FOTO/ Rama ‘përgënjeshtron’ mediat greke: Nuk jam me pushime në Parga. Por nuk thotë pse ka shkuar...
Mediat greke bënë të ditur sot se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhej me pushime në vendin e tyre dhe më saktësisht në Parga.
Por pas këtij lajmi ka gjetur rastin të reagojë edhe vetë Rama, duke dhënë edhe një lajm të keq për ministrat e tij.
Me një status në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se pushimet i bën në Shqipëri dhe ky do të jetë një rregull detyrues edhe për ministrat e qeverisë që ai drejton.
Ja çfarë shkruan Edi Rama:
Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi
1. S'jam me pushime
2. Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri
3. Ky do jetë rregull edhe për ministrat.
Mediat greke, më konkretisht televizioni Star në Greqi, ka bërë të ditur se Edi Rama ka shkuar në Parga në 15 korrik ku ka kaluar disa ditë pushime e ka qenë së bashku me gruan e tij, Linda Rama-Basha.
Ndërsa e nuk e mohon të ketë shkuar në Greqi, por duke mohuar vetëm faktin se nuk është me pushime, Edi Rama në statusin e tij në Facebook nuk na tregon se pse ka shkuar në Greqi?
Syri
Ruaj Lidhjet