Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Orthodoksia shqiptare dhe shkrimi i Fahri Xharres

    Fahri Xharra nuk duhet tė ngatėrrojė rolin negativ tė kishės serbo-greke nė tė kaluarėn kundėr gjuhės shqipe, nė vrasjen e klerikėve patriotė shqiptarė orthodoksė dhe nė konvertimin e shqiptarėve orthodoksė nė sllavė e grekė, si p sh. nė shkije nė malazezė e nė maqedonas- me kohėt e sotme, kur kohėt kanė ndryshuar tėrėsisht dhe ka bashkėpunim ndėrballkanik pėr tė integruar popujt e Ballkanit nė BE. Urrejtja dhe paragjykimet qė kanė kosovarėt ndaj orthodoksisė serbe, z. Fahri nuk duhet ta shtrijė apo tė bėjė aluzion pėr orthodoksėt shqiptarė. Kėtė po e sqaroj mė poshtė.

    KOASH ėshtė njė institucion i orthodoksisė shqiptare. Orthodoksia shqiptare ka qenė vendimtare nė krijimin e shtetit shqiptar, nė zgjimin e identitetit kombėtar, nė bėrjen e hymnit kombėtar, nė bėrjen e kėngėve patriotike dhe zhvillimin e shtetit shqiptar pas pavarėsisė. Problemi mė madh i KOASH ėshtė vėshtirėsia pėr t’u shkėputur nga ndikimi religjioz grek -ndikim i cili bashkohet edhe me politikėn greke sigurisht, pa dėshirėn e KOASH, duke krijuar konfuzion tek pjesa tjetėr e popullsisė jo orthodokse. Kėshtu, orthodoksėt shqiptarė quhen, me pa tė drejtė, grekė. Kėtė paragjykim e kanė kosovarėt, tė cilėt nuk e njohin problemin, por edhe se kanė urrejtje ndaj ortodoksisė, duke bėrė lidhje tė shkurtėr me atė greke. Pėr tė dalė nga kjo gjendje do kohė. Prania e Kryepeshkopit Anastas, megjithė vlerat e tij fetare tė dobishme dhe me gjithė kontributin e tij nė ringjalljen e Orthodoksisė -nuk ka shpėtuar nga goditjet, duke e identifikuar atė me politikėn greke - gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Kryepeshkopi merret vetėm me fenė.

    Por egziston ana tjetėr e medaljes. Qė KOASH tė jetė mė shumė atdhetare ashtu si janė kishat simotra greke, serbe, ruse etj., duhet qė nė kalendarin e saj orthodoks tė jenė shenjtorėt dhe martirėt e vet. Kėtė gjė, KOASH nuk e ka bėrė gjatė formimit tė saj kur u zgjodh Kryepeshkop Fan Noli mė 1922 dhe as pasi u miratua nga Konstandinopoja si Autonome, nėpėrmjet TOMOS-it tė famshėm mė 1937. KOASH mbeti inaktive dhe tėrėsisht nėn ndikimin grek, pavarėsisht se nė Kishat Orthodokse tė Shqipėrisė flitet tashmė shqip.

    Sot janė krijuar kushtet qė KOASH tė propozojė martirėt dhe shenjtorėt shqiptarė nė kalendarin e saj. Vetėm gjatė shekullit tė kaluar, Kisha greke dhe ajo e Qipros kanė futur nė kalendarin orthodoks gjatė shek XX, me tė cilin punon edhe KOASH ynė, 4 shenjtorė greko-bizantinė, midis tė cilėve dhe Shėn Kozmain. Kishat orthodokse sllave dhe rumune kanė mbushur kalendarėt orthodoksė tė tyre gjatė shek XX por edhe mė parė me shenjtorė e martirė sllavė. Vetėm KOASH ynė nuk ka ndėrmarrė hapin e dytė pas Autoqefalisė, atė tė propozimit pėr shenjtėrim tė shenjtorėve dhe martirėve shqiptarė. Ata e justifikojnė kėtė mangėsi me thėnien se nė kalendarin orthodoks tė KOASH ka plot shqiptarė por, edhe kjo nuk ėshtė e saktė sepse nuk specifikohet vendi p.sh: Arbėri, ose Epir. Megjithė propozimin e LIOSH dhe timin personal me shkrim dhe tė protokolluar pėr tė propozuar pėr shenjtor orthodoks shqiptar -Gjergj Kastrioti Skėnderbeun dhe martirė, si Shėn Vlashin e Durrėsit por nė njė kohė mė tė vonė edhe Fan Nolin, At Stath Melanin, Papa Kristo Negovanin-KOASH jo vetėm qė nuk e ka vėnė ujin nė zjarr, por mė ka sulmuar nėpėrmjet disa personave si tradhtar, anti grek, ose nė debate kanė nxjerrė pretekstin se kėta qė kemi propozuar nuk plotėsokan kushtet pėr t’u bėrė shenjtorė e martirė, e pėr pasojė nuk mund tė futen nė kalendarin orthodoks. Ky problem ngelet sot pėr t’u zgjidhur, sepse kriteret pėr t’u bėrė shėnjtorė apo martirė qenkan vetėm pėr shqiptarėt. Harrojnė se shtetet fqinj kanė patur kritere kryesore: veprėn e personit, jetėn e tij kushtuar Zotit dhe dėshirėn e Komunitetit. Ligjet i bėjnė njerėzit. Mendoj se asnjė martir dhe shenjtor nuk ka bėrė pėr kristianizmin mė shumė se Gjergj Kastrioti. Le tė ngrejė KOASH si shenjė tė vullnetit tė mirė njė komision pėr kėtė qėllim.

    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė pranė Kryepeshkopit paska ose kėshilltarė tė paaftė, ose disa persona pseudo-minoritarė vazhdojnė tė nėnvlerėsojnė bashkėpunimin fetar brenda komunitetit orthodoks. Mesa duket janė kėta individė, ndoshta edhe tė influencuar nga qarqe anti shqiptare tė veprojnė kėshtu duke ngatėrruar fenė me politikėn. Pasoja? Komuniteti orthodoks mbetet i pėrēarė, indiferent dhe njė pjesė nuk vjen nė kishė. Ne, intelektualėt orthodoksė do pėrpiqemi tė realizojmė kėrkesat tona duke arritur kėto objektiva:

    - Shenjtėrimin e Gjergj Kastriotit dhe tė tjerėve qė e meritojnė.

    - Afrimin e tė larguarve nga KOASH.

    - Bashkėpunimin me katolikėt dhe myslimanėt intelektualė, tė cilėt ashtu si ne janė bėrthama e inteligjencės sė Shqipėrisė, ndoshta dhe mė shumė intelektualė tė ndershėm ateistė.

    - Krijimin e njė muzeumi tė intelektualėve orthodoksė klerikė apo jo, qė kontribuan nė lirinė e Shqipėrisė dhe nė zhvillimin e saj.

    - Sė fundmi, krijimin e njė informacioni tė besueshėm pėr vėllezėrit kosovarė dhe tė Maqedonisė se orthodoksia shqiptare nuk ėshtė greke dhe ne nuk jemi grekė por dėshirojmė fqinjėsi tė mirė me grekėt dhe fqinjėt.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Orthodoksia shqiptare dhe shkrimi i Fahri Xharres

    Fahri Xharra eshte i shitur sepse po te mos ishte i tille duhet ta dinte qe kishtaret nuk kane asnje te drejte te konvertojne nje popull gabel apo me gjak gjerman, qe eshte e njejta gje, me force apo dredhi!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •