PAS SUKSESIT TĖ “FUTURE NOSTALGIA”
DUA LIPA ėshtė gati tė sjellė njė album krejt ndryshe
Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e jashtėzakonshėm tė albumit “Future Nostalgia”. Mirėpo kjo nuk ėshtė njė arsye qė artistja shqiptare tė bėjė pak pushim pasi ajo sė fundmi ka zbuluar plane tė reja tė mėdha. Dua po pėrgatit albumin tjetėr tė radhės.
Lajmin e ka bėrė me dije bashkėpunėtori i saj, Joe Kentish gjatė njė interviste pėr “Variety”.
Kentish thotė se Lipa tashmė po mendon pėr albumin e tretė dhe po planifikon tė nxjerrė diēka krejtėsisht tė ndryshme.
“Ajo po fliste pėr albumin Nr.3 kur sapo kishim bėrė tė dytin. Mbase jeni duke pritur qė tė bėjė njė pushim por ajo thotė se “Mirė, ēfarė tjetėr?” Interesat, njohuritė, etja e saj pėr tė mėsuar gjėra tė reja dhe pėr tė kontrolluar atė qė bėn vetėm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohė pėr tė realizuar plotėsisht albumin nga ana konceptuale, por besimi nė vetvete pėr tė nxjerrė diēka krejt ndryshe ėshtė i madh.”, tha ai.
Ajo i ka vėnė vulėn suksesit me 2 ēmime tė fituara nė “Brit Awards”. Kėngėtarja me origjinė shqiptare ishte nominuar nė tre kategori dhe prej tyre arriti tė rrėmbente ēmimet “Kėngėtarja mė e mirė” dhe “Albumi mė i mirė” pėr albumin e saj “Future Nostalgia”.
https://konica.al/2021/05/dua-lipa-e...krejt-ndryshe/
Krijoni Kontakt