Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ish-ministri i Edi Ramës: "Rama fitoi zgjedhjet duke blerë vota me paratë e drogës"

    Kritika e fortë e Ylli Manjanit: Rama fitoi me paratë e drogës

    Emri:  Manjani_Ylli.jpg

Shikime: 336

Madhësia:  50.6 KB

    Ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Ylli Manjani ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku shprehet se Rama tashmë e ka marrë të gjithë tepsinë e pushtetit. Ai shprehet se Rama dhe PS fituan me paratë e drogës dhe se është i sigurt se votat janë blerë.

    Statusi i Ylli Manjanit:

    Basti i fituar. Ky është i pari bast që fitoi Edi Rama. Disa ditë më parë shkruajta që “nëse e fiton këtë bast, ta gëzojë Shqipërinë”! Sot e përsëris: Ta gëzojë Shqipërinë! Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin!

    Nuk fitoi programi, por barcaleta! Nuk e fitoi kryeministrinë, por i mbeti në dorë. Ai donte të qeveriste vetëm, ja ku ja arriti kësaj dite! E ka të gjithë tepsinë për vete! Ta hajë deri sa të fryhet! E ardhmja?! Nuk e di! Askush se di! Dyshimet janë stërmunduese! Nuk pritet gjë e mirë! Idetë e rrezikshme të tij mbi demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit, vështirë të kenë pengesa! Shteti do jetë krejt në dorë të tij! Nuk ka më asnjë alibi që dikush po e pengon! Sa për blerjen e votave: jam i bindur që janë blerë! Me para në dorë dhe relativisht masivisht! Kanabis solli potencial te madh financiar!

    Por, fajin më së pari e ka ai që e shet votën! “Shitësi” i votës është shitësi i demokracisë. Ky është rregulli bazë i logjikës. Të tjerat janë stërhollime politike e ligjore! Nëse njerëzit e shesin lirinë e demokracinë, ka mbaruar çdo logjikë e mëtejshme! Blerësit ndjehen “legjitimë” ti nxjerrin ujët e zi çdo gjëje! Kundërshtarët e Ramës duhet tē kërkojnë arsyet e kësaj gjendje tek vetja dhe jo tek të tjerët. E sigurt është që fituesi kishte strategji më të mirë. Kërkimi i “fajit” tek sondazhet nuk ndihmon! Fakt është që sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News, me pak saktësime doli korrekt!

    Me rëndësi tani është organizimi i Shqipërisë opozitare! Pa opozitë diktatura monopartiake do ta ketë krejt të lehtë të bëjë ç’të dojë! Duhet të kthejmë zgjedhjet në alternativë dhe jo në bast! Bastet i fiton gjithmonë pushteti!

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Ish-ministri i Edi Ramës: "Rama fitoi zgjedhjet duke blerë vota me paratë e drogës"

    Uilli u merzit se nuk donte Meta me e be deputet edhe qahet per blerje votash. LSI qahet per blerje votash, deri ketu arrin ironia e Uillit
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •