Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Nata e Kadrit

    Emri:  13532756_10208565579930610_1229642371485946725_n.jpg

Shikime: 668

Madhėsia:  22.8 KB

    Nata e Kadrit



    Ē’eshte Nata e Kadrit?
    Pse quhet ajo me kete emer?
    Kush eshte vlera e saj?
    Ēfare duhet te bejne njerzit ne kete nate?


    Njeriu si qenie ekzistenciale me trup dhe me shpirt jeton brenda kohes. Koha eshte krijimi i Zotit per te jetuar dhe perkujtuar njeriu brenda saj ndodhite, ngjarjet, veprimet dhe adhurimet. Diten Zoti e beri per gjalleri, ndersa naten e beri per pushim. Zoti e krijoi kohen dhe percaktoi per te shenja. Shenjat e dites dhe percaktimit kohor jane te shumta. Ato fillojne nga trupat qiellore, si dielli, qe me agimin, lindjen dhe perendimin e tij percakton kufijte e dites dhe nates. Ndersa hena percakton me fazat e saj numerimin e dite-neteve ne kalendarin henor islam. Hena ne fillim del si draper i holle me pas mbushet dhe behet e plote, dhe pas kesaj ajo fillon dhe hollohet duke permbushur cdo dite nga nje faze te saj, derisa kete fenomen e permbledh brenda 30 diteve, duke percaktuar keshtu ciklin e saj e duke e titulluar ne kete matje me emrin “muaj”. Dymbedhjete muajt percaktojne njesine matese tjeter te quajtur “viti”.

    “Tek Zoti, numri i muajve qe masin kohen jane dymbedhjete, keshtu eshte shenuar nė librin e Allahut, atė ditė kur Ai ka krijuar qiejt dhe tokėn. Katėr prej tyre janė tė shenjtė. Kjo ėshtė feja e drejtė, pra, mos i bėni padrejtesi vetes tuaj nė to. ” (Sure Teube: 36).

    Gjithashtu dhe njesia kohore e quajtur “jave” eshte e lidhur me ndodhine e krijimit te qiejve dhe tokes per 6 dite; diten e shtate Zoti nuk ndjeu asnje lodhje.

    Ekzistenca sot e ketyre njesive matese te kohes(java me 7 dite, viti me 12 muaj dhe muaji me 30 dite) tregojne se feja dhe shenjat e saj jane me te lashta se paganizmi dhe politeizmi, dhe pa dyshim jane nje argument qe ateistet nuk mund ta kundershtojne dot, sepse percaktimi i kohes ne keto forma eshte bere nga i madhi Zot qe ne fillimet e krijimit, perpara se te kishin dale filozofite ateiste , dhe keshtu do te vazhdojė deri ne Diten e Kijametit.

    Eshte quajtur Nata e Kadrit, sepse miresia e saj eshte e posaceruar naten per kete fragment te kohes. Sikurse eshte dhe miresia ne diten e Arafatit, duke e posaceruar miresine e saj pergjate dites. Keto jane dy percaktimet kohore me te mira gjate vitit.

    Nata ne sistemin kalenderor henor eshte para dites, sepse dielli eshte krijuar pas erresires. Pra, dita e plote e se shtunes 24 oreshe fillon me perendimin e diellit te se premtes dhe mbaron me perendimin e diellit te se shtunes.
    Percaktimi me sistemin orar te kohes duke e fragmentizuar ne ore, minuta dhe seconda i sherben njerzimit per te percaktuar me sakte veprimet e tyre te perditshme ne nje disipline dhe pershtatshmeri me jeten e tyre fizike dhe materiale. Nata eshte e percaktuar nga kufijte e saj: si fillim ajo ka perendimin e diellit dhe si fund te saj ajo ka agimin, i cili perkon me daljen ne horizont te vijes se ndricuar, si pararoje e lindjes se diellit.





    Allahu eshte Krijuesi i gjithesise. Ai krijon ne nje menyre te persosur. Ai krijon, perzgjedh dhe nderon krijesat e Tij. Ai xh. sh krijoi planetet dhe ndertoi e perzgjodhi token per jete. Nga e gjithe toka ai perzgjodhi xhamitė, si vende me te mira te saj, per shkak se ne to adhurohet vetem Ai dhe askush nga krijesat. Xhamite nuk do te ishin te shenjta nese ne to nuk do adhurohej Zoti por krijesat sic mund te ndodhe neper tempuj te tjere.Ne xhami adhurimi behet per Zotin dhe jo per figurat, varret, statujat apo krijesat e ndryshme.Nje faltore qe nuk i sherben monoteizmit te Zotit asaj i humb shenjteria dhe ajo kthehet ne nje vend paganizmi dhe politeizmi.

    Thote Allahu ne Kuranin famelarte
    18. Dhe (mua mė shpallet) se vėrtet xhamitė janė vende te veēanta pėr ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni nė to asgjė tjetėr me All-llahun! (Sure Xhin).


    Nder xhamitė boterore, Allahu zgjodhi Kaben ne Meke, Xhamine e Profetit a. s ne Medine dhe Xhamine el Aksa. Thote Profeti a. s ". . Nje namaz ne xhamine Mekes eshte e barabarte me 100 000 namaze ne xhamiat e tjera, nje namaz ne xhamine time ne Medine eshte i barabarte me 1000 namaze ne xhamiat e tjera dhe nje namaz ne xhamine el Aksa eshte e barabarte me 500 namaze te xhamiave te tjera"

    Gjithashtu Allahu krijoi engjejt prej drite nder to perzgjodhi Xhibrilin a. s si engjellin e shpalljeve hyjnore.
    Allahu krijoi njerzit dhe nder to perzgjodhi dhe nderoi besimtaret, nga besimtaret nderoi profetet e Tij e nga profetet e Tij nderoi 5 profetet kryesore: Nuhun, Ibrahimin, Musain, Isain dhe Muhamedin salavatet e Zotit qofshin mbi to.
    Pastaj perzgjodhi qe te permenden shpalljet e Tij hyjnore, si fletushkat e Ibrahimit, Teurati i Musait, Zeburi i Daudit, Inxhilli i Isait dhe Kurani shpallja e fundit deri ne Diten e Kijametit e zbritur profetit Muhamed a. s .
    Allahu krijoi kohen, krijoi diellin dhe henen per ta percaktuar dhe matur ate. Krijoi diellin per percaktimin ditor dhe henen per percaktimet mujore. Allahu zgjodhi qe koha te percaktohej sipas kalendarit henor edhe pse shumica e vendeve te botes e masin ate me kalendarin diellor, duke pasur nje ndryshim plus 9- 10 dite. Ky ndryshim percaktohet dhe ne Kuran. “Ata qėndruan nė shpellėn e tyre 300 vjet diellor ose 309 vjet henor.” (Komenti ibn Kethirit Sures Kehf ajeti 25) Nder muajt Allahu zgjodhi Ramazanin si muajin e dergeses si shpalljeve hyjnore. Thuhet se te gjithe shpalljet hyjnore, qe nga fletushkat e Ibrahimit e deri tek Inxhilli Isait, plus Kuranin madheshtor, qe ju zbrit Profetit a. S, zbriten ne muajin 9 te kalendarit henor, qe korrospondon me Ramazanin. Allahu thote ne Kuranin Famelarte “Muaji Ramazanit eshte muaji ne te cilin u zbrit Kurani, udhezues ne rrugen e drejte dhe tregues i udhezimit dhe dallues i se mires dhe nga e keqa, i si kotes nga e drejta, i se vertetes nga e genjeshtra.” (Koment i ajetit 185, sure Bekare).” Allahu nga gjithe ditet e vitit zgjodhi diten e Arafatit (“Haxhi eshte Arafat” thote Profeti a. s) dhe nga gjithe netet e vitit zgjodhi Naten e Kadrit.

    Zoti nderoi me zbritjen e Kuranit(Fjala e Tij) engjellin Xhibril(Gabriel) i cili e transmetoi Kuranin tek profeti Muhamed a.s. U nderua me Kuranin vendi ku ai zbriti Meka, nata qe ai zbriti, Nata e Kadrit, muaji qe zbriti Ramazani, Profetit qe i zbriti Muhamedit a.s, popullit qe e lexon ate, muslimanet, vendet ku lexohet ai, xhamiat dhe personin qe e meson ate permendesh, hafizin.

    "A e di ti c’eshte nata e Kadrit?" (Kadr, ajeti 2)

    Nata e Kadrit!


    Nata e Kadrit eshte Nata e zbritjes se Kuranit prej engjellit Xhibril a. s , sipas thenies se Abdullah Ibn Abazit prej Leuhi Mahfudhit ne Bejtul Ize. Pastaj prej Bejtul Ize, me ane Xhibrilit a.s., zbriti pjese-pjese per 23 vjet.


    Cfare eshte Leuhi Mahfudh (Pllaka e Ruajtur)?

    Thote Profeti a. s "Allahu para se te krijonte qiejt dhe token krijoi Lapsin dhe i tha shkruaj cfare do te ndodhe deri ne diten e gjykimit. ”(Dhe Lapsi shkroi diturine e Zotit per te ardhmen ne “pllaken e ruajtur” , qe quhet Leuhi Mahfudh prej fillimit deri ne fund. Eshte e ruajtur dhe ate dituri nuk e di kush, pervec te madhit Zot, i cili here pas here ua kumton engjejve te Tij ne kohe te ndryshme te percaktuara. Ky quhet dhe paracaktimi kozmik. (shiko dhe llojet e tjera te percaktimit meposhte)

    Cfare eshte Bejtul Ize (Shtepia e nderuar)?

    Taberiu thote qe ne cdo qiell gjendejt nje tempull, sikurse Kabja e nderuar ne toke. Bejtul Ize (Shtepia e nderuar) eshte tempulli qe ndodhet ne qiellin e dynjase, ndersa Bejtul Mamur eshte tempulli qe ndodhet ne qiellin e shtate per te cilin Profeti a. s thote “Ne qiellin e shtate ndodhet Bejtur Mamur ne te cilin hyjne cdo dite 70 mije engjej per ta adhuruar Allahun dhe nuk dalin me nga ajo sepse aty adhurojne Allahun me perkushtim. Fjala Bejt apo shtepi ne shqip ne kete rast ka kuptimin e xhamise sikurse themi Bejtu Allah. Keshtu eshte dhe Bejtul Ize ne qiellin e dynjase eshte faltorja ne qiellin qe mblidhen engjejt dhe adhurohet Allahu i lartesuar.

    Emertimet e Nates se Kadrit

    Nata e Kadrit eshte nata e bekuar, Nata e adhurimeve dhe e miresive, nata e bardhe e faljes se mekateve, nata e zbritjes se engjeve, nata e lidhjes se shejtaneve, nata e zbritjes se Kuranit dhe leximit te tij, nata e lutjeve dhe pranimit te tyre, nata e adhurimeve, falenderimeve, permendjes dhe lavderimit te Madhit Zot, nata e pendimit te njerzve tek Zoti dhe e faljes Hyjnore, nata e dashurive njerėzore ndaj Krijuesit te gjithesise, nata e paracktimit vjetor, nata e qetesise, kenaqesise dhe paqes ne shpirtat dhe jetet e njerzve, nata me vleshme se 1000 muaj, me e vleshme se 83 vjet jete njerzore.

    1)Nata e nderuar

    “Ne e zbritem Kuranin ne Naten e Kadrit” (Surja Kadr 1)

    Eshte quajtur “Nata e nderuar”, sepse Zoti me ate nate nderoi njerėzimin me diturine e Tij hyjnore te zbritur tek profeti Muhamed a. s.

    2)Nata e Bekuar

    “Ne e zbritem Kuranin ne nje nate te Bekuar” (Surja Dukhan 3).
    Eshte quajtur “nata e bekuar”, sepse ajo ka shume miresi dhe begati brenda saj, qofshin keto ne aspektin shpirteror, fizik, social, psikologjik etj. Eshte kenaqesi per shpirtin, miresi per trupin, paqe per shoqerine, qetesi per mendjen. Kur Zoti e begaton dicka ajo eshte e mbushut plot me miresi.


    3)Nata e Adhurimeve dhe e faljes se Mekateve

    Thote Profeti a.s: “Kush falet, lutet e adhuron Allahun ne naten e Kadrit, me besim te paster tek Zotit dhe duke kerkuar shperblimin e Tij, do t’i falen gjynahet e kaluara. ”(Buhari-Muslimi)

    Nata e Kadrit eshte nata e adhurimeve, falenderimeve kushtuar Zotit. Nata e permendjes se shpeshte te Tij dhe lavderimit dhe njesimit te Tij me zemer, dituri, shprehje dhe vepra. Nata e vizitave neper xhami, per shkak te shperblimit te madh qe ka ne te per njerėzit. Eshte nata e faljes kushtuar Zotit, largimit nga adhurimi krijesave dhe besimeve te kota dhe e largimit prej mekateve.


    4)Nata e Caktimit

    Nata e Kadrit quhet dhe nata e caktimit, sepse ne te caktohen ceshtjet e vitit te ardhshem sipas dijes se Allahut te Lartesuar: “Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje”. (Surja Kadr)

    Parashkrimi ose paracaktimi i shkruar eshte disa llojesh.

    1)Caktimi i shkruar ne Leuhi Mahfudh (parashkrimi kozmik)

    Thote profeti Muhamed a. s "Allahu para se te krijonte qiejt dhe token krijoi Lapsin dhe i tha shkruaj cfare do te ndodhe deri ne Diten e Gjykimit.”

    2)Caktimi ne barkun e nenes (Parashkrimi jetesor)

    Thote profeti Muhamed a.s "Ēdo njeri formohet nė mitrėn e nėnės sė tij, duke qėndruar dyzet ditė si pikė e lėngshme (nutfetun), pastaj, po pėr aq ditė bėhet copėz gjaku (alekatun), e mė pas, po pėr aq kohė bėhet copė mishi, pas kėsaj i dėrgohet njė engjėll qė e frymėzon me shpirt dhe kėtij engjėlli i urdhėrohet nga Zotit qė tė shkruajė katėr gjėra: Tė shkruajė furnizimin e fėmijės, vdekjen (sa do tė jetojė), veprat (pėr kėtė botė) dhe Fatin e njeriut.

    Profeti Muhamed a. s i tha ibn Abasit : “O djalosh! Do tė tė mėsoj disa fjalė. Kije ndėr mend (ruaje) Zotin se Ai do tė tė ketė ndėrmend (do tė tė ruaj) ty! Kije ndėr mend Zotin, do ta gjesh para teje! Kur tė kėrkosh diēka, kėrkoje prej Zotit! Nėse kėrkon ndihmė, kėrko prej Zotit! Dije se sikur tėrė populli tė mblidhej pėr tė tė ndihmuar pėr diēka, nuk do tė tė ndihmonin dot, pėrveē asaj qė tė ka caktuar Zoti yt, e nėse do tė mblidheshin qė tė tė bėnin dėm, nuk do tė dėmtonin, pėrveē asaj qė tė ka caktuar Zoti yt. Janė ngritur lapsat dhe janė tharė faqet (fletėt). ” (dmth. ēdo gjė ėshtė e caktuar dhe ka mbaruar). (Tirmidhiu)

    3)Caktimi ne Naten e Kadrit (Parashkrimi vjetor)

    Komentuesit e Kuranit tregojne pėr komentin e sures Kadr dhe Dukhan se Xhibrili dhe Engjejt zbresin ne Naten e Kadrit dhe ju tregojne engjejve te tjere percaktimin vjetor per cdo njeri: i tregojne jeten, vdekjen, furnizimin etj.

    Thote Allahu ne Kuran:
    “4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēeshtje nė mėnyrė tė prerė.
    5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S’ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar. ” (Surja Dukhan)

    Gjithashtu thote:
    “Me lejen e Zotit tė tyre, nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje” (Surja Kadr)

    Ne kete nate shkruhen ndodhite e njeriut, fatet e tij, lindjet, pasuria qe do fitoje, fatmiresite qe do t’i ndodhin, dashurite, gezimet, shendeti etj etj. Prandaj t’i lutemi ne kete nate Zotit qe te na largoje prej nesh, fatkeqesite, ndarjet, hidherimet, semundjet dhe cdo gje te keqe.
    Profeti Muhamed a. s na ka treguar se lutja ka tre faza: “Zoti ta ploteson ate lutje (dhe te shperblen per te), ose per shkak te lutjes te largon nje te keqe, ose ta shperblen ate ne boten tjeter shumefish, nese nuk te plotesohet ne kete bote.”
    Prandaj le t’i lutemi Zotit me perkushtim dhe vendosmeri, duke shpresuar qe miresite e Tij te pashtershme te jene tonat.

    Vleshmeria e Nates se Kadrit

    Allahu i lartesuar thote ne Kuran “Nata e Kadrit eshte me e vleshme se 1000 muaj”(Kadr 4) Ēdo veper e mire ne kete nate do shperblehet me shperblimin sikur kjo veper te kete ndodhur gjate gjithe 1000 muajve pa nderprejrje, duke mos pasur brenda ketyre 1000 muajve asnje nate Kadri tjeter. Thuhet se nje person nga beni israelitet e adhuronte Allahun naten dhe diten per 83 vite rresht. Atehere, Allahu i Madheruar, per te nderuar ymetin e profetit Muhamed a. s kundrejt ymeteve te tjere, qe e kane adhuruar Allahun me shume vite per shkak te moshes se tyre, apo ymeteve te profeteve te tjere, qe kane qene me adhurues te medhenj ne kohe, Allahu zgjodhi per ymetin tone shperblimin e Nates se Kadrit per t’i shtuar ymetit Islam shperblimin e veprave te tyre. Ky ėshtė nje nderim madheshtor. Allahut i qofshim fale per nderimet e shumta qe i ka bere profetit Muhamed a. s.
    Nata e Kadrit ka zbritur se bashku me suren Keuther. Surja Keuther eshte pergezim per profetin Muhamed a. s dhe surja Kadr eshte pergezim per ymetin e tij.

    Naten e Kadrit zbresin Engjejt dhe shpirti i shenjte (engjelli) Xhibril ne toke. Eshte nata kur numri i engjejve qe zbresin ne toke eshte me i madh se numri i guraleceve qe ka toka. Ato udhetojne neper toke dhe gjejne vendet dhe njerzit ku adhurohet, falenderohet dhe lutet Zoti dhe shkojne ne ato vende ku besimtaret mblidhen per te adhuruar Allahun. Sa bukur ne nje shoqeri me engjej te lusesh Zotin kete nate, qe eshte paqe dhe meshire prej Zotit dhe shejtanet nuk kane fuqi t’u bejne dem besimtareve!

    Profetit a. s thote “Ne Muajin e Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit dhe lidhen me pranga shejtanet. ”

    Kur eshte Nata e Kadrit?

    Thote Profeti a s: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė netėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit. (Buhariu)
    Pra, nata e Kadrit mund te jetė naten e 21-tė, 23-tė, 25-tė, 27-tė ose 29-tė te kalendarit henor te muajit Ramazan. Disa dijetare thonė se ajo ndodh ne naten e 27-tė. Nata e Kadrit nuk eshte statike, por mund te ndryshoje nga viti ne vit ditėn e saj, sipas deshires se Allahut te lartesuar.

    Lutja e posacme e Nates se Kadrit

    Aishja r. a e pyeti profetin Muhamed a.s: “Nese ndodhem ne naten e Kadrit, cfare te bej?”
    Profeti a s. i tha: “Lutu "O Allah ti je Fshiresi i Gjynafeve, e do faljen prandaj me fal Mua".
    (اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّتُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي“
    Allahum-me in-neke Afuu,un tuhib-bul afua fe’fuannij)

    Emri i Zotit qe eshte perdorur ne kete lutje eshte Afuvun, qe ne ndryshim nga emri tjeter i Zotit Gafur-Mekatfalesi, eshte per fshirjen e gjynaheve dhe pasojave te tyre, duke e pastruar zemren dhe shpirtin e njeriut prej tyre. Besimtaret dalin nga kjo nate madheshtore me mekate te falura.

    Shenjat e Nates se Kadrit


    Ne kete nate nuk bien meteoret ne toke.
    Ajo eshte e nxehte, as e ftohte.
    Nuk demtohen besimtaret nga shejtanet.
    Dielli lind i kuqerremte dhe jo i shndritshem.
    Shenja me e madhe e saj eshte perjetimi shpirteror i atij qe e ka gjetur kete nate me lutje dhe besim. Perjetimi shpirteror i shperblimit te kesaj nate eshte shenja me e madhe qe ju do te gjeni ne zemrat tuaja.
    Mos kerkoni shenjat materiale, por kerkoni shenjen shpirterore. Cdo nate qe ju kalon pa nje perjetim shpirteror te madh i shtoni asaj pendimin, kerkimin e faljes dhe adhurimin. Mos e neglizhoni gjendjen tuaj shpirterore, por mundohuni qe ta perjetoni kenaqesine e kesaj nate. Sa te varfer jane ato shpirtra qe nuk e ndiejne kenaqesine e kesaj nate te nderuar.


    Madheshtia e Nates se Kadrit

    Nje skene madheshtore ndodh ne naten e Kadrit. Ju mund ta imagjinoni me fanatazine e tij bukurine e asaj skene madheshtore. Besimtaret e gjithe botes duke u lutur neper xhami, duke kenduar Kuran, duke bere lutje, duke u falur, duke kerkuar falje, duke falenderuar te madhin Zot. Disa i bėjnė keto ne shtepi, te permalluar per shperblimin dhe perjetimin e madh te kesaj nate.
    Kėtė natė hapen dyert e qiellit dhe zbresin engjejt dhe Xhibrili ne toke. Engjejt e Zotit mbushin vendet ku adhurohet Allahu, si xhamitė, mexhliset, apo edhe shtepitė ku njerėzit permendin, madherojne, adhurojne e falenderojne Zotin e tyre. Toka mbushet me engjej, kurse shejtanet rrine te lidhur ne pranga. Toka mbushet e zerat e lutjeve dhe adhurime, lexime te Kuranit dhe pershperitjet e shpirtrave qe lavderojne Krijuesin e tyre, Madheshtorin e universit, te vetmin te pashok, Ate qe s’ka lindur njeri dhe vete nuk eshte i lindur dhe Ai qė askush dhe asgje nuk mund te krahasohet.
    Pasi engjejt kane zbritur ne toke ne nje te treten e nates, Allahu u drejtohet roberve te Tij dhe u thote: "A ka ndonje lutes qe me lut per dicka dhe Une t’ia jap? A ka ndonje njeri qe me kerkon ndihme dhe Une ta ndihmoj? A ka ndonje njeri qe me kerkon falje dhe Une ta fal?
    Si do t’i pergjigjemi ne kesaj thirrje madheshtore dhe bujare ne kete nate te bekuar? Si do te jene zemrat, syte, shpirtrat dhe trupat? Secili duhet ta jape vetė pergjigjen...

    Nuk ka pėrjetim mė madhėshtor pėr shpirtin e njeriut sesa nata e Kadrit. Ju do t’i gjeni miresite e saj nė zemrėn tuaj. Ajo ėshtė natė kur gjokset mbushen me besim, kur zemrat arrijnė kėnaqėsinė e shpresuar, kur prej syve burojnė lot, kur balli zbardhet nga sexhdet qė puthin tokėn pėr dashurinė e Zotit sipėr qiejve. Ajo ėshtė nata e lutjeve dhe amin-eve, nata e Kuranit, kijamit, rukusė dhe sexhdes, nata kur gjumi i nėnshtrohet dashurisė sė zemrave. Natė madhėshtore e pėrkujtimit tė zbritjes sė Kuranit nga Leuhi Mahfudh ne Bejtul Izeh, nė qiellin e dynjasė, nata kur nė tokė zbrit mėshira e Zotit pėr gjithė njerėzimin, shpallja hyjnore, Kurani. Ajo ėshtė nata kur shkruhet fati, se ē’do tė ndodhė vitin tjetėr. Ajo ėshtė nata mė e vlefshme se 1000 muaj = 83 vjet, pra, njė jetė njerėzore. Ēdo vepėr nė atė natė shumėfishohet prej Zotit madhėshtor.
    “Qielli rėnkon”, - thotė Profeti (alejhi selam) nė njė hadith tjetėr - “nga numri i madh qė mbart qielli me melekė(engjej)”. Po toka si do te jete ne ate nate, kur do te mbushet plot me engjej? Po zemrat e besimtareve si do e presin ketė natė?

    Skedarėt e Bashkėngjitur 173521



    Ēfare duhet te bejme kete nate?


    Njihen nga tradita zakonore se shqiptare e agjeronin te gjithe naten e Kadrit.Por jo vetem muslimanet por kete nate e agjeronin dhe pjesetaret e feve te tjera.Kjo nate festohej ne menyra te ndryshme.Ne qytetin e Shkodres behej nje strukture hekuri ne forme shtepie e mbushur plot me kandile te vegjel dhe vendosej ne qender te qytetit.Ne Elbasan ishte zakon qe per iftar gjuhej me top per te sinjalizuar hyrjen e nates dhe celjen e iftarit.Ne qytete te tjera perdorej dhe daullja si mjet lajmerimi.Per shkak qte gjendjes se varfer te shqiptareve ne ate kohe disa shtepi gatuanin hallve si nje embelsire per kete feste por qe ne kohen tone kjo nuk eshte aspak domosdoshmeri dhe as nje veprim i ligjeruar fetarisht.Me vone tradita shqiptare e zevendesoi kete zakon me berjen e embelsires se bakllavase per Bajram.Ne fakt nata e Kadrit nuk eshte nata e te vdekurve(varrezave) por eshte nata e te gjalleve qe duhet ti perkushtohen Zotit ne ate nate jo me hallve e ushqim por me lutje dhe adhurim ne xhamia.Megjithate te gjitha keto ishin ne aspektin kulturor ndersa ne aspektin fetar te gjithe njerzit mblidheshin neper xhamia duke falur namazin e teravive.Duke shetitur me kandila ne duart ne mesin e nates qyteti merrte nje gjalleri te madhe.neper xhamia degjohej zeri i kendimit te Kurani nga imamet me te mire.Lutjet dhe pershperitjet shpirterore te besimtareve te jepnin pershtypjen se qyteti nuk e njihte gjumin.”Jeta e nates” ishte shprehja qe sot mund ti japim per te pershkruar ate ambient te bukur kur perpjekjet njerzore solidarizoheshin dhe unifikoheshin ne harmoni te plote per te fituar kenaqesine e Zotit duke mbushur keshtu shpirtat me lumturi.Edhe pse gjate gjithe dites ishin me agjerim ato nuk ishin te lodhur naten, perkundrazi fytyrat e tyre ishin te lumtura, te buzeqeshura duke shprehur ne te vertete ate cka shpirtat e tyre shijonin ne muajin e Ramazanit.



    I dashur vėlla, e dashur moter, mos e humb kete nate! Shume nete ne jete ke humbur pa ndonje perfitim shpirteror dhe material, por kurrsesi s’duhet ta humbesh kete nate! Mos e humb kete nate me gjumė, me vdekjen e perkoheshme! Mos e humb kete nate duke bere gabime dhe harame!
    Nuk ka nevoje qe ne kete nate te shkosh ne varreza apo “vende te mira”. Jo, perkundrazi, kete nate duhet t’i perkushtohesh Zotit duke ardhur ne xhami, duke iu lutur vetem Atij dhe jo krijesave. Xhamitė jane plot e perplot me besimtare ne kete nate. Mos e humb shpirtin tend duke iu lutur varreve, figurave apo krijesave ne forma statujash! Mos e humb shpirtin duke humbur lidhjen tende te vertete me Zotin! Ne kete nate largo nga shpirti, mendja, trupi dhe shtepia e dyqani yt cdo shenje idhujtarie, e cila mendon se tė sjell fat e mbaresi, ne kundershtim me te madhin Zot! Kurrsesi, vetem Zoti eshte Ai qe te ruan ty naten dhe diten. Ai te jep jete, shendet, pasur dhe trashegimtare te bekuar.
    Largoji besimet e kota, largoju shpresave te vdekura si: patkoi, hudhra, kukullat, horoskopi, magjitė, fallxhoret, mosbesimit, idhujtarise, varreve te vdekurve qe nuk kane asnje fuqi mbi ty dhe per ty.

    Largohu prej gjynaheve, alkoolit, droges, duhanit, bixhozit, imoralitetit, homoseksualizmit, hajduterise, krimeve, genjeshtres dhe mashtrimit, kamates, lakuriqesise, talljes dhe ofendimit te te tjereve, papastertise, gjakmarrjes, vetevrasjes, kopracise dhe shperdorimit te pasurise, muzikes sataniste, rryshfetit dhe korrupsionit, tatuazheve dhe shtremberimit te krijimit natyral!

    Mos harro zbatimin e urdhrave te Zotit dhe mesimeve te profeteve, namazin dhe agjerimin respektimin e prinderve dhe mbatjes se lidhjes farefisnore, sjelljes se mire me komshiun, ndihmesen e shokut, respektimin e mesuesit, dashurine per diturine, besnikerine e bashkeshortes, dashurine per motren dhe vellain.
    Kjo eshte feja e Zotit qe deshiron per ty vetem te miren dhe largim nga e keqja. Kujdes, jeta jote eshte si nje liber, kapaket e te cilit jane lindja dhe vdekja. Shkruaje biografine e jetes tende me vepra te mira qe te jesh ti i dashur nga Zoti dhe njerėzit. Jepi vetes nje shans dhe ndryshoje ate per mire!Xh.S
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 21-06-2017 mė 07:33
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    977
    Faleminderit
    2
    28 falenderime nė 28 postime

    Pėr: Nata e Kadrit

    Ne kete nate Zoti i Osmaneve ndan fate perkunder nates se vitit te ri ku djajte e zekumit dalin dhe vizitojne besimtaret e tyre duke u dhene myzhda me erera te mira dhe genjeshtra!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •