Flamuri pavarësisë 105 vjet legjendë, gazetat vjeneze: Ja e vërteta

Emri:  292710.jpg

Shikime: 512

Madhësia:  61.6 KB

Ilustrimi i kopertinës së suplementit Das Interessante Blatt të 12 dhjetorit 1912 është i vetmi imazh i besueshëm deri tani, që na tregon si ishte flamuri i ngritur nga Ismail Qemali ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Para disa kohësh zotni Vasfi Baruti më foli për një fotografi, për të cilin ai kishte kohë që interesohej e shkruante, një imazh që unë e kisha parë të cilësuar si kartolina e parë shqiptare. Po nuk e dija se ajo pamje ishte marrë nga një gazetë vjeneze e vitit 1912, sepse në kartolinë nuk citohet burimi nga është marrë. Përveç asaj, imazhi në kartolinë është i kthyer mbrapsht horizontalisht dhe nuk është i plotë si në original.Z. Baruti më kishe përgatitur një kopje të kopertinës së Das Interessante Blatt, suplementi i gazetës vjeneze Wiener Illustrierte, ku shihet imazhi original i asaj kartoline, figura e Ismail Qemalit në ballkonin e pallatit të familjes Vlora, bashkë me disa të tjerë, ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë. Them ditën e ngritjes së flamurit, pasi kopertina e gazetës vjeneze shënon datën 12 dhjetor 1912.

Z. Baruti e shihte atë pamje si fotografi. Po falë edukimit tim si piktore, e kuptova që me vështrimin e parë se pamja ishte një ilustrim i përgatitur me dorë. Megjithatë, për të qënë e sigurtë duhej të lexoja diçiturën e asaj pamjeje. Nga kopja që më kishte sjellë z. Baruti diçitura nuk mund të lexohej.

Nisa të kërkoj të di më shumë për këtë imazh dhe për gazetën vjeneze. Për fatin tim të mirë Biblioteka Kombëtare e Austrisë e ka digjitalizuar të gjithë koleksionin e shtypit austro-hungarez, duke përfshirë edhe gazetën Wiener Illustrierte dhe suplementin javor të saj Das Interessante Blat (ilustrimi 1). Atje gjeta jo vetëm imazhin e ngritjes së flamurit në Vlorë, të botuar në datën 12 dhjetor të vitit 1912, po edhe shumë fotografi e ilustrime të tjera nga Shqipëria e shqiptarët e atyre viteve.

Duke e zmadhuar imazhin, u binda se ishte një ilustrim i punuar nga një piktor. Madje në cepin e djathtë poshtë figurës dallohet edhe firma e artistit: “H”. Po një vështirësi më doli kur desha të lexoj çfarë thoshte diçitura: nuk ishte gjermanishtja, pasi mund të përktheja fjalët me anë të një fjalori apo edhe me anë të Google translate. Ishte karakteri i vjetër gotik gjerman i gërmave të përdorura për shtypin e këtij suplementi, mjaft i vështirë për t’u lexuar prej nesh. M’u desh të njoh karakterin e gërmave të ngjashëm me gotikun e përdorur nga vjenezët e vitit 1912 për të lexuar e përkthyer çfarë thuhej për ilustrimin, me shpresë se do të gjeja edhe emrin e autorit të tij.

Titulli kryesor mbi pamjen e kopertinës ishte: “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, formimi i një qeverie të përkohëshme në portin detar të Vlorës”. Nën të shkruhet: “I rrethuar nga klerikë dhe fisnikë të elitës nga e gjithë Shqipëria, presidenti i përkohshëm Ismail Qemali shpalli pavarësinë e vendit nën brohoritjet e stuhishme të popullsisë së Vlorës”. Poshtë saj, në kllapa, përcaktohej: “Kjo është një skicë”.

Fatkeqësisht nuk thuhej emri i autorit të skicës.Ilustrimi i kopertinës së suplementit Das Interessante Blatt të 12 dhjetorit 1912 është i vetmi imazh i besueshëm deri tani, që na tregon si ishte flamuri i ngritur nga Ismail Qemali ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Para disa kohësh zotni Vasfi Baruti më foli për një fotografi, për të cilin ai kishte kohë që interesohej e shkruante, një imazh që unë e kisha parë të cilësuar si kartolina e parë shqiptare. Po nuk e dija se ajo pamje ishte marrë nga një gazetë vjeneze e vitit 1912, sepse në kartolinë nuk citohet burimi nga është marrë. Përveç asaj, imazhi në kartolinë është i kthyer mbrapsht horizontalisht dhe nuk është i plotë si në original.Z. Baruti më kishe përgatitur një kopje të kopertinës së Das Interessante Blatt, suplementi i gazetës vjeneze Wiener Illustrierte, ku shihet imazhi original i asaj kartoline, figura e Ismail Qemalit në ballkonin e pallatit të familjes Vlora, bashkë me disa të tjerë, ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë. Them ditën e ngritjes së flamurit, pasi kopertina e gazetës vjeneze shënon datën 12 dhjetor 1912. Z. Baruti e shihte atë pamje si fotografi. Po falë edukimit tim si piktore, e kuptova që me vështrimin e parë se pamja ishte një ilustrim i përgatitur me dorë. Megjithatë, për të qënë e sigurtë duhej të lexoja diçiturën e asaj pamjeje. Nga kopja që më kishte sjellë z. Baruti diçitura nuk mund të lexohej. Nisa të kërkoj të di më shumë për këtë imazh dhe për gazetën vjeneze. Për fatin tim të mirë Biblioteka Kombëtare e Austrisë e ka digjitalizuar të gjithë koleksionin e shtypit austro-hungarez, duke përfshirë edhe gazetën Wiener Illustrierte dhe suplementin javor të saj Das Interessante Blat (ilustrimi 1). Atje gjeta jo vetëm imazhin e ngritjes së flamurit në Vlorë, të botuar në datën 12 dhjetor të vitit 1912, po edhe shumë fotografi e ilustrime të tjera nga Shqipëria e shqiptarët e atyre viteve. Duke e zmadhuar imazhin, u binda se ishte një ilustrim i punuar nga një piktor. Madje në cepin e djathtë poshtë figurës dallohet edhe firma e artistit: “H”. Po një vështirësi më doli kur desha të lexoj çfarë thoshte diçitura: nuk ishte gjermanishtja, pasi mund të përktheja fjalët me anë të një fjalori apo edhe me anë të Google translate. Ishte karakteri i vjetër gotik gjerman i gërmave të përdorura për shtypin e këtij suplementi, mjaft i vështirë për t’u lexuar prej nesh. M’u desh të njoh karakterin e gërmave të ngjashëm me gotikun e përdorur nga vjenezët e vitit 1912 për të lexuar e përkthyer çfarë thuhej për ilustrimin, me shpresë se do të gjeja edhe emrin e autorit të tij. Titulli kryesor mbi pamjen e kopertinës ishte: “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, formimi i një qeverie të përkohëshme në portin detar të Vlorës”. Nën të shkruhet: “I rrethuar nga klerikë dhe fisnikë të elitës nga e gjithë Shqipëria, presidenti i përkohshëm Ismail Qemali shpalli pavarësinë e vendit nën brohoritjet e stuhishme të popullsisë së Vlorës”. Poshtë saj, në kllapa, përcaktohej: “Kjo është një skicë”. Fatkeqësisht nuk thuhej emri i autorit të skicës.

Emri:  292709.jpg

Shikime: 357

Madhësia:  103.3 KB

Duke u nisur nga ajo firmë e thjeshtë, “H”, që ishte në cepin e djathtë poshtë pamjes, firmë që e gjeta edhe në kopertina e ilustrime të tjera të këtij suplementi të disa viteve, iu drejtova me një lutje zonjës Ulrike Polnitzky të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë, me shpresën se ata do të dinin diçka. Polnitzky më ktheu përgjigje menjëherë, duke më thënë se do t’i duhej kohë të bënte kërkime.

Po më në fund as ajo nuk mundi të gjente të dhëna mbi autorësinë e atyre ilustrimeve.

Studiuesit e shtypit të atyre viteve sot e kanë patur të vështirë të përcaktojnë emrat e autorëve të fotografive e ilustrimeve, duke qënë se në përgjithësi autori i ilustrimit dhe emri i fotografit nuk janë të shënuar. Ata që janë marrë me shtypin dhe propagandën austro-hungareze të asaj periudhe, shkruajnë se ilustrimet në shtypin vjenez të asaj periudhe bëheshin duke u nisur nga fotografitë.

Dhe përdoreshin jo vetëm për kopertinat e periodikëve, se bëheshin më tërheqëse për publikun, por edhe për kartolina. Prandaj u binda se edhe ilustrimi në kopertinën e datës 12 dhjetor 1912 është bazuar mbi një apo më shumë fotografive të atij fotografi, që ka fiksuar atë çast të rëndësishëm për historinë tonë: Shpalljen e Pavarësisë. Kjo praktikë nuk ka qenë e panjohur edhe për piktorë të tjerë.

Shembulli më i afërt për ne është krijimtaria e piktorit shqiptar Qenan Mesarea (fare pak i njohur për publikut tonë), shumë prej pikturave historike të të cilit janë të bazuara në fotografitë e atyre ngjarjeve.Duke u nisur nga ajo firmë e thjeshtë, “H”, që ishte në cepin e djathtë poshtë pamjes, firmë që e gjeta edhe në kopertina e ilustrime të tjera të këtij suplementi të disa viteve, iu drejtova me një lutje zonjës Ulrike Polnitzky të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë, me shpresën se ata do të dinin diçka. Polnitzky më ktheu përgjigje menjëherë, duke më thënë se do t’i duhej kohë të bënte kërkime. Po më në fund as ajo nuk mundi të gjente të dhëna mbi autorësinë e atyre ilustrimeve. Studiuesit e shtypit të atyre viteve sot e kanë patur të vështirë të përcaktojnë emrat e autorëve të fotografive e ilustrimeve, duke qënë se në përgjithësi autori i ilustrimit dhe emri i fotografit nuk janë të shënuar. Ata që janë marrë me shtypin dhe propagandën austro-hungareze të asaj periudhe, shkruajnë se ilustrimet në shtypin vjenez të asaj periudhe bëheshin duke u nisur nga fotografitë. Dhe përdoreshin jo vetëm për kopertinat e periodikëve, se bëheshin më tërheqëse për publikun, por edhe për kartolina. Prandaj u binda se edhe ilustrimi në kopertinën e datës 12 dhjetor 1912 është bazuar mbi një apo më shumë fotografive të atij fotografi, që ka fiksuar atë çast të rëndësishëm për historinë tonë: Shpalljen e Pavarësisë. Kjo praktikë nuk ka qenë e panjohur edhe për piktorë të tjerë. Shembulli më i afërt për ne është krijimtaria e piktorit shqiptar Qenan Mesarea (fare pak i njohur për publikut tonë), shumë prej pikturave historike të të cilit janë të bazuara në fotografitë e atyre ngjarjeve.

Anton Holzer, një studiues i fotografisë së 1914-1918s, më shkruante se shumë prej fotove të përdorura në shtypin austriak të asaj periudhë merreshin nga burime të ndryshme, si p.sh.; nga angjeci fotografike austro-hungareze e të huaja, nga gazeta të huaja, deri edhe nga studioja shqiptare Marubi. Emri i fotografëve në përgjithësi nuk citohej.

Ai njihte vetëm një prej tyre, Euggen Freiherr Binder von Krieglstein, i cili kishte qënë oficer dhe korrespondent lufte në vitet 1912-1913. Holzer më përmendi edhe emrin e agjencisë franceze Charles Trampus, e cila sipas tij ka qënë shumë aktive në Ballkan.

Në kohën e Luftës së Parë Botërore ishte k.u.k. Kriegspressequartiers, agjencia e propagandës së ushtrisë austriake, e cila dërgonte fotografët në front dhe bashkë me të edhe agjencia Wiener Kilophot që shpërndante fotografitë në shtypin austriak, ku fotografitë botoheshin nën emrin e saj, pa dhënë emrin e fotografëve. Sot kanë dalë në pah emra fotografësh, si Alexander Exax, Josef Perscheid, të cilët kanë qënë edhe në Shqipëri. Ndër agjencitë fotografike mund të përmendin edhe Leipziger Press Bureau.

Dihet emri i fotografit Albert Eisele, i cili shoqëroi dhe fotografoi në vitin 1914 familjen e princ Wied. Po deri tani pothuaj gjithë të tjerët janë në errësirën e harresës, bashkë me fotografin dhe fotografitë e bëra atë ditë nëntori 1912 në Vlorë.

Figurat në ilustrimin e Das Interessante Blat i njeh me lehtësi: dallohet Ismail Qemali, madje edhe pejzazhi, edhe pamja e godinës së familjes Vlora, me dritaret e ngushta me grila në katin e dytë dhe minareja e xhamisë në sfond, ashtu si dallohen në një fotografi që kemi të atij pallati (ilustrimi 2). Kjo më bind se edhe flamuri i pikturuar në të, edhe shqiponja me një qafë nga ku dalin dy koka është imazhi i vërtetë i flamurit, që u ngrit në Vlorë, duke hedhur poshtë shumicën e varianteve të treguara, të cilat më shumë marrin formën e legjendave. Piktori austriak nuk kishte si ta sajonte një shqiponjë të tillë.

Bindja ime se ai ilustrim na jep pikërisht pamjen që kishte flamuri, i cili u ngrit ditën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, mbështetet edhe në faktin se atë shqiponjë e përdori në 1914 edhe profesori gjerman i eraldikës Emil Doepler, kur kompozoi emblemën e familjes princërore shqiptare Wied (ilustrimi 3). Një profesor i eraldikës nuk mund të vepronte ndryshe, nuk mund të trillonte një shqiponjë për princin e Shqipërisë, kur kishte atë me vlerë, atë që u valëvit ditën e shpalljes së mëvetësisë së shtetit të ri shqiptar.

Shqiponja e flamurit
Shqiponja e asaj embleme është figura e stilizuar e shpendit, me qafën e drejtë, nga e cila dalin dy koka me sqepin e hapur, ku dallohet një gjuhë e valëzuar. Krahët e shqiponjës përbëhen nga shtatë pendë të mëdha, midis të cilave ka nga një pendë të hollë, pra gjashtë të tilla. Në kthetrat e këmbëve shqiponja mban të mbërthyera nga dy rrufe me ngjyrë të çelur, të kryqëzuara. Bishti i shqiponjës është edhe ai si qafa, një formë e ngjeshur, që mbaron me një ndarje treshe në formë gjethesh, ku dy anësoret përfundojnë me nga një zgjatim si grep. (Ajo që mungon në figurën e shqiponjës në flamurin e skicës janë rrufetë.)

Rreth pamjes, autorit dhe ngritjes së flamurit të ditës së shpalljes së pavarësisë tregohen histori të ndryshme. Secili tregon nga një variant, duke marrë prej varianteve të të tjerëve ndonjë detaj e duke shtuar detaje sipas dëshirës, duke ngatërruar ngjarje e data. Por ilustrimi i suplementit vjenez “Das Interessante Blatt” është një provë e fortë se shumica e historive të treguara nuk mund të jenë të vërteta dhe se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo, që jemi mësuar të shohim në fotogratitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.

Ka një variant të treguar nga baronesha Marie Amelie Freiin von Godin, të sjellë në anglisht prej Robert Elsie. Sipas saj, mëngjezin e 28 nëntorit 1912 Hyjed efendiu i kishte kërkuar të merrte prej dhomës së Eqrem beut flamurin, që ai e mbante atje në një kornizë, sepse atë ditë do të shpallnin pavarësinë dhe ju duhej të ngrinin një flamur. Baronesha shkruan se vajti e mori dhe ua dha atë flamur, që sipas saj Eqrem beu kishte tetë vite që e mbante me vete kur udhëtontë nëpër Shqipëri, në ato kohë kur askush nuk guxonte as shqip të fliste, se e arrestonin dhe e dënonin.

Niko Kotherja rendit disa variante e histori mbi ngritjen e flamurit në Vlorë. Sipas tij Thanas Floqi ka shkruar se Petro Dhimitri ka qënë në Vlorë ditën e shpalljes së pavarësisë, pasi ka punuar bashkë me Marigo Pozion, kunata e të vëllait të Thanasit, për gdhëndjen e figurës së shqiponjës, që u përdor si stampë për flamurin e ngritur atë ditë nga Ismail Qemali, e që zbukuroi edhe qytetin.

Mua ky fakt më duket i çuditshëm dhe i pabesueshëm, pasi nuk do t’i falej një fotografi, as ai nuk do t’ia falte kurrë vetes, të rrinte të gdhendëte shqiponja e të mos shkrepte një fotografi ditën e shënuar të një kombi, një ditë e papërsëritëshme në historinë e një populli. Duke u nisur nga ky arsyetim, unë do të thoja se Petro Fotografi nuk ka qenë në Vlorë në 28 nëntor 1912. Ai ka qënë në Vlorë ditën e përvjetorit të parë, më 28 nëntor 1913 kur shkrepi fotografinë që njohim dhe ndoshta ka përgatitur edhe flamurë për zbukurimin e qyteti atë ditë.

Eqrem bej Vlora shkruan: “...Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi”.

Sipas Spiridon Ilos, grupi që u nis nga Rumania për shpalljen e pavarësisë kishte marrë me vehte edhe flamurin që do të ngrinin. Sipas djalit të tij, Vangjo Ilo, Spiridoni i kishte thënë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj pasi e valviti Ismail Qemali unë e mbërtheva në parmak me sqepar.”

N. Kotherja shkruan: “...Marigoja i qendisi flamurit thekët e verdhë për ta bërë ashtu siç e botoi dhe Spiridoni në kartolinën e vitit 1920. Gjithsesi, materiali që na afron më shumë me flamurin e pavarësisë, të ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, besohet të jetë kartolina me flamur, e botuar dhe përgatitur nga Spiridon Ilo në Nju Jork në vitin 1920.

E besueshme, sepse Ilo ka qenë vetë pjesë e ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe nga të vetmit që na ka dhënë një pamje të tij. Këtë ai e shtypi edhe në beze, për ta shpërndarë nëpër kolonitë e shqiptarëve jashtë atdheut”.

Sot e dimë se nuk ishte S. Ilo autor i kartolinës, sepse tashmë njohim origjinalin e ilustrimit, të botuar në Vjenë në kopertinën e suplementit Das interessante blatt të 12 dhjetorit 1912. Spiridon Ilo do e ketë mësuar vonë faktin e botimit të ilustrimit, pra nuk kishte mundësi të përgatiste kartolinën e kopje të saj të shtypura më parë se viti 1920. Dhe në kartolinën e botuar nga Spiridoni, si dhe në ilustrimin origjinal të Das Interessante blatt, flamuri nuk ka thekë.

Ilustrimi i suplementit vjenez është varianti më i besueshëm që kemi për flamurin e 28 nëntorit 1912. Ndoshta ishte po ai, si shkruan revista “Hylli i Dritës”, nr 11, viti 1937, që Ismail Qemali, duke u kthyer nga Vjena, e mori në Kotorr nga Lec Shkjezi: një flamur i thjeshtë, rreth dy metra të gjatë, ashtu si e donte ai: as tepër të madh, as tepër të vogël.

Në Vlorë ditën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, një ngjarje që kancelaritë evropiane e dinin më parë, bashkë me diplomatët e huaj, praninë e të cilëve e dëshmon konsulli austro-hungarez në Vlorë, Wenzel Lejhanec (sipas raportit për ngjarjen dërguar kontit Leopold Berchtold, ministër i punëve të jashtëme të Austrisë), nuk mund të mos jenë dërguar nga agjencitë e huaja edhe fotografë, një prej të cilëve shkrepi ato foto, që u përdorën për të realizuar ilustrimin e kopertinës së suplementit Das Interessante Blatt të 12 dhjetorit 1912.

Ai është i vetmi imazh i besueshëm deri tani, që na tregon si ishte flamuri i ngritur nga Ismail Qemali ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.Anton Holzer, një studiues i fotografisë së 1914-1918s, më shkruante se shumë prej fotove të përdorura në shtypin austriak të asaj periudhë merreshin nga burime të ndryshme, si p.sh.; nga angjeci fotografike austro-hungareze e të huaja, nga gazeta të huaja, deri edhe nga studioja shqiptare Marubi. Emri i fotografëve në përgjithësi nuk citohej. Ai njihte vetëm një prej tyre, Euggen Freiherr Binder von Krieglstein, i cili kishte qënë oficer dhe korrespondent lufte në vitet 1912-1913. Holzer më përmendi edhe emrin e agjencisë franceze Charles Trampus, e cila sipas tij ka qënë shumë aktive në Ballkan. Në kohën e Luftës së Parë Botërore ishte k.u.k. Kriegspressequartiers, agjencia e propagandës së ushtrisë austriake, e cila dërgonte fotografët në front dhe bashkë me të edhe agjencia Wiener Kilophot që shpërndante fotografitë në shtypin austriak, ku fotografitë botoheshin nën emrin e saj, pa dhënë emrin e fotografëve. Sot kanë dalë në pah emra fotografësh, si Alexander Exax, Josef Perscheid, të cilët kanë qënë edhe në Shqipëri. Ndër agjencitë fotografike mund të përmendin edhe Leipziger Press Bureau. Dihet emri i fotografit Albert Eisele, i cili shoqëroi dhe fotografoi në vitin 1914 familjen e princ Wied. Po deri tani pothuaj gjithë të tjerët janë në errësirën e harresës, bashkë me fotografin dhe fotografitë e bëra atë ditë nëntori 1912 në Vlorë. Figurat në ilustrimin e Das Interessante Blat i njeh me lehtësi: dallohet Ismail Qemali, madje edhe pejzazhi, edhe pamja e godinës së familjes Vlora, me dritaret e ngushta me grila në katin e dytë dhe minareja e xhamisë në sfond, ashtu si dallohen në një fotografi që kemi të atij pallati (ilustrimi 2). Kjo më bind se edhe flamuri i pikturuar në të, edhe shqiponja me një qafë nga ku dalin dy koka është imazhi i vërtetë i flamurit, që u ngrit në Vlorë, duke hedhur poshtë shumicën e varianteve të treguara, të cilat më shumë marrin formën e legjendave. Piktori austriak nuk kishte si ta sajonte një shqiponjë të tillë. Bindja ime se ai ilustrim na jep pikërisht pamjen që kishte flamuri, i cili u ngrit ditën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, mbështetet edhe në faktin se atë shqiponjë e përdori në 1914 edhe profesori gjerman i eraldikës Emil Doepler, kur kompozoi emblemën e familjes princërore shqiptare Wied (ilustrimi 3). Një profesor i eraldikës nuk mund të vepronte ndryshe, nuk mund të trillonte një shqiponjë për princin e Shqipërisë, kur kishte atë me vlerë, atë që u valëvit ditën e shpalljes së mëvetësisë së shtetit të ri shqiptar. Shqiponja e flamurit Shqiponja e asaj embleme është figura e stilizuar e shpendit, me qafën e drejtë, nga e cila dalin dy koka me sqepin e hapur, ku dallohet një gjuhë e valëzuar. Krahët e shqiponjës përbëhen nga shtatë pendë të mëdha, midis të cilave ka nga një pendë të hollë, pra gjashtë të tilla. Në kthetrat e këmbëve shqiponja mban të mbërthyera nga dy rrufe me ngjyrë të çelur, të kryqëzuara. Bishti i shqiponjës është edhe ai si qafa, një formë e ngjeshur, që mbaron me një ndarje treshe në formë gjethesh, ku dy anësoret përfundojnë me nga një zgjatim si grep. (Ajo që mungon në figurën e shqiponjës në flamurin e skicës janë rrufetë.) Rreth pamjes, autorit dhe ngritjes së flamurit të ditës së shpalljes së pavarësisë tregohen histori të ndryshme. Secili tregon nga një variant, duke marrë prej varianteve të të tjerëve ndonjë detaj e duke shtuar detaje sipas dëshirës, duke ngatërruar ngjarje e data. Por ilustrimi i suplementit vjenez “Das Interessante Blatt” është një provë e fortë se shumica e historive të treguara nuk mund të jenë të vërteta dhe se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo, që jemi mësuar të shohim në fotogratitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve. Ka një variant të treguar nga baronesha Marie Amelie Freiin von Godin, të sjellë në anglisht prej Robert Elsie. Sipas saj, mëngjezin e 28 nëntorit 1912 Hyjed efendiu i kishte kërkuar të merrte prej dhomës së Eqrem beut flamurin, që ai e mbante atje në një kornizë, sepse atë ditë do të shpallnin pavarësinë dhe ju duhej të ngrinin një flamur. Baronesha shkruan se vajti e mori dhe ua dha atë flamur, që sipas saj Eqrem beu kishte tetë vite që e mbante me vete kur udhëtontë nëpër Shqipëri, në ato kohë kur askush nuk guxonte as shqip të fliste, se e arrestonin dhe e dënonin. Niko Kotherja rendit disa variante e histori mbi ngritjen e flamurit në Vlorë. Sipas tij Thanas Floqi ka shkruar se Petro Dhimitri ka qënë në Vlorë ditën e shpalljes së pavarësisë, pasi ka punuar bashkë me Marigo Pozion, kunata e të vëllait të Thanasit, për gdhëndjen e figurës së shqiponjës, që u përdor si stampë për flamurin e ngritur atë ditë nga Ismail Qemali, e që zbukuroi edhe qytetin. Mua ky fakt më duket i çuditshëm dhe i pabesueshëm, pasi nuk do t’i falej një fotografi, as ai nuk do t’ia falte kurrë vetes, të rrinte të gdhendëte shqiponja e të mos shkrepte një fotografi ditën e shënuar të një kombi, një ditë e papërsëritëshme në historinë e një populli. Duke u nisur nga ky arsyetim, unë do të thoja se Petro Fotografi nuk ka qenë në Vlorë në 28 nëntor 1912. Ai ka qënë në Vlorë ditën e përvjetorit të parë, më 28 nëntor 1913 kur shkrepi fotografinë që njohim dhe ndoshta ka përgatitur edhe flamurë për zbukurimin e qyteti atë ditë. Eqrem bej Vlora shkruan: “...Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi”. Sipas Spiridon Ilos, grupi që u nis nga Rumania për shpalljen e pavarësisë kishte marrë me vehte edhe flamurin që do të ngrinin. Sipas djalit të tij, Vangjo Ilo, Spiridoni i kishte thënë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj pasi e valviti Ismail Qemali unë e mbërtheva në parmak me sqepar.” N. Kotherja shkruan: “...Marigoja i qendisi flamurit thekët e verdhë për ta bërë ashtu siç e botoi dhe Spiridoni në kartolinën e vitit 1920. Gjithsesi, materiali që na afron më shumë me flamurin e pavarësisë, të ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, besohet të jetë kartolina me flamur, e botuar dhe përgatitur nga Spiridon Ilo në Nju Jork në vitin 1920. E besueshme, sepse Ilo ka qenë vetë pjesë e ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe nga të vetmit që na ka dhënë një pamje të tij. Këtë ai e shtypi edhe në beze, për ta shpërndarë nëpër kolonitë e shqiptarëve jashtë atdheut”. Sot e dimë se nuk ishte S. Ilo autor i kartolinës, sepse tashmë njohim origjinalin e ilustrimit, të botuar në Vjenë në kopertinën e suplementit Das interessante blatt të 12 dhjetorit 1912. Spiridon Ilo do e ketë mësuar vonë faktin e botimit të ilustrimit, pra nuk kishte mundësi të përgatiste kartolinën e kopje të saj të shtypura më parë se viti 1920. Dhe në kartolinën e botuar nga Spiridoni, si dhe në ilustrimin origjinal të Das Interessante blatt, flamuri nuk ka thekë. Ilustrimi i suplementit vjenez është varianti më i besueshëm që kemi për flamurin e 28 nëntorit 1912. Ndoshta ishte po ai, si shkruan revista “Hylli i Dritës”, nr 11, viti 1937, që Ismail Qemali, duke u kthyer nga Vjena, e mori në Kotorr nga Lec Shkjezi: një flamur i thjeshtë, rreth dy metra të gjatë, ashtu si e donte ai: as tepër të madh, as tepër të vogël. Në Vlorë ditën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, një ngjarje që kancelaritë evropiane e dinin më parë, bashkë me diplomatët e huaj, praninë e të cilëve e dëshmon konsulli austro-hungarez në Vlorë, Wenzel Lejhanec (sipas raportit për ngjarjen dërguar kontit Leopold Berchtold, ministër i punëve të jashtëme të Austrisë), nuk mund të mos jenë dërguar nga agjencitë e huaja edhe fotografë, një prej të cilëve shkrepi ato foto, që u përdorën për të realizuar ilustrimin e kopertinës së suplementit Das Interessante Blatt të 12 dhjetorit 1912. Ai është i vetmi imazh i besueshëm deri tani, që na tregon si ishte flamuri i ngritur nga Ismail Qemali ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Emri:  292711.jpg

Shikime: 334

Madhësia:  72.3 KB

Shqiptarja