Problemi Palestinez mbetet një nga problemet e pazgjidhura ndërkombëtare qoftë nga OKB qoftë edhe pas ndërhyrjeve të veçanta apo të grupuara të ndërkombëtarëve, sepse gjithmonë janë ndeshur me kokëfortësinë e izraelitëve dhe të shtetit të izraelit i cili pavarësisht që pranoi në parim krijimin e këtij shteti, praktikisht ka bërë çdo gjë që të mos këtë realizim praktik Shteti i Palestinës në ditët e sotme, me pretekstin e të ashtuquajturit `ekstremizëm dhe terrorrizëm palestinez`?!
Komuniteti Orthodoks i Shqipërisë përkrah shtetin Palestines dhe përkrah fuqimisht mbrojtjen e Lirive dhe të drejtave të njeriut të cilat janë të dëmtura dhe të cënuara nga shtet Izraelit i cili ndonëse formalisht a pranuar krijimin e një shteti Palestinez aktualisht po pengon fuksionimin e tij duke u justifikuar me pretekstin se Palestna dhe palestinezët paërkrahn terrorizmin, dhe sigurisht duke ja hedhur fajin kryesisht HAMAS (Fronti Demoratik për Çlirimin e Palestinës), dhe më pak PLO (Organizata për Çlirimin e Palestinës).
Pavarësisht këtyre akuzave OKB ka nxjerrë disa rezoluta ndër vite që e detyrojnë Izraelin të respektoje shtetin e ri Palestinez dhe popullin e tij.
Jemi të mendimit se të gjithë kristianët në botë e përkrahin shtetin e Palestinës dhe përkrahin Liritë dhe të drejtat e Njeriut si dhe të dretjën e Pronës në Shtetin e Palestinës, të cilat sigurisht duhet të respektohen edhe nha shteti i Izraelit, por problmet e lëna pezull dhe mos zbatimi i rezolutave nga ana e Iztaelit, duhen gjetur zgjidhje jo nëpërmjet luftës dhe radikalizmit nga të dy palët. Çështjet duhen zgjidhur me bisedime due përfshirë faktorin ndërkombëtar kryesisht OKB por dhe shtetet e mëdha të interesuara për problemin.
Shkaqet dhe problematika e konfliktit shumë vjeçar Palestinë Izrael dihen përgjithësisht , por e parë nga këndvështrimi ynë mund ta paraqesim në këtë mënyrë.

Rregjioni i Palestinës është një rregjion history dhe gjeografik në lindjen e mesme në të cilin kanë lindur të tre fetë kryesore në Botë: Judaizmi-Kristianizmi- Islami.
-De Jure shteti i Palestinës ëshë shtet Sovran dhe i njohur nga 136 anëtarë të OKB dhe statusin e shtetit jo-anëtar observues në OKB.
-Termi `Territore palestineze` apo `territoret e okupuara palestineze` përfshin Bregun Perëndimor përfshi dhe Jeruzalemin Lindor,dhe Rriin e Gaza-s të cilat janë praktikisht të okupuara nga izraeli.
-Autoriteti Kombëtar Palestinez njihet si një qeveri ad interim i themeluar që në 1994. Pas 2013 u zëvëndësua me termin `Shteti i Palestinës` nga të githa organizmat ndërkombëtarë.
Sipas nënkulturës arabe të Levantit të Jugut fjala `palestinez` i referohet banorëve jo vetëm arabëve të Palestinës me Mandat Anglez por edhe banorëve të Jordanit që ishin dikur Druzët ndërsa përjashtohen Beduinët dhe minoritete te tjera etnike si Dom-ët dhe Samaritanët. Ky përcaktim nuk është pranuar. Sot, edhe Samaritanet e Bregut Perendimor të lumit Jordan quhet Palestinezë.
Në 23 dhjetor 2015 Asamblea e Përgjithshme e OKB përshtati një Rezolutë e cila kërkonte Sovranitet të Palestinës mbi Burimet Natyrore brënda territoreve palestineze që janë nën okupim izraelit. Rezoluta i kërkon izraelit të ndalojë shfrytëzimin, dëmtimin, shkaqet e humbjes dhe rrezikimin e burimeve natyrorepalestineze, dhe të drejtën e palestinezëve që të kërkojnë kompensim për shkatërrimin e tyre.

Pak Histori
Duke i u referuar çifutëve, fjala `palestinez` është më tepër fjalë që i përket etnicitetit se sa religjioze dhe për ta palestineze janë edhe çifutët që janë në Europë që e kanë origjiën nga Levanti. P.sh., Emanuel Kant u referohej çifuteve si `Palestinezë që jetojnë midis nesh`.
Biblioteka Virtuale Çifute përdor këtë definicion për fjalën `palestinez`: ç`do kush që jeton tani në izrael, Gaza dhe në Bregun Perëdimor është teknikisht `palestinez`,- pra një term që përdorin ata përarabët jo-çifutë që kanë rrënjë të tilla. Sot palestinezët jetojnë në Izrael, Rripin e Gaza-s, Bregun Perëndimor, Jordani, , por shumë palestinezë jetojnë sot si rrefugjatë në Liban, Siri, dhe vënde të tjera arabe.
Kanë egzistuar:
-Palestina e Sirisë - një provincë Romakë 135-390 e.r., që u shndrua në Sirinë Romake;
-Palestina Prima- një provincë bizantinë në Levant prej 390-636 e.r., ku përfshihej dhe Galilea dhe Lugina e Lumit Jordan;
-Palestina Secunda- në po ato vite por përfshinte dhe bregdetin dhe kodrat e Levantit të Jugut ( Judea dhe Samaria);
-Palestina Salutaris ose Palestina Tertia, - që ishte një provincë byzantine e themeluar në shek VI, që mbulonte Negev dhe TransJordaninë;
-Junad Filastin- (638-shek X) një nga distriktet ushtarake të provincës së Kalifatit Umayyad dhe Abbasid të Bilad al-Sham (Siri);
-Mutasarrifati i Jeruzalemit (1872-1917) i njohur edhe si Sanaxhaku i Jerualemit që ishte një provincë otomane e cila i referohej `Sirisë së Jugut` OSE `Palestinës`. Distrikti përfshinte: Jeruzalemin, Gaza, Hebron, Bethlehem dhe Beersheba.
-Palestina e Mandatuar (1920-1948)- një entitet gjeo-politik nën administrimin britanik.
(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Palestine)
Popullata e Palestinës sipas vitit 2014 ishte 4.550 milion banorë në një sipërfaqe 6.220 km2.
Kristianet ne Palestine. 96% e Palestinezëve janë Myslimanë të besimit sunni; brënda tyre nj pjesë janë të minoritetit Ahmadija dhe 15% janë myslimanë pa një ndarje të përcaktuar.
Arabët e besimit Kristian e kanë prejardhjen nga klanet arabve kristiane të cilat nuk u konvertuan në islam si p.sh., klani i tribuve Kahlani dhe Qahtani të Jemenit, të cilët i vendoseën në CisJordani dhe Siri, si dhe kristianët e arabizuar si Melkitet dhe Greket Kristiane Antiokinanë.
Në izrael jetojnë 127.000 kristianë dhe në Palestinë jetojnë 50.000.
Testamenti i Ri spjegon konvertimin e arabëve në Kristianë të rregjistruara tek libri i Akteve ( Veprat).
Kur Shën Pjetri predikonte tek populli i Jeruzalemit, ata e pyeten: Dhe si do ta dëgjojmë predikimin në gjuhën gjithsecili në gjuhën e tij? në izraelite, proselitë ( yë konvertuarit, të huajt), Kretanë, Arabe?- ne i kemi dëgjuar predikimet në gjuhën e tyre për veprat e Zotit (Veprat, 2:8.11).
Kështu pra arabët kristianë janë komunitetet më të vjetra kristiane.
Influencat kristiane janë deri në Etiopi veçanërisht në kohët pre-islamike dhe disa Hejazis në të cilët përfshihet edhe një Kushëri i gruas së hazretit Muhammad- Khadija bint Khuëaylid sipas disa burimeve u përshtat me këtë besim, ndërsa disa Etiopianë kristianë jetonin në Meka.
(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Arab_Christians)
Në Censusin e vitit 1922 në Palestinë ishin rreth 73.000 kristianë e nga këta 46% orthodoksë, 20% katolikë, 20% katolikë unitë.
Në Censusin e vitit 2009 ishin 50.000 kristianë në territoret palestineze shumica në Bregun Perëndimor dhe rreth 3.000 në Rripin e Gazës. Ndërsa popullata kristiane në izrael kap 154.000 kristianë, dhe nga këta 80% janë arabë shumë nga ata më vetë-identitet si palestinezë.Sot shumica e kristianëve Palestineze rreth 50% jetojnë në Diasporë, dhe një pjesë e Kristianëve janë konvertuar në Islam
Disa qindra kristianë palestinezë janë konvertuar në islam për shkak se Kristianizmi është jo-ligjor më Ligjin SHARIA në Palestinë. Por dhe për shkak se këta individë me fe kristianë quhen me `profil të ulët``.
Në Rripin e Gazas kristianët palestineze jetojnë përreth vëndbanimeve aty ku janë kishat St. Porfirius ( e krijuar që ne shek e 2 e.s.), Kisha e Pagëzimit të Gaza-s, dhe Famullia Katolike e Shënjtë. Gjithashtu është një Kishëze anglikanë e vogël pranë Spitalit Evangjelik Al-Ahli- Al-Arab.
Sidoqoftë shkrimtari kristian Palestinez Emile Habib pohon se:
``Nuk ka diferencë midis Kristianëve dhe Myslimanëve në të gjithë Palestinën për shkak të gjëndjes së vështirë ku ndodhemi``.
Në 2006 sipas votimeve nga Qëndra ër Dialog Kulturor dhe për Kërkime, 90% e Kristianëve pohonin se kishin miq myslimanë, dhe 73% pohonin se Autoriteti Palestinez e trajton Trashëgiminë Kristiane të qytetit me respekt dhe, 78% eja ngarkonin emigracionin e kristianëve larg Palestinës për shkak të okupacionit izraelit dhe për shkak të kufizimit të udhëtimeve.
Egzistojnë shumë Personalitete Palestineze Kristianë në të gjitha fushat disa nga të cilët po i përmëndim më poshtë:
- St. Marie- Alfonsine Danil Ghatas, themelonjësja e Kongregacionit të motrarave Rosare, i vetmi Urdher fetar Arab në Tokën e Shënjtë;
- Raymonda Taëil – poete, aktiviste, gazetare, shkrimtare dhe kunata e Presidentit Yasser Arafat;
- Kamal Nasser – Lider i PLO, shkrimtar dhe Poet;
Militiantë Kristianë Palestinezë
- Sirhan Sirhan – vrasësi i Senatorit Robert Kenedi
- Chris Bandak lider i `Martirëve të brigadave të Al-Aqsa` dhe` Tanzim`, që ishin krahë të armatosur të Al Fatah; i burgosur në izrael deri në 2011
- Ëadie Haddad - Lider Palestinez i Frontit Popullor i krahut të armatosur për Çlirimin e Palestinës; organizoi rrëmbimet e disa aeroplaneve civilë gjatë viteve 1960-1970
- George Habash – themelonjësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës
(https://en.wikipedia.org/ëiki/Palestinian_Christians)
ii
Kërkesat e Kristianëve Palestinezë për të mbrojtur Shtetin Palestinez.
Sipas Daniel Gil, në Artikullin e tij të datës 14 qershor 2017 me Titull `Koalicioni Nacional i Organizatave Kristiane në Palestinë lëshon një thirrje për më shumë aksione kundër izraelit`, shkruan se këto organizata kristiane Palestineze dënojnë okupimin e tokave palestineze nga izraeli dhe bëjnë thirrje për më shumë aksionë kundër tyre.
Gjtiashtu në Letrën e Hapur drejtuar Këshillit Botëror të Kishave dhe Lëvizjes Ekumenike- NÇOP ( pra National Coalition of Christian Organisation in Palestine), ka përpiluar një listë prej 9 kërkesash në të cilat përfshihet njohja e Apartheid-it izraelit ndaj palestinezëve, dënimin e Marëveshjes së Balfour dhe që Kristianët të mbajnë një qëndrim më të fortë ndaj ekstremizmit.
NÇOP pranojnë që kanë patur një rol mjaft aktiv në Izrael dhe jashtë tij.
Kjo letër e hapur vjen si pasojë e takimit të organizatës në Betlehem këë muaj dhe pason vizitën e Trump në Izrael në muajin Maj 2017; ` Ne jemi akoma duke vuajtur për shkak të deklarimit politik prej Perandorisë Perëndimore e bazuar në parakushte jo të sakta teologjike`- deklaron NÇOP për kombet që përkrahin izraelin.
``Madje edhe disa Kisha dhe pak Liderë Kristianë që kanë përkrahur vendosjen e një gjëndjeje kolonialiste në vëndin tonë nga izraeli, dhe kanë injoruar totalisht madje kanë de-humanizuar kombin tonë, njerëzit tanë që gjithmonë kanë egzistuar në këto toka me shekuj me rradhë duke paguar (me pa të drejtë) çmimet për krimet e kryera në Europë``.
Midis kërkesave të lart përmëndura, NÇOP dëshëron gjithashtu që OKB të njohë formalisht dhe të kërkojë ndjesë popullit palestinez përsa i përket Deklaratës së Balfur-it, deklaratë e bërë në 1917 nga Sekretari i shtetit Artur Xhejms Balfour drejtuar të dërguar tek Baroni Anglez Lionel Ëalter Rothchild, që ishte pozicionuar në statusin e nocionit etno-religjioz të lindjes së Mesme dhe që u njoh si nxitësi më i madh për Lëvizjen Zioniste Britanike që pasoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore.
Padre George Shalhub i Bazilikës së St. Marisë të Kishës Antiokiane Orthodokse në Michigan foli për `Amerikën Arabe`, në përgjigje të artikullit të NÇOP duke thënë: `Ne përkrahim NÇOP dhe duam të paralajmërojmë Botën se në se ndodh diçka, koshienca kristiane do të vdesë dhe se Bota do të humbasë Humanitetin bazë të saj. … i tërë rregjioni është i kërcënuar. Kështu ne do të dërgojmë Lutjet tona dhe përkrahjen për NÇOP``.
(http://www.arabamerica.com/palestini...4gppg.facebook)