Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    HUMANUM GENUS - Enciklike e Papes Leo XIII Mbi Mazonerine

    E kam perkthyer nga nje kohe e gjate dhe po e hedh ketu. Eshte nje prerje terthore e nocioneve te Mazonerise dhe rreziqeve qe ato sjellin. Kane kaluar mbi 100 vjet qe eshte shkruar, po ne thelb asgje s’ka ndryshuar. Ne erresire, Mazoneria vazhdon “misionin” e saj, qe ne te vertete perben nenen e herezive, sic e ka quajtur modernizmin Shen Pape Pius X, e rreziku ku bota eshte ne kete moment eshte i jashtezakonshem. Njerezit duhet te informohen qe te kuptojne shenjat e kohes dhe cfare po ndodh me te vertete. Keto kopuke, kane arritur te depertojne Kishen dhe t’i infiltrojne idete e veta ne mesimet e saj. Na ruajtte Zoti nga keto rebela, po bejne cfare t’ja doje qejfi, po nuk do t’a kene te gjate!!........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: HUMANUM GENUS - Enciklike e Papes Leo XIII Mbi Mazonerine

    HUMANUM GENUS

    ENCIKLIKE E PAPES LEO XIII
    MBI MAZONERINE

    20 Prill 1884

    Patriarkeve, Primateve, Arqipeshkeve,
    dhe Ipeshkeve te Botes Katolike ne Hir dhe
    Komunion me Seline Apostolike

    Raca njerezore, pas renies se mjerueshme nga Zoti, Krijuesi dhe Dhenesi i dhuratave qiellore, “permes zilise se djallit”, u nda ne dy pjese te ndryshme dhe te kunderta, tek e cila njera kenaqet me te verteten dhe virtytin, ndersa tjetra me ato gjera qe jane kundra virtytit dhe te vertetes. Njera eshte mbreteria e Zotit ne toke, domethene, Kisha e vertete e Jezu Krishtit; dhe ato qe deshirojne me zemer te bashkohen me te qe te fitojne shpetimin, duhet me cdo kusht t’i sherbejne Zotit dhe Birit te Tij te vetem me gjithe mendjen dhe me vullnet te plote. Tjetra eshte mbreteria e Satanit, ne zoterimin dhe kontrollin e te cilit jane te gjithe ato qe ndjekin shembullin fatal te liderit te tyre dhe te prinderve tone te pare, atyre qe refuzojne t’i binden ligjit hyjnor dhe te perjetshem, dhe qe kane shume qellime te tyre kundra Zotit.

    2. Kete mbreteri te dyfishte Shen Agustini e dalloi me mprehtesi dhe e pershkroi ne menyren e dy qyteteve, te kundert ne ligjet e tyre sepse perpiqen per objekte te ndryshem; dhe shkurt e holle ai e shprehu shkakun e tyre ne keto fjale: “Dy dashuri formojne dy qytetet: dashuria e vetes, qe arrin ne perbuzje te Zotit, nje qytet tokesor; dhe dashuria e Zotit, qe arrin perbuzjen e vetes, qyteti qiellor”. Ne cdo periudhe ne kohe secili ka qene ne konflikt me tjetrin, me nje larmi dhe shumice armesh dhe taktikash luftarake, megjithese jo cdo here me sulm dhe hov te barabarte. Ne kete periudhe, partizanet e se keqes duket qe po kombinohen bashke, dhe jane duke u perpjekur me vrull te bashkuar, te udhehequr dhe ndihmuar nga ajo shoqate fort e organizuar dhe e shperhapur te quajtur Mazonet. Duke mos i bere me sekret qellimet e tyre, ata tani me guxim jane ngritur kundra Zotit Vete. Ata po planifikojne shkaterrimin e Kishes se Shenjte haptas dhe publikisht, dhe kjo me qellimin e vendosur per te shkaterruar plotesisht kombet e Krishterimit, nese do te ishte e mundur, dhe te bekimeve te fituara per ne permes Jezu Krishtit Vete, Zotit tone. Duke vajtuar keto te keqija, ne jemi te detyruar nga dashuria qe na shtyn zemren Tone, t’i qajme shpesh Zotit: “Sepse, armiqte Tuaj kane bere zhurme dhe ato qe te urrejne Ty kane ngritur koken. Ata kane bere nje keshille te keqe kundra popullit Tend, dhe jane mbledhur kundra Shenjtoreve Tuaj. Ata kane thene, ‘ejani, dhe le t’i shkaterrojme, qe te mos behen nje komb”.

    3. Ne nje krize kaq urgjente, kur nje sulm kaq i vrullshem dhe i furishem behet kundra emrit te Krishtere, eshte detyra Jone te tregojme rrezikun, te shenojme ku jane kundershtaret, dhe ne te miren e fuqise Tone te bejme krye kundra planeve dhe mjeteve te tyre, qe te mos humben ato, shpetimi i te cileve na eshte besuar Neve, dhe qe mbreteria e Jezu Krishtit e ngarkuar ndaj Nesh te mund te qendroje dhe te ngele e plote, dhe qe te mund te rritet e te zmadhohet neper bote.

    4. Pontifet Romane, paraardhesit tane, ne rojen e tyre te pandashme mbi sigurine e popullit te Krishtere, qene te shpejte kur dalluan prezencen e ketij armiku kapital, menjehere sapo doli ne drite, ne vend qe te ngelte si konspiracion i erret; dhe, per me shume, ata moren rastin me largpamesi te jepnin, si te ishte detyra e tyre, dhe te mos e lejonin veten te kapeshin nga mjetet dhe kurthet e shtrira nga ato.

    5. Paralajmerimi i pare u dha nga Klementi XII ne vitin 1738, dhe kushtetuta e tij u konfirmua dhe u rinovua nga Benedikti XIV. Pius VII ndoqi te njejten rruge; dhe Leo XII nepermjet Kushtetues se tij “Quo Graviora” i vendosi bashke te gjitha aktet dhe dekretet e Pontifeve te meparshem mbi kete subjekt, dhe i ratifikoi dhe i konfirmoi si te perjetshme. Ne te njejtin sens folen Pius VIII, Gregori XVI, edhe shume here, Pius IX.

    6. Sepse sapo kushtetuta dhe shpirti i sektit mazonik u zbuluan qarte nga shenjat manifeste te veprimeve te tyre, nepermjet publikimit te shkaqeve te tyre, te ligjeve te tyre, dhe te riteve dhe shpjegimeve, me shtesen shpesh te deshmise personale te atyre qe ishin ne sekret, kjo Seli apostolike e denoncoi sektin e Mazoneve dhe publikisht e deklaroi kushtetuten e saj si te kundert me ligjin dhe te drejten, qe shihet e demshme jo vetem per Krishterimin por edhe per Shtetin; dhe i ndaloi te hynin ne kete shoqeri njerezit, nen denimin e te cilin Kisha ndeshkon persona jashtezakonisht fajtore. Sektaret, te indinjuar nga kjo, duke menduar te na shpetonin dhe per te dobesuar forcen e ketyre dekreteve, pjeserisht duke i perbuzur, dhe pjeserisht duke shpifur kundra tyre, i akuzuan Pontifet sovrane qe kishin dhene keto ligje sikur kishin kaluar kufijte e moderimit ose sikur kishin dekretuar dicka te padrejte. Ne kete menyre ata deshen te evitojne autoritetin dhe peshen e kushtetutave apostolike te Klementit XII dhe Benediktit XIV, ashtu si edhe te Pius VII dhe Pius IX, prapeseprare, ne kete shoqeri vete, u gjeten njerez qe pa deshire pranuan qe Pontifet Romane kishin vepruar ne te drejten e tyre, sipas doktrines dhe disiplines Katolike. Pontifet moren te njejtin pranim dhe ne terma te forte, nga shume princer dhe kryetare qeverish, qe e moren per detyre t’i kallezonin shoqerite mazonike tek Selia e Shenjte, ose me marreveshjen e tyre nepermjet ligjesh te vecante t’i quanin si te rrezikshme, sic ndodhi per shembull ne Holande, Austri, Zvicer, Spanje, Bavari, Savoje, dhe pjese te tjera te Italise.

    7. Por ajo cka eshte me rendesi, rrjedha e ngjarjeve ka demonstruar prudencen e paraardhesve tane. Sepse kujdesi i tyre prinderor dhe i matur nuk ka patur perhere dhe kudo rezultatin e deshiruar; dhe kjo, ose per shkak te simulimit dhe dinakerise se atyre qe ishin agjente aktive ne keqberje, ose per shkak te mendjelehtesise se pjeses tjeter qe duhej per interesat e tyre, t’i kishin dhene kesaj ceshtje kujdes te zellshem. Si rrjedhim, sekti i Mazoneve u rrit me nje shpejtesi pertej imagjinates ne kursin e nje shekulli e gjysem, derisa beri te mundur te jete, me mashtrime ose me guxim te fitoje hyrje ne cdo rradhe te Shtetit, gati sa te behet fuqia qeverisese. Ky perparim i shpejte dhe i jashtezakonshem ka sjelle mbi Kishen, mbi fuqine e princerve, mbi mireqenien e publikut, pikerisht ate dem te rende qe paraardhesit tane kishin parashikuar. Kjo gjendje eshte arritur aq sa ka arsye per frike, jo ne te vertete per Kishen - sepse themelet e Saj jane shume te forta per t’u kthyer nga perpjekjet e njerezve - por te atyre Shteteve ku jane fuqia kryesore, ose te ketij sekti qe po flasim, ose te atyre sekteve te ngjashme qe kane te njejten disipline dhe anetaresi.

    8. Per kete arsye, porsa erdhem ne krye te Kishes pame qarte dhe ndjeme te jete detyra jone te perdorim autoritetin Tone per sa te kemi fuqi kundra kesaj te keqje kaq te madhe. Disa here, sic e ka kerkuar rasti, kemi sulmuar disa pika kyce te mesimeve qe tregojne ne nje menyre te vecante influencen perverse te opinioneve Mazonike. Keshtu, ne letren Tone apostolike, “Quod Apostolici Muneris”, ne u perpoqem te refuzojme doktrinat monstruoze te socialisteve dhe komunisteve; pas saj, me “Arcanum” u perpoqem te mbrojme dhe te shpjegojme idene e vertete dhe origjinale te jetes shtepiake, tek e cila martesa eshte burimi dhe origjina; dhe perseri me “Diuturnum” pershkruam idealin e qeverisjes politike te konfirmuar ne parimet e urtesise se Krishtere, qe eshte mrekullisht ne harmoni, ne njeren ane me rregullin natyral te gjerave, dhe ne tjetren, me mireqenien e princave sovrane dhe te kombeve. Eshte tani qellimi Yne, duke ndjekur shembullin e paraardhesve Tane, direkt te trajtojme shoqerine Mazonike vete, gjithe mesimin e saj, qellimet e saj, dhe menyren e mendimit dhe te veprimit, me qellim qe te sjellim shume e me shume ne drite fuqine e saj per te keqe, dhe te bejme c’te mundemi te ndalojme ngjitjen e kesaj murtaje fatale.

    9. Ka disa trupa te organizuar qe, megjithese ndryshojne ne emer, ne ceremonial, ne forme dhe origjine, jane prapeseprape kaq te lidhura nga bashkesia e qellimit dhe ngjashmeria e ideve te tyre kryesore, qe te behen ne fakt nje me sektin e Mazoneve, qe eshte nje tip qendre nga e cila te gjithe shkojne perpara, dhe tek e cila te gjithe kthehen. Tani, keta nuk tregojne me deshire per te mbetur te fshehur; sepse mbajne takimet e tyre ne mes te dites dhe para syrit publik, e publikojne organet e tyre te shtypit; e perseri, kur kuptohen mire, prapeseprape ngelin te natyres dhe zakoneve te shoqerive sekrete. Ka shume gjera si mistere qe eshte rregulli fiks qe duhet te fshihet me kujdes ekstrem, jo vetem nga te huajt, por edhe nga vete anetaret; ashtu si edhe qellimet e tyre sekrete dhe finale, emrat e udheheqesve kryesore, dhe disa mbledhje sekrete te brendshme, si dhe vendimet e tyre, dhe rruget e mjetet se si i kryejne ato. Kjo eshte, pa dyshim, objekti i diferences se shumefishte mes anetareve per nga e drejta, detyra dhe privilegji, i urdherave dhe gradave te marra, dhe i asaj disipline te rrepte qe mbahet ne to.

    Kandidatet ne pergjithesi urdherohen te premtojne - jo, me nje betim te vecante, te betohen - qe ato kurre nuk do t’i bejne te njohur asnje personi, ose ne asnje fare menyre, anetaret, fjalekycet, ose temat e diskutuara. Keshtu, me nje pamje te jashtme mashtruese, dhe me nje stil simulimi qe eshte perhere i njejti, Mazonet, si Manikejte e koherave te shkuara, perpiqen sa te jete e mundur, t’a fshehin veten, dhe te mos kene asnje deshmitar pervec anetareve vete. Si nje menyre e pershtatshme fshehje, ata marrin karakterin e njerezve letrare, te ditur, dhe shkollare, te lidhur per asnje arsye tjeter pervec se qellimeve te mesimdhenies. Ata flasin per zellin e tyre per nje rafinim me te madh kulturor, per dashurine e tyre per te varfrit; dhe deklarojne qe deshira e tyre e vetme eshte permiresimi i kushteve te masave, dhe te ndajne me numrin me te madh te mundur benefitet e jetes civile. Sikur keto qellime te synoheshin ne te vertete, nuk do te ishin krejt objekti i tyre i vetem. Per me shume, per t’u anetaresuar, eshte e nevojshme qe kandidatet te premtojne dhe te ndermarrin prej aty, te jene rreptesisht te bindur ndaj udheheqesve dhe masterave te tyre me nenshtrimin dhe besnikerine me te madhe, dhe te jene te gatshem te bejne detyren e tyre me nje te shprehur te vullnetit te atyre; ose, nese jane te pabindur, t’i nenshtrohen ndeshkimit direkt dhe vdekjes vete. Ne fakt, nese ndonje gjykohet te kete tradhetuar punet e sektit ose t’u kete rezistuar urdherave te dhena, ndeshkimi jipet mbi to jo rralle, dhe me kaq guxim e shkathtesi qe vrasesi shpesh i shpeton zbulimit dhe ndeshkimit te krimit.

    10. Por te nxisesh dhe te duash te jesh i fshehur; t’i lidhesh njerezit si skllever ne lidhjet me te ngushta, pa dhene ndonje arsye te vecante; t’i perdoresh njerezit si skllever ndaj vullnetit te nje njeriu tjeter per cfaredo akti arbitrar; te armatosesh krahun e djathte te njeriut per gjakderdhje pasi ke siguruar pandeshkueshmeri per krimin - e gjitha kjo eshte nje poshtersi nga e cila gjithe natyra zmbrapset. Prandaj, arsyeja dhe e verteta vete e bejne te qarte qe shoqeria per te cilen po flasim eshte ne antagonizem me drejtesine dhe ndershmerine natyrale. E gjitha kjo behet me e qarte akoma, duke qene se edhe argumentet e tjera gjithashtu, dhe ato shume te dukshme, provojne qe eshte shume ne kundershtim me virtytin natyror. Sepse, sado e madhe te jete zgjuarsia e njerezve ne fshehje dhe eksperienca e tyre ne genjeshter, eshte e pamundur te parandalosh efektet e shkaqeve qe te tregojne, ne nje fare menyre, natyren e brendshme nga e cila vijne. “Nje peme e mire nuk mund te prodhoje fruta te keqija, as nje peme e keqe fruta te mira”. Tani, sekti mazonik prodhon fruta qe jane te demshme dhe te shijes me te hidhur. Kjo, nga cfare kemi treguar me lart, dhe ai qe eshte qellimi i fundit i tyre - qe do te thote, permbysja e gjithe atij rregulli fetar dhe politik ne boten qe ka prodhuar mesimi i Krishtere, dhe zevendesimi me nje gjendje te re te gjerave ne perputhje me idete e tyre, themelet dhe ligjet e te cilave jane te ndertuara thjesht nga natyralizmi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: HUMANUM GENUS - Enciklike e Papes Leo XIII Mbi Mazonerine

    11. Cfare kemi thene dhe do te themi, duhet te kuptohet ne kuadrin e sektit te Mazonerise te marre ne pergjithesi, dhe persa i perket organizatave te lidhura dhe te konfederuara me te, por jo i anetareve individuale te tyre. Mund te kete persona mes tyre, dhe jo pak, qe edhe pse jo te lire nga faji ne te cilin e kane lidhur veten duke marre pjese ne keto shoqeri, prapeseprape nuk jane vete partnere ne aktet kriminale dhe as te ndergjegjshem per synimin final te cilin duan te arrijne. Ne te njejten menyre, disa nga shoqerite te bashkangjitura asaj, ndoshta, ne asnje menyre nuk do te aprovonin per konkluzionet ekstreme qe ato, po te ishin konsistente, do t’u duhej te perqafonin duke ndjekur parimet e tyre te perbashketa, sikur vete qelbesia e saj mos t’i godiste me tmerr. Disa nga keto prape, udhehiqen nga rrethanat e kohes dhe vendeve duke synuar ne gjera me te vogla sesa te tjeret normalisht kane per qellim ose do te donin qe ato te synonin. Megjithate, ata nuk duhet te quhen si te panjohura ndaj federates mazonike; sepse kjo federate duhet te gjykohet jo aq shume me cfare ka bere, ose perfunduar, por nga bashkesia e ideve te shpallura te tyre.

    12. Tani, doktrina themelore e natyralisteve, qe ato e bejne te ditur me te njejtin emer, eshte qe natyra njerezore dhe arsyeja njerezore ne cdo gje duhet te jete udheheqese dhe lidere. Duke vene kete rregull, ata kujdesen pak per detyrat ndaj Zotit, ose i pervertojne ne ide te gabuara ose te vagullta. Sepse ato e mohojne qe cdo gje te jete mesuar nga Zoti; ata nuk pranojne asnje dogme feje ose te vertete qe nuk mund te kuptohet nga inteligjenca njerezore, dhe asnje mesues qe duhet te besohet per arsye te autoritetit te tij. Dhe meqe kjo eshte detyre e vecante dhe eksluzive e Kishes Katolike, te sjelle para ne drite te vertetat e marra hyjnore, te mesoje, pervec ndihmave te tjera hyjnore per shpetim, autoritetin e postit te saj, dhe te mbroje te njejten me pasterti perfekte, eshte kundra Kishes qe inati dhe sulmi i armiqve kryesisht drejtohet.

    13. Ne ato ceshtje qe i perkasin fese le te shihet se si sekti i Mazoneve vepron, sidomos aty ku eshte me i lire te veproje pa kufi, dhe pastaj le te gjykoje njeriu nese do te kryeje politikat e natyralisteve. Nepermjet nje pune te gjate dhe kembengulese, ata mundohen te sjellin kete rezultat - qe eshte, qe mesimi dhe autoriteti i Kishes s’duhet te kete rendesi per Shtetin civil; dhe per te njejten arsye ata deklarojne dhe kenaqen qe Kisha dhe Shteti duhet te jene te ndara. Nepermjet kesaj menyre ata perjashtohen nga ligjet dhe pasuria e influences se plote te fese Katolike; dhe si rrjedhoje imagjinojne qe Shtetet duhet te ndertohen pa asnje lidhje me ligjet dhe parimet e Kishes.

    14. As e kane per gje te mos respektojne Kishen - udheheqesen me te mire - pa e vrare me pare me armiqesine e tyre. Ne te vertete, per to eshte e ligjshme te sulmojne me pandeshkueshmeri vete themelet e fese Katolike ne fjalime, ne shkrime, dhe ne mesimin e tyre; e edhe vete te drejtat e Kishes nuk kursehen, dhe detyrat me te cilat eshte e ngarkuar ne menyre hyjnore nuk jane te sigurta. Kishes i jepet minimumi i lirise per te menaxhuar punet; dhe kjo behet me ligje jo shume te dukshme armiqesore, por qe ne te vertete jane te ndertuara dhe te pershtatura qe te ndalojne lirine e levizjes. Per me shume, Ne shohim ligje te jashtezakonshme dhe te veshtira te vendosura mbi Klerin, me qellimin qe te pakesohen ne numer dhe me cdo mjet te jete e mundur. Shohim gjithashtu ate cka mbetet nga zoterimet e Kishes te vihet nen kushtet me te rrepta dhe t’i nenshtrohet vullnetit e fuqise arbitrare te administruesve te Shtetit, dhe urdhrat fetare te crrenjosen e te shperndahen.

    15. Por lufta e ketyre armiqve nga nje kohe e gjate eshte drejtuar kundra Selise apostolike dhe Pontifit Roman. Pontifi ne fillim, per arsye te vecanta, u hodh nga mburoja e lirise dhe e drejtes se tij, princeria civile; dhe shpejt, u cua ne nje gjendje qe ishte e pamundur per shkak te veshtiresive nga cdo ane; dhe tani ka ardhur koha kur partizanet e sektit deklarojne hapur, ate cka nga nje kohe e kane komplotuar ne sekret, qe fuqia e shenjte e Pontifeve duhet te zhduket, dhe qe Papati vete, i themeluar nga e drejta hyjnore, duhet te shkaterrohet plotesisht. Nese do duheshin prova te tjera, ky fakt eshte mjaftueshmerisht i zbuluar nga deshmia e njerezve te mireinformuar, te cilet, ca nga disa kohe me pare, e ca kohet e fundit, kane deklaruar qe eshte e vertete qe mazonet sidomos duan te sulmojne Kishen me armiqesi te papajtueshme, dhe qe kurre nuk do te pushojne derisa t’a kene shkaterruar ate cfare Pontifet supreme kane ndertuar per hater te fese.

    16. Nese ato qe pranohen si anetare nuk kerkohen te heqin dore me ndonje forme fjale nga doktrinat Katolike, ky perjashtim, qe eshte i kundert me planet e Mazoneve, eshte me i favorshem per qellimet e tyre. Se pari, sepse ne kete menyre ata lehtesisht mashtrojne mendje-thjeshtet dhe te pakujdesshmit, e mund te bejne nje numer te madh te behen anetare te tyre. Perseri, meqe te gjithe ato qe e ofrojne veten priten cfaredo te jete feja e tyre, ata si rrjedhoje mesojne ate gabim te madh te ketyre koheve qe shqetesimi per fene duhet te jete i parendesishem, dhe qe te gjitha fete jane te njejta. Kjo menyre arsyetimi eshte llogaritur te sjelle shkaterrimin e te gjitha formave te fese, dhe sidomos te fese Katolike, ngaqe eshte e vetmja qe eshte e vertete. Nuk mundet, pa padrejtesi te madhe, te shqyrtohet si e njejte me fete e tjera.

    17. Por natyralistet shkojne me tej se kaq, sepse duke patur hyre ne nje kurs te gabuar ne gjerat me te larta, ata shtyhen kokekeput ne ekstreme, per arsye te dobesise se natyres njerezore, ose sepse Zoti shkakton tek ato ndeshkimin e drejte qe meritojne per mendjemadhesine e tyre. Keshtu qe ndodh qe ato nuk konsiderojne me si te sigurta dhe te perhershme ato gjera qe kuptohen plotesisht nga drita natyrale e arsyes, sic sigurisht jane - ekzistenca e Zotit, natyra jomateriale e shpirtit njerezor, dhe pavdekshmeria e tij. Sekti i Mazoneve, nepermjet nje kursi te njejte gabimi eshte i ekspozuar ndaj te njejtave rreziqe; por, megjithese ne nje menyre te pergjithshme ato mund te profesojne ekzistencen e Zotit, ata vete jane deshmitare qe nuk e mbajne kete te vertete me pranimin e plote ne mendje ose me bindje te vendosur. As nuk e fshehin qe kjo ceshtje mbi Zotin eshte burimi me i madh i mosmarreveshjeve mes tyre; ne fakt, eshte e sigurte qe nje grindje e konsiderueshme per te njejten teme ka ekzistuar mes tyre koheve te fundit. Por, me te vertete sekti i lejon liri te madhe votuesve te vet, keshtu qe te gjitheve u eshte dhene e drejta per te mbrojtur opinionin e vet ose qe ka nje Zot, ose qe nuk ka asnje; dhe ato qe kokefortesisht pohojne qe nuk ka Zot iniciohen po aq lehtesisht sa ato qe thone qe Zoti ekziston, megjithese, si panteistet, ata kane nocione false persa i perket Atij: e gjitha nuk eshte gje tjeter vecse largimi nga realiteti, ndersa mbajne nje reprezantim absurd per natyren hyjnore.

    18. Kur kjo e vertete e madhe themelore eshte permbysur ose dobesuar, ndodh qe ato te verteta qe gjithashtu dihen nga studimi i natyres, duhet te biejne - pikerisht, qe te gjitha gjerat u bene nga Vullneti i lire i Zotit Krijues; qe bota qeveriset nga Providenca; qe shpirtrat nuk vdesin; qe kjo jete e njerezve ne toke do te pasohet nga nje tjeter jete e perjetshme.

    19. Kur keto te verteta jane eliminuar, qe jane parimet e natyres dhe te rendesishme per diturine dhe perdorimin praktik, eshte e lehte te shihet cfare do te behet me moralitetin si publik dhe privat. Nuk po themi gje per ato virtyte qiellore, te cilat askush nuk mund t’i ushtroje ose t’i fitoje pa nje dhurate te vecante dhe hir nga Zoti; nga te cilat nuk gjendet asnje gjurme tek ato qe refuzojne si te panjohur shpetimin e njerezimit, hirin e Zotit, sakramentet dhe lumturine qe arrihet ne Qiell. Po flasim tani per detyrat qe e kane origjinen e tyre ne ndershmerine naturale. Qe Zoti eshte Krijuesi i botes dhe Udheheqesi i saj provident; qe ligji i perjetshem urdheron rregullin natyror te ruhet, dhe ndalon qe te preket; qe fundi i njeriut eshte nje fat mbi gjerat njerezore dhe pertej udhetimit mbi toke; keto jane burimet dhe parimet e cdo drejtesie dhe moraliteti. Nese keto hiqen, sic deshirojne natyralistet dhe Mazonet, menjehere nuk do te kete njohuri per cka perben drejtesine dhe padrejtesine, ose ne cfare parimi bazohet moraliteti. Dhe ne te vertete, mesimi i moralitetit qe i vetmi gjen favor me sektin e Mazoneve, dhe tek i cili ata thone se rinia duhet te mesohet, eshte ai qe ata quajne “civil” dhe “te pavarur”, dhe “te lire”, qe do te thote ai qe nuk permban asnje besim fetar. Por, sa i pamjaftueshem eshte nje mesim i tille, sa i mete eshte ne saktesi, dhe sa shpejt levizet nga cdo impuls i pasionit, provohet mjaftueshmerisht nga frutat e tij te deshperuara, qe qysh tani kane filluar te shfaqen. Sepse, kudo qe eshte hequr mesimi i edukimit te Krishtere, ky mesim ka filluar te mbreteroje plotesisht, aty miresia dhe integriteti i moralit kane filluar te zhduken shpejt, dhe ide monstruoze dhe te turpshme kane lindur, dhe shkathtesia e puneve te keqija eshte ngritur ne nje nivel te larte. E gjitha kjo eshte per t’u ankuar dhe qare; dhe jo pak nga ata qe ne asnje menyre nuk do donin te benin gjera te tilla, detyrohen nga evidenca e bollshme per te dhene te njejten deshmi.

    20. Per me shume, natyra njerezore u njollos nga mekati origjinal, e si rrjedhim eshte me e dispozuar ndaj vesit sesa virtytit. Per nje nje jete te virtytshme eshte absolutisht e nevojshme te permbahen levizjet e crregullta te shpirtit, dhe t’i besh pasionet te bindshme ndaj arsyes. Ne kete konflikt, gjerat njerezore shpesh duhet te percmohen, dhe veshtiresi e pune te medha duhet te pershkohen, me qellim qe arsyeja te fitoje. Por natyralistet dhe Mazonet, duke mos patur besim tek ato gjera qe kemi mesuar nga zbulesat e Zotit, mohojne qe prinderit tone te pare mekatuan, dhe si pasoje mendojne qe vullneti i lire nuk eshte i dobet fare dhe i drejtuar ndaj se keqes. Ne te kunderten, duke ekzagjeruar fuqine dhe ekselencen e natyres, dhe duke vene aty vetem parimin dhe rregullin e drejtesise, ata nuk mund t’a imagjinojne qe ka nevoje per nje beteje te vazhdueshme dhe nje qendrueshmeri perfekte per te kapercyer dhunen dhe forcen e pasioneve tona.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: HUMANUM GENUS - Enciklike e Papes Leo XIII Mbi Mazonerine

    Kurdo qe shohim qe njerezit publikisht tundohen nga joshjet e kenaqesive; qe ka gazeta e pamflete te pamoderuara ose te paturpshme; qe koncertet e shfaqjet jane te dalluara ne shthurje; qe skicat per veprat e artit paturpesisht kerkohen ne ligjet e te quajturit verizem; qe shpikjet e nje jete te bute dhe delikate projektohen me sa kujdes qe te mundet; dhe te gjithe joshjet e kenaqesive kerkohen, nepermjet te cilave virtyti vihet ne gjume. Ligesisht, gjithashtu por ne te njejten kohe ne menyre konsistente, veprojne ato qe heqin pritjet per gezimet e qiellit, dhe e sjellin lumturine ne nivelin e jetes se vdekshme, si te thuash, e fundosin ate ne toke. Nga cfare kemi thene ky fakt, i habitshem jo kaq shume ne veten e tij sesa ne shprehjen e tij te hapur, mund te sherbeje si konfirmim. Sepse, meqe ne pergjithesi asnje nuk eshte mesuar t’i bindet njerezve te zgjuar e te zote kaq me nenshtrim sa ata shpirti i te cileve u eshte dobesuar dhe thyer nga dominimi i pasioneve te tyre, ka patur ne sektin e Mazoneve disa qe, me art e qellim te vendosur, e kane vendosur thjeshte dhe propozuar qe, shumica duhet te saturohet me nje licence te pakufi vesi, qe kur kjo te behet, te mund te vijne me me lehtesi nen fuqine dhe autoritetin e tyre per cfaredo akti qe u duhet te guxojne.

    21. Persa i perket jetes shtepiake ne mesimin e natyralisteve, gjithcka permbahet ne deklaratat e meposhtme: qe martesa i sherben llojit te kontrates tregtare, qe lehtesisht mund te hiqet nga vullneti i atyre qe e bene ate, dhe qe udheheqesit civile te Shtetit kane fuqi mbi lidhjen martesore; dhe qe ne edukimin e rinise asgje nuk duhet te mesohet ne ceshtjet e fese si ide fikse dhe te sigurta; dhe qe secili duhet te lihet ne liri te ndjeke kur te rritet, cfaredo qe mund t’i pelqeje. Keto gjera Mazonet i pranojne plotesisht; dhe jo vetem qe i pranojne, por nga nje kohe e gjate jane munduar t’i bejne ligj dhe institucion. Sepse ne shume vende, dhe ato me shumice Katolike, eshte bere me ligj qe vetem ato martesa jane te ligjshme qe jane kontraktuar nga ritet civile; ne vende te tjera ligji lejon divorcin; dhe ne te tjera cdo perpjekje po behet qe te behet i ligjshem. Keshtu shpejt koha po vjen kur martesat do te kthehen ne nje tip tjeter kontrate - ne bashkime te ndryshueshme dhe te pasigurta te cilat qejfi mund t’i bashkoje bashke, dhe e njejta gje kur te ndryshoje mund t’i ndaje.

    Me unanimitetin me te madh te sektit, Mazonet gjithashtu mundohen te marrin mbi vete edukimin e rinise. Ata mendojne qe lehtesisht mund te formojne sipas ideve te tyre ate moshe te bute e te kthyeshme, e t’a rrotullojne sipas vullnetit te tyre; e qe asgje s’eshte me e pershtatshme per kete se ajo qe do i mundesonte t’a rritnin rinine e Shtetit sipas planeve te tyre. Prandaj, ne edukimin dhe udhezimin e te rinjve ata nuk lejojne pjese, as ne mesim as ne disipline me ministrat e Kishes; edhe ne shume vende kane mundesuar qe edukimi i rinise te behet ekskluzivisht nga duart e laikeve, e qe asgje qe trajton detyrat me te rendesishme dhe me te shenjta te njerezve ndaj Zotit nuk do i mesohet ne udhezimin mbi moralin.

    22. Pastaj, vijne doktrinat e tyre mbi politiken, ku natyralistet thone qe te gjithe njerezit kane te njejtat te drejta, dhe ne cdo respekt jane te barabarte e ne te njejten gjendje; qe secili eshte barabart i lire; qe askush nuk ka te drejte te komandoje njeri tjeter; qe eshte akt dhune t’u kerkosh njerezve t’i binden ndonje autoriteti pervec atij qe kane fituar per vete. Sipas kesaj, cdo gje i perket njerezve te lire; fuqia mbahet nga urdhri ose lejimi i njerezve, ne menyre te tille qe kur vullneti popullor ndryshon, udheheqesit legalisht te hiqen dhe burimi i te gjitha te drejtave dhe detyrave civile eshte ose tek shumica, ose tek trupi qeverises, kur ky eshte i krijuar sipas doktrinave me te fundit. Ata gjithashtu thone qe Shteti te jete pa Zot; qe ne format e ndryshme te fese nuk ka arsye pse dikush duhet te kete me perparesi se dikush tjeter; dhe qe te gjithe kane pozicion te njejte.

    23. Qe keto doktrina jane barabart te pranueshme per Mazonet, dhe qe ato duan t’i ndertojne Shtetet sipas ketij shembulli dhe modeli, eshte shume i njohur per te patur nevoje per vertetim. Per disa kohe tani, ata haptas jane munduar te sjellin kete gje ne fuqi me gjithe forcen dhe mjetet e tyre; dhe ne kete i hapin rrugen njerezve te guximshem qe po shpejtojne edhe ne gjera me te keqija, ne perpjekjet e tyre per barazi dhe prone te perbashket nepermjet shkaterrimit te cdo dallimi ne rradhe dhe prone.

    24. Ajo cka, pra, sekti i Mazoneve eshte dhe qe mundohet te ndjeke, jepet nga pergjithesimi i shkurter qe dhame. Dogmat e tyre kryesore jane kaq te ndryshme ndaj arsyes, qe asgje s’mund te jete me perverse. Te duash te shkaterrosh fene qe Kisha te cilen Zoti Vete e ka ndertuar, dhe vazhdimesine e se ciles Ai e ka siguruar me mbrojtjen e Tij, dhe te sjellesh pas tetembedhjete shekujsh zakonet dhe veset e paganeve, eshte shenje budallalleku dhe pameshiresie te guximshme. As nuk eshte me pak e tmerrshme dhe e tolerueshme qe ato te mos njohin te mirat qe Jezu Krishti fitoi me kaq meshire, jo vetem per individin, por edhe per familjen dhe shoqerine civile, te mira qe, sipas edhe deshmise e gjykimit te armiqve te Krishterimit, jane shume te medha. Ne kete perpjekje te cmendur dhe te keqe mund te shohim urrejtjen e papajtueshme dhe shpirtin e hakmarrjes me te cilin vete Satani eshte ndezur ndaj Jezu Krishtit. -E njejte eshte edhe perpjekja studioze e Mazoneve per te shkaterruar themelet kryesore te drejtesise dhe ndershmerise, dhe te bashkepunojne me ata qe duan, e sikur te ishin kafshe, te bejne cfare te duan, qe con vetem ne shkaterrimin poshterues e te pahirshem te races njerezore.

    E keqja, gjithashtu, rritet nga rreziqet qe kercenojne si shoqerine civile dhe ate shtepiake. Sic treguam me tutje, ne martese, sipas besimit te gati cdo kombi, ka dicka te shenjte dhe fetare; dhe ligji i Zotit ka vendosur qe martesat nuk duhet te ndahen. Nese atyre u hiqet karakteri i shenjte i tyre, dhe shthuren, si rezultat do te kemi shqetesime dhe konfuzion per martesen, gruaja do te deprivohet nga dinjiteti i saj dhe femijet do te lihen pa mbrojtjen qe eshte per interesat dhe mireqenien e tyre.

    Te mos kesh ne ceshtjet publike asnje kujdes per fene, dhe ne rregullimin dhe administrimin e administrates civile te mos kesh me kujdes per Zotin sikur Ai te mos ekzistonte, eshte nje cmenduri qe as paganet nuk e njihnin; sepse ne zemrat dhe shpirtrat e tyre nocioni i hyjnise dhe nevoja e fese publike ishin kaq mire te rrenjosura qe ato me pare do mendonin qe mund te kishte nje qytet pa themele, sesa nje qytet pa Zotin. Shoqeria njerezore, per te cilen me te vertete ne jemi formuar, eshte themeluar nga Zoti, Autori i natyres; dhe prej Tij, si nga parimi dhe burimi i saj, rrjedh gjithe fuqia dhe qendrueshmeria e benefiteve te panumerta me te cilat ajo eshte e mbushur. Ashtu sic secili prej nesh eshte i paralajmeruar nga vete zeri i natyres per te adhuruar Zotin ne meshire dhe shenjteri, si Dhenesi yne ne jete dhe i cdo gjeje te mire qe ka aty, po keshtu per te njejten arsye, kombet dhe Shtetet jane te detyruara t’a adhurojne Ate; e si pasoje eshte e qarte qe ato qe duan te heqin nga shoqeria cdo detyre fetare, veprojne jo vetem padrejtesisht, por edhe me injorance dhe cmenduri.

    25. Ashtu sic njerezit jane te lindur nga vullneti i Zotit per bashkim civil dhe shoqerine, dhe ndersa fuqia per te udhehequr eshte nje lidhje kaq e nevojshme qe, nese hiqet, shoqeria menjehere prishet, si rrjedhim, meqe nga Ai qe eshte Autori i shoqerise ka ardhur autoriteti per te udhehequr, ai qe udheheq, eshte ministri i Zotit. Prandaj, meqe qellimi dhe natyra e shoqerise njerezore e kerkon kete, eshte e drejte t’i bindemi urdherave te drejte te autoritetit te ligjshem, sic eshte e drejte t’i bindesh Zotit qe udheheq gjithcka; dhe nuk eshte e vertete qe njerezit kane fuqi te hedhin bindjen e tyre si t’i pelqeje.

    26. Ne te njejten menyre, asnje nuk dyshon qe te gjithe njerezit jane te barabarte me njeri-tjetrin, persa i perket origjines se tyre te perbashket e natyres se tyre, ose persa i perket qellimit qe secili duhet te arrije, te detyrave dhe te drejtave qe rrjedhin prej aty. Por, ndersa aftesite e te gjitheve nuk kane te njejta, sepse nje njeri ndryshon nga tjetri nga fuqia e mendjes dhe e trupit, dhe meqe ka pangjashmeri te shumta te zakoneve, dispozitave dhe karakterit, eshte e neveritshme qe te mundohesh t’i kufizosh te gjithe me te njejten mase, dhe te besh nje barazi te gjithanshme per institucionet e jetes civile. Ashtu sikur gjendja perfekte e trupit rezulton nga bashkimi dhe perberja e pjeseve te tij te ndryshme, qe, megjithese ndryshojne nga forma dhe funksioni, bejne nga bashkimi i tyre dhe shperndarja e seciles pjese ne vendin e tyre, nje kombinim te bukur kur shihet, i forte ne fuqi, dhe i nevojshem per t’u perdorur; po keshtu, ne shtet, ka nje pangjashmeri gati te pafundme te njerezve, si pjese e se plotes. Nese te gjithe do te jene te barabarte, e secili do te ndjeke vullnetin e tij, Shteti do te duket shume i deformuar; por nese me nje dallim shkallesh dinjiteti, punesh dhe ndjekjesh, te gjitha me aftesi punojne per te miren e perbashket, ato do te prezantojne nje imazh te Shtetit mire te formuar dhe te konformueshem ndaj natyres.

    27. Tani, nga gabimet shqetesuese qe kemi pershkruar , rreziqet me te medha ndaj Shteteve jane per t’u patur frike. Sepse, menjehere sa te hiqet frika dhe reverenca per ligjet hyjnore, dhe autoriteti i udheheqesve te percmohet, kryengritjet te lejohen e aprovohen, dhe pasionet popullore te shtyhen ne paligjshmeri, pa kufizim pervec atij te ndeshkimit, si rrjedhim do te kemi ndryshim dhe permbysje te gjithe gjerave. Po ky ndryshim dhe permbysje po planifikohet me qellim dhe po shtrohet para nga shoqerite e shumta te komunisteve dhe socialisteve; dhe sekti i Mazoneve nuk eshte armiqesor ndaj ndermarrjeve te tyre, por i favorizon shume dhe mban si te perbashketa opinionet e tyre kryesore. Dhe nese keto njerez nuk i vene ne jete menjehere dhe kudo pikepamjet e tyre ekstreme, nuk eshte per shkak te mesimit dhe vullnetit te tyre, por per shkak te asaj feje hyjnore qe nuk mund te shkaterrohet; dhe per shkak te pjeses me te shendoshe mes njerezve, qe refuzojne te skllaverohen ndaj shoqerive sekrete, dhe me vigorozitet i rezistojne perpjekjeve te tyre te cmendura.

    28. Sikur te gjithe njerezit t’a gjykonin pemen nga frutat e saj, dhe te pranonin faren dhe origjinen e te keqijave qe po na imponohen, dhe te rreziqeve qe na kanosen! Na duhet te kemi te bejme me nje armik mashtrues e te zellshem, qe, duke kenaqur veshet e njerezve dhe princerve, i ka futur ne kurth nepermjet ligjeratave dhe lajkave te bukura. Duke i bere per vete udheheqesit nen masken e miqesise, Mazonet jane munduar t’i bejne ato aleatet dhe ndihmuesit e fuqishem per shkaterrimin e emrit te Krishtere; dhe, qe sa me shume t’i shtyjne, me shpifje te vendosura, e kane akuzuar Kishen qe garon me urrejtje me udheheqesit ne ceshtjet qe u perkasin autoritetit dhe fuqise se tyre sovrane. Duke fituar sigurine dhe guximin e tyre nepermjet ketyre metodave, ato kane filluar te ushtrojne peshe te madhe ne qeverisjen e Shteteve; e ne te njejten kohe jane te pergatitur per te tundur themelet e perandorive, te ngacmojne udheheqesit e Shtetit, t’i hedhin poshte, kur ato qeverisin ndryshe nga sa Mazonet e kane deshiruar. Ne te njejten menyre, me lajka i kane mashtruar njerezit. Duke shpallur me ze te larte lirine dhe progresin publik, dhe duke thene qe eshte faji i Kishes dhe i udheheqesve qe multitudat nuk u hiqen nga sherbimi i padrejte dhe varferia, ato kane imponuar mbi njerezit, duke eksituar tek ato nje etje per te rene, e i kane shtyre ato te sulmojne si Kishen edhe fuqine civile. Prapeseprape, pritja e benefiteve qe u shpresua ishte me e madhe se realiteti; me te vertete, njerezit e zakonshem, tani me te shtypur sec mund te kishin qene me pare, jane te deprivuar ne mjerimin e tyre te atij ngushellimi qe, nese gjerat do te kishin qene te rregulluara sipas menyres se Krishtere, do t’a kishin patur me shumice. Por, kushdo qe te perpiqet kundra rregullit qe Providenca Hyjnore ka vendosur, do te paguajne si ndeshkim per mendjemadhesine e tyre, e do te kene te bejne me mjerim dhe vuajtje aty ku shpresuan te gjenin gjithcka te begate dhe ne konformitet me deshirat e tyre.

    29. Kisha, nese ajo i drejton njerezit t’i binden kryesisht dhe ne rradhe te pare Zotit, Perendise sovrane, gabimisht dhe ne menyre te rreme besohet te jete ose ziliqare ndaj fuqise civile, ose t’i jape vetes ate cka i perket te drejtave te sovraneve. Ne te vertete, ajo meson qe gjithcka qe i detyrohet fuqise civile duhet te behet me bindje dhe seriozitet te detyres. Duke mesuar qe nga Zoti Vete vjen e drejta per te qeverisur, ajo i shton dinjitet te madh autoritetit civil, dhe ndihmon ne perfitimin e bindjes dhe te vullnetit te mire te qytetareve. Mike e paqes dhe mbeshtetese e pajtimit, ajo i perqafon te gjithe me dashuri prej nene, dhe duke patur qellim vetem te jape ndihme ndaj njeriut te vdekshem, ajo meson qe drejtesia duhet te bashkohet me meshiren, barazia me autoritetin, dhe moderimi me dhenien e ligjit; qe te drejtat e askujt nuk duhet te dhunohen; qe qetesia dhe rregulli publik duhet te mbahen; dhe varferia e atyre qe jane ne nevoje, ne sa te jete e mundur, te lehtesohet nga dashuria publike dhe private. “Por per kete arsye,” sipas fjaleve te Shen Agustinit, “njerezit mendojne, ose do te donin te besonin, qe mesimi i Krishtere nuk eshte per te miren e Shtetit; sepse ato deshirojne qe Shteti te mos formohet mbi virtytin e shendoshe, por mbi pandeshkueshmerine e vesit.” Duke i ditur keto gjera, si princerit, dhe njerezit do te vepronin me urtesi politike dhe sipas nevojave te sigurise te pergjithshme, nese, ne vend qe t’i bashkoheshin Mazoneve per te shkaterruar Kishen, t’i bashkoheshin Kishes per te zmbrapsur sulmet e tyre.

    30. Cfaredo qe te sjelle e ardhmja, ne kete te keqe te madhe e kaq te shperhapur, eshte detyra Jone, vellezer te nderuar, te mundohemi te gjejme nje sherim. Dhe meqe e dime qe shpresa Jone me e mire dhe e forte ne sherim eshte fuqia e asaj feje hyjnore qe Mazonet urrejne ne perpjestim te drejte me friken qe kane ndaj saj, Ne mendojme qe eshte e rendesise me te madhe te kerkojme fuqine mbrojtese ne ndihmen tone kunder armikut te perbashket. Prandaj, cfaredo qe paraardhesit tane Pontife Romane kane dekretuar per qellimin e kundershtimit te ndermarrjeve dhe perpjekjeve te sektit mazonik, dhe cfaredo qe te kene aktivizuar per te hyre dhe terhequr njerezit ne shoqeri te ketij tipi, Ne i ratifikojme dhe konfirmojme nepermjet autoritetit tone apostolik : dhe duke patur shume besim ne vullnetin e mire te te Krishtereve, Ne lutemi dhe kerkojme qe secili, per te miren e shpetimit te tij te perjetshem, te jete sa me shume ndergjegjshmerisht i kujdesshem qe as per me te voglen arsye te mos largohet nga ajo cfare Selia Apostolike ka urdheruar mbi kete ceshtje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: HUMANUM GENUS - Enciklike e Papes Leo XIII Mbi Mazonerine

    31. Ne ju lutemi dhe kerkojme juve, vellezer te nderuar, t’i bashkoni perpjekjet tuaja me Tonat, dhe me zell te perpiqemi per zhdukjen e kesaj murtaje te felliqur, qe po futet permes venave te trupit te politikes. Ju duhet te mbroni lavdine e Zotit dhe shpetimin e fqinjit tuaj; dhe me objektin e perpjekjeve tuaja perpara jush, s’do t’ju mungoje as kurajo e as fuqia. Do te jete per kujdesin tuaj te gjykoni se ne cfare menyrash t’i kaperceni veshtiresite dhe pengesat qe do te hasni. Por, sic i nevojitet autoritetit te detyres Tone qe Ne Vete duhet te tregojme nje menyre te denje per te vazhduar, Ne deshirojme qe te jete rregulli juaj i pare qe ne rradhe te pare te grisni masken e Mazonerise dhe te lini te shihet per ate qe eshte ne te vertete; dhe nepermjet sermoneve dhe letrave pastorale te udhezoni njerezit mbi dredhite e perdorura nga shoqeri te ketij lloji ne joshjen e njerezve dhe terheqjen e tyre ne rradhet e tyre, si dhe per depravitetin e ideve te tyre dhe ligesise se rrugeve te tyre. Ashtu sic e kane perseritur shume here paraardhesit tane, asnje te mos mendoje qe per ndonje arsye mund t’i bashkohet sektit mazonik, nese e vlereson emrin e tij Katolik dhe shpetimin e tij te perjetshem sic duhet. Asnje te mos mashtrohet nga nje pretendim i ndershmerise. Mund t’i duket disave qe Mazonet nuk kerkojne asgje qe eshte kundra fese dhe moralitetit; por, meqe i gjithe parimi dhe qellimi i sektit eshte mbi ate qe eshte e keqe dhe kriminale, t’i bashkohesh ketyre njerezve ose ne cfaredo menyre t’i ndihmosh ato, ne asnje menyre nuk mund te jete e ligjshme.

    32. Per me shume, nepermjet mesimit dhe nxitjes ngulmuese, multituda duhet te terhiqet te mesoje me zell parimet e fese; arsye per te cilen nepermjet shkrimeve dhe sermoneve te duhura atyre duhet t’i mesohen elementet e atyre te vertetave te shenjta ku permbahet filozofia Kristiane. Rezultat i kesaj do te jete qe mendjet e njerezve do te behen te shendosha nepermjet mesimit, dhe do te mbrohen kundra shume formave te gabimit dhe joshjeve ne ligesi, sidomos te atyre ne formen e tanishme te lirise te pakufizuar te shkrimit dhe etjes se pangopur per dije.

    33. E madhe, me te vertete, eshte puna; por ne te kleri do te ndaje punet tuaja, nese, nepermjet kujdesit tuaj, jane te pershtatshem per te nepermjet mesimit dhe nje jete te mire-konvertuar. Kjo pune e mire dhe e madhe kerkon qe te ndihmohet edhe nga puna e atyre qe ne mes laikeve ku dashuria per fene dhe atdheun i shtohet mesimit dhe jetes se mire. Duke bashkuar perpjekjet e klerit me laiket, perpiquni, vellezer te dashur, t’i beni njerezit qe t’a duan dhe t’a njohin mire Kishen; sepse, sa me e madhe dituria dhe dashuria per Kishen, aq me shume larg do u rrijne shoqerive klandestine.

    34. Prandaj, jo pa shkak, e perdorim kete rast te shprehim cfare kemi thene me pare, qe, Urdheri i Trete i Shen Franceskut, disiplinen e te cilit pak me pare e kemi zbutur me kujdes, duhet te promovohet studiueshmerisht dhe te mbeshtetet; sepse i gjithe qellimi i ketij Urdheri, sic eshte dhene nga themeluesi i tij, eshte per te ftuar njerezit ne nje imitim te Jezu Krishtit, ne nje dashuri per Kishen dhe ne nje ndjekje te gjithe virtyteve te Krishtera; e si pasoje duhet te jete nje influence e madhe ne shtypjen e ndotjes nga shoqerite e keqija. Atehere, kjo shoqate e shenjte, le te fuqizohet nga rritja e perditshme. Mes shume benefiteve qe priten nga ajo, do te jete benefiti i madh per t’i terhequr mendjet e njerezve ne lirine, vellazerine, dhe barazine e se drejtes; jo ashtu sic imagjinojne ne menyre absurde Mazonet, por sic Jezu Krishti perfitoi per rracen njerezore dhe per te cilen Shen Francesku aspiroi : me liri, Ne kuptojme, bijte e Zotit, permes se ciles ne te jemi te lire nga skllaveria e Satanit dhe i pasioneve tona, te dy master te keqij; vellazeria, origjina e se ciles eshte ne Zot, Krijuesi dhe Ati i perbashket i te gjitheve; barazi e cila, e themeluar ne drejtesi dhe dashuri, nuk heq dallimet mes njerezve, por nga shumellojshmeria e jetes, detyrave dhe ndjekjeve, formon ate bashkim dhe ate harmoni qe ne menyre natyrale eshte per benefitin dhe dinjitetin e shoqerise.

    35. Ne vend te trete, eshte nje ceshtje e ndertuar ne menyre te urte nga stergjysherit tane, por ne rrugen e kohes eshte lene menjane, e qe tani mund te perdoret si model dhe te formoje dicka te ngjashme. E kemi fjalen per shoqerite e gildeve te punetoreve, per mbrojtjen nen udheheqjen e fese, si per interesat temporale dhe per moralitetin e tyre. Nese paraardhesit tane, nga eksperienca dhe perdorimi i gjate, ndjene benefitin e ketyre gildeve, koha jone ndoshta do te ndjeje qe eshte me shume per arsye te rastit qe do te japin per shtypjen e fuqise se ketyre sekteve. Ato qe e mbeshtesin veten nepermjet punes se duarve te tyre, pervec se duke qene nga vete gjendja e tyre me te denje se te tjeret per dashuri dhe ngushellim, jane edhe me te ekspozuarit ndaj joshjeve te njerezve rruga e te cileve eshte ne mashtrim dhe genjeshtra. Prandaj, ato duhet te ndihmohen me miresine me te madhe te mundshme, dhe te ftohen t’i bashkohen shoqatave qe jane te mira, qe te mos terhiqen tek ato qe jane te keqija. Per kete arsye, Ne deshirojme shume, qe per shpetimin e njerezve, nen patronazhin dhe mbrojtjen e Ipeshkeve dhe ne kohet e nevojshme, keto gilde te restaurohen. Per kenaqesine tone te madhe, shoqata te ketij lloji dhe gjithashtu shoqerite qe jane krijuar ne shume vende, duke patur secila prej tyre per qellim te ndihmoje punetorin e ndershem, te mbroje dhe ruaje femijet dhe familjen e tij, dhe t’i promovoje ne meshire, diturine e Krishtere dhe ne nje jete te moralshme, e ne kete ceshtje nuk mund te rrime pa permendur ate shoqeri shembullore, te themeluar sipas themeluesit te saj, Shen Vincentit, qe u ka sherbyer kaq mire klasave me te uleta. Veprimet dhe qellimet e saj jane te mirenjohura. Objekti i gjithi i saj eshte t’i sjelle lehtesim te varferve dhe te mjeruarve. Kete e ben me modesti dhe kujdes te vecante dhe sa me pak qe don te duket, aq me mire eshte e pershtatur per ushtrimin e dashurise se Krishtere, dhe per lehtesimin e vuajtjes.

    36. Ne vend te katert, ne menyre qe sa me lehte te arrijme ate qe deshirojme, besnikerise dhe vigjilences tuaj Ne i rekomandojme ne menyre te vecante te rinjte, meqe jane shpresa e shoqerise njerezore. Perkushtojani pjesen me te madhe te kujdesit tuaj udhezimit te tyre, dhe mos mendoni qe ndonje mase mund te jete me e madhe sesa mbajtja e tyre nga shkollat dhe mesuesit ku fryma e keqe e ketyre sekteve ka hyre. Nen udheheqjen tuaj, mesuesit fetare, prinderit, dhe Prifterit qe jane ne kujdes te shpirtrave le te perdorin cdo rast, ne mesimin e tyre per t’i paralajmeruar femijet dhe nxenesit e tyre mbi natyren famekeqe te ketyre shoqerive, qe ne kohe te mesojne te kene kujdes nga dredhite e tyre te ndryshme mashtruese me te cilat promovuesit e tyre jane mesuar t’i futin njerezit ne kurth. Dhe ato qe mesojne te rinjte ne diturine fetare do te veprojne me urtesi nese i mesojne ato te marrin vendim dhe t’a bejne per detyre te vetes qe kurre mos te lidhen me asnje shoqeri pa dijenine e prinderve te tyre, ose keshillen e Priftit ose drejtuesit te tyre shpirteror.

    37. Megjithate, ne mire e dime qe perpjekjet tona te bashkuara nuk do te mjaftojne t’i nxjerrin keto rrenje te helmuara nga ara e Zotit, nese Masteri yne Hyjnor i vreshtit nuk na ndihmon me meshire ne perpjekjet tona. Ne duhet, si rrjedhim, me kujdes dhe shqetesim te madh t’i lutemi Atij per ndihmen qe madhesia e rrezikut dhe e nevojes kerkon. Sekti i Mazoneve e tregon veten fyes dhe krenar ne sukseset e tij, e duket qe nuk i ve kufij kembenguljes se tyre. Ndjekesit e tij, te bashkuar bashke nga keshilla te keqija sekrete kompakte, i japin ndihme njeri-tjetrit dhe e eksitojne njeri-tjetrin me guxim per gjera te keqija. Nje sulm i forte kerkon nje mbrojtje po te forte, qe do te thote qe te gjithe njerezit e mire te formojne lidhjen me te gjere te mundshme te aksionit dhe te lutjes. Ju kerkojme atehere, qe me zemra te bashkuara, te qendrojme bashke dhe te palekundur kundra forces perparuese te sekteve; dhe ne zi e lutje t’i zgjatim duart drejt Zotit, duke u lutur qe emri i Krishtere te mund te lulezoje dhe perparoje, qe Kisha te mund te gezoje lirine e saj te nevojshme, qe ata qe kane shkuar shtrember te mund t’i japin udhe se vertetes, dhe vesi t’i lere vendin virtytit. Le te marrim per ndihmese dhe nderhyrese Virgjereshen Mari, Nenen e Zotit, qe ajo, qe qysh nga momenti i zenies se saj mundi Satanin, te mund te tregoje fuqine e saj mbi keto sekte te keqija, ku eshte ringjallur shpirti rebel i djallit, bashke me poshtersine dhe mashtrimin e tij te panenshtruar. Le t’i lutemi Mikelit, princit te engjejve qiellore, qe nxorri jashte armikun e ferrit; dhe Jozefin, bashkeshortin e Virgjereshes se Shenjte, patroni qiellor i Kishes Katolike; dhe Apostujt e medhenj, Pjetrin dhe Palin, eterit e kampioneve fitimtare te besimit te Krishtere. Nepermjet patronazhit te tyre, dhe kembenguljes ne lutjen e perbashket, shpresojme qe Zoti me meshire dhe ne kohen e duhur do te ndihmoje rracen njerezore, qe eshte e rrethuar nga kaq shume rreziqe.

    38. Si premtim te dhuratave qiellore dhe benevolences Tone, me dashuri ju japim ne Zot, juve, vellezer te nderuar, dhe te gjithe klerit e te gjithe njerezve te dhene nen kujdesin tuaj, bekimin tone apostolik.

    E dhene ne Kishen e Shen Pjetrit ne Rome, ne diten e njezete te Prillit, 1884, vitin e gjashte te Pontifikates Tone.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •