Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për kë do të votoni nesër!?

    E shtunë, 24 Qershor, 2017. Një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, Shqipëria është futur në 24 orët e Heshtjes Zgjedhore. Asnjë subjekt apo parti politike nuk ka të drejtë të bëjë fushatë, sipas Kodit Zgjedhor. Po ju, a jeni bindur për ta çuar votën në ndonjë drejtim, apo nuk do të votoni fare?

    Emri:  c51ba79f9ac72ae94cd9d9f1e7c997352fbe742e.jpg

Shikime: 1490

Madhësia:  17.8 KB

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Për kë do të votoni nesër!?

    E di qe komenti im mund te sjelle shume pakenaqesi ne forum por eshte nder privilegj dhe obligim te votosh per partine socialiste , sepse ka nje lider dhe kryeminister te tille si Edi Rama , garancia jone per nje shtet dinjitoz dhe krenar , dhe qe Shqiperia e kombi shqipetar do te eci ne drejtimin e duhur ..
    Futja ne BE kete vite, do ishte qershia mbi torte. ✌✌✌

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Për kë do të votoni nesër!?

    Dinjitet me Tom Doshin dhe Mark Frrokun sebashku me fshataret anembane atdheut qe te detyruar nga Rilindja kane braktisur agrikulturen tradicionale per te mbjellur hashash.
    Te mos flasim per zero premtimet e pambajtura (nga 40 e ca) te programit te rilindjes te vitit 2013-te!
    Te mos flasim per 3-4 miliarda euro qe iu mungojne buxhetit te shtetit çdo vit pa u ndertuar asnje veper publike! ZERO..

    Nqs nuk ju dhimbset vetja dhe ardhmja e familjes tuaj, votoni Edvinin, meqe ju pelqen sapuni per djathte!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Për kë do të votoni nesër!?

    Pyetja nuk eshte plotesisht e sakte. Pyetja e drejte duhet te ishte a duhet te jete ; per ke do votoni neser qe te vjedhi ne emrin tuaj ?

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Për kë do të votoni nesër!?

    Nga Blendi Fevziu

    Ka ende shumë për t’u numëruar, por tendeca e këtyre zgjedhjeve duket tashmë qartë. PS me gjasë do të qeverisë e vetme, duke pasur në autobuzin e saj elektoral votat e thuaj gjysmës së Shqiptarëve.

    LSI jo vetëm ka konfirmuar votat e marra në një koalicion në 2013, por besohet se i ka rritur ato, duke qenë në disa qarqe të vendit forcë e dytë politike.

    PD ka pasur një humbje shumë më të thellë se sa ajo e 2013, që mendohej më e thella e historisë politike të saj.

    Do ketë kohë për analiza dhe për të gjetur gabimet, por deri tani shikimi i shifrave tregon vetëm një gjë, elektorati i djathtë ka bojkotuar në mënyrë masive ofertën e partisë kryesore të tij. Përse e them këtë?

    Dje në Shqipëri kanë votuar thuajse 300 mijë vetë më pak se sa në vitin 2013. Në këtë rënie të votuesve, befas, sipas projeksionit, PS mund të jetë rritur me afro 100 – 130 mijë vota. Pra ka marrë në total thuajse 100 mijë vota më shumë se sa arriti të merrte në 2013. Ajo pritet të shtojë diku tek 6 – 8 deputetë. Pra shtimi nuk është nga ulja e numrit të votuesve, por nga rritja e tyre.

    Lexo të plotë:

    http://opinion.al/e-djathta-ka-bojkotuar-pd/2

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Për kë do të votoni nesër!?

    ...nuk e di, do te mendohem. eshte dite me emocion dhe nje dite vendimtare per te ardhmen e vendit. mendoj te votoj per PD-ne edhe kete radhe!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •