Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shteti policor: Qeveria e Rilindjes detyron me ligj instalimin e kamerave n bizneset e vendit

    “Kamerat” jan kushtetuese, rrzohet krkesa e tregtarve

    Emri:  kamera-770x410.jpg

Shikime: 161

Madhsia:  18.0 KB

    Gjykata Kushtetuese rrzoi t gjitha krkesat pr t shfuqizuar ligjin pr kamerat e siguris.

    Pas 16 muajsh q nga miratimi i tij, Kushtetuesja ka dhn prgjigjien mesditn e s marts duke rrzuar n mnyr unanime, krkesn e paraqitur nga Shoqata e Tregtarve, e cila krkonte shpalljen si anti-kushtetues t ktij ligj.

    Tregtaret e quajtn antikushtetues detyrimin pr t vendosur kamera sigurie me pamje video me cilsi t lart dhe pr t vendosur n dispozicion t drejtesise n do rast pamjet.

    Filmimi gjat gjith kohs n ambientet publike pr tregtart sht nj shkelje e t drejtave t njeriut. Por nuk ka qn e ktij mendimi Gjykata Kushtetuese e cila e la n fuqi ligjin.

    Ky ligj ishte kthyer pr diskutim n Kuvend edhe nga presidenti Nishani dhe srish ishte miratuar. Propozuesi i ligjit ishte ish ministri i Brendshm Saimir Tahiri dhe n Kuvend projekti u plotsua me disa ndryshime.

    Pas hyrjes n fuqi tani do biznes i parashikuar n ligj sht i detyruar n instalimin e ktyre kamerave, n t kundrt gjobat variojn nga 5 mij deri n 100 mij lek.

    Top Channel
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 18-07-2017 m 10:34

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,298
    Postimet n Bllog
    4

    Pr: Shteti policor: Qeveria e Rilindjes detyron me ligj instalimin e kamerave n bizneset e vendit

    Ta krahasosh Shqiperine me Banane Republiken, ben me turp bananen pasi edhe bananet kane me shume dinjitet se shqiptaret ne kete pike.

    Ku ta zesh e ta leshosh nje lajm te tille:

    1. Duke nxjerre nje ligj te tille dhe duke e bere te detyrueshme kameren e sigurise, rritet kostoja e hapjes apo berjes biznes ne ate vend. Qe do te thote, kushdo qe ka nje ide per biznes duhet te marre parasysh edhe kete kosto qe nuk eshte e vogel. Po nuk e beri, e pret gjoba. Kurse bizneset aktuale, perseri u rritet kostoja e te berit biznes, qe do te thote, ata do t'ia kalojne kete kosto konsumatorit: bleresve dhe klienteve te tyre me rritjen e cmimeve. Vetem nje qeveri qe udhehiqet nga njerez budallenj rrit koston e berjes biznes ne vend: sa me pak biznese ne vend, aq me pak te ardhura ne taksa per buxhetin e shtetit, aq me pak edhe vende te reja te hapura pune.

    2. Kamerat e sigurise jane mjeti i preferuar i shtetit policor. Qe do te thote, survejimi i shqiptareve do te behet ne cdo qoshe, rrugice e pallat ku ekziston nje biznes. Dhe ata qe jane ne pushtet do t'i perdorin keto kamera per t'iu bere shantazh qytetareve dhe per t'i zhvatur ata, apo ca me keq: per te shpikur akuza per shkelje rregullash e ligjesh, provat tani i kane ne kamera. Dhe ne nje vend qe ka probleme te medha me sistemin e drejtesise ku qytetari nuk e gjen dot te drejten e tij ne Gjykate, keto vetem sa do te ushqejne me shume sistemin e korruptuar shteteror te vendit ne kurriz te qytetareve.

    3. Kamerat e sigurise shkelin edhe te drejten e privatesise se qytetarit shqiptar. E drejta e privatesise, eshte e drejta e lenies rehat te qytetarit ne punen e tij. Kete te drejte qytetari e gezon ne cdo ambient privat sic eshte shtepia apo pallati, edhe ne cdo ambient publik sic mund te jete puna ku ai punon, rruga ku ai ecen apo dyqani ku ai blen gjerat qe i duhen.

    4. Vendimi i Gjykates Kushtetuese tregon se cfare gomeresh kemi vendosur ne krye te Gjykates Kushtetuese te vendit. Cdo gjykate kushtetuese ne bote e cdo gjykates qe njeh e respekton lirite e te drejtat ligjore te qytetarit, nuk kish se si te mos dilte ne mbrojtje te qytetarit. Gjykatat ekzistojne pikerisht per te mbrojtur lirite e te drejtat e qytetarit nga pushtetet e tjera te vendit qe mund te mundohen t'ia mohojne apo uzurpojne qytetarit keto te drejta. Rasti ne fjale eshte nje rast flagrant, ku pushteti ekzekutiv, qeveria nxjerr nje ligj qe nuk shkel jo vetem te drejtat e tregtareve por edhe te qytetareve qe shkojne ne keto dyqane qe jane qytetare te atij vendi. Kur gjykatat e vendit nuk mbrojne te drejtat e qytetareve, ato jane kthyer ne vegla te instalimit te pushtetit policor ne vend.

    Po edhe ne bote vendosen kamera sigurie neper dyqane?

    Per te gjithe ata qe bejne pyetjen me lart, kamerat e sigurise neper biznese, vendosen nga vete bizneset, me deshiren e tyre dhe jo me mandatin e ligjin e qeverise. E bejne kete gje per motive sigurie te prones, mallit e biznesit te tyre. Por ky eshte nje vendim qe e merr cdo tregtar vete dhe keto regjistrime jane prone e biznesit dhe jo shtetit. Ashtu une si bleres e qytetar, zgjedh te shkoj e blej mallra ne nje dyqan kamera sigurie apo nuk ka kamera sigurie, pa patur friken apo merakun qe jame nen survejim nga shteti ne cdo moment te jetes sime.

    Mjere ju o shqiptare qe jetoni akoma ne ate vend.

    Albo

Fjalt Kye pr Temn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •