Kohet qe po jetojme jane shume te paqeta dhe rreziku qe vjen ose nga natyra, ose nga njeriu vete sa vjen e rritet, ne perpjestim te drejte me rritjen e amullise shpirterore dhe degradimit total ku eshte zhytur njerezimi. Prandaj, po e fus dhe kete artikull te vogel po i nje rendesie shume te madhe, qe tregon qarte ku duhet te perqendrohet njeriu per t’u pergatitur nga katastrofa qe po afrohet po nuk qene marre masa per parandalimin e saj…….

PRIFTERIT QE I MBIJETUAN BOMBES ATOMIKE
Nga Catholic Herald i 5 Gusht 2010 : Mbijetesa e jashtezakonshme e Eterve Jezuite ne Hiroshima ka jehone ne Bibel dhe Fatima

Kjo e diel, 6 Gusht, e sheh Kishen duke festuar Transfigurimin e Zotit. Ajo perkujton rastin kur Krishti, i shoqeruar nga Pjetri, Gjoni dhe Jakobi, shkoi ne maje te nje mali te larte - tradicionalisht te identifikuar me Malin Tabor ne Galile - dhe aty u transfigurua para tyre, saqe “fytyra e Tij shkelqente si dielli dhe rrobat iu bene te bardha si drita” (Mt.17:2).

Fjala greke per transfigurimin eshte metermophothe, nga e cila marrim fjalen “metamorfoze”. Keshtu, transfigurimi ishte nje ndryshim i plote dhe mahnites i pamjes se Jezusit, ndersa hyjnia e Tij shkelqente permes humanitetit te Tij, ne nje menyre te tille qe i habiti komplet dishepujt e cuditur. Qellimi ishte t’i pergatiste ata per realitetin e Kryqezimit, qe pasi te kishin pare hyjnine e Tij, te forcoheshin ne besimin e tyre.

6 Gushti eshte gjithashtu, nje date e rendesishme ne historine boterore : ajo dite kur bomba e pare atomike u hodh ne Hiroshima ne Japoni. Ne ate dite, nje e hene, ne 8.15 ne mengjes, nje bombardues amerikan B-29, Enola Gay, leshoi bomben e tij “Little Boy”, qe ra ne nje lartesi te paracaktuar detonimi te 1900 kembe mbi qytet. Shpertheu me nje drite verbuese, duke krijuar nje top zjarri gjigand, qe praktikisht avulloi cdo gje dhe cdo njeri brenda nje rreze prej nje milje nga pika e impaktit. Eshte llogaritur qe rreth 80, 0000 njerez u vrane direkt nga shperthimi, dhe nga fundi i vitit numri u rrit shume me shume nga demtimet dhe efektet e radiacionit. Rreth dy te tretat e ndertesave te qytetit u shkaterruan plotesisht.

Por, ne mes te kesaj masakre te tmerrshme, dicka e jashtezakonshme ndodhi: ishte nje komunitet i vogel i Eterve Jezuit qe jetonin ne nje ndertese prane kishes se famullise, qe ndodhej me pak se nje milje larg pikes detonuese, e qe ishte mire brenda rrezes se shkaterrimit total. Dhe te tete anetaret e ketij komuniteti shpetuan te paprekur nga efektet e bombes. Ndertesa e tyre qendroi ne kembe, ndersa ato rreth e rrotull, per sa larg mund te shikonte syri, u rrafshuan plotesisht.

At Hubert Schiffer, nje Jezuit gjerman, ishte nje nga te mbijetuarit, 30 vjec ne vitin e shperthimit, e qe jetoi deri ne moshen 63 vjecare ne shendet te mire. Ne vitet e mevonshme ai udhetoi per te folur per eksperiencen e tij, dhe kjo eshte deshmia e tij e regjistruar me 1976, kur te tete te mbijetuarit ishin te gjithe gjalle. Ne 6 Gusht 1945, pasi kishte dhene Meshen, u ul te hante mengjes, kur pa nje vetetime te shndritshme drite.

Meqe Hiroshima kishte pajisje ushtarake, mendoi qe mos kishte pasur ndonje shperthim ne port, por menjehere pas kesaj ai kujton: “Nje bucitje e tmerrshme mbushi ajrin me nje vetetime shperthyese. Nje force e padukshme me coi nga karrikja, me ngriti ne ajer, me tundi, me perplasi rreth e rrotull….” Ai u cua nga toka dhe pa rrotull, por s’mund te shihte gje ne asnje drejtim. Cdo gje ishte shkaterruar.

Ai kishte pak demtime te vogla, por asgje serioze, dhe me te vertete me vone ekzaminimet ne duart e shkencetareve dhe doktoreve te ushtrise amerikane treguan qe as ai, as shoket e tij nuk vuanin nga efektet e demshme te radiacionit ose bombes. Se bashku me shoket e tij Jezuite, At Schiffer beson se “ne mbijetuam sepse jetonim mesazhin e Fatimas. Ne jetonim dhe lutnim Rruzaren cdo dite ne ate shtepi.”

Ne te vertete ka nje ngjashmeri biblike per cfare i ndodhi tete Jezuiteve, ne librin e Danielit. Ne Kapitullin 3, ne lexojme sesi tre te rinj u hodhen ne furrnalten e zjarrte me urdhrin e Nebukadnezarit, por qe i mbijetuan sproves se tyre dhe ecen ne mes te flakeve, te shoqeruar nga nje engjell qe dukej si nje “bir i zoterve”.

Pas ketij bombardimi te pare, qeveria Japoneze refuzoi te dorezohej pa kusht, e keshtu nje bombe e dyte u hodh ne Nagasaki tre dite me vone, me 9 Gusht. Ironia me e madhe ishte qe ne kete qytet jetonin dy te tretat e gjithe Katolikeve te Japonise, e keshtu pas shekujsh persekutimi atyre iu desh te vuanin kete goditje ne fund te luftes.

Por ne nje paralel te cuditshem te asaj qe ndodhi ne Hiroshima, Kisha Franceskane e ngritur nga Shen Maksimilian Kolbe ne Nagasaki para luftes, gjithashtu qendroi e paprekur nga bomba qe ra atje. Shen Maksimiliani, qe njihej per devocionin e tij ndaj Virgjereshes se Bekuar, kishte vendosur te shkonte kundra keshilles qe i ishte dhene per t’a ndertuar Kishen ne nje vend te caktuar. Kur bomba u hodh, Kisha u mbrojt nga forca e saj, nga nje mal qe ndodhej ne mes. Keshtu, edhe ne Hiroshima, edhe ne Nagasaki, shohim ne veprim doren mbrojtese te Marise.

Aparicionet ne Fatima, Portugali ndodhen ne 1917, kur nga Maji deri ne Tetor tre femije te vegjel, Francisko e Jacinta Marto, dhe kusherira e tyre, Lucia dos Santos, pane Virgjereshen e Bekuar gjashte here, qe kulminoi me “mrekulline e diellit” ne 13 Tetor, kur 70,000 njerez pane diellin te rrotullohej ne qiell e te ndryshonte ngjyrat, para se te leshohej drejt tokes ne menyre te tmerrshme. Shume nga ato qe qene prezent menduan qe ishte fundi i botes, por dielli u kthye ne vendin e vet ne qiell pas thirrjeve te tyre per shpetim.

Thelbi i mesazhit te Fatimas eshte konvertimi nga mekati dhe kthimi ne Zot, dhe permban riparimin per mekatet e nje njeriu dhe te mekateve te tjereve, si dhe ofrimin e vuajtjeve te perditshme dhe sprovave. Ka edhe nje fokus ne lutje dhe Eukaristine ne Fatima, dhe sidomos Rruzaren, si dhe devocionin e Pese te Shtunave te Para, qe perfshin Konfesionin, Komunionin e Shenjte, Rruzaren dhe meditimin per pese muaj me rradhe me qellim per te bere riparim ndaj Zonjes Tone.

Eshte interesante per te reflektuar atehere, mbi temen e “transfigurimit” qe lidh keto ngjarje te ndryshme. Fytyra e Krishtit shkelqeu si dielli ne Malin Tabor, dhe ne Fatima, Zonja Jone beri mrekulline e madhe te diellit per te bindur turmen e madhe qe ishte mbledhur atje qe mesazhi qe po i jepte njerezimit ishte i vertete. Konsideroni gjithashtu, qe njerezit e varfer te Hiroshimes dhe Nagasakit vuajten ndersa “diej” te bere prej njerezve shperthyen ne mesin e tyre duke shkaktuar shkretim te tmerrshem. Por ne Hiroshima, tete Jezuitet qe po jetonin mesazhin e Fatimas dhe sidomos Rruzaren e perditshme, ne nje fare menyre u transfiguruan, te mbrojtur nga fuqia hyjnore e Zotit nga efektet e frikshme te bombes.


Sigurisht qe ketu ka nje mesazh per te gjithe ne, qe te jetosh mesazhin e Fatimas ne nje bote qe behet perhere e me e rrezikshne dhe qe akoma kercenohet nga bomba berthamore, eshte po aq e nevojshme per ne sa ishte per At Schiffer dhe shoket e tij.