Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Shën Danakti, shenjtori shqiptar në Itali

    Shën Danakti, shenjtori shqiptar në Itali

    Emri:  Shen-Dana1.jpg

Shikime: 1078

Madhësia:  34.4 KB

    Nga Antonio Biasco

    Shën Danakti është një shenjt martir me​ ​origjinë nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Por, nëse në atdheun e tij duket se është​ ​e vështirë të gjenden referime të historisë së tij dhe të kultit të tij, këto të fundit​ ​zbulohen mjaft të gjalla dhe të rrënjosura në bregun tjetër të Kanalit të Otrantos, në Salento. Këtu, një vend i vogël, pak më shumë se​ ​dyqind banorë, i është dedikuar Shenjtit​ ​të Vlorës. Si një mision për t’u kryer: të jetë dëshmitar dhe rojtar i përkujtimit të Shenjtit.​ ​Emri i vendit të vogël është ai i Shenjtit, që është edhe pajtori. Në emër të Shenjtit titullohen​ ​famullia, kisha, një altar, sheshi i vendit. Më 16 janar Shenjti përkujtohet me festën​ ​vjetore si mbrojtës, e kremtuar gjithnjë me devotshmëri të madhe dhe e përsëritur në verë,​ ​të dielën e parë të gushtit, me një program më të pasur qytetar. Festa, e paraprirë nga një​ ​nëntëditësh me përgatitje, pas kremtimit të Meshës kremtore me një panegjirik mbi jetën​ ​e Shenjtit, e arrin kulmin me proçesionin e shtatores së Shën Danaktit nëpër udhët e vendit,​ ​me pjesëmarrjen e autoriteteve civile dhe fetare.

    Kortezhi shoqërohet nga banda muzikore dhe​ ​përfundon me spektaklin e fishekzjarreve. Organizimi veror i festës pasurohet nga prania​ ​e dritave, me atmosferën e tyre ndriçuese dhe plot ngjyra, dhe me një spektakël muzike të lehtë​ ​që e gëzon mbrëmjen, në sheshin e vendit, deri pas mesnate. Rasti i festës sjell edhe kthimin​ ​dhe pjesëmarrjen e shumë bashkëqytetarëve emigrantë në lokalitete të ndryshme të veriut të​ ​Italisë apo jashtë shtetit.​ ​Ndër banorët e vendit është i përhapur emri​ ​Dana (Danakt), në nder të Shenjtit pajtor.​ ​Gjeografikisht, fshati Shën Dana gjendet në​ ​jug të provincës së Leçes, pika më ekstreme e​ ​Salentos, e njohur si Kapo di Leuka, ose FinibusTerrae (Fundi i Botës).​ ​Përballë, në bregun tjetër, qyteti i Vlorës!

    Është një pjesë e detit që këtu bëhet akoma​ ​më e ngushtë. Dhe malet Ceraunianë, që në​ ​ditët më të bukura të erës së veriut, ngrihen​ ​lart me majat e tyre të bardha dhe të fuqishme,​ ​përtej detit blu.

    San Dana (Shën Danakti) është fraksion i​ ​Komunës së Gagliano del Capo, pak më shumë​ ​se 5000 banorë, pronë e vjetër e familjes​ ​Kastrioti – Skënderbeg, i dhuruar në vitin 1489​ ​Andronika Arianitit, vejushës së trimit Gjergj​ ​Skënderbeut, atë dhe hero i kombit shqiptar. Danakti i përkiste si lektor Kishës së Vlorës. U​ ​përpoq të shpëtojë enët e shenjta të Kishës gjatë një​ ​persekutimi të dhunshëm në një epokë jo të sigurtë,​ ​e treguar nga disa burime mes fundit të shekullit​ ​III dhe fillimeve të shekullit në vijim si periudha​ ​e persekutimeve romake. Disa grupe paganësh,​ ​banorë të fshatrave afër, ku më shumë rezistonin​ ​besimet idhujtarike, ishin shtyrë deri në qytetin e​ ​Vlorës me aksione plaçkitjeje të vendeve të shenjta​ ​dhe me persekutime kundër të të krishterëve.​ ​Danakti kërkoi strehim në një vend të sigurtë​ ​pesë milje larg nga qyteti i Vlorës, drejt detit.​ ​Pamja e Gadishullit Karaburun nga qyteti Otranto​ ​San Dana è un santo martire originario della città di Valona, in Albania Shën Danakti është një shenjt martir me​​origjinë nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri​ ​Me t’u mbërritur nga paganët, i qe kërkuar t’i​ ​flijojë perëndisë Bako, “krijues i pijes së verës”.​ ​Danakti, pa hezitim, i forcuar nga besimi i​ ​tij, e përballoi flinë e martirizimit si formën më të lartë të dëshmisë në Krishtin. Trupi i tij qe​ ​shqyer dhe hedhur në det.​ ​Dana në Shqipëri quhet Danakt. Në Greqi​ ​Danax. Në disa lokalitete të Greqisë Shenjti është i nderuar si pajtor i lektorëve dhe i​ ​ministrantëve.​ ​Në traditën salentine, martirizimi i Shenjtit gjendet në rrethin lokal dhe i atribuohet​ ​pushtimeve saraçine të shekujve IX – X. Danakti nga Vlora, i zbritur në Salento, ka gjasë se ka​ ​zhvilluar shërbimin si diakon tek Shenjtërorja e​ ​famshme e Shenjtes Maria të Leuka-s. U përpoq​ ​t’i shmangej një sulmi të Saraçinëve dhe të mbrojë enët e shenjta të Kishës duke shkuar në​ ​drejtim të Montesardo-s, që në atë kohë ishte seli e fortifikuar. Gjatë rrugëtimit, Danakti u kap dhe​ ​u vra nga Saraçinët që të mos mohojë Krishtin.

    Pranë atij vendi, në përkujtim të Shenjtit dhe të​ ​martirizimit të tij, është ngritur një fshat i vogël​ ​që akoma sot mban emrin e tij.​ ​Këtu Shenjti, përkujtohet si Shenjti i​ ​Eukaristisë, për faktin se ka flijuar vetveten që të​ ​shmangë profanimin e osteve të shuguruara. Në​ ​ikonografinë e vendit ai mban me devotshmëri​ ​enën me ostet e shuguruara.Versioni vendas i historisë së Shenjtit përpiqet kështu të shpjegojë arsyet e kultit dhe të lidhjes​ ​së fortë të komunitetit të vogël salentin me

    Shenjtin e Vlorës, duke pretenduar se ai është​ ​martirizuar në këtë tokë.​ ​Në realitet, është një shenjt i qytetit të Vlorës, e​ ​që i përket Kishës së Lindjes. Prej saj, së bashku​ ​me Shqipërinë, varej edhe Salento, territor antik​ ​i Perandorisë Bizantine. Dioqezat e Salentos​ ​vareshin nga Patriarkati i Kostandinopojës.​ ​Do të kenë qenë disa komunitete me origjinë​ ​nga Epiri që e kanë sjellë këtu kultin e Shenjtit​ ​tonë. Në kohë të largëta. Kur shkëmbimet mes​ ​dy brigjeve duket sikur kanë qenë më të dendura​ ​dhe domethënëse.​ ​Kur “afërsia” mes dy popujve ka munguar,​ ​dhe kanë filluar të kenë përparësi “muret” dhe​ ​mbylljet, duke shtuar ndjenjën e shkëputjes dhe​ ​largimit nga të dyja anët, ka qenë më e vështirë të​ ​mund “të bashkëndahet” një Shenjt i përbashkët, të mund të mbahet një vetëdije për një pasuri feje​ ​dhe kulture, që shpesh herë ka bashkuar.​ ​Shën Danakti, vendi i vogël salentin, vazhdon​ ​akoma edhe sot të përfaqësojë një jehonë të largët të asaj historie antike dhe të lavdishme.​ ​Dhe, mbi të gjitha, vazhdon të konfirmohet si dëshmitar besnik dhe rojtar i devotshëm i​ ​kujtimit të Shenjtit të Vlorës.​ ​Na takon neve të rizbulojmë historinë tonë.​ ​Shën Danakti ka qenë dhe është një Shenjt i​ ​përbashkët, që mund të bashkojë pavarësisht​ ​largësive dhe dallimeve. Ai mund të përforcojë​ ​arsyet e ekumenizmit dhe të takimit. Një urë​ ​mes dy brigjeve.

    Koha Jone

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shën Danakti, shenjtori shqiptar në Itali

    Interesante. Ka shume gjera per te zbuluar.Por historianet tane meren akoma me Mehmet Shehun e vrane a po vrau veten,e nuk kane kohe per tjera gjera. Bako,ose Bacchus eshte versioni romak i Dionizit helen.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Danakti, shenjtori shqiptar në Itali

    Emri:  danax.JPG

Shikime: 958

Madhësia:  76.4 KB

    Emri:  FotoFlexer_Photo.jpg

Shikime: 970

Madhësia:  104.9 KB


    Tropari — Toni 4

    Martiri yt i shenjtë Danakt, O Zot,
    Me anën e vuajtjeve të tij mori nje kurorë që nuk prishet kurrë prej Teje, o Zot.
    Duke patur fuqinë Tuaj, ai i mundi kundërshtarët,
    Dhe e shkatërroi guximin e pafuqishëm të demonëve.
    Me ndërmjetimin e tij, shpëtoi shpirtrat tanë!


    Kisha e kujton në 16 janar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-07-2017 më 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •