Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Paskal Milo: Votat u blenë. Në fushatë njerëzit më kërkonin para në këmbim të votës

    Ish aleati i Ramës i tregon të gjitha: Më kërkuan lekë për vota, ja si u blenë zgjedhjet

    Emri:  auto_4568791497007741.jpg

Shikime: 504

Madhësia:  40.5 KB

    Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se në të gjitha takimet në disa zona të Tiranës, njerëzit i kanë kërkuar para në këmbim të votës.

    Ish aleati i Ramës tha se zgjedhjet blihen me thasë parash duke sjellë këtu rastin e Dibrës ku një njeri që ka para bën deputete vajzën e tij apo në Elbasan.

    Milo: Njerëzit në Vaqarr, në Pezë, në Paskuqan, në Kavajë Golem, në Vorë, unë jam ballafaquar me grupe njerëzish që vinin në takimin e parë thoshin do të t’i japim votat ty dhe në takimin e dytë nuk vinin më. Në Vorë, njëri solli listën me 70 vota dhe më tha përpara duhet dhënë. Edhe në Kavajë kërkuan para.

    Po kështu në Pezë Helms. Ky ishte një fenomen masiv. Kur arritën tek unë që jam parti modeste, imagjinoni çfarë ka ndodhur partitë e tjera. Partitë e mëdha që kanë para dhe individë që kanë bërë para patjetër. Ata individë që i shikoni sot që nuk përfaqësojnë subjekte politike janë në Parlament se janë thasët e parave. Unë nuk kam para. Ky është fenomen masiv. Imagjinoni se çfarë ndodhi në Dibër. Një person komandon gjithë Dibrën për paratë që ka. Një njeri i merr votat gjithë Dibrës për të sjellë në Parlament.

    Hila: Vajzën e vet.

    Milo: Tom Doshi zgjodhi Partinë Social Demokrate dhe fitoi, ndërkohë që PSD nuk ka as 1 mijë vota. Ose Qifen në Elbasan. Njerëzit nuk i duan intelektualët. Ky është degjenerim i politikës shqiptare.

    Syri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-06-2017
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    1

    Për: Paskal Milo: Votat u blenë. Në fushatë njerëzit më kërkonin para në këmbim të votës

    per fatin tone te keq kemi te bejm ne nje vend ku populli mashtroet per nje karamele, populli jone nuk eshte asgje tjeter vetem nje dele.
    Por me behet qefi qe fitoj ajo parti se do ta shohin te gjith se sa te mir jan ato qe i dhan leket ne koh fushate, po kaq gje nuk kuptojn njerzit qe asnje nuk e ze ate karrike per te fitu populli por per te mbushur xhepat e tyre dhe ne koh fushate te mashtrojn e u mbushin duart me leke.
    shume shpejt qeveria do filloj nga puna dhe do ta shofin se sa te mir qe jan kur te fillojn ti marrin leket e fushates por edhe te bukes qe hajn dhe me zor e fitojne.
    jemi viti 2017 dhe shqiperia ka 1 jave pa uji kjo eshte qeveria jone prit se ne dimer nuk do kemi drita. Me vjen keq qe njerzit u besojn mashtrimeve te krimineleve dhe hajduteve

  3. #3

    Për: Paskal Milo: Votat u blenë. Në fushatë njerëzit më kërkonin para në këmbim të votës

    Ha ha ha vuni vuni hijena
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Paskal Milo: Votat u blenë. Në fushatë njerëzit më kërkonin para në këmbim të votës

    Cudia qendron sepse gjith kete kazan e bejne mediat dhe jo partite opozitare...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Paskal Milo: Votat u blenë. Në fushatë njerëzit më kërkonin para në këmbim të votës

    Ky kujton se shteti eshte autobuz dhe votat i blen faturino. ohu ka oficina te tera qe merren me ate pune me hallkat mekanike te shtetit. edhe nje genjeshtar ka gjasa te behet nje dite politikan kazanesh votimi!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Paskal Milo: Votat u blenë. Në fushatë njerëzit më kërkonin para në këmbim të votës

    Ndoshta vota u blene .Une nuk e di.Per ate qe jam i sigurte eshte se diferenca eshte aq madhe sa nuk justifikon asgje prandaj mos u qurravitni neper forume.Vota jane blere dhe do blihen si ne Shq.,usa,evrope e kudo .Ku me shume e ku me pak.Thjesht nje sy tu hedhesh profileve ne fb te 2 partive do ta kuptoj edhe gjyshja ime.Na keni grric veshet .Nje here nuk votuan te gjithe shq. e nje here qe u blene.E verteta eshte nje.PD-ja dhe LSI-ja humben.Pike!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •