

    Mentalitetet kanceroze po helmojne tolerancen fetare ne vendin tone duke shpall armiqte e klases per Kurban Bajram.Turpi me i madh qe mund ti ndodhe ketij vendi eshte tua prishesh muslimaneve festen tradicionale te tyren. Kete skane guxuar as armiqte me te medhenj te shtetit shqiptar pervec neokomunistit Enver Hoxha.I ardhur nga Parisi si me parashute masonike ai prishi komplet jeten fetare te shqiptareve per disa vjet rresht duke ju mitizuar heronj me qellim qe te argumentonte se lufta e tij proletare me gjithe boten dhe mbylljen e kufjve te Shqiperise ishte e njejte me luften e Skenderbeun me Perandorine Osmane. I perdori historianet e nomeklatures per te shtremberuar historine duke i dhene asaj ngjyra anti fetare.
    Me e bukura eshte se kurre prifterinj si Fishta apo te tjere nuk u zune me asnje nga hoxhallaret e kohes per Skenderbeun. Nuk njihet kjo fyerje per festen e Kurban Bajramit qe bene disa kioska mediatike dhe disa nga keto don kishote ne asnje pjese se historise sone.Nese ka ndodh ndonje prishje tolerances fetare si ajo e kokes se derrit ne Shkoder e vendosur ne nje xhami thuhej se ka ardhur nga qarqet shoviniste serbe.Te tille jane dhe ato qe prishen dhe festen e Bajramit.
    Kuptohet qarte se kush i fryu pikerisht diten e Bajramit zjarrit te urretjes midis shqiptareve me njeri tjetrin.Nje gje eshte e sigurte qe ato qe ua lane mishin e Kurbanit pa pertypur muslimaneve shqiptare duke i fyer tinezisht dhe ne menyre histerike ato jane armiqte e ketij kombi. Te pangopurit dhe barkeboshet duan te kafshojne bashkekombesit e tyre.Jane armiq edhe pse fshihen me emra shqiptare.Jane njerzit qe historia do ti personifikoje si farisenjte hipokrite te kohes se Jezusit qe bashkepunuan me ushtaret mediatike romake duke manipuluar turmen per te kryqezuar muslimanet shqiptare ne festen e Kurban Bajramit.Por zemra e muslimanit eshte e mbushur me gezim, dashuri dhe paqe.Ska sesi te jete ndryshe mbas asaj feste dhe mesimeve te saj madheshtore.Prandaj ne themi: “Fali o Zot se ato nuk dine cfare bejne”!

    Referenca:
    1) Ėshtė njė perandori shumė e kompletuar. Ajo pėrfshinte gjithė racat njerėzore, gjithė fetė, gjithė konfliktet, gjithė fatet. Ajo zotėronte mekanizmin mė tė pėrsosur burokratik tė tė gjitha kohėrave. Nė kėtė perandori, ju mund tė gjeni tė gjitha perandoritė, pėrfshi dhe Rajhun e Tretė apo perandorinė sovjetike... Modelet janė tė gjitha nė perandorinė otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara nė Mesjetė. Nė kėtė perandori shumė tė errėt e tė tmerrshme, hera-herės, gjejmė po kėshtu shenja tė njė tolerance tė madhe... Pėr shembull, pas vitit 1492, kur ēifutėt u dėbuan nga Spanja, ata gjetėn strehim nė perandorinė otomane.
    Marrė nga revista “Qantara” -* Titulli i botimit frėngjisht tė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” – shėn. pėrkth.
    Pėrktheu nga frėngjishtja: Norel ZAIMI
    2) (Shih: Ljubich Listine, vėll. IX, fq. 268-269. Dokumenti i datės 4 maj 1448. Sipas F. Noli. Vepra 4, fq. 612
    3) (J. Radomir. Gjuragj... vepėr e cituar; nr. 293).
    4) ” (P. Fall. I rapporti...vepėr e cituar; nr. LXXVII)
    5) (Po aty; nr. LXXIII).
    6) Studime Historike. Viti 1967; nr. 4, fq. 51; 57; 60.


    Emri:  434330356_75698.jpg

Shikime: 66

Madhėsia:  21.3 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 09-09-2017 mė 14:15
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •