Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2017
    Postime
    5

    poezi nga femij i braktisur

    Nene, sa vend ke tek une nene
    Por sa shume ke te Krijuesi im
    Perse me braktise o nene ?
    Perse me le ne harrim?

    Sa do te doja o nene
    Qy ty te lagte loti im
    Kete ma thote malli nene
    Ma kish thene dhe Zoti im.

    Ma kishte thene Zoti im
    Vendin tend o nene tek une
    Ma kish bere rrepte obligim
    Te te doja shume, shume…

    Me ty do te isha shume e lumtur
    E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
    Ndoshta per ty nuk isha e shkathet e e bukur
    Por do te te doja perjete, perjete …

    Nuk jam e vetem o nene
    Flas e qaj ne namazin tim
    Te kerkoj, lutem per ty
    Megjithese me le ne harrim.

    Mundohu te kuptosh nene se jam vajza yte
    Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
    ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
    Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

    Nene sme vure ti as emrin
    Djepin kurre nuk ma tunde
    Nene sta ndegjova kurre zerin
    Si munde te ikesh si munde?

    Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
    Ne zemren e brengte vlon shume mall
    Acarin dielli spo e thyen dot
    Ajsbergu i akullt behet me i madh

    Nene te paktem me thuaj ku je
    Te te shoh fytyren mekatare dua
    Nuk jam e sigurt nese e imja nene je
    Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

    Sa here u ndjeva e vetem o nene
    Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
    Sa me ka munguar dora jote nene
    Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

    Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
    Kur debora binte dhe era nuk pushonte
    Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
    Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

    Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
    Sa here u semura sa here per ty qava
    Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
    Sa here me lotin tim jastekun e lava.

    Sa here zemra ime ka pikuar gjak
    Sa here goja ime vertiti renkime
    E ti kurre o nene su bere merak
    Se femia yt mbytej ne gulcime.

    Sa here loti i vetmise rrugen time preu
    Sa endrra vdiqen sa pasione vane
    Sa here mungese e nenes zemen time theu
    Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

    Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje vajze
    Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
    Shume nota te mira gjate vitit ka marre
    Por nuk ka e shkreta se kujt te ja tregoje.

    Ku je pra o nene dua te te shoh
    Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
    Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
    Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

    Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
    U bene shume kohe qe te flas me poezi
    Mendoj se me do veteveten genjej
    Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

    Te kerkoj ty nene derisa te rroj
    Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
    Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
    Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

    Ku je pra o nene se spo te gjej dot
    Te lutem me trego ku je fshehur ti?
    Dua te shikoj a ke ne sy lot,
    Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

    Dua te shikoj o nene zemren tende
    Ne eshte akoma e ashper, e semure
    Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
    Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

    Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
    Dhe si moshataret dhe une te gezoja
    Po te ishim bashke si nena me vajze
    Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

    Kete nuk e them se jam i pasur
    Por nga mallengjimi o nene po e them
    Me mire preferoj te jem me ty, e varfer
    Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

    Cdo te diel e vetm neper rruge dal
    Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
    Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
    Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

    Te dielen qe shkoi stoli u semur
    U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
    Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
    Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

    Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
    Ai u be streha ime e pare
    Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
    Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

    U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
    Me pas nga keqardhja vershova duke qare
    Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
    Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

    Porosite e Zotit ti nene si zbatove
    Te vetem me le te vuaj si e mjere
    Detyrat si nene ndaj meje i harrove
    Mendove se isha teresisht i pavlere.

    Gabove nene e dashur, shume u gabove
    Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
    Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
    Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

    Prandaj edhe une shume durova
    Perballova sproven theva cdo trishtim
    Te kerkova nene, kudo te kerkova
    E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

    Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
    Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
    Per vite te tera lart nje parulle mbajta
    Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

    Kerkova, kerkova ne male te larte
    Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
    Me kembe te zbathura me syte te lagte
    Por askund o nene, askund nuk te gjeta .

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar endrraime pėr postimin:

    DiGiT@LiFE (07-08-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2017
    Postime
    5

    Pėr: poezi nga femij i braktisur

    PĖR NĖNĖN



    Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
    Sikur doren e

    saj ta prekja teksa ndieja mall,
    Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
    Do te isha e lumtur,

    zemra do te me behej mal.

    Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
    Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
    t'ia

    shkepusja e ta merrja mbi vete,
    Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
    Do te isha e lumtur, do me

    behej se e kisha shpetuar.

    Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
    Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja

    fort shtrenguar mbi gji,
    Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
    Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •