(Fakte shencore)

Probemi i Origjinës së Vojsava Kastrioti –Tribalda ose Triballa, është prekur nga shumë autorë dhe të gjthë janë bazuar tek Dorëshkrimi i Gjon Muzakës (Molosaki) i vitit 1515, me titull `Kronikë e shkurtër mbi Gjenealogjinë e Dinastisë Muzaka` (http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html).

Origjina e saj në se ishte me origjin sllave apo shqiptare ka ngritur një zhurmë të madhe në të cilën janë përfshirë historian dhe amatorë, politikanë dhe anti shqiptarë disa nga të cilët shajnë apo lëvdojnë Mustafa Nanon i cili ka bërë një shkrim ku pohon se Vojsava Tribada ishte sllave (më saktë serbe).

Problemi i ngatërresës qindra vjeçare për këtë problem është se:

Së pari, nuk ka shumë të dhëna për këtë grua. Dokumentacioni vjen nga historian seriozë që njihen, Ja kush janë ata që kanë dhënë fakte se ku jetonte dhe kujt etni i përkiste Vojsava Tribalda (Triballa):

Shumë studiues nuk bien dakort për origjinën e saj në se ishte arbër-epirote që banonin në Maqedoni apo ishte me origjinë serbe madje disa thonë bullgare me emrin Vojisllava.

Zyrtarisht sipas literaturës sllave, kishte këtë origjinë familjare.

Vojsava Kastrioti-Tripalda- Orthodokse-bizantine.

Voisava Tripalda (lindur? në Pollog - vdekur në 1405
Voisava -Volislava, e njohur si gruaja e Gjon Kastriotit me te cilin pati 9 femije.
Prinderit: Grgur Golubi? (Brankovic) dhe e jema Teodora?!
Bashkeshorti: Gjon Kastrioti (vdekur në 1437, varrosur në Hilanda Pirgu Arbanas.)
Femijet: Mara, Elena, Mamica, Vllajka, Angjelina, Stanisha, Reposh, Gjergj, Konstandin,
Nipi: Gjon Kastrioti
Gjyshi: Branko Mladenovi??!

Si perfundim, Petrovski hedh dhe nje te dhene gjenealogjike qe vijne nga dokumentat zyrtare te asaj kohe flitet per Grgurin e Panjohur ose Grgur Brankoviqin e ku rezulton se bashkeshortja e ketij Grguri quhet Todora. Me pastaj, therritet dhe nje informacion tjeter sipas nje shkruesi te nje manastiri i bere ne vitin 1371, Krale Marko jetonte me Teodoren, gruaja e Grgurit. Dhe me kete te dhene mbyllet dhe kapitulli mbi Vojsaven, me pretendimin qe Todora eshte e jema e saj.

Sipas studiuesit dibran Hilmi Sadiku në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”.

Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.(http://www.forumishqiptar.com/thread...Vojsaves/page5).

Autori tjetër, Johann Georg von Hahn (1811–1869), thote se Vojsava ishte nga familja e Branai e fisit të Vrana Konti.

Autori ynë Fan S. Noli (1882–1965), permend se Vojsava vinte nga Familja Muzaka.

Historiani Oliver Schmitt (b. 1973), historian austriak thote se Vojsava vinte nga familja Brankovic dhe ishte serbe e afert me Mara Brankovic.

Boban Petrovski (b. 1972) historian maqedonas, thote se Vojsava Tripalda nga Pollogu ishte e bija e Gergur Brankovic, apo edhe e Vuk Brankovic.

Strashimir Dimitrov (1892–1960), historian Bulgar, thote se Vojsava ishte e bija e nje bojari bullgar nga Maqedonia.

Së dyti, të gjithë pranojnë se është nga Pollogu i Maqedonsë. Në kërkimin tim vura re se të paktën ka tre vënde në Maqedonitë cilat kanë emrin Pollog. Dhe që këtu mesa duket ka lindur ngatërresa. Ka disa vënde me emrin Pollog në Maqedoni.

-Ka një fshat me emrin Pollog (Polloshko) afër lumit të Zi (Crna River) ku gjëndet aty afër, Manastiri i Shën Gjegj Pollogut. Ky manastir e ka origjinën në shek 13-14. Në vitin 1340 noteri (charter) i Car Dushanit, deklaron se vëllai i Car Dushanit ëshë varrosur në atë manastir. Kështu me kërkesë të nënës së tij, Car Dushani e ktheu Manastirin në një shtesë të Manastirit të Hilandarit. Në 1378 vëllezërit Dejanvci e kthyen në një shtesë të Manastirit të Shën Pantelejmonit të Malit Athos.Ky manastir është i famshëm për afreske dhe ikonostase të cilët tregojnë disa monedha maqedonase.

-Në Bashkinë e Novaci gjëndet një Pollog tjetër në perëndim ka një qytezë me emrin afër fshatit Gnilesh, dhe në perëndim gjithashtu ka një qytezë me emrin Tepavci Në veri perëndim ka Manastirin e Shën Gjergjit.

- Zona tjetër është zona ku ka më shumë mundësi të ketë jetuar Vojsava Tibalda (vdekur në 1405), Rajoni Pollog që përfshin Tetovën, Gostivarin dhe Mavrovën që janë në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në këtë zonë Gjon Katrioti ka dhuruar dy fshatra Radostunja dhe Trebinja.

Gjon Kastrioti i dhuroi Manastirit të Hilandarit ne vitin 1426 dy fshatrat e mëpsipërm, nga pronat e veta ne rajonin e Gostivarit, dhe bleu pirgun e Shen Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Arbanas) dhe ne kete manastir nje nga djemte e tij, Reposhi, e kaloi jeten si murg derisa vdiq me 25 korrik 1431. Ne epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e larte fisnik duke (Reposh Castrioti- Dux illyricum).

Dihet që përdorimi i për sqarim të personave në atë kohë me epirot dhe ilir, tregon se këta persona ishin orthodoksë por as sllavë dhe as bizantinë-grekë por arbër sipas Prof. Kristo Frasherit.

Kjo tregon se në këtë pronë të Gjon Kastriotit ka jetuar edhe e jëma e tij Vojsava të cilën serbët dhe bullgarët e përkthenin si Volisllava, por në fakt emir Vojsava ka kuptim në shqip dhe jo në sllavishten e vjetër, ashtu si e sqaron autori me emrin Naim Flamuri: Vaissa- vajza, kurse vetë lulja në malet e Pollogut quhet sot Vaissa, ajo e vajzës…e kuqja.me një prapashtesë slave `va`. ose për meshkujt `vic`, siç ishte moda e asaj kohe

(http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7).

Së treti, si ka mundësi që Vojsava të mbante mbiemrin Tribalda (Triballa) në një kohë kur sipas autorëve sllavë serbë dhe bullgarë bashkëshorti e kishte mbiemrin sllav: në njërin rast Grgur GOLLUBIC ose BRANKOVIC (do ti spjegojmë më poshtë)!?

Ky burim i ri të dhënash për origjinën Vojsava Tripalda në të cilën autori shumë serioz Naim Flamuri, në shkrimin që ka botuar tek Linku elektronik Konica.al një shkrim me titull: `NÂNA E SKËNDERBEUT (për ata që duan ta dinë)``, të dt.17 Korrik, 2017, i bazuar në të dhëna të sakta, ka shkruar: ``Gjergj Kastrioti u lind nga nâna shqiptare me fe askohe ortodokse Vojsavë (Vaissa- vajza) Triballa, e bija e Gërgur Triballës nga Gradeci – Pollog, princ i Pollogut i shpallur në kishën e Leshës (Leshkë/Leshok), Tetovë, në dinastinë e Topiajve, dhe baba katholik shqiptar, Gjon Kastrioti, i biri i Pal Kastriotit me preardhje nga një familje fisnike e Matit-Dibrës, princ i zonës përreth Krujës e Dibrës. ishte edhe një lidhje edhe më e veçantë që kishte Skënderbeu me këtë qendër dhe banorët e saj. Sipas burimeve del se Skënderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava, ishte bijë e kësaj qendre Qytezë e Pollogut me emrin e lashtë -Draodakum, e quajtur nga burimet kishtare Gradec (qytezë). Mbeturinat e murit që rrethonin qytezën antike Draodakum ekzistojnë edhe sot. Në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve, fis i cili ka qenë Thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog``.

Në shumë burime historike, Gradeci njihej në juridiksionin e Tetovës. Fshati shtrihet rrëzë malit Sharr, përpara ka fushën e pjellshme të Pollogut.

Tani, administrativisht, është nën juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovë. Gradeci, fshat i ish-komunës se Negotinës së Pollogut ish-komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapçishtit (rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 7.000 banorë. Banorët e këtij fshati janë shqiptarë, vendas autoktonë me histori të gjatë. Në të kaluarën ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetër – Draodacum, pastaj Gradec, siç njihet dhe sot ``(http://konica.al/2017/07/nana-e-sken...-duan-ta-dine/).

Varianti më i përhapur që përkrah origjinën sllave të Vojsavës dhe që ka ngatërruar Historianët e sigurisht edhe Mustafa Nanon është variant i Pollogut që gjëndet në Komunën e Prilepit me emrin e njëjtë, Pollog (Polloshko) afër lumit të Zi (Crna River) ku gjëndet aty afër, Manastiri i Shën Gjegj Pollogut.

Ky manastir e ka origjinën në shek 13-14. Këtu lind historia e Gërgur Gollubiç i cili ishte martuar me një Vojsava e cila sigurisht nuk mund ta kishte mbiemrin e vet Tribalda por Gollubiç ose Brankovic.. E jëma e kësaj Vojsave e kishte emrin Teodora. Sipas historisë serbe, Marko Krajleviç për të cilin janë bërë këngë epike serbe dhe bullgare (madje edhe tek epika elegjendare e Gjeto Bashe Mujit dhe Halilit i këndohet luftës kundër Markos), u nga nga gruaja e tij Helena dhe i rrëmbeu gruan me emrin Vojsava, Grgur Gollubiçit apo Brankoviçit, dhe bashkëjeton për disa kohë më Vojsavën. Më vonë Marko Krajleviçi ri-martohet me Helen pra me gruan e parë të tij, pasi i jep vjehrit të tij (i cili jetonte në Hlapen), Vojsavën gruan e Grgur Gollubiçit. Ri martesa bëhet në kishën e fshatit Kallugjerac në prani të një prifti Scribe Dobren i cili shkruan: ``Lavdi Zotit Përmbaruesit, amin, amin, amin. Ky libër u shkruajt në Poreçje në fshatin Kallugjerac, në ditët e të përshpirtshmit Mbret Marko, ku ai dorëzoj Todorën gruan e Grgurit tek Hlapen dhe ri mori bashkëshortten e tij të parë Helena, Bijën e Hlapenit``. https://hoëlingpixel.com/wiki/Prince_Marko).

Pra shihet se kjo Todorë dhe ky Grgur nga të cilët lindi një Vojsavë që serbët dhe bullgarët pretendojnë se është e jëma e GjergjKastriotit-Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit, është me të vërtetë serbo-bullgare, por nuk mund të jetë gruaja e Gjon Kastritotit për këto arësye:

-sepse Gjon Kastrioti mori grua një bijë të një fisniku të nderuar ose siç quheshin në atë kohë sipas serbve –zhupan (pa emrër të veçantë), me emrin Grgur Triballa, dhe e bija quhej Vojsava Triballa. Zona ishte e Pollogut afër zzotërimeve të Gjon Kastriotit

- sepse Pollogu në të cilin gjëndej Manastiri i Shën Gjergj Pollogut është larg nga zotërimet e Gjon Kastriotit dhe gjëndet diku në kufi me Greqinë e sotme afër Hilandarit.

- së treti nëse Gjon Kastrioti do të merrte një grua nga etnia e tij dhe fisnike , ai mund ta merrte nga Zhupani i i madh Andrea Gropa i cili ishte afër fare pronari i Ohrit dhe i Dibrës dhe ishte martuar me zonjën Qyrana, bija e dytë e zotit Andrea Muzaka Despot i Epirit.

http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html).

-Së katërti, pohimet e Gjon Muzakës në Memoarin e tij, nuk përmënd në asnjë rast ndonjë zhupan serb a bullgar. Ai spjegon lidhjen e ngushtë farefisnore me Vojsava Tribada nga linja e Nënës se saj e cila quhej Maria (dhe jo Teodora siç thonë serbët dhe bullgarët), dhe unë po e përkthej fjalë për fjalë nga dorëshkrimi:

``Dihet që Zoti Gjon Kastrioti ishte babai i zotit Scanderbeg dhe ishte martuar me zonjën Voisava Tripalda me të cilën pati katër djem dhe pesë vajza.

Gjyshi i zotit Scanderbeg quhej Pal Kastrioti dhe zotëronte dy fshatra: Signa (Sinja) dhe Gardi ipostesi (Gardhi i poshtëm).

Zotit Pal Kastrioti i lindi Gjon Kastritoti i cili u bë Zot i Matit., dhe gruaja e Gjonit quhej Vojsava Tribalda e cila ishte nga një familje fisnikësh. Ju duhet ta dini gjithashtu se ata ishin të lidhur me Markezin e Tribalda-s. Le tju informoj ju se si ata (Gjon Kastrioti), ishin lidhur me këta (Markezin Tribalda) nëpërmjet gruas së tij (Vojsavës).

Siç e dini ju, Zotit Vlash (Blaise) Muzaka i kishte lindur zonja Teodora, e cila ishte martuar me zotin Pal, djalin e zotit Vuk Zardari. Ky Zoti Vuk Zardari ishte vetë një Pronar i një toke që quhej Zardaria (Zall Dardha?).

Dhe Zonja Theodora dhe Zoti Pal, lindën Zonjën Maria, e cila ishte Dukesha Ferrandina. Kështu, nëse e kuptuat drejt, le tju them ju se Zotit Muzaka i lindi Zoti Andrea, gjyshi im dhe zoti Vlash (Blaize).Gjyshit tim Andrea i lindi Zoti Gjin, babai im dhe zonja Maria, e cila ishte nëna e zonjës Skanderbeg (pra Vojsava). Zotit Vlash ( Blaise) i lindi Zonja Theodora e cila u martua me Zotin Pal Zardari. Atyre u lindi Zonja Maria e cila ishte dukesha Ferrandina.

Unë vetë Zoti Gjon Muzaka më lindi djali Zoti Gjin. Zonja Qerana ( Chirana), nëna ime ishte bije e Zonjës Maria, motra e Zotit Vuk Zardari.

Nëna ime dhe Zoti Pal, babai i dukeshës Ferrandina ishin kështu kushërinj gjaku. Por martesa e Zonjës Maria me Zotin Vrana konti ndodhi në kohën kur pothuajse të gjithë Princat e Shqipërisë u shpartalluan nga Sulltani…. Kështu Zoti Vranakonti u bë Duka Ferrandina.`` (http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html)

Në përfundim të këtij diskutimi të hapur për Gjenealogjinë e Nënës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Vojsava Tribalda, e cila u martua me Gjon Kastriotin e për Nënë kishte Maria Muzaka (e jo Teodoran e sllavëve), dhe Baba kishte Markezin Tribalda, i cili, ashtu siç tha z. Naim tek shkrimi i titj quhej Grgur ( ose Grigor një emër orthodox, ose Guri) Tribalda, cili zotëronte zonën e Pollogut, me qëndër fshatin Gradec. Lidhjet e Familjes Kastrioti me zonën e Pollogut vërehen edhe më vonë ashtu siç e thamë më sipër kur Gjon Kastrioti dhe të tre bijtë e tij, me përjashtim të Stanishës, i shitën për 50 florinj

Dy fshatra te zonës së Gostivarit të sotëm Radostunja dhe Trebinja të cilat duhet të ishin pronë e të vjehrit Grgur Tribalda-s.

Gabimet e Autorëve kanë ardhur nga prania e disa vëndeve me emrin Pollog në Maqedoni të cilat për Pollogun afër Prilepit e shfrytëzuar Serbët dhe Bulgarët për ti dhënë Vojsava Tribaldës origjinë Slllave, të dhëna shumë të akta për babain e Vojsavaës, Markezit Grgur (Grigor) Tribalda që banonte në Gradec të Pollogut, si dhe tradita e kohës që ashtu si dhe në kohën e sotme shqiptarët, epirotët dhe arbërit e djeshëm përdornin emrat e shteteve të cilat ishin më të fuqishme se ta. Në atë kohë ishin sllavët, kështu që emrat mund të ishin sllavë. Në kohën e Perandorisë Bizantine dhe asaj Romake të perëndimit sipas religjionit njerëzit vendosnin emrat sipas fesë. Po kështu në kohën e pushtimit nga Perandoria osmane emrat janë vënë sipas religjionit mysliman. Kurse sot ku kultura perëndimora e kryesisht ajo anglo-amerikane dhe më pak italianë dominon tek në-emrat vendosen sipas religjionit katolik, protestant, evangjelist, dhe më pak emra orthodoksë dhe myslimanë. Këtë duhet të kishin patur parasysh të huajt por dhe z. Nano, përsa I përket emrit të babait të Vojsavaës- Grgur, I cili në fakt është ose Grigor sipas emrit orthodox ose Guri.

dhe gabimet në përkthime apo mos studmi i mirë i matërialeve. Nga këto të dhëna që mora unë del se Vojsava Tribalda e cila pa edhe endrën e famëshme e cila është teguar gojë më gojë se do të lindëte një Dragua që dotë shkatërronte armiqtë, ishte me origjënë arbër orthodokse. Ajo vdiq në vitin 1405. Nuk i dihet datlindja e saj, dhe se ku është varrosur.

Literatura e vjetër

-Marin Barleti (1450-1513), the Albanian-Venetian historian, wrote in his biography of Skanderbeg (published between 1508-1510), that she was the "daughter of a lord of the Triballians".[1][2] in another chapter, when talking about the inhabitants of Upper Debar that defended Svetigrad, he calls them "Bulgarians or Triballi".[3] Hoëever, the term "Triballians" (Triballoi) appears frequently in Byzantine and other European ëorks of the Middle Ages, referring exclusively to Serbs.[4][5][6]

-Gjon Muzaka (fl. 1510), an Albanian nobleman of the Muzaka family, alleged in his Muzaka Chronicle (published in 1510) that the "Marquis of Tripalda" ëas maternally related to the Muzaka.[7] Furthermore, in another chapter, he assigns the "Triballi" to the Serbs.[8]

Literatura Moderne

-Johann Georg von Hahn (1811-1869), an Austrian expert in Albanian studies, had several theses on the geneaology of Voisava in Albanesische Studien (1854), including a possible relation ëith the Branai family or Vrana Konti.[9]

-Karl Hopf (1832-1873), a German historian and expert in Byzantine studies, in Chroniques Greco-romanes (1873) concluded that Voisava was daughter of a Serbian lord from Polog.[10]

-Fan S. Noli (1882–1965), an Albanian-American ëriter, in his biography of Skanderbeg (1947), adopted the vieë that Vojsava came from the Muzaka family.[11][12] Harry Hodgkinson, too, considered her a member of the Muzaka family,[13] although his ëork does not provide information from any modern original research.[14]

-Strashimir Dimitrov (1892-1960), a Bulgarian Academician, said that Vojsava ëas a daughter of a local Bulgarian lord (boyar) from Macedonia.[15]

-Boban Petrovski (b. 1972), a modern Macedonian historian and author of Voisava Tribalda (2006), the only ëork about Voisava and her possible geneaologies, concluded that Voisava ëas of undoubtedly Slavic origin, most likely Serb, as she ëas the daughter of a lord of the "Triballians" (Serbs) in Polog, that had ruled before the Ottoman conquest.[16] He had several theses on the ultimate identity of Voisava's father: "If the Brankovi? family indeed governed Polog in the last decade of the 14th century, it arises the chance that Voisava ëas a daughter of Grgur Brankovi? or even Vuk Brankovi?."[17]

-Oliver Schmitt (b. 1973), a professor of South-East European history at Vienna University, in his biography Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan(2009) supported that she ëas a Serbian nobleëoman of the Brankovi? family and a close relative to Mara Brankovi?.