Xhudisti Shpat Zeka është kampion i ri i Ballkanit në kategorinë U-18, një sukses i jashtëzakonshëm.
Së fundmi xhudisti i ri Shpat Zeka ka shkëlqyer në Turneun për kadetë që është mbajtur në Kroaci duke fituar medaljen e bronztë, në kategorinë deri 90 kilogramë.
Sukses të madh ka arritur edhe Laura Fazliu që përfundoi garën si e pesta.
Trajneri Driton Kuka pas këtij suksesi ka thënë se xhudoja kosovare ka të ardhme të sigurt.
“Bravo Shpat!
Medalja e parë Zyrtare për Shpatin!
E Bronztë por me shkëlqim të artë!
IJF World Tour European Cup Zagreb!
E shkelqyeshme edhe vajza nga Mitrovica
Laura Fazliu e 5 me 4 fitore e dy humbje!
E ardhme e sigurt për xhudon Kosovare”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-06-2017 më 14:04
Për: Xhudisti Shpat Zeka është kampion i ri i Ballkanit në kategorinë U-18, një sukses i jashtëzakon
Dita e dyte e garave I solli Kosoves dy medalje nga Kampionati Ballkanik per Kadet (U18) qe po mbahet ne Turqi.
Shpat Zeka dominoj ne kategorine -90Kg duke fituar kater ndeshje per te arritur deri tek titulli I Kampionit Ballkanik.
Ne ndeshjet eleminuese e mposhti garuesin bullgar Kristiyan Anev dhe garuesin serb Vojin Milicevic.
Ne gjysemfinale fitoj ndaj turkut Abdullah Solakoglu kurse ne finale e mposhti me dy wazari garuesin nga Romunia Eduard Serban.
Ne kategorine -63Kg Laura Fazliu arriti te fitoj medaljen e bronzte.
Ajo ne ndeshjet eleminuese e mposhti garuesen nga Bosnja Andela Samardzic dhe greken Marianthi Skorda.
Ne gjysemfinale,pas nje ndeshje te barabarte me turken Ayten Mediha Yeksan e cila perfundoj e barabarte ne kohen e rregullt,humbi ne vazhdime.
Per medalje te bronzte Laura e mposhti me Ippon garuesen tjeter nga Turqia Şeydanur Aydin.
Rezultatet perfundimtare:
-63 Kg
1. Ayten Mediha YEKSAN(TURKEY)
2. MARIJA ZELENIKA(BOSNIA AND HERZEGOVINA)
3. LAURA FAZLIU(KOSOVO)
3. ANDELA SAMARDZIC(BOSNIA AND HERZEG
-90Kg
1. SHPAT ZEKA(KOSOVO)
2. EDUARD SERBAN(ROMANIA)
3. Mehmet Can TALAY(TURKEY)
3. Abdullah SOLAKOĞLU(TURKEY)
Reprezentacioni I Kosoves U18 e perfundon Kampionatin Ballkanik me 4 medalje;
Nje te arte (-90Kg Shpat Zeka) dhe tri te bronzta (44Kg Erza Muminoviq,60Kg Fisnik Hyseni,63Kg Laura Fazliu)
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-06-2017 më 14:00
Për: Xhudisti Shpat Zeka është kampion i ri i Ballkanit në kategorinë U-18, një sukses i jashtëzakon
Shpati habit Turqinë
Laura Fazliu, Fatos Tabaku e Shpat Zeka
Në Tekirdag të Turqisë, xhudistët e kombëtares së Kosovës shkëlqyen. Shpat Zeka është kampion i ri i Ballkanit në kategorinë U-18, një sukses i jashtëzakonshëm.
“Shpat Zeka (90 kg) ka bërë përformancë të shkëlqyeshme, dominoi në katër luftëra kundër bullgarit, serbit, turkut e në finale e mundi rumunin Serban! Ndërkaq, Laura Fazliu (63 kg) është e bronztë. Ballkanik i suksesshëm, katër medalje, një e artë e tri të bronzta”, tha përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka për gazetën “Bota sot”.
Për: Xhudisti Shpat Zeka është kampion i ri i Ballkanit në kategorinë U-18, një sukses i jashtëzakon
Tjetër arritje për Kosovën, Shpat Zeka fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos
June 3, 2018
Sukseset e xhudistëve nga Kosova në botë nuk kanë të ndalur.
Pasi Erza Muminovic fitoi medaljen e bronztë, edhe Shpat Zeka (-100 kg) ka fituar një medalje të bronztë.
Për këtë është shprehur i lumtur edhe trajneri Driton Kuka, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar:
“Medalja e bronztë e Shpatit me vlerë të artë!
Plot pesë fitore me Ippon në Leibnitz. Luftën për finale kundër japonezit e humbi në pesë sekondat e fundit, dominoi kundër garuesve nga Sllovakia, dy nga Gjermania, Franca dhe Austria.
Kupa më e fortë Botërore për junior tregoi potencialin e Shpatit.
Fundjavë me katër medalje dy nga Austria për U21 junior dhe dy nga Ballkaniku në Bosnjë për kadet. Kosova power po tregon vlerat nëpër Evropë!”.
Krijoni Kontakt