Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Antidroga amerikane: "Arian Senaj, koka e trafikut të kokainës në Ballkan"

    Investigimi i DEA-s: Bosi fierak furnizon me kokainë Greqinë

    Autoritetet greke dhe DEA amerikane e atashuar në Athinë vazhdojnë hetimet për rrjetin e kokainës që drejtohej nga një biznesmen shqiptar.

    Emri:  auto_Greqi_biznesmeni1497623478.jpg

Shikime: 268

Madhësia:  58.8 KB

    Gazeta greke “I Efimerida” ka publikuar dokumente të dëshmive dhe të provave të mbledhura për këtë organizatë. Sipas kësaj gazete, “truri” i trafikut të kokainës është biznesmeni shqiptar Arian S., 54 – vjeç. Ai është nga Fieri dhe jeton në një vilë në Kavuri, zonë në periferi të Athinës.

    Arian S. është biznesmen në fushën e tregtimit të gazit natyror dhe karburantit. Më parë, emri i tij ka qenë i përfshirë në një tjetër rast të trafikut të drogës në Spanjë dhe në Itali, por ka mundur të shpëtojë dhe asnjëherë nuk është dënuar, thotë gazeta “I Efimerida”.

    Sipas të dhënave të autoriteteve greke, drejtuesit e kësaj organizate kishin kontakt të drejtpërdrejtë me një kartel droge në Kolumbi, ku dhe merrnin kokainën.

    Nga Amerika Latine, kokaina dërgohej në Ballkan. Përpunimi bëhej në Shqipëri dhe në Kosovë dhe më pas trafikohej në zonën e Trikallas. Këtu hynte në lojë biznesmeni grek Sakis Karatzounis, edhe ky i arrestuar, i cili kishte për detyrë të magazinonte drogën që sillnin shqiptarët. Pas kësaj, kokaina transportohej për në Athinë dhe në Mikonos, ku shitej për klientët VIP dhe 1 gr kapte vlerën e 100 Eurove, raporton “TV Klan”.

    Biznesmeni Arian S. dhe 4 shqiptarë të tjerë së bashku me sipërmarrësin grek ndodhen tashmë në duart e autoriteteve greke. Biznesmeni Sakis Karatzounis ka pranuar përfshirjen në këtë rrjet dhe ka thënë para hetuesve se 6 muaj më parë u kontaktua nga Arian S. Më pas, ky i fundit i kërkoi të ruante një sasi droge në depon e shtëpisë së tij, biznesmeni grek tha se nuk kishte dijeni që ishte kokainë.

    DEA amerikane kishte marrë informacione se një sasi kokaine ishte nisur nga Kolumbia drejt Ballkanit nën logon e “Playboy” dhe zbuloi se të përfshirë ishin shqiptarë dhe grekë. Gjatë aksionit antidrogë të zhvilluar më 7 Qershor, autoritetet greke sekuestruan 20 kg kokainë në zonën e Trikallas. Ndërkohë, mediat greke nuk kanë publikuar ende asnjë dëshmi në polici të biznesmenit shqiptar.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Antidroga amerikane: "Arian Senaj, koka e trafikut të kokainës në Ballkan"

    Biznesmeni grek nxjerr emrin e shqiptarit që drejtonte rrjetin e kokainës

    Emri:  drugs1-820x445.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  37.4 KB

    Biznesmeni i cili u arrestua disa ditë më parë në Larisa bashkë me tre shtetas shqiptarë, kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës në Ballkan.

    Sakis Karatzounis ka treguar përpara hetuesve si ka krijaur njohjet dhe lidhjet me biznesmenin shqiptar Arian Senaj.

    Sipas mediave greke, 61-vjeçari grek i njohur në zonën e Trikallas, tha se 8 muaj më parë u njoh me biznesmenin shqiptar, teksa vetëm dy muaj më parë biseduan për drogën.

    “Unë jam biznesmen dhe baba i tre fëmijëve. Në vitet e fundit kam drejtuar një fabrikë domatesh dhe jam i përfshirë edhe në biznesin e karburanteve. Para 8 muajsh, përmes një të njohurit tim, u takova me Arian Senajn, biznesmen në fushën e karburantit dhe ramë dakord për partneritet që të zgjeroja biznesin tim. Dy muaj më parë Arian Senai më kërkoi që të ruaja në bodrumin e shtëpisë sime një sasi të caktuar hashashi në emër të Sami H. ( i arrestuar si anëtar i këtij rrjeti). Një muaj e gjysmë më parë, Samiu solli dy çanta shpine të mëdha.

    Të mërkurën e kaluar rreth orës 18:00 kur kthehesha nga Selaniku ku kisha shkuar për të mbyllur një takim për provimet e djalit tim, në shtëpi shikoj oficerë policie të cilët dyshonin se në depo kishte drogë. Gjatë kontrollit policia gjeti sasinë e kokainës që unë kisha marrë. Menjëherë i thashë policisë se çfarë dija. Ata arrestuan edhe një shqiptar me kokainë. Nuk e dija që tre shqiptarët kishin vendosur kokainë në bodrumin e shtëpisë sime, ndërkohë që më kishin thënë se ishte hashash”, thotë Sakis Karatzounis në dëshminë e tij.

    Senaj, i cili jeton në Greqi në një vilë në zonën e quajtur Kavuri, është një nga më të pasurit në Shqipëri dhe është i përfshirë në tregtinë e gazit natyror, shkruan “Protothema”.

    Shqiptari Arian Senaj kishte krijuar lidhje me organizatën e drogës “Kali” në Kolumbi, e cila kishte dërguar në Ballkan edhe kokainën të paketuar me logon e “PlayBoy”.

    Karatzounis ka qenë president i ekipit të futbollit të Larisës dhe aktualisht drejton një fabrikë domatesh në Greqi dhe është aktiv në tregun e karburanteve.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2017 më 15:27

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Antidroga amerikane: "Arian Senaj, koka e trafikut të kokainës në Ballkan"

    Jeta luksoze e biznesmenit shqiptar, ‘truri’ i rrjetit të kokainës(Foto+video)

    Mediat greke zbulojnë detaje nga jeta luskoze e shqiptarit Arian S. 54 vjeç, biznesmeni nga Fieri që zotëron një kompani të tregtimit të gazit natyror dhe karburanteve, arrestuar në Athinë me akuzen e trafikut te droges.

    TVklan shkruan se sipas hetimeve nga autoritetet greke dhe DEA-s amerikane Arian S. ishte “truri” i rrjetit të kokainës.

    Hetuesit grekë thonë se kanë regjistruar biseda të anëtarëve të rrjetit të drogës me klientët. 54- vjeçari shqiptar kishte lidhje direkte me kartelin e drogës “Cali” në Kolumbi, e cila dërgoi në Ballkan kokainën të maskuar me logon e “PlayBoy”.

    Bashkë me biznesmenin shqiptar, u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë dhe biznesmeni grek Sakis Karatzounis, biznesmen karburantesh gjithashtu dhe ish-president i ekipit të futbollit të Larisas.

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •