Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Zgjedhjet në Kosovë: PAN merr 35% të votave, Vetëvendosja renditet e dyta me 27% të votave

    Kosova votoi – PAN e para, Vetëvendosje e dyta. Ramush Haradinaj kryeministër

    Emri:  39203351_303.jpg

Shikime: 385

Madhësia:  35.8 KB

    Radio gjermane DW shkruane se “Nga 91% e votave të numëruara, Koalicioni PAN, doli i pari në zgjedhje. 42% nga 1.9 milionë qytetar të Kosovës me të drejtë vote, votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një atmosferë të qetë pa ndonjë incident që do ta minonte procesin zgjedhore. Nga 91 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Koalicioni i PDK-AAK-Nisma, me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj ka fituar 34.6 për qind të votave.

    Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja Vetëvendosje me 26.7 për qind të votave, ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa e treta me 25.8 për qind të votave. Nga partitë serbe, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind të votave.

    Sipas KQZ-ve, përqindja e ppjesmarrjes në zgjedhje ishte 42%, apo 750 mijë qytetarë votuan në këto zgjedhje, nga rreth 1.9 milion sa kishin ttë drejtë vote. Në këtë përqindje të publikuar online nga KQZ-ve nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat nga diaspora, që megjithatë nuk pritet që ta ndryshojnë shumë rezultatin e zgjedhjeve.

    Haradinaj: Kosova e ka kaluar sprovën

    Pas mesnate, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, tha se “Kosova e ka kaluar sprovën me zgjedhjet e 11 qershorit dhe votuesit i kanë dhënë besimin këtij koalicioni”. I kujdeshshëm në deklarim për rezultatin zgjedhor, u shfaq kryetari i LDK-së Isa Mustafa, duke thënë se partia e tij pret rezultatin përfundimtar.

    “Ftojmë të gjithë komisionarët, vëzhguesit dhe menaxherët e qendrave të votimit që të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe ta numërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i qytetarëve në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj”, theksoi Isa Mustafa.

    Të entuziazmuar, siç thanë me rritjen, u shfaqën edhe udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se në nivel partish, ata qysh sot e konsiderojnë vetën “partia më e madhe në Kosovë”.

    KQZ: Vlerësim pozitiv

    Kryetarja e KQZ-vë Valdete Daka, procesin zgjedhor e cilësoi të jetë zhvilluar në një atmosferë të mirë dhe pa probleme. ”Procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë, me përjashtim të disa pengesave teknike, por asgjë serioze që do ta minonte procesin. Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës. Rezultatet preliminare do të vijnë në kohë reale, varësisht sipas dinamikës së numërimit nga qendrat e votimit. Edhe në veri të Kosovës procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem. Sipas një raporti të OSBE-së që ka vëzhguar zgjedhjet në veri, ka pasur disa tentime për votim të dyfishtë, por, kjo është pamundësuar nga komisionerët e zgedhjeve”, thotë Valdete Daka.

    29 mijë vëzhgues në zgjedhje

    Zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, u vëzhguan nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, vëzhgues nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e huaja në Prishtinë.

    Edhe përfaqësuesit nga organizatat joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV) që vëzhguan zgjedhjet, thanë se procesi i votimit në të gjithë territorin e Kosovës ka shkuar pa ndonjë problem të theksuar, ndonëse, ata prezantuan disa parregullsi, kryesisht sic thanë “votimet familjare”. Sipas kësaj organizate (DNV), disa parti politike në deklarimet publike gjatë ditës së sotme kanë thyer heshtjen zgjedhore duke deklaruar para mediave për avantazhe të partive të tyre. Heshtja zgjedhore sipas KQZ-së, vlente deri në orën 19:00-h kur zyrtarisht mbyllen qendat e votimit.

    Forca të shtuara në veri të Kosovës

    Në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, kishte forca të shtuara të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndonëse sipas autoriteteve në Prishtinë në këtë pjesë ka disa ditë edhe gjatë fushtës zgjedhore që mbretëronte një tension dhe tentim për të ndikuar tek votuesit se për kë duhet të votojnë. Këtë shqetësim e pati ngritur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Serbia përmes frikësimit ka tentuar të orientojë serbët e Kosovës se duhet të votojnë për një subjekt të caktuar politik që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar”.

    Policia e Kosovës ishte e angazhuar në të gjithë territorin e vendit. Të angazhuar ishin edhe rreth 100 prokurorë për të siguruar dhe ndëshkuar të gjitha tentimet e mundshme për keqpërdorim apo prishje të procesit të votimit. Prokurorët që ishin të angazhuar në veri të Kosovës janë shfaqur të befasuar me procesin siç thonë të qetë dhe pa problem që u zhvillua në veri të Kosovës.

    Sidoqoftë, Institucionet që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, do të përballen me tri çështje të cilat kanë shkaktuar mjaft telashe brenda politikës kosovare. Është çështja e demarkacionit me Malin e Zi, dialogu me Serbisë dhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fillimi i punës së Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila sipas analistëve mund të godasë “figura të larta politike në Kosovë”.

    Koha Jone

  2. #2

    Për: Zgjedhjet në Kosovë: PAN merr 35% të votave, Vetëvendosja renditet e dyta me 27% të votave

    PAN i ka me pak se 34%
    Levizja Vetevendosje eshte 27 e ca %
    Levizja Vetevendosje eshte fitness absolute e ketyre zgjedhjeve!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •