Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66

Tema: Dua Lipa

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Dua Lipa

    PAS SUKSESIT TĖ “FUTURE NOSTALGIA”

    DUA LIPA ėshtė gati tė sjellė njė album krejt ndryshe


    Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e jashtėzakonshėm tė albumit “Future Nostalgia”. Mirėpo kjo nuk ėshtė njė arsye qė artistja shqiptare tė bėjė pak pushim pasi ajo sė fundmi ka zbuluar plane tė reja tė mėdha. Dua po pėrgatit albumin tjetėr tė radhės.

    Lajmin e ka bėrė me dije bashkėpunėtori i saj, Joe Kentish gjatė njė interviste pėr “Variety”.

    Kentish thotė se Lipa tashmė po mendon pėr albumin e tretė dhe po planifikon tė nxjerrė diēka krejtėsisht tė ndryshme.

    “Ajo po fliste pėr albumin Nr.3 kur sapo kishim bėrė tė dytin. Mbase jeni duke pritur qė tė bėjė njė pushim por ajo thotė se “Mirė, ēfarė tjetėr?” Interesat, njohuritė, etja e saj pėr tė mėsuar gjėra tė reja dhe pėr tė kontrolluar atė qė bėn vetėm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohė pėr tė realizuar plotėsisht albumin nga ana konceptuale, por besimi nė vetvete pėr tė nxjerrė diēka krejt ndryshe ėshtė i madh.”, tha ai.

    Ajo i ka vėnė vulėn suksesit me 2 ēmime tė fituara nė “Brit Awards”. Kėngėtarja me origjinė shqiptare ishte nominuar nė tre kategori dhe prej tyre arriti tė rrėmbente ēmimet “Kėngėtarja mė e mirė” dhe “Albumi mė i mirė” pėr albumin e saj “Future Nostalgia”.


    https://konica.al/2021/05/dua-lipa-e...krejt-ndryshe/

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Dua Lipa

    SUKSESI I KĖNGĖTARES

    DUA LIPA i jep fund “mbretėrimit” tė ED SHEERAN nė Britani

    Kėngėt e Dua Lipės u dėgjuan mė shumė se tė kujtdo tjetėr nė Mbretėrinė e Bashkuar vitin e kaluar, pasi albumi “Future Nostalgia”, fitues i shumė ēmimeve qėndroi nė toplista gjatė izolimit.

    25 vjeēarja shqiptare, qė u bė e famshme me hitin “New Rules” ka shijuar njė vit tė shkėlqyer duke lėnė pas Ed Sheeran, i cili ka mbajtur titullin e artistit mė tė dėgjuar qė nga viti 2017.

    Lista ėshtė pėrpiluar nga Phonographic Performance Limited (PPL), e cila monitoron shfaqjet muzikore. “Faleminderit shumė pėr tė gjithė ata qė dėgjuan muzikėn time gjatė vitit 2020. Jam tepėr krenare qė isha artistja mė e dėgjuar nė radio, TV dhe nė tė gjithė Mbretėrinė e Bashkuar. Doja kaq shumė qė “Future Nostalgia” tė sillte lumturi gjatė njė kohe kaq tė vėshtirė.“, tha Dua.

    Sheeran mbetet i pranishėm nė listė, duke qėndruar nė vendin e dytė, ndjekur mė pas nga Ariana Grande, Sam Smith, Calvin Harris, Little Mix, Coldplay, Justin Bieber, Maroon 5 dhe The Weeknd.

    Pėrsa i pėrket kėngėve mė tė dėgjuara, Dua mban vendin e dytė me “Don’t Start Now”. Sakaq, kėngėtarja shqiptare ka konfirmuar se po punon pėr tė sjellė albumin e ri, qė do tė jetė shumė ndryshe nga “Future Nostalgia”. xh.d


    https://konica.al/2021/06/dua-lipa-i...an-ne-britani/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-06-2021 mė 09:37

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Dua Lipa

    DUA LIPA viziton Tiranėn, Veliaj i dhuron Kapelen e Gruas Tironse

    23 Qershor 2021


    Ylli i muzikės botėrore, Dua Lipa, e cila ndodhet nė Tiranė, u prit nė njė takim nga kryetari i bashkisė Erion Veliaj.

    Veliaj i dhuroi kėngėtares sė famshme njė targė simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me kėngė popullore tė Shqipėrisė sė mesme, realizuar nė 100-vjetorin e Tiranės kryeqytet, “Tirana 100”.

    Ndėrsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj mė tė fundit, qė po thyen rekordet botėrore, “Future Nostalgia”, i cili pėr 6 muaj ka qėndruar nė top 10-en e kėngėve mė tė mira.

    Edhe pak kohė mė parė babai i kėngėtares sė famshme, Dukagjin Lipa, u takua me kryebashkiakun e Tiranės, pas tė cilit Veliaj paralajmėroi njė projekt tė ri muzikor tė Duas nė kryeqytet vitin e ardhshėm, qė pėrkon edhe me Tiranėn Kryeqytetin Europian tė Rinisė.

    Gjatė vizitės, Veliaj dhe kėngėtarja Dua Lipa inspektuan edhe punimet pėr rindėrtimin e Kopshtit 42 nė Tiranė, i cili u dėmtua nga tėrmeti i 26 Nėntorit 2019. Kėngėtarja shqiptare do tė financojė mobilimin e plotė tė kopshtit, me kapacitet 300 fėmijė, ndėrsa godina po ndėrtohet me ndihmėn e Fondit tė Katarit.

    Dua Lipa shoqėrohej nga prindėrit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid. /atsh/ KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/lajme/dua-l...gruas-tironse/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-07-2021 mė 12:21

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Dua Lipa




    Dua Lipa nė Tiranė si “shqiptare e mirė me zemėr tė madhe”

    E vlerėsuar pėr modestinė e saj, e mbi tė gjitha pėr krenarinė e tė qenit shqiptare, Dua Lipa ka krijuar njė lidhje tė veēantė me Tiranėn. Pos kopshtit tė rindėrtuar pėr fėmijė qė do tė mbajė emrin e fondacionit tė saj “Sunny Hill”, fituesja e ēmimeve tė shumta ndėrkombėtare ka paralajmėruar njė projekt muzikor nė Tiranė gjatė vitit tė ardhshėm.

    Fituesja e shumėfishtė e ēmimeve “Brit Awards” dhe “Grammy”, Dua Lipa, mund ta konsiderojė veten si banorja mė e privilegjuar e Tiranės. Kėngėtarja shqiptare qė jeton dhe vepron nė Britani, po e lė aty gjurmėn e saj me ndėrtimin e kopshtit pėr fėmijė “Sunny Hill Kindergarten”. Me rastin e qėndrimit tė saj nė Shqipėri, ylli i muzikės botėrore e ka mėsyrė tė premten Tiranėn nė atė qė ėshtė quajtur si rikthim i saj nė kryeqytetin shqiptar.

    E shoqėruar nga prindėrit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa, motra Rina dhe vėllai Gjini, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid, Lipa ėshtė takuar me kryebashkiakun e Tiranės, Erion Veliaj.

    Edhe njė “xhinxhife”, kapelė tradicionale e grave tiranase, i ėshtė dhuruar Dua Lipės nga kryebashkiaku i Tiranės, Erion Veliaj

    “Njė shqiptare e mirė me zemėr tė madhe”

    Nė takimin e mbajtur nė mjediset e Bashkisė – qė ėshtė transmetuar edhe nėpėrmjet njė videoje nė mediat sociale – Veliaj ka falėnderuar kėngėtaren 25-vjeēare pėr ndihmėn e saj nė rindėrtimin e Kopshtit 42, i cili ishte dėmtuar nga tėrmeti i para dy vjetėve.

    “Njė yll qė rrezaton fort nė qiellin e muzikės botėrore, por njė shqiptare e mirė, bujare dhe me zemėr tė madhe”, ka thėnė Veliaj.

    Nė mėnyrė simbolike, ai i ka dhuruar Lipės njė targė tė personalizuar “Dua 100 TR”, pėr tė cilėn ka thėnė me humor se ėshtė “njė mėnyrė pėr ta hapur rrugėn mė lehtė nė ēdo postbllok e semafor”.

    Edhe njė “xhinxhife”, kapelė tradicionale e grave tiranase, i ėshtė dhuruar asaj tok me diskun muzikor me xhevahire tė kėngėve popullore tė Shqipėrisė sė Mesme “Tirana 100” qė ishte realizuar me rastin e pėrvjetorit njėshekullor tė shpalljes sė saj kryeqytet.

    Kurse kėngėtarja Dua Lipa e ka reciprokuar nderin pėrmes njė dhurate simbolike tė njė ekzamplari tė albumit tė saj tė fundit “Future Nostalgia” tė cilin e ka nėnshkruar me dedikim pėr Veliajn.

    Ndryshe, ky album, si i dyti nė karrierėn e kėngėtares sė njohur, qė prej realizimit mė 27 mars tė vitit tė kaluar, ka shėnuar suksese marramendėse duke kryesuar top-listat nė dhjetėra vende gjithandej botės. Nė ceremoninė e 63-tė tė “Grammy Awards”, “Future Nostalgia” qe nominuar pėr albumin e vitit, por fitoi ēmimin pėr “Best Pop Vocal Album”.

    Lipa: Jam krenare qė jam shqiptare

    Ylli botėror i muzikės ka vizituar kantierin e punimeve nė Kopshtin 42 nė Tiranė, i cili do tė mbajė emrin e fondacionit “Sunny Hill”

    E Lipa si “gocė tironse” nuk i ka pėrfunduar me kaq dhuratat nga takėmi i saj: Veliaj ka paralajmėruar se ajo do tė ketė nė kryeqytet njė projekt tė ri muzikor gjatė vitit tė ardhshėm, qė pėrkon edhe me Tiranėn si “kryeqytet evropian i Rinisė”.

    Duke vėnė nė kokė helmetėn dhe mantelin e gjelbėr tė inxhinieres, ylli botėror i muzikės ka vizituar kantierin e punimeve nė Kopshtin 42, i cili do tė mbajė emrin e fondacionit “Sunny Hill”.

    E shoqėruar nė vizitė nga kryetari Veliaj, kėngėtares i ėshtė shpalosur plani i punimeve pėr kėtė kopsht, i cili qė nga 15 shtatori do tė mirėpresė 300 vocėrrakė nė zemėr tė Tiranės.

    “Ju lumshin durt pėr krejt punėn qė e keni bo. Kopshti ka me kan’ shumė i bukur dhe po ndihna shumė krenare qė mundem me marrė pjesė si ‘Sunny Hill Foundation’ pėr kėtė kopsht. Shpresoj tė shohim ma shumė kėso sene tė mira pėr vendin tonė. Jam shumė krenare qė jam shqiptare”, ka thėnė Lipa gjatė vizitės, fjalė qė mė pas janė duartrokitur nxehtėsisht nga tė pranishmit.

    Lajmit i ka bėrė jehonė edhe vetė kėngėtarja e cila ka bashkėndarė nė llogarinė e saj njė njoftim nė gjuhėn angleze, ku ka bėrė me dije se “Sunny Hill Kindergarten” do tė hapet nė shtator. Ajo e ka vlerėsuar si nder vizitėn nė Tiranė pėr t’i parė nga afėr punimet e ndėrtimit tė kėtij kopshti.

    “Pas tėrmetit mė 2019 dhe me ndihmėn e tė gjithė juve qė bletė bluzat tona ‘Pray for Albania’ qė e krijova me miqtė e mi, unė dyfishova fondet qė mblodhėm dhe ato para do tė shkojnė pėr mobilimin e gjithė kėtij kopshti pėr 300 fėmijė”, ka shkruar Lipa teksa ka falėnderuar kryeministrin Edi Rama dhe bashkiakun Erion Veliaj pėr ndihmėn e dhėnė nė kėtė proces.

    “Ēfarė ēike”

    E vizita nė Tiranė ka pasur edhe njė tjetėr takim tė rėndėsishėm pėr kėngėtaren e lindur para 25 vjetėsh nė Prishtinė. Kryeministri Edi Rama, nė faqen e tij zyrtare nė “Facebook”, ka afishuar njė fotografi me Duan. Sipas tij, ajo ka kapur qiellin e botės muzikore dhe nuk ka nevojė pėr asnjė koment.

    “Uroj qė ajo tė rrojė e tė mbretėrojė 100 vjet nė fronin ku ėshtė ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzės sė menēur, tė edukuar e modeste si tė ishte askushi, e cila ėshtė me siguri krenaria e lumturia e prindėrve dhe e krejt familjes sė saj, pikėrisht sepse ēka i takon botės nga ylli i muzikės, nuk ka prekur asnjė fije atė ēka u takon atyre nga vajza e tyre. Ēfarė ēike”, ka shkruar Rama nė postimin e tij.

    Ndryshe, Dua Lipa kishte qenė njė nga emrat kryesorė qė kishin ngarendur pėr tė ndihmuar Shqipėrinė qė pėsoi nga tėrmeti i 26 nėntorit 2019. Duke iu bėrė thirrje adhuruesve tė saj pėr donacione e mbėshtetje pėr viktimat, me qėllim tė mbledhjes sė fondeve, ajo bashkėrealizoi njė edicion tė kufizuar bluzash me mbishkrimin “Pray for Albania” nė bashkėpunim me dizajnerė shqiptarė.

    Ndėrkaq vitin e kaluar, Dua Lipa kishte nisur nė adresė tė “Apple Maps” kėrkesėn qė ky aplikacion tė shfaqte Kosovėn me kufijtė e saj ndėrkombėtarė, e jo si pjesė tė Serbisė. Nisma, mė pas, ishte pėrkrahur edhe nga kėngėtarja tjetėr e njohur, Rita Ora.


    Gazeta Koha

    https://www.koha.net/kulture/281251/...emer-te-madhe/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-07-2021 mė 12:03

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Dua Lipa

    Dua Lipa nė konferencė pėr shtyp nė Tiranė - 23 Korrik, 2021

    https://www.youtube.com/watch?v=bsSWyLLhVGs


    DUA LIPA: Ėndrra ime tė ndryshojmė stigmėn pėr Kosovėn e Shqipėrinė! Koncert nė Tiranė? Surprizė…

    Dua Lipa u shpreh mirėnjohėse ndaj mbėshtetjes qė i japin shqiptarėt kudo nė botė, ndėrsa premtoi surpriza nė festivalin Sunny Hill, ndonėse nuk zbuloi ndonjė emėr artisti ndėrkombėtar qė do tė performojė


    TIRANĖ – Kėngėtarja shqiptare me famė botėrore, Dua Lipa, doli sot nė njė konferencė pėr mediat ku tregoi mė shumė pėr planet e saj nė muzikė. Mes emocionesh dhe mė njė gjuhė shqipe tė rrjedhshme, Dua Lipa u shpreh mirėnjohėse ndaj mbėshtetjes qė i japin shqiptarėt kudo nė botė, ndėrsa premtoi surpriza nė festivalin Sunny Hill, ndonėse nuk zbuloi ndonjė emėr artisti ndėrkombėtar qė do tė performojė. Dua tha se muajt nė vijim pritet tė publikojė kėngė tė reja, ndėrsa pėr mundėsinė e njė kėnge nė gjuhėn shqipe, ajo u shpreh se ka shumė dėshirė tė bėjė njė cover.

    “Ėshtė kėnaqėsi qė kam mundėsinė tė jem kėtu sot dhe me “Sunny Hill Fondation” tė mund tė ndihmoj nė ēfarėdo lloj mėnyre qė mundemi pėr kėtė kopėsht por edhe mė tej. Ėshtė njė ėndėrr e madhe pėr mua, nė veēanti pėr njė komunitet shqiptarėsh. Unė mburrem shumė qė kam mundėsinė me qen kėtu, pėr tė ndihmuar me ēdo gjė mundem sidomos pėr shqiptarėt qė mė kanė suportuar shumė, kėshtu qė mė bėhet shumė qejfi tė jem kėtu.” u shpreh ajo.

    Kėngėtarja tha se e ka ėndėrr tė ndryshojė stigmėn pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė nė botė, gjė qė tha se po e merr shumė seriozisht.

    “E kam shumė ėndėrr qė nė krejt botėn tė ndryshojmė stigmėn pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė qė tė ecim para dhe e marr me shumė seriozitet kėtė punė. Me festivalin Sunny hill paratė qė merreni shkojnė nė festivale tė ndryshme dhe bamirėsi. Duam tė hapim njė qendėr arti nė Prishtinė. Kemi shumė ide dhe ėndrra dhe jemi tė motivuar tė punojmė, kjo nuk ėshtė gjėja e parė dhe e fundit”, u shpreh kėngėtarja.

    Dua Lipa mbėrriti nė Shqipėri, teksa ishte shoqėruar nga prindėrit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anėar Hadid. Kėngėtarja e famshme me origjinė shqiptare, u prit sot nė Bashkinė e Tiranės nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ku pa nga afėr edhe punimet e kopshtit qė do tė financojė.

    (kle.m./dosja.al)


    https://dosja.al/dua-lipa-ne-konfere...rane-surprize/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-07-2021 mė 12:17

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Dua Lipa




    Dua Lipa poston foto nga vizita nė Tiranė: Nder tė jem nė Shqipėri

    “Njė nder” e konsideron kėngėtarja Dua Lipa vizitėn nė Tiranė, ku ndodhet qė prej ditės sė djeshme. Nė Instagram, Dua Lipa ka postuar foto nga kjo vizitė, ndėrsa ėshtė ndalur edhe rindėrtimi i kopshtit 42, qė ndodhet nė zonėn e njohur si ish-Blloku dhe qė do tė ndėrtohet nga fondet e siguruara prej saj, nga fondacioni “Sunny Hill”.

    Njė nder tė jem sot nė Tiranė – Shqipėri pėr tė parė ecurinė e ndėrtimeve pėr “Sunny Hill Kindergarten” nė qendėr tė qytetit. Pas tėrmetit nė 2019 dhe me gjithė ndihmėn tuaj duke blerė bluzat tona ‘Lutu pėr Shqipėrinė’, bluzėt qė i krijova me miqtė e mi, unė dyfishova fondet qė bėmė dhe ato para do tė shkojnė drejt mobilimit tė gjithė kėtij kopshti pėr 300 fėmijė. Jam mirėnjohėse qė jam kėtu pėr kėtė sot me familjen dhe miqtė e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit tė Bashkisė Erion Veliaj pėr tė gjithė ndihmėn tuaj gjatė kėtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit Shqipėri dhe sunnyhillfoundation”, shkruan Dua nė Instagram.


    https://shqiptarja.com/lajm/dua-lipa...em-ne-shqiperi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-07-2021 mė 12:48

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •